Skip to main content

“Ancelotti snobon PSG për stërvitur në Premier League” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Ancelotti snobon PSG për stërvitur në Premier League” plus 9 more Gazeta SHQIP


Ancelotti snobon PSG për stërvitur në Premier League

Posted: 19 Feb 2018 01:55 AM PST

Carlo Ancelotti nuk e mendon rikthimin te Paris Saint Germain. Që pas shkarkimit nga Bayerni i  Mynihut, trajneri italian është i papunë, por ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Sipas "The Mirror", 58-vjeçari është një ndër emrat kandidatë për të zëvendësuar Emery në Paris, por dëshira e Ancelottit është të stërvisë në Premier League.

Kjo është dhe një ndër arsyet kryesorë që italiani ka vendosur të qëndrojë pushim këto kohë, pasi po pret ofertën e duhur nga Anglia.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama josh sipërmarrësit italianë të investojnë në turizëm: 0 taksa për 10 vjet

Posted: 19 Feb 2018 01:37 AM PST

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Itali, ftoi sipërmarrjet italiane që t'i kthenin sytë nga turizmi, të cilin e cilësoi si kantier të 5-10 viteve të ardhshme për vendin tonë. Duke iu rikujtuar lehtësirat e shumta të ofruara nga shteti në këtë sektor, Rama u ka premtuar sipërmarrësve italiane se nëse investojnë në turizëm, 10 vitet e para të investimit nuk do të paguajnë asnjë taksë.

"Janë 20 mld euro në këtë sallë; një gjë e pabesueshme për këtë sallë e për këtë vend. Shpresojmë që ndonjë nga këto euro të ngelet në Shqipëri në formën e investimeve. Italianët këtu e ndiejnë veten si në shtëpi, sepse edhe ne jemi si italianë, jemi Italia e gjyshërve tuaj.

Veç problemeve dhe pengesave Shqipëria garanton shumë, është një vend që po rritet. Me avantazhin që taksat janë shumë më të ulëta se te ju dhe po ashtu edhe burokracia.

Hapësira ku mundësitë janë të shoqëruara nga potencial i madh është turizmi, ka ende shumë për të bërë në këtë fushë. Kemi edhe një legjislacion shumë favorizues për ata që do të vinin të investonin në turizëm. Besojmë se në 5-10 vitet e ardhshme turizmi do të jetë kantieri më i rëndësishëm për vendin. Ju ftoj të investoni në turizëm dhe 10 vitet e para të veprimtarisë suaj nuk do të paguani asnjë taksë", tha Rama.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

ËSHTË KOHA E MASKARENJVE…

Posted: 19 Feb 2018 01:35 AM PST

Nga Marin MEMA

Ata mund të kishin zgjedhur pasuritë e ofruara, ofiqet joshëse, pronat e pushtetin e pafundëm, por ndryshe nga të sotmit, zgjodhën një rrugë tjetër, rrugën që i jepte shpirt një shteti të lirë shqiptar.

Për këtë mision që ata e konsideronin të shenjtë shkrinë çfarë kishin, pasuri, karriera, u vranë, u masakruan, u dogjën shtëpitë, u therën familjet, e ata sërish nuk u ndalën.

Janë të pafund ata patriotë, rilindës, luftëtarë qoftë edhe fare të thjeshtë që dhanë frymën për këtë komb, që dhanë sekush ç'të mundte e që sot shpesh nuk u përmendet as emri.

Sa ujëra kanë rrjedhur që atëherë…

Ku do të ishim sot nëse Gjergj Kastrioti i madh do të mbante postin e lartë që gëzonte në Perandorinë Osmane pa e kthyer kokën pas nga Arbëria e tij, e po kështu Ismail Qemali, Frashërllinjtë, Pashko Vasa apo Hasan Prishtina?

Çfarë do të kish ndodhur nëse Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani e të tjerë nuk do t'u mësonin shqipen deri në flijim fëmijëve të vegjël.

Sa të ndryshme do të ishin gjërat nëse Dom Nikollë Kaçorri, Fishta, Noli, Gurakuqi, Jani Vreto, Bajram Curri, Mehmet Pashë Dërralla, Ndre Mjeda , Qiriazët, Çerciz e Bajo Topulli, Murat e Abdi Toptani, e shumë të tjerë do të kishin zgjedhur të ndiqnin interesat e tyre?

E pra të gjithë patën oferta, të gjithë u tentua të bliheshin, por asnjë prej tyre nuk pranoi. Sigurisht ka patur edhe tradhtarë, por a mund të krahasohet numri i tyre me të sotmit ?!

A mund të themi që po i nderojmë vërtetë këta burra? Kurrsesi jo! Sepse nuk mjaftojnë radhët për t'i respektuar, as fotografitë e hedhura, e vargjet që me kaq shumë dëshirë i theksojnë politikanët e sotëm.

Ato janë shumë pak në krahasim më historinë e tyre, me gjëmën që në fakt po ndodh jashtë dritares së gjithsecilit prej nesh.

Në Libohovë, shtëpia e Avni Rustemit është kthyer në rrënojë, e po kështu në Salari ajo e Selam Musait, Luigjit ia zhdukën fare në Shkodër, ndërsa Fishtës i dergjet si një objekt pa vlerë në fshatin me të njëjtin emër.

Papa Kriston e kemi harruar në Greqi pa vendprehje, Prek Calit ia shkatërruam fare shtëpinë, Migjenit i hoqëm edhe pllakatën në vendin ku banonte dikur, ndërsa Shote Galicën e kemi lënë mënjanë në një kryqëzim të pluhurosur në Fushë Krujë…

Pashko Vasa dergjet mes plehrave jo larg Shkodrës, Petro Dhimitrin apo njeriun që la pas fotografitë e Pavarësisë, thuajse nuk e njohim, shtëpia e Spiridon Ilos po humb në Korçë e po kështu e Dhimtër Zografit….

E sa e sa të tjerëve që kanë humbur pa nam e nishan, e që ne nuk u dhamë as një përkujtim të denjë, e jo më diçka më shumë.

E gjithë kjo nuk është e rastësishme, nuk mundet të jetë. Politika e sotme kërkon të përdorë sa herë ka interes historinë e tyre, por jo modelin që ata në fakt përfaqësojnë.

Modeli i tyre është vetëm ai i interesit kundrejt vendit, krijimit dhe zhvillimit të tij, ruajtjes së identitetit, përparimit, emancipimit dhe zhvillimit ekonomik e social, për këtë të gjithë ata dhanë jetën pa ditur çdo të vinte më pas.

Politika e sotme në masë tallet e ngërdheshet me ideale të tilla, të cilat konsiderohen të vjetruara, patetike, të dala boje, për të mos thënë qesharake.

A mundet të gjesh sot një politikan që do të shkrinte pasurinë për shqiptarët? Qoftë edhe një pjesëz të vogël nga ato dengje të pafundme që disa kanë mbledhur…

Sigurisht që jo sepse politika është kthyer për shumicën në mjet përfitimi që s'ka asnjë lidhje me dëshirën e vërtetë për të zhvilluar vendin e për ti dhënë frymëmarrje të gjithë pasurive që ai ka.

Kjo është e vërteta që këlthet e që çdokush prej nesh e ka provuar mbi shpinën e tij.

Ndaj nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, këta patriotë, rilindës, figura të mëdha të kombit sepse në fakt ata risjellin në vëmendje një periudhë tërësisht të ndryshme, një kohë kur mbi të gjitha qëndronte kombi, ndryshe nga sot, kur i njëjti komb shikohet për ta rrjepur.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pakti detar, Meta i kërkon qeverisë emrat e negociatorëve

Posted: 19 Feb 2018 01:23 AM PST

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t'i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk korrigjohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit.

Presidenti Meta pasi u konsultua me gjithë ish-presidentit e shtetit shqiptar si Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi dhe Nishani, si dhe me  kryetaren e komisionit të politikës së jashtme Mimi Kodheli dhe zv/kryetarin Tritan Shehu me sa duket ka vendosur t'ia kthejë kerkesën ministrisë së jashtme për plotësime.

Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, për t'i shprehur gjithë problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë mësohet nga burime pranë presidencës, por edhe nga vetë ministria e jashtme e cila ka kontaktuar me stafin e presidentit.

Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t'i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë, pasi Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë një shkresë dhe emrat të plotësohen nga qeveria.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rehabilitohen fasadat e pallateve “Agimi”, njihuni me historinë e veçantë të emrit të këtij blloku

Posted: 19 Feb 2018 01:22 AM PST

Tirana është e ndryshme për çdokënd, siç është çdo lagje e qytetit ku ti kalon në sytë e ty të gjithë ndryshimin e saj në vite. Pallatet Agimi në kryeqytet janë dëshmitare të gjithë periudhës së ndryshimeve që ka pësuar kryeqyteti Shqiptar gjithë këto vite, ndërsa janë kthyer edhe në një pikë orientuese për shumëkënd. Së fundmi, ky bllok pallatesh i është nënshtruar rehabilitimit të fasadave nga ana e Bashkisë së Tiranës. Pas më shumë se një dekade, fasadat e pallateve të vjetra kanë filluar që të lyhen sërish, duke u kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët.

Krahas lyerjes dhe riparimeve të fasadës, janë realizuar edhe vepra të mirëfillta arti që i bëjnë mjaft tërheqës për syrin e publikut.

Por cila është historia e pallateve të famshme Agimi në kryeqytet? Duke shfrytëzuar terrenin e lirë, sapo përfundoi objekti i pallatit të Shallvareve, në vitet 1953- 55 u punua për ndërtimin e atyre "Agimi", paralel në krahun tjetër përgjatë Lanës, që ishin si një vazhdimësi e pallateve të Shallvareve, pasi edhe për to u aplikua e njëjta strukturë arkitektonike. Janë vite ku rritet në mënyrë progresive e të shpejtë numri i popullsisë së Tiranës dhe pikërisht në atë periudhë kërkesa për ndërtimin e pallateve, shtimin i apartamenteve, ishte imediate.

Me pamje krejtësisht veriore, ai bllok ndërtimesh ishte pranë Bllokut të udhëheqjes, ndërsa u ndërtuan nga ish-të dënuarit. Morën emrin "Agimi" si simbolin që përfaqëson kjo fjalë.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ndryshimet në stilin e jetesës ulin rrezikun nga kanceri

Posted: 19 Feb 2018 01:20 AM PST

Shkurti është muaji Kombëtar i Parandalimit të Kancerit në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Amerikan për Studimet e Kancerit po i ripërtërin përpjekjet për të informuar publikun se si ndryshimet në stilin e jetesës mund ta ulin ndjeshëm rrezikun e disa prej llojeve më të zakonshme të kancerit. Fushata ka marrë shtysë edhe nga rezultatet e një studimi masiv që ka konfirmuar pa mëdyshje lidhjen mes diabetit dhe obezitetit me disa lloje kanceri.

Shkencëtarët thonë se një stil i shëndetshëm jetese përfshin pesë faktorë thelbësorë: Të mos pish duhan, ta mbash nën kontroll peshën, aktivitet i rregullt fizik, një dietë e shëndetshme dhe moderim në konsumin e alkoolit.

Duke analizuar të dhëna të grumbulluara nga 340 mijë vetë në gjithë botën, studiuesit në Britani arritën në përfundimin se ata që i plotësonin të pesta këto kritere, kishin 32 për qind më pak gjasa të prekeshin nga kanceri i mushkërive, gjirit ose prostatit, llojet më të përhapura të kancerit.

"Kur analizon faktorë si obeziteti, mund të shohësh rezultate të ndryshme, që nga studimi në studim ndryshojnë fare pak, por kur i krahason të dhënat e tyre në një analizë të gjerë, vërtet të ndihmon të krijosh një ide të qartë të asaj që po ndodh".

Doktoreshë Anne McTiernan, një studiuese në Qendrën "Fred Hutchinson" për Studimin e Kancerit në Siatëll, thotë se ritmi i përhapjes së diabetit dhe obezitetit po rritet pasi ushqimet me nivel të lartë yndyre, sheqeri dhe kripe janë kudo.

Shumë vetë e dinë që duhet t'i shmangin ushqimet e shpejta. Por meqenëse janë të pranishme kudo, shumë vetë e kanë të vështirë të ndryshojnë dietën. Por doktoreshë McTiernan thotë se njerëzit nuk duhet të presin që qeveria ose industria e ushqimeve të shpejta të vendosin për ta.

"Unë do të thosha që duhet të mirinformohen, të ndjekin me kujdes nëse me kalimin e kohës shtojnë peshë, nëse kanë rrezikshmëri më të lartë nga kanceri dhe të zgjedhin se çfarë të bëjnë për vete dhe për familjen", thotë ajo.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara po punojnë për një analizë të thjeshtë gjaku që mund të diktojë disa lloje kanceri në një fazë shmë më të hershme, duke shtuar shanset për të ndalur zhvillimin e tij.

"Për disa njerëz, një tregues i hershëm për kancerin mund të bëhet një udhërrëfyes për t'u ndërgjegjësuar që mund të jenë të rrezikuar dhe për të bërë ndryshime dhe ndoshta marrin iniciativën për këto ndryshime", thotë doktoresha McTiernan.

Ajo thotë se studimet e saj tregojnë se kur dikush që është obez ose mbi peshë, humb peshë apo dikush tjetër fillon të bëjë aktivitete fizike, rreziku i kancerit zvogëlohet mjaft.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Grushte dhe shkelma mes pasagjerëve në bordin e anijes (Video)

Posted: 19 Feb 2018 01:13 AM PST

Një kroçierë e cila prej dhjetë ditësh ndodhet në jug të Paqësorit, është shndërruar në një ankth për pasagjerët.

Në bordin e anijes, duket se ka plasur një konflikt me protagoniste një familje të zhurmshme. Sjellja agresive e grupit ka shkaktuar reagimin e ekuipazhit, që ka marrë me shkelma disa persona në bord. Meduat e huaja raportojnë se janë të paktën 30 pasagjerë të përfshirë në episod.

Atmosfera është bërë aq e zhurmshme, sa që komandanti ka marrë vendimin të ndryshojë drejtimin e udhëtimit: anija nuk është kthyer në Melburn siç ishte programuar, por ka lëvizur drejt brigjeve të Edenit, ku në bord janë ngjitur gjashtë agjentë të policisë, të pritur me ankth nga pasagjerët që i kanë duartrokitur gjatë. Kanë qenë ata që kanë shoqëruar jashtë elementët që shkaktuar zhurmë dhe shqetësim.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sipërmarrjet italiane në Shqipëri, fokus i investimit: Energjia, Infrastruktura dhe Përpunimi Ushqimor

Posted: 19 Feb 2018 01:12 AM PST

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane do të takojnë mbi 200 sipërmarrje shqiptare të regjistruara në takimet B2B, pjese e Forumit e Biznesit Itali-Shqipëri që nis sot.

Gjatë  këtij forumi, ambasadori Alberto Cutillo në fjalën e tij përshëndetëse, tregoi se impenjimi nga të dy palët, ka qenë maksimal në organizimin e këtij eventi.

"Ndonëse italia është partneri tregtar kryesor në Shqipëri, mes dy anëve të Adriatikut ka impenjim për të forcuar marrëdhëniet tregtare."- tha ai.

Duhet pasur në kujdes Integrimi rajonal, si një pikë e rëndësishme, thotë ambasadori. "Shqipëria mund të bëhet dera hyrëse në BE për të gjithë rajonin."

Sforcimet e Shqipërisë për të qenë në BE kanë qenë të mëdha pohon ambasadori, ndaj ai thotë se vendi ynë meriton një datë specifike për anëtarësimin. Kjo, sipas tij do të sillte sfida të tjera, që modeli ekonomik në rastin konkret të ishte kah atij europian.

Ky Forum i kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike si dhe mundësive për bashkëpunim dhe investim që ofron tregu shqiptar. Do të vijojë një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e zv. Ministrit Ivan Scalfarotto, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të Kryetarëve të Agjencisë ICE dhe Konfindustrias Michele Scannavini dhe Vincenzo Boccia, si dhe të zv. Presidentit të Shoqatës Bankare Italiane (ABI) Guido Rosa. Organet e shtypit duhet të regjistrohen duke filluar nga ora 8.00.

Misioni Italian mbërriti në Tiranë të dielën, udhëhequr nga zv. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarotto.

Ivan Scalfarotto, zv ministri i Zhvillimit Ekonomik pranë Misionit Italian tha se Italia ndonëse është shumë afër zgjedhjeve të përgjithshme, nuk hoqi dorë nga iniciativa të tilla që janë tejet pozitive për të dy vendet.

Duke cituar që 10 vitet e fundit shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur me 80%.

Të dhënat e Bankës së Italisë tregojnë që investimet italiane në Shqipëri arrijnë në 3.5 mld euro.

"Kemi shumë gjëra të përbashkëta, gjeografia, kultura, mikpritja. Kjo marrëdhënie duhet të vijojë edhe në aspektin ekonomik që na lidh bashkë. Ka shumë elementë që dua të përmend. Njohja e gjuhës ul kostot mes dy palëve në biznes. Në Shqipëri një punonjës është relativisht më i lirë. Etj. "- tha z. Scalfarotto.

Tri sektorët ku do të fokusohet Misioni, shtoi sakaq ai, është ai Infrastrukturor, Përpunimi Ushqimor dhe Energjia (Green Tech).

"Misionit i Sistemit  është nisma e jashtme më e rëndësishme që Qeveria italiane organizon për të favorizuar ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe do të ketë qëllimin e dyfishtë që të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të përkrahur aktivitete dhe investimet të reja italiane, si dhe për të konsoliduar praninë e shumë kompanive italiane tashmë të pranishme në Shqipëri", deklaroi ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.

Ministri Arben Ahmetaj ndau me të pranishmit histori të publikuara në mediat italiane për të treguar ndihmën e ofruar nga Italia për vendin tonë.

Ahmetaj theksoi se ndërmarrja e reformave të thella strukturore ka kthyer faqen e historisë së vendit, drejt zhvillimit dhe një rritje ekonomike 3.8-3.9%.

"Borxhi publik po ulet, konsumi privat dhe investimet kanë nxitur rritjen. Performanca e eksporteve të shërbimeve dhe mallrave kanë qenë në rritje"-tha ministri.

Shqipëria, ndonëse një treg i vogël me 3mln konsumatorë, e parë në syrin rajonal, ofron shumë mundësi, sipas kreut të Financave shqiptare.

Ndërsa Ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato, u bëri thirrje bizneseve italiane që të eksplorojnë mundësitë e investimeve potenciale në vendin tonë.

"Lehtësimi i procedurave të biznesit, reforma në drejtësi do ta bëjë Shqipërinë një vend shumë tërheqës për të investuar", – tha Qato

"Jemi pranë çdo investimi dhe gjej vendin këtu për ti thënë bizneseve italiane që kuadri ligjor mbështetës dhe taksimi i favorshëm e bën sot më shumë se kurrë Shqipërinë vend i duhur për të investuar."

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Korrupsion me rrugët, Dashamir Xhika e Andi Toma kërkojnë lirinë në Apel

Posted: 19 Feb 2018 01:07 AM PST

Ish-drejtorët e përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma kanë kërkuar ndryshimin masës së sigurisë ndaj tyre. Seanca ndaj dy ish-zyrtarëve është duke u zhvilluar më Gjykatën e Apelit, Durrës.

Xhika dhe Toma u arrestuan disa ditë më parë me urdhër të prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës së Gjinarit dhe rrugës Tiranë-Elbasan.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gafa e madhe e “Daily Mail” për Rita Orën!

Posted: 19 Feb 2018 01:00 AM PST

Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkatdhetarët e saj. Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës. Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

Perfermanca e këngëtares është pasqyruar edhe në mediat më të mëdha botërore, por "Daily Mail" ka bërë gafën e madhe. "Rita Ora feston 10-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës", ishte titulli i tabloidit britanik, edhe pse në tekst nënvizohej takimi që Rita pati me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more