Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Analiza e dramës ''Emira''

Drama Emira-Analizë

Rëndësia:Paraqet dramën e parë në gjuhën shqipe.Ka shkallëzim xhelozie dhe intrige,ndërtim të konflikteve,dialog të gjallë,kompozicion dhe ndërtim struktural të rrallë. Mënyra e botimit:Pjesërishtë , vetëm tri aktet e para më 1886 kurse si tërësi më 1984 nga Françesko Solano. Tema: a) Një ngjarje nga jeta e arbëreshëve të kohës së shkrimtarit,dhuna që ushtrojnë cubat në një fshat arbëresh dhe përpjekja e pushtetit legjitim që ta shpëtojë popullatën nga kjo e keqe e madhe që banorëve të Piciljes ua ka vështirësuar jetën. b) Dashuria mes dy të rinjëve   Dallimi:Autori nuk i kthehet të kaluarës(një prej tipareve të romantizmit) por kapet për realitetin e kohës. Personazhet:kanë tipare romantike Emira - e dashura e Mirianit(plotësisht pozitiv;e çiltër,e sinqertë,besnike) Miriani - i dashuri i Emirës Gjergji - babai i Mirianit Bardhi - babai i Emirës Albenci - vëllai i Mirianit Kalina - vajza e dashuruar në Mirianin Kallonjeri - djali i dashuruar në Emirën(plotësisht negativ;intrigant,xhelo

Emira - dramë nga Anton Santori - kritikë letrare apo analizë letrare

" Emira " e Anton Santorit është drama e parë në gjuhën shqipe.  Aty trajtohet gjerësisht dukuria shoqërore e cubërisë, që Santori e kishte prekur edhe te novelat e romanet .  Ngjarjet zhvillohen në fshatin arbëresh Shën Katerinë të Italisë. Subjekti me pak fjalë është ky: dy vajza fshatare, Emira dhe Kalina, dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, të cilit i rrah zemra për të parën, po këtë e lakmon edhe bariu i derrave të fshatit, Kallonjeri, njeri pa skrupull, që i vjen rrotull edhe Kalinës. Veprimi zhvillohet në dy linja, përpjekjet e Fumelit për zbulimin e bandave të cubave nga njëra anë, dhe pengesat që i sjell dashurisë së Emirës dhe Mirianit, zilia e Kallonjerit dhe e Kalinës, nga ana tjetër.  Kjo zili e shpie për- para veprimin. Si kallauz i cubave, Kallonjeri i shtyn ata t'i djegin kasollen e t'i mbytin bagëtinë Mirianit, orvatet të rrëmbejë edhe Emirën, po s'ia arrin qëllimit (se vajzën e shpëton vëllai i Mirianit, Albenci).  Ky

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more