Skip to main content

“Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit” plus 9 more Ekonomia Online

“Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit” plus 9 more Ekonomia Online


Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit

Posted: 18 Apr 2018 09:38 AM PDT

Sporti është një ndër aktivitetet më të vlefshme për njeriun, si për t'u mbajtur në formë, por dhe për të parandaluar plakjen. Nga aktivitet fizik përfiton i gjithë organizim, duke përfshirë organe si zemra, aparati kardiovaskular dhe respirator, muskujt dhe artikulacionet, etj.

Por sipas  një studimi të udhëhequr nga dy kërkues italianë të universitetit të Pizës, ka marrë nën shqyrtim ndikimin e sportit në sistemin viziv, duke analizuar fenomenin e rivalitetit biokular, ose thënë ndryshe, performancën e sinjaleve të ndryshme që vijnë përmes të dy syve.

"Kemi testuar efektet e fashimit të njërit nga sytë, për dy orë tek 20 persona të rritur në kushte të ndryshme. Një pjesë e njerëzve që morën pjesë në eksperiment qëndronin ulur për të dyja orët e fashimit, ndërsa të tjerët ishin vendosur në një pistë-biçikletë", tregojnë studiuesit.

Shkenctarët vunë re se përgjigja e sistemi viziv tek njerëzit që ishin duke bërë aktivitet fizik, ishte më e mirë se tek ata që qëndronin ulur.

Rezualtatet e këtij studimi të botuara në revistën "Current Biology", ka një rëndësi të madhe për kërkimet klinike në lidhje me patologji të përhapura dhe të pashërueshme të syve, një ndër to i njohur si "syri dembel".

The post Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit appeared first on Ekonomia Online.

7 gjëra që njerëzit e suksesshëm i thonë vetes çdo ditë

Posted: 18 Apr 2018 09:17 AM PDT

Njerëzit e suksesshëm kanë tendencën të kenë dialogje të brendshme shumë pozitive.

Ata e dinë si ta kontrollojnë rritjen e tyre personale. Ata besojnë se mund të bëjnë çdo gjë, të cilën mendja e tyre dëshiron. Por më shumë se gjithçka ata besojnë te vetja e tyre.

Ja cilat janë 7 gjërat që njerëzit e suksesshëm thonë çdo ditë me vete.

1. "Do të gjej një zgjidhje."

Njerëzit që ja arrijnë, nuk kanë kohë për dështime.

Në vend të kësaj, ata përgatiten për pengesat. Ata e dinë se do të ketë sfida. E dinë se duhet t'i gjejnë vetë zgjidhjet. Kështu që në vend që të mendojnë për humbjen, përgatisin aftësitë personale që do t'i ndihmojnë në momentet e vështira.

Ata i thonë vetes çdo herë, "Do të gjej një zgjidhje, pavarësisht gjithçkaje."

Dhe për këtë ja dalin.

2. "Çdo gjë në botë është ndërtuar nga njerëz jo më të zgjuar se ty."

Kjo thënie e Steve Jobs është bërë një mantra për njerëzit e suksesshëm në të gjithë botën.

Ata që i arrijnë qëllimet e tyre nuk e shohin botën si të ngurtë. E shohin si diçka plastike, në lëvizje të vazhdueshme, gati të tronditet nga ideja e madhe e radhës. Dhe ata e shohin veten si personi ideal për ta bërë këtë ide realitet.

Në momentin që kupton se bota rreth teje është krijuar nga njerëz të tjerë njësoj si ty, njerëz që u zgjuan një mëngjes dhe vendosën të punojnë pa reshtur drejt misionit të tyre, është momenti kur do të marrësh kontrollin mbi jetën tënde.

3. "Kurrë gabime. Vetëm mësime."

Njerëzit, të cilët arrijnë gjëra të mëdha në jetë punojnë nën mendimin se çdo gabim kthehet në mësim.

Të quash diçka "gabim" është jo produktive.

Në vend të kësaj quaje një mësim.

4. "Puno fort për të mësuar çfarë nuk di."

Ka një keqkuptim për faktin se të gjithë njerëzit e suksesshëm janë egoistë ose e kanë çdo gjë të parashikuar.

E vërteta është se njerëzit e suksesshëm janë krejt e kundërta. Janë shumë të hapur, gati për të mësuar dhe gati për njohuri të reja.

Ka një ndryshim të madh midis atyre që arrijnë një sukses që zgjat pak në kohë dhe atyre që arrijnë ta mbajnë për një kohë të gjatë. Sukesesi ka të bëjë me të qenit i vetëdijshëm mbi dobësitë e tua dhe gjërat që mund të përmirësosh.

Për ta bërë këtë, duhet të mësosh ato çfarë nuk di.

5. "Harroje konkurrencën."

Padyshim që duhet mbajtur gjithnjë një sy nga kundërshtarët, por individët më të suksesshëm janë shumë të fokusuar vetëm në drejtimin e tyre.

Arsyeja është se të qenit i fokusuar te konkurrenca për shumë kohë, mund të të bëjë të humbasësh përqëndrimin dhe të marrësh vendime të gabuara.

Njerëzit e sukesshëm e harrojnë konkurrencën.

6. "Merr kohë për të bërë çdo gjë mirë që në nisje."

Njerëzit e suksesshëm punojnë gjithnjë shumë fort në fillim të çdo projekti, marrëveshje apo pune, për të qenë të sigurtë se çdo gjë në vijim do të shkojë mirë. Ata e dinë se nëse i bëjnë gjërat mirë që në fillim, kanë bërë gjysmën e punës.

Gjithçka ka të bëjë me vëmendjen ndaj detajeve.

7. "Mos harro kurrë se ku e ke nisur."

Njerëzit që janë të arritur në jetë, janë gjithnjë shumë të lidhur me fillimet e rrugëtimit të tyre. Ata e kujtojnë gjithnjë se si e kanë filluar gjithçka dhe sesi e kanë fituar atë që kanë.

Për të mbajtur suksesin në kohë të gjatë, kjo është një pjesë thelbësore e procesit. Duhet të kujtosh se si ke filluar dhe të bësh gjithçka për të mos e harruar këtë.

The post 7 gjëra që njerëzit e suksesshëm i thonë vetes çdo ditë appeared first on Ekonomia Online.

Pantina: Korrupsioni është i pranishëm në të gjitha sferat e jetës sonë

Posted: 18 Apr 2018 09:12 AM PDT

Pas përfundimit të debatit lidhur me skandalin e mishit, Kuvendi ka vazhduar me debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, e mbështetur edhe nga 11 deputetë nënshkrues, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave.

Shqipe Pantina, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, tha se është e domosdoshme që institucionet të ndërmarrin veprime për ta plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, që siç tha ajo, është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Ajo tha se është përgjegjësi e Kuvendit të hartojë strategji për ta përmbushur këtë kriter.

"Po të ishte korrupsioni kriter moti do të kishim liberalizimin, por kusht është luftimi i korrupsionit. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në BE, për shkak se Kosova ende i nënshtrohet regjimit të vizave. Pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit më 21 mars të këtij viti, pa dashur të thellohemi sa e dëmshme ishte kjo marrëveshje, kushti i vetëm i paplotësuar për liberalizim të vizave mbetet luftimi i krimit dhe korrupsionit".

" Është mëse e domosdoshme që Kosova të ndërmarrë pa vonesë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmbushur kushtin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe është përgjegjësi e këtij kuvendi të diskutojë dhe të hartojë strategjitë e duhura dhe të sigurojë përmbushjen e këtij kriteri. Për këtë arsye në emër të grupit të deputetëve të pavarur kërkojmë që kjo çështje të diskutohet në debat parlamentar, ku bashkërisht edhe me grupet e tjera parlamentare të nxjerrim përfundime me detyra konkrete për institucionet e vendit përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit".

Pantina tutje tha se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha sferat e jetës sonë, raporton Ekonomia Online.

"Nuk ka asnjë sferë të jetës tonë shtetërore e institucionale ku nuk hasim në veprime korruptive. Në arsim, shëndetësi, biznes, e mbi të gjitha në institucione shëndetësore. Janë disa aktivitete, procese në institucione që vetëm kur përmenden, të asocojnë me fjalën korrupsion, siç është për shembull fjala prokurim apo tender".

Armend Zemaj nga LDK tha se kemi mungesë të rezultateve në luftimin e korrupsionit.

Zemaj tha se korrupsioni përkrahet nga njerëz të politikës dhe njerëz që janë në institucione qeverisëse, sic tha, duke marrë parasysh edhe aktakuzat e fundit për afera korruptive, raporton EO.

"Pjesa që ndërlidhet me përmbushjen e detyrave përpos aspektit legjislativ i cili është i kënaqshëm, pjesa tjetër e veprimeve adekuate edhe sot e kësaj dite, edhe nga publikimi i raportit që tash është në duart e institucioneve tona, tregon qartë se ne kemi mungesë të rezultateve konkrete në luftimin e dukurive negative, mbi të gjitha të korrupsionit si gangrenë e cila është bërë përditshmëri dhe e cila përkrahet nga njerëzit e politikës, mbi të gjitha edhe nga ata që janë vetë në institucionet qeverisëse, duke marrë parasysh edhe aktakuzat e fundit të ngritura për afera korruptive.

"Ajo çka është parë dhe dëgjuar kohëve te fundit tregon që këto çështje do të jenë problem në ecjen e Kosovës dhe përmbushjes së kriterit për liberalizim të vizave siç është korrupsioni. Rastet e fundit, tentimi për t'i mbylluar apo qoftë për t'i politizuar ato që quhen afera të mëdha korruptive nga njerëz të politikës të implikuar në krim të organizuar, në shpërlarje parash,  në shitje të pronave kanë lënë shije të keqe dhe do të jenë problematike edhe në imazhin edhe në pasqyrimin dhe ndjekjen e mëtutjeshme të rasteve që unë asnjëherë nuk e përdori por po përdoret si terminologii e peshqve të mëdhenj, pa e dalluar korrupsionin nga baza që quhet e imët".

Pas kësaj deklarate, kryesuesi i senacës Xhavit Haliti ka kërkuar që deputetet të mos hapin akuza por të përmendin emra.

Pas Halitit replikoi Armend Zemaj i cili ka përmendur rastin "Toka", në të cilin akuzohet Azem Syla.

"Nëse doni emra për persona të caktuar atëhere unë po e permend vetëm një, që përmendet në të gjitha raportet ndërkombëtare të cilat e shohin si pengesë ecjen e Kosovës në liberalizimin e vizave, është rasti "Toka", tash nëse doni zbërthejeni vetë kush qëndron prapa tij dhe kush janë të akuzuarit në atë rast".

The post Pantina: Korrupsioni është i pranishëm në të gjitha sferat e jetës sonë appeared first on Ekonomia Online.

Zyrtarizohet aktakuza ndaj Valon Shefkiut dhe Naser Korçës

Posted: 18 Apr 2018 09:01 AM PDT

Drejtorët e Lutfi Hazirit kurrsesi të rehatohen në raport me drejtësinë. Prokuroria Themeloren në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzën kundër Valon Shefkiut dhe Naser Korçës të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda, ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore të Gjilanit aktakuzën kundër Valon Shefkiut dhe Naser Korçës.

Aktakuza është ngritur nga prokurori Agron Uka i cili në mënyrë profesionale e ka përshkruar tërë zhvillimin hetimor të iniciuar ndaj këtyre dy zyrtarëve të lartë të komunës së Gjilanit raporton rajonipress.

Në aktakuzën që e ka siguruar rajonipress përmes rrugëve institucionale thuhet se Valon Shefkiu (shef i urbanizmit), gjatë periudhës 21.11.2016 e deri më tani, në cilësi të personit zyrtar i cili duke i shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose ti mundësohet të përfitojë personin tjetër, apo të shkaktojë dëm personit tjetër ose seriozisht ti shkel të drejtat e personit tjetër, duke mos i ekzekutuar vendimet edhe pse i pandehuri këto vendime ka qen i obligueshëm ti ekzekutojë lidhur me rrënimin e disa objekteve montuese tek Zona Qendra I (Objekti i shtëpisë së mallrave) si dhe lokaleve tjera të ngritura në disa pjesë të qytetit, lagja Dardania pa leje, me qëllim që këto hapësira të lirohen, të ngritura pa leje të organeve kompetente, edhe pse me dije i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime në kuadër të autorizimeve të tija ligjore me çka e ka kryer veprën penale:"Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar".

Edhe i pandehuri Naser Korça (Drejtor i shërbimeve publike), gjatë periudhës 21.11.2016 në cilësinë e personit zyrtar i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i ka përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie, për vete ose për personin tjetër, apo të shkaktojë dëm personit tjetër ose seriozisht t`i shkel të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që ka lejuar të operojë në disa biznese hoteliere në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike trotuaret për zhvillimin e kësaj veprimtarie të cilat gjenden para lokaleve hoteliere.

Edhe Valon Shefkiu edhe Naser Korça e kanë mohuar veprën e ngarkuar, ndërsa prokuroria ka paraparë shumë dëshmitar të cilët pritet të dëgjohen në seancat kryesore gjyqësore.

Prokuroria ka konstatuar se aktakuza është e bazuar dhe e ligjshme.

The post Zyrtarizohet aktakuza ndaj Valon Shefkiut dhe Naser Korçës appeared first on Ekonomia Online.

Mos i shtyni punët e vështira për më vonë

Posted: 18 Apr 2018 09:00 AM PDT

Sipas hulumtimeve psikologjike, ajo që na duhet të gjithëve është një sistem për të mbaruar sa më shumë punë.

Shumë njerëz i shmangen sistemeve dhe rregullave sepse ata janë të frikësuar nga jeta monotone dhe duan të kenë liri.

Por kjo nuk është aq e frikshme sa mund të duket, këto janë disa nga mënyrat më të mira për të përmirësuar efektivitetin tuaj personal.

Procesi efektiv i  punës:

1 Motivimi i brendshëm

2. Afate të vetë-imponuara.

3. Sistemi i llogaridhënies (angazhim me miqtë ose një trajner)

4. Duke punuar/ studiuar me intervale

5. Fokusi (Eliminimi i çështjeve që ju tërheqin vëmendjen nga puna në të cilën jeni fokusuar)

6. Një dietë e shëndetshme

7. Aktivitet fizik të paktën 30 minuta në ditë

Gjëja më e rëndësishme këtu është motivimi. Detyrat e bezdisshme janë shpesh ato që ju ndihmojnë të zhvilloni forcën tuaj të brendshme. Kështu që çdo herë që të filloni të bëni një detyrë të re, ju duhet t’i bëni  vetes një pyetje të thjeshtë: "Pse po e bëj këtë".

Kjo strategji do t’ju ndihmojë për të mbajtur veten të motivuar.

The post Mos i shtyni punët e vështira për më vonë appeared first on Ekonomia Online.

Çadezh: Duhet ta promovojmë bashkëpunimin dhe suksesin në rajon, në vend të konfliktit

Posted: 18 Apr 2018 08:55 AM PDT

Kreu i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, i cili mori pjesë në hapje të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2018", ka thënë se është e rëndësishme që kompanitë të bashkëpunojnë mes vete dhe se Oda e Serbisë, së bashku me Odën e Kosovës dëshirojnë ta promovojë këtë rajon si një rajon i bashkëpunimit dhe suksesit, në vend të konfliktit.

Ai tha se këtë herë, në panair ka kryesisht kompani të vogla dhe të mesme, të cilët kanë diçka për të treguar dhe ndoshta të gjejnë partnerë.

"Ne presim një bashkëpunim më të mirë, megjithëse nuk është aspak keq, pasi tashmë kemi kompani të mira që tashmë e kanë gjetur tregun këtu. Ne ndihmojmë kompanitë që të gjejnë treg këtu".

Ndërkohë, ai paralajmëroi 70 kompani nga Kosova pritet që muajin e ardhshëm, në maj, të marrin pjesë në Panairin e Bujqësisë në Novi Sad. "Pra, kjo nuk është një rrugë njëkahëshe. Ne kemi nevojë për të balancuar shkëmbimet tregtare në të dy anët. Është e rëndësishme që këta njerëz së bashku të gjejnë punë dhe të bëjnë investime", tha Cadezh.

Në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), që do të mbahet prej datës 18 deri më 21 prill, në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj, prodhimet dhe shërbimet e tyre po i ekspozojnë edhe 70 kompani nga Serbia; ndërsa vetëm një është nga Shqipëria.

Kjo ka nxitur reagimin e disa organizatave të tjera që përfaqësojnë biznese, sikurse dhe të Vetëvendosjes që kanë akuzuar OEK-un dhe Qeverinë e Kosovës për favorizim të kompanive nga Serbia.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, në hapje të panairit, tha se në këtë panair promovohen vlerat e ndërmarrësisë dhe integrimit evropian.

“Agjenda politike viteve të fundit i ka lënë në hije aktivitetet ekonomike. Sot me praninë e juaj Prishtinën e keni shndërruar në kryeqytet të Ballkanit Perëndimor për aktivitete ekonomike. Promovohen vlerat e ndërmarrësisë dhe integrimit evropian, kjo i jep ekonomisë kuptim më ndryshe, por mbi të gjitha mund të sigurojë garanci politike dhe ekonomike, si dhe të ndryshojë percepcionin. Kemi numer të madh të kompanive, nga ndërtimtaria, IT-ja, etj. Dua të besoj që nga ky panair do të dalë me një mesazh për ndërtimin e ardhmërisë".

Gërxhaliu ka kërkuar që politika të ndahet nga ekonomia, raporton EO.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suit

LEXO EDHE:

70 kompani serbe pjesëmarrëse në Panair, Gërxhaliu kërkon që politika të ndahet nga ekonomia

 

The post Çadezh: Duhet ta promovojmë bashkëpunimin dhe suksesin në rajon, në vend të konfliktit appeared first on Ekonomia Online.

Ish-Eprori i UÇK-së: Zoti e mallkoftë Hashim Thaçin e Agim Çekun!

Posted: 18 Apr 2018 08:51 AM PDT

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Preteni ka thënë sot se fajtor për listat e veteranëve të luftës – të cilat dyshohen se janë shtuar pa bazë – janë Hashim Thaçi dhe Agim Çeku.

Në një shkrim në Facebook, Preteni ka deklaruar se listat reale të ish-anëtarëve të UÇK-së janë paraqitur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). IOM, pas luftës në Kosovë ishte angazhuar në një numër të madh projektesh e hulumtimesh.

Por, procesi i verifikimit të veteranëve të luftës pas pavarësisë, sipas Pretenit, kishte qenë "tendencioz e politik"

"Hashim Thaqi dhe Agim Qeku. Listat reale janë të IOM-i, Organizatat e dalura nga lufta i kanë pranuar nga TMK-ja. I gjithë procesi pas pavarësisë është tendencioz dhe politik, vendosesh në listë dhe i voton komandantët mjeranë që na gërditën lirinë. Zoti i mallkofte për jetë e mot", ka shkruar Preteni.

Këtë të mërkurë, një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj disa personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë mashtrimin me lista të veteranëve.

The post Ish-Eprori i UÇK-së: Zoti e mallkoftë Hashim Thaçin e Agim Çekun! appeared first on Ekonomia Online.

Kurti takohet me ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, në Prishtinë

Posted: 18 Apr 2018 08:43 AM PDT

Kryetari Albin Kurti dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, pritën sot ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, përfshirë këtu Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Kryetari Kurti shpjegoi në takim se dy problemet kryesore për Kosovën janë papunësia enorme dhe ndarja e qytetit të Mitrovicës. Problemi i parë lidhet me korrupsionin dhe modelin e gabuar ekonomik që është zbatuar në Kosovë, ndërsa i dyti lidhet me ndërhyrjen që Serbia vazhdon të bëjë në Kosovë përmes strukturave të kontrolluara dhe financuara prej saj.

Më tej, kryetari Kurti shpjegoi hapat e propozuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në lidhje me vlerësimin e brendshëm të dialogut të deritanishëm me Serbinë, si dhe për nevojën e një dialogu të brendshëm e demokratik, të hapur e transparent, mes aktorëve politikë dhe shoqërisë civile në Kosovë për të arritur një konsensus lidhur me kërkesat e kushtet, synimet e kornizat e dialogut në të ardhmen.

The post Kurti takohet me ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online.

Lluka mori pjesë në Samitin Dixhital për Ballkanik Perëndimor

Posted: 18 Apr 2018 08:26 AM PDT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka marrë pjesë në tri ngjarje të organizuara në Shkup me rastin e edicionit të parë të Samitit Dixhital për Ballkanik Perëndimor.

"Sot ishte një ditë e madhe për sektorin e teknologjisë informative pasi që u mbajt edicioni i parë i Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor (Digital Summit – Western Balkans 6) ku mora pjesë në 3 ngjarje:

  1. Takim me Komisioneren Evropiane për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri, Mariya Gabriel me të cilwn biseduam për politikat që jemi duke i ndërmarrë për të fuqizuar transformimin dixhital në Kosovë si dhe kërkova përkrahjen për fonde shtesë në projekte të reja që kanë të bëjnë me dixhitalizimin industrial, transformimin dixhital tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe edukimin e fëmijëve në këtë fushë;
  2. Morra pjesë në panelin e parë me temë Aftësitë Dixhitale (Digital Skills) ku diskutuam për rëndësinë e sektorit në zhvillim ekonomik të vendit si dhe prezantova projektin që është para lancimit për shtrirjen e rrjetit brezgjërë përmes Bankës Botërore.
  3. Hapja e ekspozitës / panairit të kompanive nga sektori i teknologjisë informative ku edhe vizitova shtandet shqipfolëse nga rajoni. Në hapje ishin të pranishëm edhe Kryeministri Haradinaj dhe homologu i tij i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ishte kënaqësi të shoh prezencë të madhe të kompanive dhe ekspertëve nga Kosova, të cilët kanë mundësuar që Kosova të jetë lider në rajon në fushën e teknologjisë informative", ka shkruar Lluka në Facebook.

The post Lluka mori pjesë në Samitin Dixhital për Ballkanik Perëndimor appeared first on Ekonomia Online.

Rezultati nëse heq dorë nga rrjetet sociale për një muaj

Posted: 18 Apr 2018 08:17 AM PDT

Në këtë artikull ju sjellim rrëfimin e një vajze, e cila kishte marrë vendimin për të hequr dorë nga përdorimi i rrjeteve sociale. Edhe pse për të fillimi ka qenë i vështirë dhe për shumicën kjo mund të duket absurde, pasi nuk e imagjinojnë jetën e tyre pa to, mesa duket kjo vajzë ia ka dalë mbanë dhe sot ndihet më energjike dhe më produktive se kurrë më parë.

Hoqa dorë nga mediat sociale për një muaj. Mbylla Facebookun, Instagramin, Snapchatin dhe Twitterin. Mendoj se kishte ardhur momenti për të bërë ca kohë pushim.

Kur ndalova së përdoruri mediat sociale truri im po çmendej. Aty kuptova se sa shpesh hyja në rrjetet sociale vetëm për të parë nëse kisha ndonjë njoftim. Unë isha në çdo kohë duke i përdorur ato, kur zgjohesha në mëngjes, rrugës për në punë, në tren, kudo. Ishte diçka e vazhdueshme.

Kam parë një episod të TED Takls nga Cal Newport dhe ai tha se fiksimi për mediat sociale është njësoj si të shkosh në kazino. Ju parashikoni të merrni like dhe komente, por jo gjithmonë merrni shpërblimin e merituar kështu që mendoni: "Unë do ta marr shpërblimin herën tjetër. Do ta fitoj shpërblimin herën tjetër." Dhe prisni që një njoftim të ketë ardhur në momentin që do të hyni përsëri.

Mendoj se ndoshta nuk jam personi i vetëm në brezin tim që e ndjen këtë. Shpresoj që me këtë shkëputje të bëhem më e fokusuar, më produktive dhe truri im të jetë më pak i shpërndarë. Shpresoj me të vërtetë që të frymëzoj njerëzit e tjerë për ta bërë këtë, sepse ashtu si ata edhe unë jam një përdoruese e zellshme e mediave sociale. Dua të provoj faktin se nuk na nevojiten.

Ja se si shkoi:

Dita e parë ishte një e premte, isha në punë dhe normalisht nuk duhet ta përdorja telefonin tim gjithsesi. Dita e dytë, zgjidhja ime për të qenë larg mediave sociale ishte "Le t'i shkruaj çdo personi që njoh, sepse jam shumë e mërzitur." Dhe pastaj, sapo u ktheva në punë, u bë paksa më e thjeshtë. Brenda javës së parë, unë u shërova nga varësia për të kontrolluar telefonin tim gjatë gjithë kohës.

U zgjova duke u ndjerë më e çlodhur. Unë kaloj nëntë orë në ditë duke qëndruar para një ekrani në punën time dhe duke bërë këtë zgjedhje jashtë zyre ndryshoi botën time. Nuk kam shumë dhimbje koke, Nuk ndihem e lodhur gjatë gjithë kohës. Çdo gjë ka më shumë kuptim. Ndërsa po vazhdoja eksperimentin, kuptova se kisha më shumë orë të lira gjatë ditës, kështu që fillova t'i kushtoja kohë leximit, gatimit dhe ushtrimeve.

Ky eksperiment ka revolucionarizuar produktivitetin tim në punë. Nëse do të më kishit njohur para këtij eksperimenti, do të isha e shpërqëndruar në shumë vende, vetëm në punë jo. Unë isha një makth i produktivitetit tim.

Mirëqënia ime është përmirësuar dhjetë herë. Mendja ime kurrë nuk ka qenë kaq e qartë. Ndihem sikur po mësoj të komunikoj siç duhet në një botë pa mediat sociale. Më kanë dhënë më shumë kohë për mendimet e mia.

Duhet të përqendrohemi tek vetja për pak dhe jo për çdo të huaj të rastësishëm me të cilin jemi friend në Facebook.

Unë do t'ju nxisja që të fshini një aplikacion të rrjeteve sociale nga telefoni juaj. Dhe më pas shikoni nëse kjo ju ndryshon jetën, shikoni se sa kohë keni shpenzuar në atë aplikacion.

Në fillim kam qenë shumë e frikësuar nga fakti se po hiqja dorë nga rrjetet sociale. Mendova se do të humbja çdo gjë, por më rezultoi zgjedhja më e mirë që kam bërë ndonjëherë dhe me të vërtetë ju inkurajoj që të bëni edhe ju të njëjtën gjë.

The post Rezultati nëse heq dorë nga rrjetet sociale për një muaj appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more