“Edhe deputetja Pantina kritikon pët organizimin e dobët të seancës solemne” plus 9 more Ekonomia Online
“Edhe deputetja Pantina kritikon pët organizimin e dobët të seancës solemne” plus 9 more Ekonomia Online |
- Edhe deputetja Pantina kritikon pët organizimin e dobët të seancës solemne
- Poroshenko do të dëshmojë në gjykimin për tradhti të Yanukovychit
- Nuk gabon Napoli, rimerr kreun në Serie A
- Liverpool gjen në Real zëvendësuesin e Coutinhos
- Mimoza Kusari kritikon organizimin e seancës solemne
- Karem: Luftojeni korrupsionin, është kapitulli kryesor i punës suaj drejt BE-së
- Parashikimi i motit për pesë ditë
- Thaçi takohet me delegacionin japonez
- Ilir Meta merr pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
- Ministri i Kulturës vizitoi shtandin e QKK-së në Berlinale
Edhe deputetja Pantina kritikon pët organizimin e dobët të seancës solemne Posted: 18 Feb 2018 08:17 AM PST Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka kritikuar mënyrën e organizimit të seancës së sotme solemne në Kuvendin e Kosovës. Pantina, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se "dështimin e protokollit të Kuvendit e finalizoi me gafat e tij Kadri Veseli, i cili dëshmoi sa poshtë ka ra Kuvendi duke e pas atë kryetar". Postimi i plotë i Pantinës: "Mungesa e profesionalizmit, si pasojë e kapjes së shtetit u pa sot edhe ne seancen solemne të Kuvendit. Dështimin e protokolit të Kuvendit e finalizoj me gafat e tij Kadri Veseli i cili dëshmoj sa poshtë ka ra Kuvendi duke e pas atë kryetar. Kosova do bëhet shtet vetëm kur Veseli&co nuk janë ne krye të institucioneve dhe japin llogari për dëmet që ja kanë bërë", ka shkruar deputetja Pantina. The post Edhe deputetja Pantina kritikon pët organizimin e dobët të seancës solemne appeared first on Ekonomia Online. |
Poroshenko do të dëshmojë në gjykimin për tradhti të Yanukovychit Posted: 18 Feb 2018 08:08 AM PST Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se ka vendosur të dëshmojë në gjykimin për tradhti, në mungesë të ish presidentit Viktor Yanukovych. "Djalli duhet të ndëshkohet. Për këtë arsye për herë të parë në historinë e Ukrainës, unë kam vendosur të jem pjesë e gjykimit", ka thënë Poroshenko në Kiev. Komentet e tij kanë ardhur pasi një gjykatë në këtë vend, i ka bërë thirrje Poroshenkos dhe zyrtarëve tjerë të lartë të dëshmojnë në gjykim. Yanukovych ka braktisur zyrën në vitin 2014, duke ikur në Rusi, pas protestave të cilat tregonin pakënaqësinë e popullit për vendimin e tij që të rregullonte marrëdhëniet me Moskën. Prokurorët ukrainasë, kanë thënë se 104 persona janë vrarë dhe 2,500 të tjerë janë lënduar, në përpjekjet e qeverisë për të shuar protestën pro-evropiane. Prokurorët janë duke kërkuar burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili akuzohet për tradhti dhe cenim të sovranitetit e integritetit të Ukrainës. The post Poroshenko do të dëshmojë në gjykimin për tradhti të Yanukovychit appeared first on Ekonomia Online. |
Nuk gabon Napoli, rimerr kreun në Serie A Posted: 18 Feb 2018 08:05 AM PST Napoli ka rrëmbyer kreun në Serie A, pas fitores së ngushtë në shtëpi prej 1-0 kundër Spalit. Napolit i ka mjaftuar një gol kundër Spalit për të marrë pikët e plota dhe për të rrëmbyer sërish kreun në Serie A, raporton Gazeta Express. Allan ishte heroi i ndeshjes duke realizuar golin e vetëm dhe të fitores që në minutën e gjashtë të takimit. Për më shumë se 80 minuta nuk pati më gola, pavarësisht rasteve nga dyja anët. Napoli tani ka grumbulluar 66 pikë, duke lënë prapa Juventusin me 65 – që fitoi derbin kundër Torinos me rezultat po ashtu minimal, 1-0. The post Nuk gabon Napoli, rimerr kreun në Serie A appeared first on Ekonomia Online. |
Liverpool gjen në Real zëvendësuesin e Coutinhos Posted: 18 Feb 2018 07:57 AM PST Liverpool ka kthyer sërish interesimin nga mesfushori spanjoll i Real Madridit, Dani Ceballos. Verën e kaluar Dani Ceballos u transferua nga Betis në Real Madrid, tek e cila skuadër po ka vështirësi që të luajë vazhdimisht. Ai ka luajtur në disa ndeshje të La Ligas dhe në Copa del Rey, por jo në përballjet e rëndësishme në ligë dhe Ligën e Kampionëve. Kjo ka bërë që Liverpol të mendojë për transferimin e spanjollit, i cili shihet edhe si zëvendësues i Philippe Coutinhos, që gjatë muajit janar kaloi në Barcelonë. Sipas Don Balon, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, që i ka premtuar minuta në skuadrën e parë. The post Liverpool gjen në Real zëvendësuesin e Coutinhos appeared first on Ekonomia Online. |
Mimoza Kusari kritikon organizimin e seancës solemne Posted: 18 Feb 2018 07:30 AM PST Kryetarja e Alternativës dhe deputetja, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me organizimin skandaloz, sipas saj, të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovë. "Ulëset dhe radhitja e mysafirëve pa ndonjë rend apo protokoll, President të shtetit, ish-president, ish-Kryeministra, ambasadorë, krejt lëmsh", ka shkruar ajo në profilin e saj në "Facebook". Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj për pritjen "me nipa e kunata" të këngëtares Rita Ora. "Nëse donte të jepte shembull të admirimit të këngëtares, kabineti i Kryeministrit kanë mundur të sillnin brenda fëmijë të dëshmorëve dhe familjarëve të zhdukurve dhe jo vetëm fëmijët dhe familjen e Kryeministrit. Ku jeni nisur kështu? Çfarë po ndodh me protokollin e shtetit?", ka pyetur ajo. Ky është postimi i plotë i Mimoza Kusari-Lilës: "Na bëtë Horr e hajt…. Na lëni të gëzohemi dhe na lëni të festojmë, pa e bërë pis më shumë punën. Për të gjithë që u egzaltuan mbrëmë me "Vallen e Rugovës" së Rita Orës në sheshin e stërmbushur me të rinj që morrën pak shpresë dhe vullnet nga suksesi i Ritës, sot na e mbytën "paria" e vendit me organizimin skandal të seancës soleme të Kuvendit. Çdo gjë që mund të bëhej gabim sot u bë nga Kryetari i Kuvendit dhe kushdo që bashkë me të që ishin në këtë organizim. Ulëset dhe radhitja e mysafirëve pa ndonjë rend apo protokoll, President të shtetit, ish-president, ish-Kryeministra, ambasadorë, krejt lëmsh. Kush ulet lart dhe kush ulet poshtë nuk dihej saktë. Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit kur u shpall Pavarësia, z. Sejdiu dhe z. Krasniqi, ishin ulur lart me lozhën e mysafirëve dhe të gazetarëve. Pastaj u kujtuan ta thërasin presidentin Sejdiu poshtë, por e lanë Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi lart. Ish-Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, njëherë gati se nuk e lanë të futet në sallë, pastaj kur e lanë e ulën në fund të rendit të parë, pas deputetit të Republikës së Maqedonisë. Në adresimin e tij, Kryetari i Kuvendit, tregoi se nuk ka zyre apo personel të mirëfilltë që e mbështesin, se ju tha mysafirëve, keni ardhë më shumë se që prisnim. Filloi ti përmend mysafirët ashtu si ju kishin ulur përballë, pa i shikuar fare ata në radhën e sipërme, kush janë dhe pse janë ata mysafirë aty. Përmendi një nga një, jo me protokoll, por me radhë të uljes (pa protokoll) dhe pasi Ambasadoren e BE-së e kishin ulur gati në fund të radhës afër bashkëshortes së Kryetarit të Kuvendit, z. Veseli se4 pari vendosi ta përmend bashkëshorten e tij e pastaj shkarazi edhe Ambasadoren e BE-së, Natalia Apostollova. Mendova në atë moment për primitivizmin tonë Ballkanik. SIkur të ishte Ambasadorja e BE-së një burrë Gjerman, do të përmendej më herët. Por ka qëlluar grua e një shteti ish-komunist dhe prandaj e përmendin në fund. Nëse dikush mendon se sot dua të bëj opozitën, gabon rëndë. Sot, do të doja që Kosova të shkëlqente. Që seanca e sotme të ishte shembull për të gjithë prezent dhe të ndiheshim pak krenar për arritjet e dekadës. Por nuk na lanë as këtë të voglën festë, pa na treguar kaosin dhe mungesën e dinjitetit që ekziston tek ata që duhej të ishin shembul për këtë. Mos të harroj, komplet familjen e Kryeministrit dhe nipat e kunatat në pritjen e Rita Orës në zyrën e tij të Qeverisë. Nëse donte të jepte shembull të admirimit të këngëtares, kabineti i Kryeministrit kanë mundur të sillnin brenda fëmijë të dëshmorëve dhe familjarëve të zhdukurve dhe jo vetëm fëmijët dhe familjen e Kryeministrit. Ku jeni nisur kështu? Çfarë po ndodh me protokollin e shtetit? A keni privatizuar tani çdo gjë? A hyjmë në institucione apo në shtëpitë tuaja private?! Dreqi e mori na bëtë horr. Tani protokolli i Kosovës është shëndruar në burra e gra, kuneta e kunetë dhe kusherinj. Rendi i ri shoqëror i Kosovës është tërësisht farefisnor dhe klanor. E mysafirët e huaj të gjejnë mënyrën të na tregojnë se janë pasardhës të ilirivë dhe bashkëmendimtarë të pushtetarëve se ndryshe, sikur Stipe Mesiç, do të ulen në fund të rreshtit. Marre!" The post Mimoza Kusari kritikon organizimin e seancës solemne appeared first on Ekonomia Online. |
Karem: Luftojeni korrupsionin, është kapitulli kryesor i punës suaj drejt BE-së Posted: 18 Feb 2018 07:27 AM PST Qeveria e Kosovës e ka në dorë të ardhme e saj. Kështu tha sot ndihmës-sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem gjatë fjalimit të tij në organizimin e bërë për nder të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline. Karem kërkoj nga qytetarët dhe institucionet që të luftojnë korrupsionin në mënyrë që të përfundojnë kapitullin e tyre drejtë Bashkimit Evropian. "Inkurajoj qytetarët dhe të gjithë të luftojnë korrupsionin. Ju keni mundësi të zgjidhni të ardhmen tuaj. ShBA pret që të zgjeroj bashkëpunimin me ju. Ky është kapitulli kryesor i punës tuaj drejt BE-së", tha ai. Karem përgëzoi 10 vjetorin e pavarësisë dhe tha se ka kaluar një kohë e gjatë derisa Kosova ka ndërtuar Qeverinë e institucionet dhe se sipas tij, ajo do të ketë gjithmonë përkrahjen e SHBA-së. “Ka kaluar një kohë e gjatë për të ndërtuar Qeverinë e institucionet. Këtu kemi edhe 650 anëtarë të KFOR-it dhe të ShBA-së. Dëshirojë të them se keni përkrahjen e të dyja partive nga ShBA-të. Ambasada ka bërë një festim të hershëm të pavarësisë së Kosovës. ShBA do të jetë krah përkrah në luftimin e sfidave që janë para nesh", tha ai. The post Karem: Luftojeni korrupsionin, është kapitulli kryesor i punës suaj drejt BE-së appeared first on Ekonomia Online. |
Parashikimi i motit për pesë ditë Posted: 18 Feb 2018 07:26 AM PST Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Në viset malore do të ketë vetëm reshje të borës, raporton Ekonomia Online. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënje, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s. The post Parashikimi i motit për pesë ditë appeared first on Ekonomia Online. |
Thaçi takohet me delegacionin japonez Posted: 18 Feb 2018 07:25 AM PST Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pritjes shtetërore ka zhvilluar takim me delegacionin japonez. Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendësministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Nga ky takim mediet u lejuan të marrin vetëm pamje. The post Thaçi takohet me delegacionin japonez appeared first on Ekonomia Online. |
Ilir Meta merr pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Posted: 18 Feb 2018 07:20 AM PST Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe në seancën solemne të Kuvendit me këtë rast. Ai ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e paradës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe ka zhvilluar takime me presidentin Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare, raporton Gazeta Express. Pas këtyre aktiviteteve, presidenti Meta ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Eliot Engel, si dhe me dhjetëra qytetarë e banorë të Prishtinës, të cilët i ka uruar për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
The post Ilir Meta merr pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës appeared first on Ekonomia Online. |
Ministri i Kulturës vizitoi shtandin e QKK-së në Berlinale Posted: 18 Feb 2018 07:12 AM PST Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ishte në vizitë në shtandin e QKK-së, në edicionin e 68-të të Berlinales, së bashku me kabinetin e tij, ku pa tregun e filmit kosovar dhe të takoi filmbërës të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria, transmeton Ekonomia Online. Sipas një komunikate nga MKRS, ministri Gashi u shpreh i lumtur në prezencën e kinematografisë kosovare në Berlinale dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje edhe më të madhe për filmin kosovar. Gjithashtu do të ndjek edhe shfaqjen e filmit 'Kiem Holijanda' nga regjisorja holandeze Sarah Veltmeyer, ku luajnë aktorët kosovarë, të cilët edhe janë të pranishëm në premierë si Florist Bajgora, Andi Bajgora dhe Arbresha Grabovci Nixha. Poashtu sot në tregun e filmit EFM do të shfaqen dy filmat e mbështetur nga QKK, filmi 'Martesa' nga Blerta Zeqiri dhe filmi 'Kthimi' nga Kastriot Abdyli. Ministri Gashi do të ketë edhe takime tjera gjatë qëndrimit të tij në Berlin. The post Ministri i Kulturës vizitoi shtandin e QKK-së në Berlinale appeared first on Ekonomia Online. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: