Skip to main content

“Refuzoi të paguante largimin e mbeturinave, ia zbrazin kontejnerin në oborr (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Refuzoi të paguante largimin e mbeturinave, ia zbrazin kontejnerin në oborr (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Refuzoi të paguante largimin e mbeturinave, ia zbrazin kontejnerin në oborr (Video)

Posted: 18 Feb 2018 10:55 AM PST

Eddy Barby dhe Dan Herrison ishin angazhuar nga pronari i një shtëpie në Hull të Yorkshire, për të larguar disa mbeturina të forta.

Por, ai e kishte mbingarkuar kontejnerin dhe refuzonte të paguante ndryshimin, megjithëse i dhanë tri javë kohë, transmeton Telegrafi.

"Kontejneri ishte i mbushur me masën prej 15 tonelatash, që është shumë e rëndë dhe nuk më lejohet. Në fund të ditës, ka të bëjë me licencën time" ka shkruar Barby.

Videoja ku shihet teksa i hakmerren duke ia mbushur oborrin me mbeturina, është postuar në Facebook, ku u shpërnda me shpejtësi. /Telegrafi/

The post Refuzoi të paguante largimin e mbeturinave, ia zbrazin kontejnerin në oborr (Video) appeared first on Telegrafi.

Rrahja me kangurin e la pa ndjenja dhe me nofull të thyer (Foto)

Posted: 18 Feb 2018 10:02 AM PST

Joshua Hayden kishte dalë me vëllezërit për gjueti në Kellerberrin të Australisë, kur parotmas nisi të rrahet me një kangur.

Ky i fundit iu kundërvu keq 19-vjeçarit dhe e goditi në fytyrë, duke e lënë për gjysmë ore pa ndjenja, i theu nofullën dhe i shkaktoi lëndime tjera të lehta, transmeton Telegrafi.

Fytyra tij mbeti e ënjtur për dhjetë ditë, duke i pamundësuar operimin, ndërsa duhet të merrte qetësues për shkak të dhimbjeve të mëdha.

Lëndimet që Hayden i pësoi në fytyrë

"Kam qenë shumë shpesh në gjueti dhe më pëlqen të përleshem me kangurët, sepse të kundërvihen si profesionistë. Asnjëherë nuk kam marrë ndonjë lëndim" ka thënë Hayden.

Ky rast është shpërndarë në rrjetet sociale, si apel për të mos iu afruar kangurëve sepse janë shumë të paparashikueshëm. /Telegrafi/

The post Rrahja me kangurin e la pa ndjenja dhe me nofull të thyer (Foto) appeared first on Telegrafi.

Propozimin romantik për martesë në anije ia ndërprenë udhëtarët, që nisën të përleshjen (Video)

Posted: 18 Feb 2018 09:06 AM PST

Kishte planifikuar t'i propozonte martesë të dashurës, gjatë udhëtimit me anije në brigjet e Australisë, por momenti romantik u pengua nga përleshja e disa udhëtarëve.

Michael Barchoum ishte ulur pranë pishinës me partneren Mary, kur vetëm disa metra pranë tyre, grupi nisën rrahjen e dhunshme, transmeton Telegrafi.

"Ai moment u prish përgjithmonë. Menjëherë e lash të dashurën dhe vrapova t'i largoja dy vajza të vogla, që po shkelnin në dysheme", ka thënë Barchoum.

Barchoum me partneren gjatë udhëtimit me anije

Me këtë rast, ai ka marrë disa grushte, por se më shumë i vjen keq që nuk mundi t'ia shprehte dashurinë partneres, ashtu siç kishte ëndërruar.

Mary tashmë ka pranuar që ata të jenë së bashku, por ai thotë se do t'ia përgatitë një tjetër befasi, sapo t'i jepet mundësia.

Në anë tjetër, kompania turistike ka kërkuar falje për përleshjen, që nisi për motive të ulëta dhe u zgjerua kur në të u përfshinë mbi 30 persona. /Telegrafi/

The post Propozimin romantik për martesë në anije ia ndërprenë udhëtarët, që nisën të përleshjen (Video) appeared first on Telegrafi.

Aeroplani bëri aterrim emergjent, shkaku i pasagjerit që lëshonte vazhdimisht gazra (Video)

Posted: 18 Feb 2018 08:39 AM PST

Aeroplani që po udhëtonte nga Dubai për në Amsterdam, ka bërë aterrim emergjent në aeroportin e Vjenës, shkaku i një udhëtari që lëshonte vazhdimisht gazra.

Për shkak se kutërbimi ishte i padurueshëm, dy udhëtarë që kishte pranë i kërkuan të ndalonte, por ai vazhdon edhe më tutje të prishte ajrin, transmeton Telegrafi.

Nga frika se përleshja mund të zgjerohet, piloti njoftoi për uljen e paparashikuar dhe prej aeroplanit u nxorën të përfshirët në mosmarrëveshje.

Ata janë marrë në pyetje nga sigurimi i aeroportit, ndërsa i kthyen me fluturime tjera, pasi nuk kishin bërë ndonjë shkelje t dënueshme me ligj. /Telegrafi/

The post Aeroplani bëri aterrim emergjent, shkaku i pasagjerit që lëshonte vazhdimisht gazra (Video) appeared first on Telegrafi.

Nxjerri zvarrë udhëtaren prej autobusit, shoferi suspendohet nga puna (Video)

Posted: 18 Feb 2018 12:28 AM PST

Saul Mogan e ka filmuarin shoferin e National Express, teksa ndaloi në një rrugë në Nottingham të Anglisë dhe provoi ta nxjerrtë jashtë një udhëtare.

Sikur mos të ishin disa kalimtarë rasti, që t'i kundërviheshin, ai edhe do ta largonte duke e tërhequr zvarrë, por u ndalua prej tyre, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhen të ditura motivet që e shtynë të reagonte në këtë mënyrë, por besohet se ajo nuk kishte evidencë që e ka paguar biletën mujore përmes internetit.

Kompania e udhëtimit kërkoi falje për rastin, ndërsa ka bërë të ditur se e ka suspenduar shoferin deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/

The post Nxjerri zvarrë udhëtaren prej autobusit, shoferi suspendohet nga puna (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more