Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dallendyshet

Ese : U kthyen dallëndyshet

  Ese : U kthyen dallëndyshet Kur të ftohtit u largua, pranvera menjëherë qiti kokë. Era e lehtë i ngacmoi gjethet e pemëve. Edhe lulet nisën të kundërmojnë. Mbi kodra e bregore tash blerimi ka vërshuar. Edhe fushat e kopshtijet janë mbushur përplot barë e gjelbërim. Dallëndyshet që kishin shkuar në fund të shtatorit në jugun e ngrohtë,tash veç janë kthyer.Nuk i ka lodhur as rruga e gjatë.Ato po kujdesen për çerdhet e veta. Pranvera ka marrë krejt tjetër pamje. Është stina e parë e vitit. Cicërima dhe kënga e dallëndysheve nis një jetë të re këtë stinë . Shkruar nga: Albina Miftari - Prishtinë ese dhe hartime per pranveren,ese pranvera,hartim pranvera,ese per dallendyshet,hartim per dallendyshet,erdhen dallendyshet ese shqip,ese te ndryshme shqip per dallendyshet

Dallëndyshe eja - Filip Shiroka

Dallëndyshe eja -  Filip Shiroka Mirë se vjen, me krahë te letë, Dallndryshë, tui fluturue! Mirë se vjen! M’ket ânë te xetë T’dheut t’Misirit me dimnue: Eja, prá, ktu fluturim, M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim!  Kur jé nisë t’kam porositun Atje larg t’shkojsh kah Shqypnija; M’difto pra, kur ké shetitun A t’kan ra n’mend fjalt e mija, Me m’shkue n’Shkoder fluturim, Me m’j’u falë gjytetit t’im?!… Atje malet n’i paç pá, Jânë prej boret nalt zbardhue:  N’ato fushat ne paç rá, Janë me lule lulëzue Atje n’paç vojtë fluturim Aty âsht gjyteti i im! Barit t’njomë gjith atje veshen Cuka e kodra, e atje ndinë Tue këndue blegtoreshe Qi kullotë rreth bagtinë; Atje n’paç vojt fluturim, Aty âsht gjyteti i im! N’ Shkodren t’ ime te Shqypnisë Burrat lejnë qi s’dijnë ç’ âaht friga, Çupat e bukra t’urtisë Atje lejnë qi s’dinë ç’âsht flliga; Atje n’pàç vojt fluturim Aty âsht gjyteti i im! Dishroj shum, por…nuk po dij A kam pràp fàt t’mirë me shkue Nji herë tjetër ne Shqy

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more