Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ag Apolloni

Koferi i Konicës - Ag Apolloni - Analiza

Ky nuk është libër me analiza, por një lloj përmbledhje reflektimesh që kanë dalë prej leximeve dhe dyshimeve të mia. Pak a shumë, një koleksion konstatimesh që kam mbajtur nëpër margjina librash gjatë leximit të letërsisë shqipe, nga fillimi i saj deri sot. Jo analiza, jo recensione, por thjesht refleksione mbi ato që unë i kam konsideruar probleme esenciale.   Titulli "Koferi i Konicës" i referohet arbitraritetit vlerësues të Faik Konicës, i cili themeloi kritikën shqipe. Konica, duke qenë i familjarizuar me letërsinë moderne në botë, vriste mendjen shpesh se si do të mund të bëhej letërsia shqipe pjesë e letërsisë europiane, apo edhe botërore. Lexonte, analizonte, selektonte, por nuk mund ta mbushte as një kofer të vogël me libra, që do t’i bënin ballë vlerësimit të tij krahasues. Qëllimi i Konicës ishte t’i gjente ato vepra shqipe që mund të lexoheshin edhe në kohën e tij nga njerëz me kulturë si të tij. Si kritik që shquhej për një kulturë më të madh

Ag Apolloni fitues i çmimit për kritikë letrare për veprën “Paradigma e Proteut”

MKRS-ja ndan çmimin “Azem Shkreli” dhe ato vjetore për letërsi Ag Apollonit Fitues i çmimit për kritikë letrare për veprën “Paradigma e Proteut” Ndërsa, në arsyetimin e jurisë për ndarjen e çmimit për kritikë letrare Ag Apollonit, për veprën “Paradigma e Proteut” vlerëson se “është monografia e vetme mbi romanin shqiptar dhe është i shkruar me një qasje analitike dhe stil të qartë. Si i tillë, ky studim është i nevojshëm për të gjithë ata që duan të njihen me romanin përfaqësues të letërsisë shqipe.”

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more