Romani “ Xha Gorio ” Kritikë letrare apo analizë letrare Njëra prej veprave më të njohura të Balzakut është edhe romani “ Xha Gorio ”, në të cilin trajtohen tema të rëndësishme shoqërore , morale dhe psikologjike . Si në shumicën e veprave të Balzakut, edhe nëpër faqet e këtij romani defilojnë shumë personazhe të romaneve të tjera, mirëpo figurë qëndrore, kryepersonazh është xha Gorio, një prind i fyer, dashuria e të cilit për vajzat e tij është e jashtëzakonshme, shkatërrimtare. Balzaku jetoi në një kohë me kthesa të mëdha shoqërore, politike e morale, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në psikologjinë e njerëzve. Pasojat e kësaj kthese u pasqyruan edhe në këtë roman të Balzakut. Xha Gorio, një fabrikant i madh, mbetet krejt i vetmuar në vitet e pleqërisë, edhe pse i ka dy vajza, të cilat interesohen vetëm për të hollat e tij. Ai e err jetën në pansionin e zonjës Vokër të Parisit, ku kishin gjetur strehim njerëz me fate jetësore prej më të ndryshmeve. Auto
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,