Skip to main content

“Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi

Posted: 21 Apr 2018 03:01 PM PDT

Gjiganti katalunas, Barcelona ka vazhduar me koleksionimin e rekordeve ekipore.

Barcelona ka fituar në finale të Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5-0.

Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal

Kjo fitore e thellë në finalen e luajtur në Ëanda Metropolitano bëri që Barcelona të konfirmoj dominimin në këtë garë.

Fitimi i trofeut të Copa del Rey nga Barcelona u bë për herë të 30-të në histori të futbollit.

Barcelona duke festuar triumfin në Copa del Rey (Getty Images)

Gjiganti katalunas, përveç se e ka fituar plot 30 herë këtë kupë, ata gjithashtu fituan për herë të katërt radhazi këtë trofe.

Iniesta duke e ngritur lartë trofeun e Kupës së Mbretit (Getty Images)

Pas fitores, trofeun e ngriti kapiteni Andres Iniesta, i cili e ka fituar plot gjashtë herë këtë trofe, ndërsa mendohet të jetë i fundit për të, pasi pritet të largohet në verë nga Camp Nou.

Me fitimin e trofeut të 30-të të Kupës së Mbretit, Barcelona lirisht mund të quhet edhe si ‘mbret’ i kësaj kupe, pasi gjithmonë mbretëron në këtë garë. /Telegrafi/

The post Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi appeared first on Telegrafi.

Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal

Posted: 21 Apr 2018 02:17 PM PDT

Barcelona ka fituar ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5-0 në finalen e Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar trofeun e parë këtë sezonal, pasi në finalen e mbajtur të Copa del Rey në Wanda Metropolitano e ka shkatërruar Sevillan duke e dominuar në çdo minutë të ndeshjes.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të, ku Luis Suarez shënoi nga afërsia për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt dhe i asistuar në fund nga Philippe Coutinho.

Suarez hapi serinë e golave (Getty Images)

Për epërsinë 2-0 u përkujdes ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit maestral me thembër të Jordi Albas.

Festa e Messit pas golit (Getty Images)

Pjesa e parë perfekte u mbyll me një gol tjetër të shënuar nga uruguaiani Suarez (40′), i cili shënoi për 3-0 pas asistimit të Messit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Suarez shënoi dy gola ndaj Sevillas (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të gjigantit katalunas, që përveç dominimit arriti t’i shënoj edhe dy gola për të thelluar edhe më shumë epërsinë.

Luhej minuta e 52-të e ndeshjes kur listës së golashënuesve iu shtua edhe kapiteni Andres Iniesta, i cili dribloi portierin kundërshtar për të shënuar për 4-0 pas asistimit të Messit.

Iniesta dhuroi një gol të bukur (Getty Images)

Në minutën e 69-të të ndeshjes shënoi edhe Philippe Coutinho nga pika e bardhë për të quar epërsinë në 5-0.

Coutinho vulosi rezultatin përfundimtar të finales (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, loja u menaxhua mirë nga Blaugranët dhe në fund fituan me rezultat të thellë 5-0, duke fituar në fund trofeun e Copa del Rey, i cili ishte i 30-ti në histori të klubit nga Camp Nou. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal appeared first on Telegrafi.

Coutinho i shtohet listës së shënuesve ndaj Sevillas

Posted: 21 Apr 2018 02:00 PM PDT

Barcelona ka gjetur edhe golin e pestë në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas.

Është mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, i cili ka shënuar nga pika e bardhë për 0-5.

Goli i Coutinhos erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas asistimi i Luis Suarezit u prek me dorë nga mbrojtësi Clement Langlet. /Telegrafi/

The post Coutinho i shtohet listës së shënuesve ndaj Sevillas appeared first on Telegrafi.

Milan 0-1 Benevento, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve

Posted: 21 Apr 2018 01:54 PM PDT

Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.

Rossonerët kanë gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A dhe me humbjen e sotme nga Benevento rrezikojnë seriozisht kualifikimin në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të Beneventos u shënua nga Pietro Iemmello, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 32-të të ndeshjes.

Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte portieri mysafirë, Christian Puggioni, i cili u vlerësua me notë 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin portugez të Milanit, Andre Silva, që u notua me 5.8.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit duke u notuar me 7.2. /Telegrafi/

Milan:

Te Milani dështuan edhe Cutrone, Donnarumma dhe Borini

Benevento:

Te Benevento shkëlqyen edhe Tosca, Viola dhe Sandro

The post Milan 0-1 Benevento, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Iniesta shënon gol të bukur në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas

Posted: 21 Apr 2018 01:43 PM PDT

Barcelona ka gjetur edhe golin e katërt në ndeshjen finale ndaj Sevillas në Copa del Rey.

Është mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, i cili ka shënuar një gol të bukur për 0-4.

Goli i spanjollit erdhi pas një asistimit të mirë të Messit, ku pastaj Iniesta dribloi portierin.

Ky gol u shënua në minutën e 52-të të ndeshjes. /Telegrafi/

The post Iniesta shënon gol të bukur në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas appeared first on Telegrafi.

Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës

Posted: 21 Apr 2018 01:40 PM PDT

Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të dobët edhe ndaj Beneventos, duke shkuar në seri prej gjashtë ndeshjeve pa fitore, duke e rrezikuar seriozisht kualifikimin në garat evropiane.

Gattuso u pa shumë i nervozuar me lojtarët e tij (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Rossonerët, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Në anën tjetër, Benevento në rastin e tyre të parë arriti të shënoj me anë të Pietro Iemmellos (32′), i cili shënoi nga afërsia për 0-1 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrën e tij në pushim.

Iemmello shënoi golin e fitores (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Gattuso u mundua t’i bëjë disa ndryshime duke e freskuar edhe më shumë fazën sulmuese me Suson dhe Nikola Kalinicin dhe duke vazhduar dominimin edhe në këtë pjesë.

Por, as këta dy zëvendësues dhe as në këtë pjesë-lojë Milani nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës dhe në fund vendosi goli i Iemmellos duke ia dhënë fitoren Beneventos me rezultat 0-1.

Dyshja e sulmit Silva-Cutrone nuk arritën ta gjejnë golin (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Milani mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë, por vetëm dy më shumë se Atalanta në të shtatin dhe tri me shumë se Sampdoria dhe Fiorentina, ndërsa Benevento zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë drejt Bolognas, ndërsa Benevento e pret në shtëpi Udinesen. /Telegrafi/   

The post Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.

Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë

Posted: 21 Apr 2018 01:21 PM PDT

Andrea Pirlo beson se Juventusi është favorit për ta fituar duelin vendimtar për Scudetto kundër Napolit.

Zonja e Vjetër ka katër pikë më shumë se përcjellësi i parë për titull, ndërsa fitorja eventuale e të dielës, thuajse do t’i jepte fund garës për kampionin e Italisë, pasi Bianconerët do të ishin shtatë pikë përpara, katër xhiro para fundit të sezonit.

(Foto: Getty Images)

Edhe barazimi e lë Juven favorit për titull, ndërsa me fitoren e Napolit gjithçka do të ishte e hapur, pasi diferenca do të ishte vetëm një pikë dhe bardhezinjtë kanë disa duele jo të lehta deri në fund.

Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN

“Do të jetë një ndeshje vendimtare për Napolin, sepse ata janë të detyruar të fitojnë. Meqë Juventusi ka epërsi prej katër pikësh në tabelë, mendoj se është favorit”.

“Bianconerët mund t’i qasen ndeshjen në një mënyrë tjetër’, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

(Foto: Getty Images)

Pirlo e ka veshur fanellën e Juventusit gjatë viteve 2011-2015, ndërsa më pas u transferua në MLS te New York City.

Gjatë karrierës me Zonjën e Vjetër e ka fituar katër herë titullin e Seria A, një titull të Kupës së Italisë dhe dy trofe të Superkupës italiane.

Njëherësh, ai ka luajtur edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (2015), të cilën Juve e humbi me rezultat 3-1. /Telegrafi/

The post Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë appeared first on Telegrafi.

Suarez shënon golin e tretë në finale ndaj Sevillas

Posted: 21 Apr 2018 01:13 PM PDT

Barcelona ka shënuar edhe golin e tretë në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas.

Është përsëri uruguaiani, Luis Suarez, i cili ka shënuar për epërsinë 0-3.

Goli i Suarezit erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një asistimi perfekt nga ana e Lionel Messi. /Telegrafi/

 

The post Suarez shënon golin e tretë në finale ndaj Sevillas appeared first on Telegrafi.

Messi dyfishon epërsinë ndaj Sevillas pas asistimit me thembër të Albas

Posted: 21 Apr 2018 01:05 PM PDT

Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen finale të Copa del Rey ndaj Sevillas.

Është ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 0-2.

Goli i sulmuesit argjentinas erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes pas një aksioni të mirë.

Ky gol erdhi pas një asistimit maestral me thembër nga Jordi Alba. /Telegrafi/

 

The post Messi dyfishon epërsinë ndaj Sevillas pas asistimit me thembër të Albas appeared first on Telegrafi.

Trofeu i Ligës së Evropës vidhet në Meksikë, por autoritetet e gjejnë shpejt atë

Posted: 21 Apr 2018 12:53 PM PDT

Në qytetin Leon të Meksikës është vjedhur trofeu i Ligës së Evropës, por autoritetet e shtetin shpejt e kanë ri-gjetur atë.

Trofeu, i cili ishte për një turne në një ngjarje promovuese në qytetin meksikan Leon, u vjedh nga një automjet.

Mendohet se trofeu i argjendtë, i cili ka një bazament mermeri dhe është i njohur edhe si UEFA Cup, ishte në makinën e një zyrtari në atë kohë.

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, Arsenal-Atletico Madrid kryendeshja Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, Arsenal-Atletico Madrid kryendeshja

UEFA pas kësaj ngjarje deklaroi se “trofeu i Ligës së Evropës ishte në Meksikë për një ngjarje partnere dhe u vodh shkurtimisht”.

“U gjet shpejt dhe nuk ka pësuar dëmtime”.

Gjetjen e shpejt të trofeut e konfirmoi edhe prokurori i shtetit të Meksikës, i cili tregoi se me të marr informacionin kanë filluar kërkimet.

Trofeu i Ligës së Evropës (Getty Images)

“Ne e gjetëm trofeun pas marrjes së informacionit që ishte vjedhur nga makina që e transportonte atë”, ka thënë prokurori.

Bazamenti i trofeut të Ligës së Evropës (Getty Images)

Gazeta meksikane Record raportoi se vjedhja e trofeut të Ligës së Evropës u bë të enjten rreth orës 19:00, pasi thuhet se trofeu nuk ishte shoqëruar nga një roje në atë kohë.

Ndryshe, trofeu i Ligës së Evropës është dizajnuar nga një laborator italian, dhe përmasat e tij janë: 65 centimetra i lartë, 33 centimetra i gjerë dhe ka një thellësi prej 23 centimetrash, teksa peshon 15 kilogram. /Telegrafi/

The post Trofeu i Ligës së Evropës vidhet në Meksikë, por autoritetet e gjejnë shpejt atë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more