Skip to main content

Sot ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për rrugë me katër korsi në Drenicë!

Sot ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për rrugë me katër korsi në Drenicë!


Sot ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për rrugë me katër korsi në Drenicë!

Posted: 20 Apr 2018 01:19 AM PDT

 

Ministria e Infrastrukturës do të mbajë sot ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e "Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë", shkruan Drenicapress.info.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Polluzhë (te ‹ rreth – rrotullimi), me fillim nga ora 11:00.

Kjo rrugë do të shkurtoj shumë kohë e udhtimit nga Komorani në Skenderaj, ngase katër korsi ofrojnë mundësi lëvizje më të mira./Drenicapress.info.

The post Sot ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për rrugë me katër korsi në Drenicë! appeared first on DRENICA PRESS.

Urime Drenicë! Premtimi po bëhet realitet

Posted: 20 Apr 2018 01:11 AM PDT

Ministria e Infrastrukturës do të mbajë sot ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e "Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë", shkruan Drenicapress.info.

 

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Polluzhë (te ‹ rreth – rrotullimi), me fillim nga ora 11:00.

 

Ndërtimi i kësaj rruge është i një rëndësie të madhe për banorët e Drenicës, pasi kjo rrugë është shumë e frekuentuar./Drenicapress.info

The post Urime Drenicë! Premtimi po bëhet realitet appeared first on DRENICA PRESS.

Ish ambasadori i Shqipërisë në Angli, sot do të vizitoj Bekim Jasharin në Skenderaj

Posted: 20 Apr 2018 12:55 AM PDT

Mal Berisha ish ambasador i Shqipërisë në Angli, ndërkaq tani drejtor i kompanisë më të madhe në industrinë e sigurimeve në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”Sigal Uniqa Group Austria” gjatë ditës së sotme do të vizitoj qytetin e Skenderajt, transemton Drenica Press.

Merret vesh se Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në orën 14: 00 do të zhvilloj një takim me diplomatin dhe biznesmenin e suksesshëm Mal Berisha në sferën e ekonomisë.

Kujtojmë se Mal Berisha më parë ka shërbyer edhe si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll nga viti 1993-1997. Në vitin 1998, pas përfundimit të misionit në Turqi, ai iu bashkua Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) e udhëhequr nga ish-kongresmeni, Hon. Joseph DioGuardi si dhe Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës “VATRA”, duke kontribuar në përpjekjet e palodhura të shqiptaro-amerikanëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Berisha u shfaq në televizionin amerikan si një ekspert dhe historian duke hedhur dritë për trajtimin e padrejtë që iu bëhej shqiptarëve në Kosovë dhe duke prezantuar para publikut amerikan këtë çështje. Në vitin 2000, Berisha iu bashkua Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë, për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Pasi kaloi thuajse një dekadë në Kosovë, Berisha u kthye në Shqipëri, ku u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Rajonale dhe Iniciativave në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Berisha ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë me jetën kulturore në Shqipëri. Ai është një studjues, historian  dhe ka botuar një numër librash  dhe artikujsh në lidhje me tema të ndryshme të historisë, kulturës dhe diplomacisë.

Mal Berisha jo vetëm që ka treguar sukses në fushën e diplomacisë, por ai njihet edhe si autor dhe përkthyes i disa veprave.

Librat e përkthyer përfshijnë;

  • “Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Evropiane, 1912-1923." shkruar nga Edith Pierpont Stickney e Universitetit Stanford të Kalifornisë;
  • “Shpëtim në Shqipëri”, shkruar nga Harvey Sarner, ku del në pah virtyti shqiptar i “Besës” dhe tregon historinë e hebrenjve të mbrojtur në Shqipëri –  100 për qind e hebrenjve të shpëtuar në vendin e tij.

Mal Berisha ka botuar edhe këto libra:

  • “Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir”, një studim i plotë i artikujve të  botuar në revistë n National Geographic Magazine të fokusuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në një hark kohor prej mëse 100 vjet (2007);
  • “Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj". (2008);
  • “Amerikani Charles Telford Erickson, Një jetë kushtuar Shqipërisë” tre volume, (2012).
  • “Herman Bernstein, Ambasadori U.S në Shqipëri, 1930-1933” (dhjetor 2014),

Berisha prezantoi librin e tij të parë në gjuhën angleze në Manhattan në Institutin e Studimeve hebraike YIVO. Këtë të fundit ai e paraqiti edhe në Ambasadën Amerikane në Londër. Ky libër jep detaje mbi marrëdhëniet e ngushta mes hebrenjve, shqiptarëve dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

  • “Realitetet Shqiptaro – Britanike" është libri i radhë s i Berishës, botuar në vitin 2015 në prag të mbylljes së misionit të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Libri u promovua në Universitetin e Londrës Regent dhe Ambasadën Britanike në Tiranë.

Mal Berisha ka iniciuar ngritjen e dy monumenteve të heroit kombëtar shqiptar Skë nderbej. I pari është peruruar më 28 nëntor 2012 për të nderuar njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ai është e vendosur në 113 Inverness Terrace, London W2 6JH. Një tjetër bust është vendosur në Sheshin Skënderbej, në Munxhufuni (Montecilfone), në Molise Regione, një fshat i populluar nga shqiptarë (arbëresh) të cilët kanë lënë atdheun të detyruar nga turqit në shekullin e 15 – të .

Ai ka botuar artikuj të shumtë të natyrës diplomatike dhe historike në shtypin shqiptar.

The post Ish ambasadori i Shqipërisë në Angli, sot do të vizitoj Bekim Jasharin në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

UEFA mund ta pezulloj Shqipërinë

Posted: 20 Apr 2018 12:48 AM PDT

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se nuk ka mbaruar.

Krahas tensionit që shoqëroi vigjiljen e fushatës, edhe post-zgjedhjet po shoqërohen me tension dhe palët garuese në antitezë të njëra-tjetrës.

Nga njëra anë është deputeti i maxhorancës, Erjon Braçe, që ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve që të veprojnë.

Kjo e fundit, ka bërë kërkesë në FSHF për kontroll për veprimtarinë e dekadës së fundit. Nga ana tjetër është e vendosur FSHF-ja, e cila menjëherë ka reaguar institucionalisht duke raportuar në UEFA veprimet e kryera.

ÇFARË PRITET TË NDODHË?

Kërkesa e bërë nga Tatimet në FSHF është lexuar dhe përkthyer si ndërhyrje e maxhorancës. Edhe në qëndrimin zyrtar të mbajtur në faqen zyrtare shkruhet se e gjithë kjo ka prapavijë politike. "FSHF do të reagojë në mënyrë ligjore ndaj kësaj kërkese të paligjshme dhe garanton opinionin publik se kurdoherë ka respektuar detyrimet fiskale, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të shtetit shqiptar", citohet në qëndrimin e institucionit të futbollit në vend.

E gjithë kjo shpjegon në një- farë mënyre se, më së paku, nuk do të ketë bashkëpunim të FSHFsë për kontrollin e kërkuar. Raportimi në UEFA do të bëjë këtë të fundit që të ketë edhe "arbitrin" final, raporton Panorama.

Në rast se institucioni i futbollit në vend do të bëjë rezistencë, atëherë do të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për instancat shtetërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar bashkëpunim nga FSHF, por, në rast të kundërt, nënkuptohet përshkallëzimi i kërkesës duke hyrë në veprim për të marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që është kërkuar. Duke pasur dy palë të kundërta, për "arbitrin" që në këtë rast është njoftuar për "ndeshjen", do duhet të ketë një qëndrim.

Në rast se UEFA do të konsiderojë se kjo është ndërhyrje e politikës mbi Federatën Shqiptare të Futbollit, atëherë Shqipëria rrezikon pezullim. Varianti tjetër është që institucioni europian i futbollit ta konsiderojë si çështje të brendshme mes shtetit dhe ligjeve shqiptare me të gjithë ata që kanë veprimtari në vendin tonë, në këtë rast OJF përballë shtetit. Atëherë, beteja do të jetë tërësisht mes dy palëve të kundërta: OJF përballë shtetit dhe veprimtarisë ligjore të tij. /Insporti.com

The post UEFA mund ta pezulloj Shqipërinë appeared first on DRENICA PRESS.

Sali Çekaj, jurist, politikan, diplomat, ushtarak, vizionar…

Posted: 20 Apr 2018 12:44 AM PDT

Shkruan: Musa Gjakova

19 Prilli dita e rënjës së  heroit të kombit Sali Çekaj – Veterani njëherit edhe dita e veteranëve të luftës së Koshares. 

Sali Çekaj ishte figurë poliedrike, ku personaliteti i tij ngërthen vlerat tradicionale të vulosura nga oda me fjalët burrërore e të urta shqiptare por edhe një profil me cilësitë moderne të fituara nga studimet dhe kontaktet më njerëz të ngritur botëror.  

Përvoja e tij si jurist, politikan i denjë por edhe diplomat ku veproj në Gjermani, "Veterani" nuk hezitoj për të vepruar si ushtarak, në  veçanti në Betejën  e Koshares ishte kurora e lavdisë së jetës dhe veprës së tij…

Aktiviteti i tij njihet me guximin për të jetësuar Kushtetutën e Kaqanikut ku fuqishëm qëndroi në mbrojtje të të gjitha veprimeve që kundërshtonin sundimin e administratës diskriminuese serbe të asaj kohe në Kosovë, deri tek mobilizimi i diasporës dhe kontributi në organizimin e strukturave ushtarake në kuadër të UÇK-së.  

Kur po përgatitej Kuvendi i Kosovës, Sali Çekaj inkurajoj shokët e vet delegat që të hartonin dhe shpallnin Deklaratën e Pavarësisë. Pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut Sali Çekaj më Rrustem Bruqin dhe shokët e tij jurista hartuan statutin e komunës në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut. 

Deçani ishte komuna e vetme në Kosovë që kishte statutin, që përfaqësonte interesat e popullit të vet.                                Për shkak të aktivitetit të tij të dendur patriotik, prokuroria serbe kishte lëshuar fletë arrest për Sali Çekaj.

Sali Çekaj, padyshim është ndër figurat më kohërente dhe ndër prijëtarët e UÇK-së.  Organizator i ushtrimeve përgatitore ushtarake, së bashku me KOMANDANT Adem JASHARIN, heroin e kombit Zahir Pajazitin dhe me 34 shokë në grup në Shqipëri gjatë viteve 1990-1991.

Kjo analogji ndriçon të vërtetën se në grupin e të ushtruarve në Shqipëri, konsiderohej si themelimi i njësiteve të para të armatosura të mbrojtjes së Kosovës si dhe themelues të qendrës së parë stërvitore për përgatitjen e ushtrisë së Kosovës, fillimisht për luftë guerile e më vonë për luftë të rregullt.

Pas përgatitjeve të para të nevojshme, në vitin 1991 Salihu u inkuadrua menjëherë dhe më grupin e parë shkoi në Shqipëri ku së bashku më  34 shokë të uniformuar  dhe të armatosur kaluan kufirin dhe futen në Kosovë duke sjellë armatim edhe për 30 luftëtarë të tjerë.

Në Shqipëri themeloi dhe konsolidojë infrastrukturën teknike të qendrave stërvitore ushtarake në rrethin e Tropojës si; Viçidol, Kullat e Berishës, Papaj, Babinë, Rragam. 

Sali Çeku ishte njeri që gëzonte respektin dhe besimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sikur edhe veprimtarëve patriotë dhe intelektualë në Kosovë dhe në diasporë. Në Kosovë, u rikthye në qendrat e Prapaçanit, Lug të Baranit me themelimin e të cilave ishte marrë vetë.

Mori përsipër strukturimin dhe udhëheqjen strategjike të brigadave. 

U mor për së afërmi me riorganizimin e forcave në qendrën stërvitore ushtarake Papaj dhe strukturimin e forcave te brigades 131, brigades 134 qe komandonte vet dhe forcat komando Delta, në Grupin Operativ 3, me mision heqjen me luftë të kufirit mbi parimin "lufta çlirimtare fillon në njërin skaj të kufirit dhe përfundon në skajin tjetër me lirinë e plotë të vendit".

Për të lufta ishte e shqiptarëve dhe për shqiptarët, pavarësisht rajonit apo pikëpamjeve të tyre ideologjike-politike. Shqiptarët atëbotë kishin një parti, UÇK-në, dhe bënin një politikë, luftën për çlirimin e vendit. Për këtë arsye, ai ishte dhe do të mbetet një figurë e rrallë, frymëzuese, pajtuese, unifikuese e çështjes kombëtare. 

Është figura më emblematike që shquan këto vlera supreme të një kombi që synoi dhe arriti lirinë. Do të mbahet mend përherë si njeri, i cili bashkëpunoi me të gjithë njerëzit të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin luftën heroike në kërkim të lirisë. Ishte Sali Çekaj ai i cili do të kujtohet përherë si një njeri i cili besonte se harmonizimi i forcave të gatshme të UÇK-së në të gjitha rajonet e Kosovës do të përbënte armën e fitores së madhe ndaj okupimit të Serbisë.

Lufta e Koshares do të mbetet një nga faqet e ndritura të historisë më të re të Kosovës. Lufta e Koshares do të mbetet përherë vulë e trimërisë së pashembullt të projektuesve dhe trimave si Sali Çeku, Agim Ramadani, Abaz Thaqi, KOM. Xhemajl Fetahu e 113 dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Sali Çekaj "Veterani" me bashkëluftëtaret e tij do të na shërbej si udhërëfyes i fuqishëm për gjeneratat se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu.

I PËRJETSHËM QOFT KUJTIMI  PËR  HEROIN SALI H ÇEKAJ!

Lavdi jetës dhe veprës së Heriot të Kombit Salih Çekaj.

(Autori është bashkëluftëtar i "Veteranit")

The post Sali Çekaj, jurist, politikan, diplomat, ushtarak, vizionar… appeared first on DRENICA PRESS.

Ambasada gjermane jep detaje për viza të punës

Posted: 20 Apr 2018 12:42 AM PDT

Terminët lidhur me procedurat për vizat me qëllim fillimin e punësimit në shtetin gjerman sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor, janë duke u stërzgjatur me mbi një vit pritje në ambasadën gjermane në Prishtinë.

Arsyeja e kësaj, sipas një përgjigje të Ambasadës dhënë për "Indeksonline", thuhet se janë kapacitetet e pakta krahasuar me kërkesat e parashtruara për viza.

"Njoftimet lidhur me kohët e pritjes për termine, Ambasada Gjermane në Prishtinë i publikon në ueb-faqen e saj. Ambasada Gjermane vitin e kaluar i ka shtuar dukshëm kapacitetet e saj për përpunimin e aplikacioneve për viza, mirëpo kërkesa për viza edhe më tej i tejkalon kapacitetet, ashtu që kohët e pritjeve janë të pashmangshme", thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq në ueb-faqen e saj, jepen detaje të llojeve të vizave dhe koha e pritjes. Aty thuhet se nëse e paraqisni sot kërkesën për termin, ju duhet të llogaritni siç parashikohet me këto kohë të pritjes:

Vizë Shengen – 6 muaj
Viza për shkollim/kualifikim/Kartoni i kaltër i BE-së/Studime në Gjermani – 3 muaj
Viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor – më shumë se një vit
Vizë për bashkim familjar – 10 muaj
Vizë me qëllim punësimin sezonal për studentë – 5 muaj

Ndërkaq shqetësues mbetet shqyrtimi i ngadaltë që Ambasada i ka bërë kërkesave për vizë pune, kjo për shkak siç thonë ata të kapaciteteve ta pa mjaftueshme.

Ambasada këto ditë ka në shqyrtim aplikacionet e muajit Maj të 2017-ës.

Mbi 12 muaj pritje për një përgjigje për vizë të punës nga Ambasada e Gjermanisë, po u prish punë edhe vetë aplikuesve, sepse sipas tyre firmat apo bizneset si palë garantuese në këtë rast, nuk janë në gjendje të presin mbi një vit për të marrë një punëtor nga Kosova. Kështu që firmat gjermane janë të detyruara në shumë raste të ndërpresin kontratën e punës për një kosovar.

Aplikuesi me inicialet A.H, i tha "Indeksonline" se tani ka paraqitur një kërkesë për termin për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë. Por se përgjigja që ka marrë nga agjensionet ndërmjetësuese në këtë rast është se duhet pritur një vit. Kjo pritje e gjatë ia ka zbehur atij gjasat për punësim në një firmë gjermane.

Kjo sepse sipas tij garantuesi gjerman nuk do të presë për ta marrë atë si punëtor, sepse firma mund të gjejë zgjidhje edhe në entin e punësimit (Arbeitsamt) ku janë të regjistruar personat si të pa punë në këtë shtet.

The post Ambasada gjermane jep detaje për viza të punës appeared first on DRENICA PRESS.

Interesim i madh për të punuar në Gjermani

Posted: 20 Apr 2018 12:38 AM PDT

Kosovarët po shohin shumë mundësi për të punuar në Gjermani.

Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm në Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) tha projekti për Aftësim dhe shkollim profesional në Gjermani është shumë me rëndësi.

"Janë dy faktorë, e para është kërkesa nga Gjermani për vende pune për tu kujdesur për të moshuara. Deri më tani kanë përfituar nga ky projekt mbi 200 punëtorë", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se faza e përzgjedhjes dhe e përgatitjes zgajt deri në 9 muaj. "Atje është programi tre vjeçar, më pastaj merr të drejtën për të punuar në Gjermani", tha ai.

Xhafa tha se për çdo vit janë deri në 400 persona që shprehin interesim për të punuar në Gjermani.

"Reth 15 punëdhënës vijën nga Gjermania në Kosovë. Ata vijën ën Kosovë dhe i përzgjedhin për punësim të interesuarit", tha ai.

Ndryshe Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mban takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin "Përkujdesës/e ndaj të moshuarve" në Gjermani.

134 punëkërkuesit kosovarë, në kuadër të projektit "Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani", gjenerata e I-rë, e II-të dhe e III-të, tanimë gjinden në Gjermani, në Institucione të ndryshme të Diakoinsë në Baden-Ëürttemberg, në proces të realizimit të Aftësimit dhe Shkollimit Profesional trevjeçar në profesionin  "Përkujdesës/e ndaj të moshuarve."

61 kandidatë të tjerë, gjenerata e IV-të e projektit, gjatë 9 muajve të kaluar janë përgatitur në aspektin e gjuhës gjermane dhe të para integrimit, me qëllim që edhe këta, në muajin shtator 2018, të fillojnë programin e ngjashëm me kolegët e tyre nga tri gjeneratat e para.

The post Interesim i madh për të punuar në Gjermani appeared first on DRENICA PRESS.

Nesër luan Feronikeli, ky është kundërshtari

Posted: 20 Apr 2018 12:25 AM PDT

Nesër do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Nikli do të luaj me Lirinë, kurse Gjilani me Trepçën '89.

Skuadra nga Drenasi ka synim fitoren pas katër barazimeve radhazi.

Ndeshja luhet nesër prej orës 15:00 në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas./Drenicapress.info/

The post Nesër luan Feronikeli, ky është kundërshtari appeared first on DRENICA PRESS.

KY ËSHTË SNAJPERISTI I UÇK-SË NË KOSOVË E MAQEDONI, TANI AKTIVIST I VETËVENDOSJES! (FOTO)

Posted: 19 Apr 2018 02:59 PM PDT

Salih Zyba është aktivist shembullor i LVV. Ai është luftëtar i lirisë, pjesëmarrës në tri luftëra çlirimtare, në Kosovë, Luginë e Maqedoni.

Salihu ka punuar në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale nga marsi i vitit 2003 gjer më 28 nëntor të vitit 2006, kur lagrohet nga puna shkaku i përfshirjes së tij në aktivitetet e Lëviyjes Vetëvendosje.

Salih Zyba është ish ushtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe Ushrisë Çlirimtare Kombëtare. Aktiviteti i tij politik është i lidhur me KAN-in, dhe qysh nga themelimi edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Fotografia e Ardian G-Goldi

The post KY ËSHTË SNAJPERISTI I UÇK-SË NË KOSOVË E MAQEDONI, TANI AKTIVIST I VETËVENDOSJES! (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Nuset e Xhakajve së bashku me vjehrrën e ‘kallin’ në Dubai me muzikë popullore

Posted: 19 Apr 2018 02:12 PM PDT

Nuset e Xhakajve bashkë me vjehrrën në Dubai Dy vëllezërit e famshëm Taulant dhe Granit Xhaka kanë arritur t'i bëjnë shqiptarët krenarë me sukseset e tyre në fushën futbollit.

Ata jo pak herë janë bërë temë edhe në mediat rozë, lidhur me jetën e tyre private.

Graniti është i martuar me Leonita Lekaj, kurse Taulanti në janar të këtij është fejuar me Arbnora Nuredinin.

Parteneret e dy futbollistëve të famshëm së fundmi kanë udhëtuar për pushime në Dubai bashkë me vjehrrën e tyre dhe duket se po kalojnë kohë shumë të mirë së bashku.

Është, Leonita ajo që në InstaStory ka publikuar disa video ku shfaqet pranë vjehrrës dhe kunatës së saj, Arbnorës duke u argëtuar në veturë ne muzikë popullore.

The post Nuset e Xhakajve së bashku me vjehrrën e 'kallin' në Dubai me muzikë popullore appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more