Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dieta

Çka duhet të konsumohet gjatë shtatzanisë ?

Çka duhet të konsumohet gjatë shtatzanisë ? Eshtë i rëndësishëm një ushqim i shëndetshëm dhe i shumëllojshëm, me fruta dhe perime të freskëta e të lara mirë, ushqime që përmbajnë acid folik, mish dhe peshk të pjekur mirë, duke evituar ushqimet e paketuara, të skuqurat dhe ëmbëlsirat. Eshtë thelbësore të pish shumë ujë, të evitosh duhanin dhe alkolin. Ilaçet apo barnat duhen marrë vetëm kur janë të përshkruara nga mjeku. Lexo më shumë: Acidi folik   shtatzania dhe ushqimi,cka duhet ngrene gjate shtatzanise,shtatzenise,ushqimi gjate shtatzanise,shtatzania dhe ushqimi, cka duhet te hajme gjate shtatzanise  

Shërimi i kancerit nëpërmjet ushqimit

Shërimi i kancerit nëpërmjet ushqimit

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

         Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Dieta është ndërtuar me qëllim që të përmirësojë gjendjen e pacientëve të cilët kanë refluks gastrointestinal, dispepsi, ulçerë në ezofag, stomak ose zorrën dymbëdhjetëgishtore, gastrit kronik etj. Përdorimi i mënyrës së posaçme të ushqimit mundëson uljen e iritimit të mukozës gastrike që tajon lëng gastrik me ç’rast ulen dhe simptomat. Rekomandimet bazë që duhet të aplikohen për të pasur sukses janë dietat e zakonshme me sasi më të vogla dhe më të shpeshta ushqimi gjatë ditës. Megjithatë, duhet theksuar se çdo pacient duhet që në mënyrë individuale të krijojë një menu në të ushqyerit e cila është e rekomanduar, sepse disa nga këto produkte, megjithatë, mund të potencojnë simptomat e kësaj sëmundjeje. Objektivat e dietoterapisë janë të orienturara për të parandaluar humbjen e peshës, për të ndihmuar në rritjen e TT, ndërsa te fëmijët promovimin e rritjes dhe rregullimin e të gjitha deficiteve. Dieta duhet të jetë me sasi të mëdh

Ushqimi dietal

                                Ushqimi dietal Ushqimi dietal Dieta është një mënyrë e posaçme e ushqimit në varësi nga lloji dhe sasia e ushqimeve, përbërja e materieve ushqyese dhe energjisë, mënyra e përgatitjes së ushqimit apo regjimi i ushqimit, për plotësimin e nevojave të veçanta ushqyese te disa sëmundje, çrregullime ose gjendje shëndetësore të veçanta. Ushqimi dietal është ushqimi që duke i ruajtur organet digjestive mund të sigurojë të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe energjinë e duhur të personave për të cilën ata kanë nevojë gjatë ndonjë gjendjeje ose sëmundjeje. Ushqimi dietal, si masë bazë për tejkalimin e gjendjeve nga ushqimi jo i rregullt (nënushqyerja, mbipesha,) ka karakterin e dietoterapisë. Dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin ose riaftësimin më të shpejtë të gjendjes shëndetësore, forcimin e imunitetit dhe rehabilitimin e organizmit të sëmurë. Pra në këtë rast ushqimi dietal duhet të jetë si plotosim i trajtimit terapeut

Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri

 Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri Të sëmurët me diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me ushqimin. Planifikimi i mirë i racioneve ditore do të ndihmojë ndjeshëm në ballafaqimin me sëmundjen . Planifikimi duhet të përfshijë renditjen kohore të racioneve të të sëmurit, zakonet e tij në ushqim. Planifikimi i të ushqyerit do të ndikojë në uljen e sasisë së sheqerit , dhe do të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut , nivelin e kolesterolit si dhe mbajtjen e peshës trupore ideale. Gjithashtu, të sëmurët me diabet duhet të kenë kujdes që të mbajnë dietë të ekuilibruar në raport me terapinë antidiabetike , si dhe nga marrja e insulinës . Aktiviteti fizik, megjithatë, edhe më tej do të ndihmojë në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak . Ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili do të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve në zemër ose sulmin cerebral(pika në tru). Ushqimi i shëndetshëm përfshin ushqime me një gamë të gjërë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more