Skip to main content

“Allegri: Ndaj Crotones nuk ishte nata jonë, tash duhet ta mposhtim Napolin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Allegri: Ndaj Crotones nuk ishte nata jonë, tash duhet ta mposhtim Napolin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Allegri: Ndaj Crotones nuk ishte nata jonë, tash duhet ta mposhtim Napolin

Posted: 18 Apr 2018 03:34 PM PDT

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi duhet të kënaqet që vazhdon të ketë diferencë prej katër pikës ndaj Napolit në garën për titullin e Serie A.

Zonja e Vjetër barazoi kundër Crotones (1-1), ndërsa Partenopei fituan (4-2) ndaj Udineses duke e ngushtuar diferencën e pikëve me liderin, nga gjashtë në katër pikë.

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, trajneri i Bianconerëve nuk shqetësohet për këtë gjë, për më shumë në xhiron e ardhshme do të zhvillohet edhe përballja direkte e rivalëve për Scudetto.

Crotone e ndal Juventusin Crotone e ndal Juventusin

“Vetëm para një muaji do të ishim tejet më të kënaqur të shkonim në ndeshjen direkte me katër pikë më shumë. Do të jetë një ndeshje fascinuese”.

“Është gjithmonë e vështirë të luash te Crotone, treguam shumë pak këtë mbrëmje (e mërkurë) dhe nuk ishte një paraqitje e mirë”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk ishte lehtë, sepse duhej ta qarkullonim topin pa bërë presion ose pa u treguar agresivë. Ne veçmë e prisnim se do të pranonim gol që në pjesën e parë, sepse nuk ishte nata jonë”.

“Tash duhet të përpiqemi ta mposhtim Napolin për të bërë një hap të vërtetë përpara, por sido që të ndodhë, sezoni përfundon me 20 maj”.

“Jemi në formë të mirë fizike dhe jam i sigurt se ndeshja e të dielës do të jetë ndryshe (nga kjo ndaj Crotones)”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium. /Telegrafi/

The post Allegri: Ndaj Crotones nuk ishte nata jonë, tash duhet ta mposhtim Napolin appeared first on Telegrafi.

Gattuso: Humbëm dy pikë, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi

Posted: 18 Apr 2018 03:21 PM PDT

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se lojtarët e tij është dashur të shënonin më shumë gola kundër Torinos duke mos i dhënë rast kundërshtarit që të rikthehej për të nxjerrë barazim.

Rossonerët krijuan epërsi në pjesën e parë me anë të Giacomo Bonaventuras, mirëpo Lorenzo De Silvestri e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

(Foto: Getty Images)

Milani nuk arrin të fitojë ndaj Torinos Milani nuk arrin të fitojë ndaj Torinos

“Ndeshja u desh të mbyllej (më herët), ne duhet të përmirësohemi në mbajtjen e pozitave gjatë ndërprerjeve. Bëhen gabime dhe këto janë pjesë e lojës”.

“Kemi mundur të shënojmë në fund, duhet të mësojmë se si të përmirësohemi dhe t’i fitojmë ndeshjet edhe në minutat e fundit”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sports në lidhje me lojën.

(Foto: Getty Images)

Ai e ka komentuar edhe fundin e sezonit dhe situatën e Rossonerëve, të cilët shansin e vetëm e kanë pjesëmarrjen në Europa League.

Njëherësh, Milani do të luajë edhe në finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

(Foto: Getty Images)

“Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, nuk ka asnjë takim të lehtë. Kemi një finale të Kupës së Italisë dhe nuk duhet të humbim asgjë”.

“Vazhdimësia e rezultateve është gjë e mirë dhe në këtë moment duhet të reflektojmë, sepse i kemi humbur dy pikë”, ka shtuar trajneri i Milanit. /Telegrafi/

The post Gattuso: Humbëm dy pikë, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi appeared first on Telegrafi.

Zidane: Nuk jam i kënaqur me barazimin, por po me paraqitjen e lojtarëve

Posted: 18 Apr 2018 03:10 PM PDT

Real Madrid ka barazuar në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.

Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke luajtur baras me rezultat 1-1.

Reali 1-1 Bilbao: Notat e lojtarëve, shkëlqeu portieri Arrizabalaga Reali 1-1 Bilbao: Notat e lojtarëve, shkëlqeu portieri Arrizabalaga

Pas kësaj ka folur trajneri sulmuesi spanjoll, Zinedine Zidane, i cili është i zhgënjyer me barazimin.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por po me ndeshjen, sidomos në pjesën e parë, sepse kemi pasur raste. Në shtëpi, në ligë, kemi pasur shumë lojëra si kjo”.

“Unë nuk mendoj se ishte shkak lodhja, por na mungonte rrjedhshmëria në fazën e fundit para golit. Arritëm shumë kundër një ekipi që mbrohet shumë mirë”.

“Po, kjo tashmë është e kaluara dhe kemi një javë për t’u përgatitur dhe për të luajtur ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve. Që nga e shtuna do të mendojmë vetëm për Bayernin, sepse nesër kemi pushim”, tha Zidane.

Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos

Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 68 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e 11 me 40 pikë. /Telegrafi/

The post Zidane: Nuk jam i kënaqur me barazimin, por po me paraqitjen e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Vazquez: Po luajmë mirë para takimit me Bayernin

Posted: 18 Apr 2018 02:58 PM PDT

Real Madrid ka barazuar në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.

Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke luajtur baras me rezultat 1-1.

Pas kësaj ka folur trajneri sulmuesi spanjoll, Lucas Vazquez, i cili ka pohuar se nuk e merituan barazimin.

“Ekipi luajti një lojë të mrekullueshme, patëm raste, por nuk i shfrytëzuam, kjo është e vërteta”, tha Lucas Vasquez.

“Është e vërtetë që e kemi mendjen te Bayerni, por jo edhe kur luajmë. Kemi një javë përpara që të punojmë. Ne jemi në rrugë të mirë, jemi të sigurt dhe po luajmë mirë”, tha sulmuesi spanjoll.

Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos

Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 68 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e 11 me 40 pikë. /Telegrafi/

The post Vazquez: Po luajmë mirë para takimit me Bayernin appeared first on Telegrafi.

Marotta nuk e hedh poshtë mundësinë e rikthimit të Pogbas dhe Moratas

Posted: 18 Apr 2018 02:52 PM PDT

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, i ka komentuar thashethemet për rikthimet e mundshme të Paul Pogbas dhe Alvaro Moratas te Bianconerët.

Dy ish-lojtarët e Zonjës së Vjetër nuk ndodhen në situata të mira te skuadrat e tyre respektive, Manchester United dhe Chelsea, prandaj flitet për largime gjatë verës.

(Foto: Getty Images)

Një prej opsioneve është përmendur rikthimi i mesfushorit dhe sulmuesit te kampioni i Serie A.

“Personalisht, nuk besoj në rikthime, por gjithmonë ka përjashtime. Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer dhe njerëz të mirë, të cilët kanë lënë kujtime të mira këtu”.

Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN

“Megjithatë, thashethemet që po qarkullojnë në (mediat në) Madrid dhe në Mançester janë të rrejshme”, citohet të ketë thënë Marotta për Mediaset Premium.

(Foto: Getty Images)

Morata luajti te Juve për dy sezone (2014-2016), mirëpo në vitin 2016 Real Madridi e shfrytëzoi klauzolën për rikthimin e tij në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, në verën e vitit 2017, sulmuesi spanjoll u shit te Chelsea për një shumë prej 60 milionë funte (69 milionë euro).

Pogba u transferua te Juve si lojtar i lirë në vitin 2012, ndërsa në verën e vitit 2016 u kthye të Manchester Unitedi për asokohe një shumë rekorde të transferimit (105 milionë euro). /Telegrafi/

The post Marotta nuk e hedh poshtë mundësinë e rikthimit të Pogbas dhe Moratas appeared first on Telegrafi.

Reali 1-1 Bilbao: Notat e lojtarëve, shkëlqeu portieri Arrizabalaga

Posted: 18 Apr 2018 02:32 PM PDT

Real Madrid ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.

Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke pësuar me rezultat 1-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja ekipeve respektive, ku më i miri ishte te mysafirët.

Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos

Portieri i kuqebardhëve Kepa Arrizabalaga ishte më i miri në fushë duke ia pamundësuar vendasve në disa raste të shënonin gol dhe për këtë u vlerësua me notën më të lartë 8.7.

Më i dobëti në fushë ishte sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili u vlerësua me notën 6.2.

Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 67 pikë, ndërsa Bilbao ngjitët në vendin e 12 me 42 pikë. /Telegrafi/

Real Madrid

Athletic Bilbao

The post Reali 1-1 Bilbao: Notat e lojtarëve, shkëlqeu portieri Arrizabalaga appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Torino 1-1 Milan, vlerësohet paraqitja e Biglias dhe Bonaventuras

Posted: 18 Apr 2018 02:30 PM PDT

Torino dhe Milani kanë luajtur baras në ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A.

Paraqitja e skuadrave ishte thuajse e barabartë dhe vlerësimi i tyre i është i përafërt, me vendasit që kanë marrë notë mesatare 6.45, ndërsa mysafirët 6.58.

Milani nuk arrin të fitojë ndaj Torinos Milani nuk arrin të fitojë ndaj Torinos

Adem Ljajic është vlerësuar për paraqitje më të mirë të vendasit (7.6), derisa Iago Falque (5.8) dhe Tomas Rincon (5.8) kanë marrë notat më të ulëta te kjo skuadër.

Lucas Biglia (7.2) dhe Giacomo Bonaventura (7.1) kanë marrë notat më të larta te ekipi mysafir, kurse Leonardo Bonucci (6.2) është ndër lojtarët me notë më të ulët.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Torinos (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Torino 1-1 Milan, vlerësohet paraqitja e Biglias dhe Bonaventuras appeared first on Telegrafi.

Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos

Posted: 18 Apr 2018 02:20 PM PDT

Real Madrid ka barazuar në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.

Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke luajtur baras me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi erdhën mysafirët, megjithëse ishin duke dominuar në minutat e para të takimit Los Blancos.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar, Inaki Williams shfrytëzon pozicionim e dobët të Sergio Ramosit dhe realizon gol të bukur në portën e Keylor Navasit.

Më pas “mbretërit” reshtën sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së mysafirëve, por që përfundonin para zonës së rreptësisë së Bilbaos.

Marcelo (’19) dhe Marco Asensio dy minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë, nuk arritën të mposhtin portierin fantastik, Kepa Arrizabalaga.

Por, sërish rastin më të mirë për gol e kishin mysafirët, kur Raul Garcia goditi shtyllën horizontale te vendasve.

Gareth Bale pas hyrjes në fushë kishte një rast të mirë për të barazuar rezultatin, por që nuk arriti as ai të tund rrjetën e Athleticos.

Cristiano Ronaldo devijoi një top të goditur prej Luka Modricit tre minuta para përfundimit të takimit, ku topi përfundoi në portën e kuqebardhëve.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 68 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e 11 me 40 pikë. /Telegrafi/

The post Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Crotone 1-1 Juventus, Costa dhe Sandro më të mirët në fushë

Posted: 18 Apr 2018 02:18 PM PDT

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazimi në udhëtimin e xhiros së 33-të në Serie A, kundër Crotones.

Në përgjithësi, paraqitja e skuadrës mysafire ishte më e mirë (6.91), në raport me notën mesatare të ekipit vendas (6.53).

Lojtari që shënoi golin e barazimit për vendasit, Simy (7.5) është vlerësuar me notën më të lartë te ekipi nikoqir. Nota më e ulët te vendasit ka shkuar për anësorin Marcus Rohden (5.8).

Crotone e ndal Juventusin Crotone e ndal Juventusin

Asistuesi Douglas Costa (8.3) dhe Alex Sandro (8.2) janë vlerësuar me notat më të larta te Zonja e Vjetër.

Ndërkaq, portieri Wojciech Szczesny (6.5) dhe mesfushorët Stefano Sturaro e Claudio Marchisio (6.6) – janë vlerësuar me notat më të ulëta te Bianconerët.

Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Crotones (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

 

The post Notat e lojtarëve: Crotone 1-1 Juventus, Costa dhe Sandro më të mirët në fushë appeared first on Telegrafi.

Bournemouth 0-2 United: Vlerësimi i lojtarëve, shkëlqeu Smalling

Posted: 18 Apr 2018 01:52 PM PDT

Manchester United ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Bournemouthit me rezultat 2-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave, ku më i miri në fushë ishte në radhët e mysafirëve.

Unitedi mposht Bournemouthin, përforcon vendin e dytë Unitedi mposht Bournemouthin, përforcon vendin e dytë

Chris Smalling hapin serinë e golave të Unitedit dhe në fund u vlerësua me notën më të lartë 8.2.

Më i dobëti në fushë ishte sulmuesi i ekipit vendas Wilson që u vlerësua me notën 6.

Pas kësaj, United mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 74 pikë, ndërsa Bournemouth mbetet në vendin e 11 me 38 pikë. /Telegrafi/

Bournemouth

Manchester United

The post Bournemouth 0-2 United: Vlerësimi i lojtarëve, shkëlqeu Smalling appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more