Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Almedin Ejupi

Sigurimi i trefishtë i jetës

Sigurimi i parë: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.” Sigurimi i dytë: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush e lexon ajetul-kursijin pas çdo namazi të caktuar nuk do ta pengojë nga hyrja në xhenet asgjë pos vdekjes.” Sigurimi i tretë: “O Allah! Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Teje. Ti më krijove mua e unë jam robi Yt dhe unë jam i përkushtuar në besën time dhe në përkushtimin tim ndaj Teje aq sa mundem. Kërkoj mbështetjen Tënde nga çdo e keqe që kam bërë. Unë falënderoj para Teje për gjithë bekimet që Ti ke derdhur mbi mua dhe pohoj para Teje të gjitha gjynahet e mia. Të lutem Ty me përkushtim të m'i falësh gjynahet e mia, sepse, padyshim, askush tjetër nuk mund të falë gjynahet përveç Teje!" Kush e thotë me bindje këtë lutje ditën dhe vdes pa u ngrysur, do të jetë nga banorët e Xhenetit dhe kush e thotë me bindje këtë lutje natën dhe vdes pa u gdhirë

Loti më i bukur

Ekzistojnë disa momente kur derdhen lot, mirëpo ato janë momente të bukura. T’i rikujtojmë disa prej tyre: Kur largohesh nga mëkati. Kur pendohesh pas mëkatit. Kur i bën sexhde Allahut Kur i përulesh Allahut. Kur bën lutje me përgjërim. Kur bën iftar pas agjërimit për hir të Allahut. Kur derdh lotin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Kur falesh në Xhaminë El Aksa (Allahu na e mundësoftë sa më shpejt). Kur të largohet ndonjë brengë. Kur bën ndonjë vepër të mirë. Kur ledhaton kokën e jetimit. Kur dëgjon ndonjë lajm të gëzueshëm për veten dhe të tjerët. Kur bashkohesh me familjen pas një ndarjeje. Kur prindërit janë të kënaqur me ty. Kur shërohet ndonjë i sëmurë që i ke ndihmuar. Kur e merr ndonjë mik për dore për të bërë ndonjë bamirësi. Kurse loti më madhështor dhe më i bukur momenti kur e fiton xhenetin. ----------------------------- Almedin Ejupi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more