Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Bajrami

SUNNET I HARRUAR NE BAJRAM ...

Transmeton Ibn Maxhe ne sunenin e tij nga Ebu Seid el Huderi se " Pejgamberi alejhi selam nuk ka fale asgje para bajramit, por kur kthehej ne shtepi ( nga xhamija ) i falte dy rekate ." Ibn Haxheri ne Fethul Bari tha se vargu i transmetuesve eshte i mire hasen. Hakimi tha se eshte sahih dhe se ky eshte nje sunnet madheshtor. Busajriu ne Zevaid tha se eshte hadith Hasen. Ibn el Mulekkan tha se zingjiri i transmetuesve eshte i mire. El Munaui ne Sher te Xhamius Sagir tha se eshte i mire - hasen. Shejh Albani poashtu tha se eshte hadith hasen sahih. Duke e pare kete hadith, themi se duhet ta ngjallim kete sunnet ne shtepijat tona.Mos t'i harrojme keto dy rekate pas namazit Bajramit. Allahu na e mundesofte gjithmone te jemi ringjalles te mesimeve te Pejgamberit tone te dashur Muhamedit alejhi selam. ME FAT JU QOFTE FITER BAJRAMI ! Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more