Skip to main content

“Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës” plus 9 more Ekonomia Online

“Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës” plus 9 more Ekonomia Online


Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës

Posted: 19 Feb 2018 08:50 AM PST

Në vitin 2013, shkrimtari Shaqir Foniqi kishte botuar Albumin artistik, "E përndritura, Rita", kurse në vitin 2014 ai ka nxjerr edhe ribotimin e plotësuar dhe të dizajnuar.

Gazetari dhe publicisti Shaqir Foniqi është bërë monografist i njohur në Kosovë, i cili me punën shumëvjeçare, po pasqyron sukseset e yjeve të spikatura, sikurse është Rita Ora. Ai e ka quajtur 'Orakulli i Ritës' dhe kronisti më besnik i rrugëtimit të saj artistik-fantastik.

Libri, Rita Ora, pretendon të jetë një Monografi e sinqertë dhe një lapidar i gjallë për Yllin tonë të rrallë, që po shndrit si meteor në artin botëror. Ajo është bërë ambasadorja më e denjë e Kosovës në botë dhe një ikonë e vërtetë, e cila skenës së madhe botërore i jep kuptim dhe jetë, art të vërtetë.

Sipas autorit, Shaqir Foniqi, Rita Ora është në rrugën më të mirë që të bëhet një Divë dhe Primadonë, e cila si një Ikonë, po rrezaton planetin tonë. Për gjerdanin e sukseseve të saja, ajo e meriton Kurorën e Lavdisë dhe të krenarisë.

'Faleminderit që ekziston', është fjala që për të, më së miri tingëllon. Të tillë e paçim, përgjithmonë, shkruan ndër të tjera Foniqi. Ai, propozon që institucionet tona shtetërore të themelojnë Dekoratën "Ora e Pavarësisë", e cila do t'iu dhurohej të gjithë miqve tanë ndërkombëtar. Kësisoj, shton Foniqi, ne do të tregonim civilizim dhe nderim për figurat tona të shquara, sikurse është, Rita Ora.

The post Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës appeared first on Ekonomia Online.

Kriteri i Finlandës për të votuar pro hapjes së negociatave me BE

Posted: 19 Feb 2018 08:45 AM PST

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Ky i fundit shprehu gatishmërinë e Finlandës për ta mbështetur të gjithë rajonin dhe Shqipërinë për t'u integruar në BE, por përmendi meritokracinë si një kriter ku do të bazohet vlerësimi i vendit të tij, për të votuar pro ecurisë së proceseve integruese.

Gjatë takimit, Bushati njohu Stenlund me progresin e vendit në fushën e reformave, adresimin e pesë prioriteteve kyçe, me fokus reformën në drejtësi dhe zbatimin e procesit të Vettingut, si dhe pritshmëritë në lidhje me vendimmarrjen mbi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë këtij viti.

Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit Stenlund nënvizoi rolin mbështetës të Finlandës për procesin e zgjerimit dhe përpjekjet e Shqipërisë në këtë kontekst. Në kuadër të përgatitjeve të Finlandës për presidencën finlandeze të Këshillit të BE-së në vitin 2019, Sekretari i Shtetit Stenlund vlerësoi rëndësinë që ka mbështetja e perspektivës së qartë evropiane për rajonin dhe Shqipërinë.

Duke u ndalur tek sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, Stenlund theksoi se anëtarësimi i vendeve në BE ka të bëjë jo vetëm me përgatitjen e tyre, por dhe me komunikimin mes vendeve anëtare për këtë qëllim. Duke nënvizuar se vlerësimi do të bëhet bazuar në meritë, ministri Bushati dhe Sekretari i Shtetit Stenlund ndanë mendimin për nevojën e nxitjes së shpirtit politik të procesit të zgjerimit.

Duke vlerësuar Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, ministri Bushati theksoi rëndësinë e pasurimit të saj me mekanizmat e nevojshëm, përfshirë ato financiarë për vendet e rajonit, me qëllim përgatitjen e tyre për anëtarësim dhe ngushtimin e diferencave mes tyre dhe vendeve të Evropës Lindore, anëtare të BE-së.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime në lidhje me situatën e sigurisë në rajonet përkatëse, sfidat në përballjen me to dhe koordinimin e përpjekjeve për këtë qëllim.

The post Kriteri i Finlandës për të votuar pro hapjes së negociatave me BE appeared first on Ekonomia Online.

Chelsea frustron Messin më shumë se çdo skuadër tjetër në botë

Posted: 19 Feb 2018 08:42 AM PST

Leo Messi do të ketë edhe 180 minuta të tjerë për të tentuar të shënoi kundër Chelseat, skuadër të cilës nuk i ka shënuar asnjëherë në karrierë.

Chelsea këtë të martë do të takohet me Barcelonën në Stamford Bridge, në kuadër të /8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë ndeshja e nëntë për Leo Messin që do të luajë kundër Chelseat, kundër të cilës skuadër nuk ka arritur të shënonte në tetë ndeshjet e kaluara.

Në këto ndeshje ai ka luajtur 655 minuta, ka goditur portën 29 ndeshje pa arritur të shënonte gol.

Messi gjatë karrierës së tij është takuar me 82 skuadra, ku 12 prej tyre nuk iu ka shënuar asnjëherë, në mesin e të cilave janë skuadrat si Liverpool, Xerez, Benfica, Inter dhe Rubin Kazan.

The post Chelsea frustron Messin më shumë se çdo skuadër tjetër në botë appeared first on Ekonomia Online.

Berisha takohet me mikun e shqiptarëve

Posted: 19 Feb 2018 08:35 AM PST

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një foto me kongresmenin Eliot Engel, i cili njihet për mbështetjen ndaj shqiptarëve.

Berisha është takuar me Engel, në Kosovë, ku ditën e djeshme u organizua një ceremoni me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

"Nje takim i perzemert me mikun e shquar te kombit shqiptar, kongresmenin Eliot Engel! Sb", shkruan Berisha.

The post Berisha takohet me mikun e shqiptarëve appeared first on Ekonomia Online.

Pini birrë e verë për të jetuar më gjatë

Posted: 19 Feb 2018 08:27 AM PST

Si të jetoni më gjatë është pyetje e kamotshme, përgjigja e së cilës shpeshherë është përmes ushqimit të shëndetshëm, ushtrimeve fizike dhe të qenit të lumtur.

Por një studim i përmasave të mëdha ka zbuluar se konsumimi i disa gotave verë apo birrë çdo natë mund të jetë sekreti për të jetuar mbi 90 vjet.

Sipas shkencëtarëve, konsumimi i alkoolit del të jetë njëri nga pesë faktorët kyç që ndërlidhen me jetëgjatësinë.

Nga personat që kishin marrë pjesë në studim, ata të cilët kishin konsumuar rreth dy gota verë apo birrë në ditë kishin pasur 18 për qind rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme sesa ata të cilët nuk kishin konsumuar fare.

Duke folur për Shoqatën Amerikane të Avancimit të Shkencave, profesori Kawas ka thënë se nuk ka shpjegim për këtë, por se fuqimisht beson që konsumimi modest i alkoolit e rritë jetëgjatësinë.

Megjithatë, udhëzimet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar rekomandojnë që nuk duhet t'i konsumoni më shumë se 14 njësi brenda jave – sasi ekuivalente me gjashtë gota birrë apo shtatë gota verë – dhe se ajo sasi duhet të shpërndahet përgjatë shtatë ditëve, e jo brenda një dite të vetme.

The post Pini birrë e verë për të jetuar më gjatë appeared first on Ekonomia Online.

Valë e re bisedimesh teknike dhe politike mes Kosovës e Serbisë

Posted: 19 Feb 2018 08:21 AM PST

Kosova dhe Serbia do të takohen më datë 26 shkurt për vazhdimin e negociatave për çështje teknike, mirëpo nuk dihet se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë, se nuk ka ende një datë saktë se kur do të nisë dialogu politik. Ai thotë se Kosova për një kohë të gjatë ka kërkuar që dialogu të ketë një dinamikë e përmbajte tjetër.

"Kosova është shprehur e gatshme dhe ka kërkuar zyrtarisht që gati dy vjet që dialogut t'i jepet një dinamikë tjetër dhe të kthehet në një proces të mirëfilltë për një marrëveshje kornizë për marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal dhe pajtim", tha Arifaj.

Avni Arifi, kryesues i delegacionit të Kosovës për nivelit teknik të bisedimeve tha për Radion Evropa e Lirë se në takimin e radhës do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të cilat nuk kanë nisur të zbatohen.

Arifi theksoi se përparimi në dialogun teknik do të krijojë mundësi për të kaluar në fazën tjetër të dialogut.

"Faza tjetër është njohja reciproke", tha Arifi.

Bisedimet e parapara teknike për datën 16 janar, ishin shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi pala Serbe u tërhoq pasi pikërisht atë ditë në Mitrovicën Veriore u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, ka nisur në vitin 2011, fillimisht si dialog për çështje teknike, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Që nga ajo kohë janë arritur një numër i konsiderueshme i marrëveshjeve, por disa nga to ende nuk janë zbatuar.

Analisti politik Imer Mushkolja, tha se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritur në dialogun teknik është e palogjikshme që të kalohet në faza tjera të bisedimeve, sidomos atyre politike.

"Është e domosdoshme që para çdo hapi tjetër, drejt fillimit të bisedimeve për marrëveshje finale, fillimisht të përfundojnë një herë e mirë marrëveshjet tashmë të arritura. Përndryshe, ky dialogu teknik do të vazhdojë në pafundësi", tha Mushkolaj.

Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian.

The post Valë e re bisedimesh teknike dhe politike mes Kosovës e Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Vulin: Shqipëria e Madhe duhet ndalur – stopimi t’i bëhet në Kosovë

Posted: 19 Feb 2018 08:14 AM PST

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka qenë një tjetër zyrtar nga Beogradi, mes shumë të tjerëve, që kanë reaguar ndaj deklarimit te Edi Ramës, se Shqipëria e Kosova në të ardhmen mund të kenë një president mbarëkombëtar, shkruan RTS.

"Ideja që shqiptarët të jetojnë në një vend dhe të kenë një president është dëshmi për Shqipërinë e Madhe", ka thënë Vulin.

Vulin, duke komentuar deklarimin e Ramës, tha se zgjerimi i Shqipërisë së Madhe duhet ndalur.

"Shqipëria e madhe më në fund, pas shekujsh, duhet të ndalet. Besoj se Kosova është vendi i duhur për ta bërë këtë".

"Për këtë arsye unë edhe kam propozuar që demarkimi mes nesh dhe Shqipërisë të bëhet në Kosovë, ku zgjerimi do të ndalje".

"Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk e ka guximin për këtë – ne e kemi".

"Gjithkush duhet ta dijë dhe ta kuptojë; nëse shqiptarët thonë se ata duhet të kenë politikë të jashtme të përbashkët ose president të përbashkët, do të jetë shumë e vështirë të shpjegohet, për shembull tek serbët, se përse ata nuk e kanë një president të përbashkët, pasi që edhe ne jetojmë në disa shtetet në Ballkan", ka thënë Vulin.

"Prandaj, kjo është një kërcënim i madh për sigurinë dhe paqen në Ballkan dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të tregohet këmbëngulës për paqen në Ballkan, nëse ata nuk janë të aftë për këtë, atëherë duhet të jemi ne që jetojmë këtu".

The post Vulin: Shqipëria e Madhe duhet ndalur – stopimi t'i bëhet në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

De Boer kritikon ashpër Interin, peng i shtatë ose tetë futbollistëve

Posted: 19 Feb 2018 08:12 AM PST

Frank De Boer ka kritikuar ish-skuadrën e tij Inter, e cila thotë se mbahet peng e disa futbollistëve.

Trajneri holandez, Frank De Boer kishte marrë drejtimin e Interit në verën e vitit 2016, por ishte larguar në mes të sezonit pas rezultateve shumë të dobëta.

Ai thotë se ka qenë i befasuar kur ka parë se skuadra mbahet peng nga shtatë ose tetë lojtarë.

"Te Inter formohet një grup prej 7-8 lojtarësh që mban jashtë të tjerët. Nuk e prisja një gjë të tillë", tha De Boer për Ziggo Sport.

"Në Itali nuk pata vetëm problemin në lidhje me gjuhën, por edhe për mënyrën se si transmetoheshin mesazhet dhe idetë e mia. Ndoshta mënyra ime e të menduarit është më afër mentalitetit anglez, te Interi kishin një sjellje krejt tjetër", deklaroi në fund hoalndezi.

The post De Boer kritikon ashpër Interin, peng i shtatë ose tetë futbollistëve appeared first on Ekonomia Online.

Shala: Vrasja e Ivanoviqit me qëllim që të ruhet status-quoja në veri

Posted: 19 Feb 2018 08:10 AM PST

Blerim Shala, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se vrasja e Oliver Ivanoviqit është pasojë e mosekzistimit të sundimit të pushtetit në veri të Kosovës dhe e moszbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Në një intervistë për emisionin "Slobodno Sërpski", Shala ka thënë se "vrasja e Ivanoviqit është kryer me qëllim që në veri të ruhet njëfarë status-quo-je, që të mos ketë kurrfarë përparimi".

"Mendoj se vrasja e Oliverit, pavarësisht se kush e ka porositur dhe kush e ka kryer, është bërë që të ruhet njëfarë status-quo-je që të mos ketë kurrfarë përparimi, por mendoj se e ka arritur pikërisht të kundërtën, si askush deri tani. Mendoj, apo besoj, apo dua të besoj, se Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë deri te përfundimi i përbashkët se situata në veri nuk mund të tolerohet më, sepse megjithatë bëhet fjalë për qytetarë të rëndomtë të veriut të Kosovës, më së shumti për serbët që jetojnë atje dhe që janë të frikuar. Jetojmë në vitin 2018 dhe pas të gjitha atyre që kanë ndodhur në Kosovë kemi situatë në të cilën shumica e qytetarëve që jetojnë në Kosovë frikohen dhe këtë absolutisht s'duhet ta tolerojmë", ka thënë Shala.

Sipas tij, "po të kishim implementuar një punë si duhet, s'do të kishim makinë pa targa atë 16 janar në Mitrovicë, sepse me gjasë ajo makinë është përdorur për të kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit". Në anën tjetër marrëveshja për jurisprudencën është nënshkruar që në vitin 2015, ndërsa vetëm shtatorin e kaluar nisi implementimi i saj.

"Vakumi nuk tolerohet në drejtësi dhe siguri. Kur keni vakum, e s'keni kush e drejton gjyqësinë, kur s'keni kush t'i kontrollojë targat e makinave, kur keni polici e cila nisi të funksionojë jo para vitit 2014, atëherë keni një klimë të mosbesimit, keni klimë që mund të keqpërdoret. Dihet se kemi pasur vrasje edhe para vrasjes së Oliver Ivanoviqit, mendoj se qe një qërim hesapesh mes kriminelëve që kishin ardhur nga Serbia dhe madje një kohë jetonin në Mitrovicë të veriut. Pra, Mitrovica e veriut u bë njëfarë vendstrehimi për krimin", mendon Shala, përcjell Expressi.

Ai thekson se ndodhitë pas vrasjes së Ivanoviqit e kanë hedhur poshtë variantin se bëhet fjalë për ndonjë konflikt ndëretnik, transmeton Express.

"Situata në veri pas vrasjes nuk dha asnjë shenjë se ekziston dyshim se bëhet fjalë për ndonjë vrasje me motive nacionale, s'pati barrikada, s'pati tendosje të reja në veri".

Shala e ka përmendur, si "një mesazh të qartë nga perëndimi", edhe deklaratën e paradokohshme të shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel, i cili tha se "në veri të Kosovës ekziston kriminalitet masiv i organizuar, me njerëz të fuqishëm që nuk hezitojnë as të vrasin dhe se këtë bashkësia ndërkombëtare s'guxon ta tolerojë".

Lideri i Iniciativës Qytetare "Serbi, Demokraci, Drejtësi" (SDP) Oliver Ivanoviq u vra para zyrës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës mëngjesin e 16 janarit.

The post Shala: Vrasja e Ivanoviqit me qëllim që të ruhet status-quoja në veri appeared first on Ekonomia Online.

Trump mbështet përmirësimin e kontrollit për blerjen e armëve

Posted: 19 Feb 2018 08:07 AM PST

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfaqur mbështetjen e tij lidhur me përpjekjet për të përmirësuar kontrollimin e lejeve për mbajtjen e armeve, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Trump ka biseduar me senatorin republikan, John Cornyn në lidhje me një projektligj dypartiak të cilin e kishte propozuar ky i fundit.

Projektligji i 2017-ës kishte për qëllim përmirësimin e pajtueshmërisë me kontrollet në të cilat nënshtrohen individët para se të blejnë armë.

Kjo vjen pas raportimit se i dyshuari për të shtënat në shkollën e mesme në Florida, kishte blerë armën e tij legalisht.

The post Trump mbështet përmirësimin e kontrollit për blerjen e armëve appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more