Skip to main content

“I dha të pastrehut biskotat e mbushura me pastë dhëmbësh, rrezikon deri në dy vjet burg (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“I dha të pastrehut biskotat e mbushura me pastë dhëmbësh, rrezikon deri në dy vjet burg (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


I dha të pastrehut biskotat e mbushura me pastë dhëmbësh, rrezikon deri në dy vjet burg (Video)

Posted: 19 Apr 2018 11:39 AM PDT

Kanghua Ren që u mahit me një të pastrehë në Barcelonë të Spanjës, duke i dhënë biskota të mbushura me pastë dhëmbësh, rrezikon të mbyllet deri në dy vite prapa grilash.

Adoleshenti 20-vjeçar, që njihet për videot e shumta në YouTube si RetSet, ka hequr shtresën për ta mbushur me masën për pastrim, të cilat i futi në paketim dhe ia dha të pastrehut, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit, që nuk diti çfarë hante, ka vjellë disa herë, ndërsa është frikësuar për shëndetin e tij sepse nuk dinte se çfarë po i ndodhte.

"Nuk i ka larë dhëmbët për një kohë të gjatë, i duhet të pastrohet dhe të ëmbëlsohet paksa", ka shkruar Ren në kanalin e tij.

Por, kur filmimi është parë prej mbrojtësve të rendit, ai është ftuar në intervistë dhe është dashur të japë sqarime.

Me këtë rast, ai po akuzohet për 'krim ndaj integritet moral', i dënueshëm deri në dy vjet, si dhe mund të detyrohet ta dëmshpërblejë të pastrehun deri në 30 mijë euro. Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare, se kur do të paraqitet ai para drejtësisë.

Në anën tjetër, videoja origjinale është larguar nga interneti, kurse më poshtë mund të shihet vetëm një pjesë që është komentuar në një kanal televiziv spanjoll. /Telegrafi/

The post I dha të pastrehut biskotat e mbushura me pastë dhëmbësh, rrezikon deri në dy vjet burg (Video) appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë të kërcejnë në ujë nga shkëmbi famëkeq, ku para pak kohe humbi jetën një njeri (Video)

Posted: 19 Apr 2018 11:38 AM PDT

Disa adoleshentë kanë rrezikuar jetën, duke kërcyer në ujë nga shkëmbi i njohur si i 'njeriut të vdekur'.

Të pranishmit që ishin në atë regjion në Devon të Anglisë, i kanë parë të rinjtë që kërcenin dhe dilnin sërish nga uji, pa pësuar ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe disave më parë, të cilët pësuan nga kërcimi prej hapësirës famëkeqe, që është e lartë rreth 20 metra.

Në tetor të vitit 2016, një baba i tre fëmijëve ka mbetur i vdekur, pasi nuk iu mbijetoi lëndimeve që pësoi kur u hodh prej aty.

Mbrojtësit e rendit e kanë rrethuar zonën, por të rinjtë duket se kaluan pengesat dhe hynë për të sfiduar forcat. /Telegrafi/

The post Vazhdojnë të kërcejnë në ujë nga shkëmbi famëkeq, ku para pak kohe humbi jetën një njeri (Video) appeared first on Telegrafi.

Tatuazhet ‘mbretërore’ me përfundime aspak të këndshme (Foto)

Posted: 19 Apr 2018 06:14 AM PDT

Prej pëlqimit të llogarisë, që tregon detajet e fundit nga dasma e princit Harry me Megan, deri te këndimi i vargut 'Zot na e ruaj mbretëreshën', janë disa nga mënyra që mund të tregoni dashurinë për familjen mbretërore.

Mirëpo, disa e kanë ngritur devotshmërinë për mbretërinë britanike në një nivel më të lartë, duke i përjetësuar të parapëlqyerit në trupin e tyre – me anë të tatuazheve, që lënë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Përkushtimin për monarkinë, njëri e ka treguar duke e bërë tatuazh Madhërinë e Saj në barkun e lëshuar prej birrave. Në anën tjetër, Harry dhe Megan, sigurisht se do refuzonin që dikush t'i nënshtrohet gjilpërës, po që se përfundimi do dukej si portreti i William dhe Kate në ditën kur u martuan.

Dikush ka vendosur ta përjetësoi princeshën Diana, por punimi është aq i vrazhdë, sa që nuk përngjanë aspak me karakterin e 'princeshës së zemrave'.

Nuk mungon tatuazhi i aktores amerikane, që është bërë princeshë e Monakos. Grace Kelly duket sikur e ka fytyrën me vraga, për shkak të qimeve të rruara nga dora e bartësit të tatuazhit. /Telegrafi/

The post Tatuazhet 'mbretërore' me përfundime aspak të këndshme (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more