Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dardha

Efektet pozitive të dardhës

  Si çdo stinë e vitit edhe vjeshta i ka përparësitë e saj, veçanërisht për begatinë e madhe të frutave të cilat na jepet mundësia t’i konsumojmë. Dardhat ofrojnë burim shumë të mirë të fibrave, vitaminave B2, C, dhe E, bakrit dhe kaliumit. Dardhat poashtu janë të pasura me pektin, element ky me rëndësi për uljen e kolesterolit në gjak dhe tonifikimin e zorrëve. Cilësi shumë pozitive e dardhave është gjithashtu fakti që gjasat për të shkaktuar alergji nga konsumimi i tyre janë shumë të vogla në krahasim me frutat tjera. Preferohet që dardhat t’i konsumojmë pa ua hequr lëvoren pasi që përmbajtja e fibrave qëndron kryesisht aty. Për më tepër, është një nga frutat që mund të konsumohet edhe nga të miturit ose foshnjat. Disa nga efektet pozitive të dardhave për shëndetin janë; ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i kancerit si pasojë e përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe bakrit të cilët veprojnë si antioksidant dhe i mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Dobi t

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more