Skip to main content

“Raportet: Fletarrest për një punëtor tjetër të Konsullatës amerikane” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Raportet: Fletarrest për një punëtor tjetër të Konsullatës amerikane” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Raportet: Fletarrest për një punëtor tjetër të Konsullatës amerikane

Posted: 09 Oct 2017 09:19 AM PDT

Raportet nga Turqia thonë se autoritetet kanë paraqitur fletarrest për një punëtor të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, në periudhën kur është krijuar një mospajtim i ashpër ndërmjet dy vendeve, që ka çuar në ndërprejen e pjesës më të madhe të shërbimeve për viza. Mediat turke kanë raportuar sot se i dyshuari ende po kërkohet dhe se bashkëshortja dhe një fëmij i tij janë marrë në pyetje nga policia. Në përgjigje të arrestimit të një punëtori lokal të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll, javën e kaluar, Misioni amerikan në Turqi ka shpallur suspendim të vizave joimigrante në gjithë vendin. Në një kumtesë të mbrëmshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara, theksohet se zhvillimet aktuale e kanë detyruar "ta rivlerësojë përkushtimin e qeverisë së Turqisë për sigurinë e kapaciteteve të Misionit dhe personelit amerikan". Turqia ka shpallur se po ndërmerr masa reciproke, duke thënë se i ka "suspenduar të gjitha shërbimet e vizave joimigrante" në përfaqësitë diplomatike turke në Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia i ka tërhequr vërejtjen Radios Evropa e Lirë

Posted: 09 Oct 2017 08:29 AM PDT

Ministria e drejtësisë e Rusisë i ka tërhequr vërejtjen Radios Evropa e Lirë, se mund të imponohen kufizime në disa operacione të transmetimit në Rusi, në përgjigje të asaj që Moska pretendon se është presion i mediave të financuara nga qeveria ruse, që veprojnë në Shtetet e Bashkuara. Në letrën dërguar sot Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, kjo ministri thekson se operacionet televizive të kanalit Current Time, që është rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, janë nën kuadrin e Nenit 2 të legjislacionit rus për organizatat joqeveritare dhe agjentët e jashtëm, dhe rrjedhimisht, Rusia e mbanë të drejtën e imponimit të kufizimeve në Current Time. Shërbimi në gjuhën ruse i radios Evropa e Lirë/Radio Liria, i njohur si Radio Svoboda, dhe Idel Realii, faqe ruse në Internet që udhëhiqet nga Shërbimi në gjuhën tartare i Radios Evropa e Lirë, kanë marrë letra të ngjashme. "Current Time, Radio Svoboda dhe Idel Realii, janë organizata gazetareske", tha Nenad Pejiq, zëvendëspresident dhe kryeredaktor i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, në përgjigjen ndaj letrës së Ministrisë së drejtësisë së Rusisë, dhe ka shtuar se "ne besojmë se do të jemi në gjendje ta vazhdojmë punën tonë". Agjencitë e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara i kanë analizuar operacionet e së paku dy kompanive mediale ruse në Amerikë, kanalin satelitor televiziv, RT, dhe faqen e lajmeve në Internet, Sputnik. Kompania RT, që financohet nga qeveria e Rusisë, ishte akuzuar në raportin e komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara se ishte njëri prej kanaleve kryesor nëpërmjet të cilit Kremlini ka synuar të ndikoj në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fitues i Çmimit Nobel për ekonomi është amerikani Richard Thaler

Posted: 09 Oct 2017 08:10 AM PDT

Çmimin Nobel 2017 për ekonomi e ka fituar ekonomisti amerikan, Richard Thaler, për punën e tij të fokusuar në "kuptimin e psikologjisë së ekonomisë". Ky çmim njihet zyrtarisht si Sveriges Riksbank Prize. Shpalljen e ka bërë sot në Stokholm, Goeran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Aklademisë suedeze të shkencave. "Akademia mbretërore suedeze e shkencave ka vendosur që çmimi, Sveriges Riksbank Prize, për shkencat ekonomike në përkujtim për Alfred Nobelin, t'i jepet Richard H. Thaler, për kontributet e tij në analizat ekonomike", tha Goeran Hansson. Puna e këtij ekonomisti tregon se si tiparet njerëzore ndikojnë në vendimet individuale dhe në të arriturat e tregut, thuhet në arsyetimin e Komiteti të Nobelit. Zoti Thaler, 72 vjeçar, "është pionier i sjelljes ekonomike, një fushë e kërkimit, në të cilën njohuritë nga studimet psikike zbatohen në vendimarrjen ekonomike", thuhet në analizën e Akademisë së shkencave suedeze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Policia nuk lejon hyrjen e simpatizuesve “problematikë”

Posted: 09 Oct 2017 08:02 AM PDT

Policia e Shqipërisë i ka thënë një grupi të simpatizuesve vendës që të qëndrojë larg ndeshjes së sotme kualifikuese për Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Në kumtesën e mbrëmshme theksohet se grupit, që veten e quan, Illyria Elite, i është ndaluar hyrja në stadiumin në Shkodër, ku zhvillohet takimi, pas "problemeve" në ndeshjen e Shqipërisë në Itali, në muajin mars. Italia e fitoi këtë takim me rezultat 2:0, ndërsa grupi i përmendur kishte hedhur fishekzjarre në terren . Policia, po ashtu, ka theksuar se po ndërmerren masa shtesë të sigurisë për shkak të shqetësimeve për"individët ose grupet ekstremiste dhe të dhunshme". Në këto masa përfshihen edhe kontrollet në vendkalimet kufitare me vendet fqinje, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe masa të shtuara të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, raporton agjencia AP. Ndeshja Shqipëria – Italia, në kuadër të Grupit D të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit nëvitin 2018 në Rusi, fillon në orën 20:45. Kombëtarja e Kosovës në futboll, po ashtu, sonte vonë (20:45) është mysafire e Islandës. Nëse fiton Islanda, atëherë kualifikohet për garat e mëtejshme. Aktualisht Kosova është e fundit në Grupin I kualifikues me vetëm një pikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pendim për kompromiset rreth Gjykatës Speciale

Posted: 09 Oct 2017 07:59 AM PDT

Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë ka ardhur si nevojë politike ndërkombëtare, por Kosova duhet parë atë si një avantazh për të pastruar njollosjen, ka vlerësuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë prezantimit të raportit për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë. Presidenti Thaçi në këtë pikë ka parë anën pozitive të Gjykatës Speciale, por megjithatë, ai ka ngritur dyshime rreth drejtësisë që mund të vendosin Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihet si Gjykata Speciale. "Si presidenti vendit, jam i përkushtuar për të vërtetën dhe pajtimin. Por, Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi, në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë. Shtrohet pyetja, a do ta nxjerrë të vërtetën dhe a do të sjellë pajtim ndëretnik kjo Gjykatë. Të dhënat tuaja flasin se shqiptarët sa më tepër dhe sa më saktë që po informohen, pakënaqësia e tyre po rritet. Ndërkaq, serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi". Presidenti Thaçi ka shtuar se themelimit të Gjykatës Speciale, i kishte paraprirë publikimi i raportit të senatorit zviceran Dick Marty, ku pretendohen se janë kryer krime të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.  Për faktin se Gjykata Speciale merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e rasteve të supozuara të krimeve të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së ndaj popullatës civile serbe, sipas presidentit Thaçi, kjo gjykatë shihet me mosbesim nga shqiptarët. Gjithashtu, siç ka thënë presidenti Thaçi, vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi më shumë si nevojë politike e aktorëve ndërkombëtarë, sesa për drejtësi të mirëfilltë. Sipas tij, Kosova ka pranuar themelimin e Gjykatës Speciale "në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare, nga ana e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, me arsyetimin se duhet t'i kënaqin edhe aktorët tjerë, në veçanti Rusinë dhe Beogradin, në mënyrë që kjo çështje të mos dërgohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara". "Që ta ruaj partneritetin strategjik me Shtetet e bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj Gjykate. Nga bashkësia ndërkombëtare na u premtua se do të mund të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do t'i themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi gjykatën. Bashkësia ndërkombëtare, asnjë nga këto premtime nuk i realizoi. Përkundrazi, Kosovës iu vështirësuar rrugëtimi euroatlantik", u shpreh presidenti Thaçi. Nora Ahmetaj nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, ka theksuar se në Kosovë nuk ka pasur debat lidhur me faktet e mirëfillta se pse është themeluar Gjykata Speciale. Ajo është shprehur mjaft skeptike për efikasitetin e mundshëm të kësaj gjykate. "Unë nuk kam pritje që Gjykata Speciale ndoshta ka me qenë më efikase se EULEX-i ose që nuk do të bëj kompromise politike në dëm të viktimave. Mirëpo, dua ta them emrin e viktimave, sepse kur viktima e sheh kriminelin ose keqbërësin prapa grilave, në burg ose që ndëshkohet, atëherë ai e gjen një lloj prehjeje", tha Ahmetaj. Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benesh, e cila ka qenë e pranishme në debat, ka thënë se mandati i gjykatës është gjykimi i drejtë. "Mandati ynë është gjithashtu që të informojmë në mënyrë objektive për atë se çfarë po ndodhë, si dhe të ofrojmë të gjitha informacionet për argumentet relevante dhe procedurat", tha Benesh. Sidoqoftë, bazuar në raportin e publikuar nga organizatat joqeveritare, i cili është i bazuar në hulumtim të opinionit, 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të gatshëm të protestojnë në rast se Gjykata Speciale i akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së. Madje, 36 për qind e tyre, janë shprehur se do të ishin në gjendje të vepronin për ta parandaluar ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Perceptimi publik për sigurinë e dëshmitarëve është i ulët. Rreth 82 për qind e serbëve dhe 49 për qind e shqiptarëve të anketuar, besojnë se nuk ka siguri për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria konstaton vonesa në zbatimin e MSA-së

Posted: 09 Oct 2017 06:53 AM PDT

Institucionet e Kosovës janë vonuar me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) e cila ka hyrë në fuqi që nga prilli i vitit 2016, kanë konstatuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ishte konsideruar si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane për Kosovën. Gjatë një takimi të rregullt të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane është kërkuar që të vendoset një metodologji e punës në ministritë përkatëse, si dhe të fillohet të punohet në drejtim të zbatimit të proceseve integruese. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar punë konkrete në zbatimin e MSA-së, nga përgjegjësit e institucioneve të vendit. Ai u ka dhënë të drejtën ministrave, që drejtorët e departamenteve përkatëse që nuk tregohen të aftë të çojnë përpara agjendën evropian, të largohen dhe të sillen në poste njerëz tjerë. "Ministrat në takimet e para të mëngjesit me këshilltarët, me drejtorët e departamenteve apo me njerëzit e ngarkuar, të kërkojnë direkt temat. Ata që iu ndihmojnë në këto tema shpërbleni, ata që nuk ndihmojnë këto tema mënjanoni, ndërroni, sillni dikë tjetër në mënyrë që të mos dështojë agjenda". "Kjo është e drejtë të bëhet dhe është mirë të veprojnë të gjithë kështu. Siç e dini, kemi vonesa të mëdha në zbatimin e MSA-së, një kohë të gjatë nuk ka ndodhur asgjë , apo shumë pak", tha Haradinaj. Në anën tjetër, edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka kërkuar angazhim të shtuar në përmbushjen dhe zbatimin e agjendës së reformave evropiane. "Duhet të kërkojmë përkushtimin dhe seriozitetin në zbatimin e prioriteteve, konkretisht duke promovuar qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë, përmirësuar klimën e investimeve dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe aftësimit të lartë", tha Hoxha. Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 është thënë se do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro, ku nga kjo shumë e mjeteve do të përfitojnë edhe prodhuesit nga Kosova. Autoritetet e Kosovës, edhe sipas përfaqësuesve të bizneseve nuk janë treguar të vëmendshme në zbatimin sa më të mirë të kësaj marrëveshjeje dhe mundësive që ajo i ofron shtetit të Kosovës. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pati thënë për Radion Evropa e Lirë se sektori privat nuk ka pasur mbështetje institucionale që të absorbojnë mundësit që ofron MSA-ja. "Duhet të kuptohet që rrugët që komunikohen për absorbimin e mundësive nga Bashkimi Evropian janë projekte, studime fizibiliteti, por të gjitha këto duhet të bazohen në shtyllat kryesore, e ato janë ekspertiza shkencore dhe sundimi i rendit, e ku Kosova, në këto dy shtylla, ka ngecur dhe është duke ngecur. Në këtë drejtim, është koha që të punohet më shumë në fuqizimin e tyre nëse mendojmë që të ketë efekte MSA-ja", ka thënë Gërxhaliu. MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile t'i përmbushin standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sarajevë: Lirohen dy të dyshuar për krime lufte

Posted: 09 Oct 2017 06:30 AM PDT

Mbështetësit kanë përshëndetur dy veteranë të luftës së Bosnjës, pasi një Gjykatë në Sarajevë, i ka liruar ata nga akuzat për krime lufte. Sabahudin Muhic, ushtar i ushtrisë myslimane të Bosnjës, është larguar nga gjykata. Po ashtu, Naser Oric, u largua nga ndërtesa e gjykatës. Oric, ishte komandant i forcave myslimane të Bosnjës, në rajonin e Srebrenicës. Oric dhe Muhic, ishin akuzuar për vrasjen e tre të burgosurve të luftës, me etni serbe më 1992. Oric konsiderohet hero nga shumë boshnjakë, për rolin e tij në mbrojtje të myslimanëve në luftën gjatë viteve 1992-95 në Bosnjë. (Video: Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rriten tensionet në ditët përmbyllëse të fushatës

Posted: 09 Oct 2017 06:02 AM PDT

Maqedonia ka hyrë në javën e fundit të fushatës elektorale, para zgjedhjeve lokale të së dielës më 15 tetor. Për dallim nga pjesa e parë e cila u karakterizua me fushatë kryesisht të qetë dhe pa incidente, pjesa e dytë e fushatës është përcjell me rritje tensionesh. Një kandidat i pavarur për këshilltar është vrarë në Kërçovë, por vrasja thuhet të mos ketë pasur lidhje me politikën. Një tjetër kandidat për kryetar komune është kërcënuar me vdekje, ndërsa një i tretë është rrahur brutalisht nga aktivist të partisë kundërshtare. Gjatë kësaj periudhe janë demoluar të paktën dhjetë shtabe partiake. Ministria e Brendshme ka konfirmuar të gjitha këto incidente dhe ka njoftuar se është duke punuar për zbardhjen e plotë të tyre. "Pavarësisht se kush nga cila parti vjen, apo se simpatizantë i cilës partitë është, në raste të këtillë MPB-ja prioritet kryesor do të këtë respektimin e ligjit, i cili duhet të vlejë njësoj për të gjithë. Çdo përpjekje që të fshihet pas policisë se është e 'jona' apo e 'atyre' do të merr përgjigjen e merituar ligjore", ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Nga MPB-ja thonë se procesi zgjedhor i dedikohet prezantimit të kandidatëve dhe programeve të tyre para elektoratit, si mënyra e vetme që qytetarët të njoftohem me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, andaj edhe do të veprojë me të gjitha forcat për respektimin e kësaj vlere të demokracisë. Parregullsitë në fazën e tyre të fushatës elektorale janë evidentuar edhe nga "MOST", organizata më e madhe joqeveritare për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor. "Jemi dëshmitar të demolimit të dhjetë shtabeve zgjedhore të katër partive më të mëdha politike, si dhe të dëmtimit të materialit zgjedhor në gjashtë komuna të tjera. Për dallim nga pjesa e parë, tani janë regjistruar edhe incidente tjera me pasojë lëndimin e aktivistëve partiakë. Gjithashtu kemi regjistruar edhe raste të keqpërdorimit të resurseve shtetërore nga kandidatët për kryetarë të komunave", thuhet në njoftimin e asociacionit qytetar "MOST", e cila i bënë thirrje partive që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mundësojnë një fushatë elektorale demokratike. Njohësit e çështjeve politike thonë se partitë duhet të përmbahen nga aktet e dhunës, pasi zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në presione të mëdha të krizës politike dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, dëshmuan se vullnetin e popullit nuk mund ta ndalë askush. "Nëse analizohet e tërë fushata elektorale dhe nëse i bëhet një krahasim me atë të viteve të kaluara, tani kemi një situatë që më të mirë sa i përket kodeksit etik të përgjithshëm. Kemi situata kur votuesi tani e ka kuptuar se nuk është ai që shkakton incidentet, por këtë bëjnë partitë politike të cilët të nxisin dhunë dhe në anën tjetër të heshtin. Fushata elektorale në publik apo sipërfaqësisht duket e qetë, por në brendinë e saj ka tensione apo tendenca për të pasur dhunë apo për të pasur incidente edhe më të mëdha", thotë Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale dhe njohës i çështjeve politike. Zgjedhjet e 15 tetorit shihen si testi kryesor për partitë kryesore politike, para se gjithash ato maqedonase të cilat në zgjedhjet e 11 dhjetorit dolën me një rezultat thuajse të barabartë. Me interes pritet rezultati edhe tek partitë shqiptare pas daljes së partive të reja, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat së bashku me LSDM-së përgjysmuan votat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Fushata elektorale në Maqedoni zgjat 20 ditë, ndërsa më 15 tetor zgjidhen kryetarët e 80 komunave dhe të Shkupit që është njësi e veçantë të pushtetit lokal.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO: Nuk duam luftë të ftohtë me Rusinë

Posted: 09 Oct 2017 05:57 AM PDT

NATO nuk do "luftë të re të ftohtë" me Rusinë, ka thënë kështu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përfundim të asamblesë parlamentare katërditore të aleancës. "Ne nuk brengosemi për mungesën e transparencës (nga Rusia) kur bëhet fjalë për manovra ushtarake", ka thënë Stoltenberg në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Ai ka përmendur manovrat Zapad që Rusia i ka mbajtur me Bjellorusinë në shtator, në të cilat ishin të përfshira qindra trupa ushtarake, e që kjo ngjalli pakënaqësi rreth qëllimeve të Moskës për ndërhyrje të mundshme ushtarake në Ukrainë. Stoltenberg, në atë kohë pati thënë se "Rusia është fqinji ynë...ne nuk duam ta izolojmë Rusinë, nuk duam një luftë të re të ftohtë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atambaev anulon vizitën në Rusi

Posted: 09 Oct 2017 05:27 AM PDT

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka anuluar vizitën e tij në Rusi, në samitin "Komuniteti i Shteteve të Pavarura" (CIS), që do të mbahet këtë javë. Shërbimi për shtyp i Atambaevit kanë thënë më 9 tetor, se delegacioni i Krigizisë në CIS, do të udhëhiqet nga kryeministri Sapar Isakov, derisa Atambaev do të qëndroj në Bishkek. Atambaev është cituar të ketë thënë se ky ndryshim i planeve është bërë ngase ai po frikësohet për trazira të dhunshme gjatë zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor. "Duke marrë parasyshë se... disa politikanë kanë planifikuar protesta në ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe elemente kriminale, po ashtu edhe mbështetjen financiare të këtyre kandidatëve nga jashtë, presidenti ka vendosur të ndërprej vizitën e tij të punës për të garantuar rregull dhe siguri në vend', ka thënë zyra e Atambaev.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kandidojnë për kryetarë të komunave me premtimin për ulje të papunësisë

Posted: 09 Oct 2017 05:13 AM PDT

Hapja e vendeve të reja të punës mbetet njëri prej premtimeve kryesore edhe gjatë fushatës aktuale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor në Kosovë. Ekspertë të ekonomisë pohojnë se kandidatët për kryetarë të komunave po e shfrytëzojnë situatën e përgjithshme ekonomike dhe po kërkojnë vota në këmbim të vendeve të punës. Por, bazuar në të dhënat zyrtare për shkallën e papunësisë, pastaj në trendet aktuale të zhvillimit ekonomik dhe situatën e rëndë në sektorin privat, sipas tyre, lë pak hapësirë që këto premtime të përmbushen. Në takime më qytetarët, shumica e kandidatëve për kryetarë të komunave po premtojnë shifra të ndryshme për hapjen e vendeve të reja të punës, duke filluar nga tre mijë deri në 30 mijë vende të reja pune për komuna të caktuara gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar. Papunësia paraqitet problem kryesorë pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës. Kështu thuhet edhe në një raport të publikuar nga Organizata joqeveritare Forumi për Iniciativa Qytetare, e njohur me shkurtesën FIQ.  Merita Mustafa, zhvilluese e programeve në këtë organizatë, tha për Radion Evropa e Lirë se në shumicën e komunave, qytetarët e kanë potencuar si çështje kryesore mungesën e vendeve të punës dhe projekteve zhvillimore. Një gjendje e tillë, theksohet në raport, inkurajon familjet, e sidomos të rinjtë që ta lëshojnë vendin duke lëvizur nga viset rurale për në kryeqytetin e Kosovës, apo edhe deri në shtetet evropiane nëpërmjet emigracionit ilegal. "Problemi që ka kryesuar këtu, ka qenë gjithmonë papunësia, që dihet se shkaktohet nga shumë faktorë në vend. Mirëpo e kemi vërejtur se ka munguar iniciativa dhe vizioni i komunave për të zvogëluar shkallën e papunësisë", thotë Mustafa. Eksperti i çështjeve ekonomike, Lekë Musa thotë se kandidatët për kryetarë para se të premtojnë punësim masiv gjatë fushatave zgjedhore duhet të deklarojnë burimet e financimit dhe sektorët ku mund të punësohen qytetarët. "Unë mendoj se për shifrat të cilat po paraqiten vërehet se nuk ka ndonjë analizë të mirëfilltë për t'u dukur më serioz. E vërteta qëndron se nuk ka ofrohet ndonjë analizë që mbështetë këto premtime. Sepse krijimi i vendeve të reja të punës kërkon edhe një kosto shtesë që duhet të mbështetet ose nga investimet private ose nga politikat publike", thotë Musa. Premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës i marrin me rezerva edhe vet qytetarët. Ata i konsiderojnë ato, premtime absurde dhe të parealizueshme. Agim Jashari nga Prishtina thotë se nuk u beson premtimeve të asnjë kandidati të partive politike sa i përket punësimit. Praktikat e deritashme, sipas tij, kanë treguar se pas marrjes së pushtetit, të gjitha premtimet bien në harresë. "Nuk i besoj asnjë partie politike. Ata punojnë vetëm për vete, jo për qytetarët. Vazhdimisht premtojnë hapjen e vendeve të reja të punës, por asnjëherë nuk realizohen", tha Jashari.  Edhe një qytetare tjetër nga Prishtina, Hana Berisha, i merr shumë me rezerva premtimet në fushatë. "Në Kosovë nuk ka ndërmarrje të mëdha ku mund të punësohen të papunët. Problem është rinia, përfundojnë studimet dhe mbesin rrugëve. Lutem që këto premtime të realizohen, por nuk besoj", thotë Berisha.  Ndryshe, eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, konsideron se me politika dhe vendime më të favorshme, mund të ndikohet në një masë në krijimin e vendeve të reja të punës. "Ajo që mund të ndikohet është krijimi i disa zonave industriale, duke stimuluar krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorë të ndryshëm, apo edhe duke formuar zona të ndryshme afariste, të cilat mund të stimulojnë në turizmin rural, pastaj duke investuar edhe në bujqësi", ka thënë Musa.  Ndërkaq, Merita Mustafa, vlerëson se shkalla e papunësisë mund të ulet nëse ekziston vullneti dhe dëshira e nivelit komunal, por më ndihmën e nivelit qendror. "Duke ofruar hapësira komunale për biznese më çmime të ulëta, pastaj ulja e taksave edhe projekte tjera që kanë të bëjnë më punësimin e të rinjve. Pra, gjithmonë komuna nëse ka kreativitet dhe ka kuadro brenda, mund të ndihmojnë në uljen e papunësisë", thotë Mustafa.  Sidoqoftë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e përgjithshme e papunësisë është 30.6 për qind, kurse shkalla e papunësisë te të rinjtë është 60 për qind.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE do të filloj bisedimet me Kirgizinë rreth marrëveshjes së re

Posted: 09 Oct 2017 04:32 AM PDT

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, i kanë dhënë Komisionit Evropian dhe shefes për politikë të Jashtme, Frederica Mogherinit, një mandat për të negociuar  marrëveshjen e re politike në mes të BE-së dhe Krigizisë. Deklarata bën të ditur se "partneriteti" Bruksel- Bishkek, bazohen në "përkushtimin e Kirgizisë për të ndërmarrë reforma që përforcojnë demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit, gjykata të pavarura dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik". Kjo deklaratë erdhi vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale në Krigizi, më 15 tetor. BE pret që këto zgjedhje " të jenë në përputhje me obligimet ndërkombëtare, në mbajtjen e zgjedhjeve kredibile, gjithëpërfshirëse dhe transparente". Kritikët e presidentit të Krigizisë, Almazbek Atambaev, i cili e ka të ndaluar me kushtetutë të kërkoj një mandat të dytë, e kanë akuzuar se po përdor ndikimin e tij për të mbështetur kanidatin e partisë në pushtet.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata e Bosnjës liron ish-komandantin e dyshuar për krime lufte

Posted: 09 Oct 2017 04:08 AM PDT

Një gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka liruar nga akuzat, Naser Oric, komandantin e forcave myslimane të Bosnjën në Srebrenicë, gjatë konfliktit të viteve të 90-ta. Gjykata shtetërore për krime të luftës në Sarajevë, ka liruar Oricun, nga akuzat për vrasjen e tre të burgosurve serbë në zonën e Srebrenicës, në vitin 1992. Edhe një ushtarë tjetër boshnjak, Saabahudin Muhic, po ashtu është shpallur i pafajshëm. "I akuzuari Naser Oric dhe Sagahudin Muhic, janë liruar nga akuzat për shkelje të dispozitave të  Konventës së Gjenevës", ka thënë gjykatësja, Saban Maksumic. Të afërmit e viktimave serbe kanë dalur nga salla e gjyqit në shenjë proteste ndaj vendimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dekreti i Putinit lejon shtetasit e huaj të luftojnë me ushtarët rusë jashtë vendit

Posted: 09 Oct 2017 03:40 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që i lejon shtetasit e huaj që shërbejnë në ushtrinë ruse, të marrin pjesë në operacionet ushtarake jashtë vendit, në baza kontraktuale. Sipas ndryshimeve, shtetasit e huaj, që shërbejnë në ushtrinë ruse, mund "të marrin pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe kundër terrorizmit", si kontraktues. Dekreti mbi ndryshimet e ligjit rus të shërbimit ushtarak, ishte publikuar më 9 nëntor. Putini në vitin 2013, kishte nënshkruar një ligj që lejon shtetasit e huaj, në baza kontraktuale të shërbejnë si ushtarë, marinarë dhe rreshterë, por jo si oficerë. Rusia po ndërmerr operacione ushtarake, në Lindjen e Mesme, duke mbështetur forcat qeveritare të presidentit sirian, Bashar al- Assad.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi i zhgënjyer me ndërkombëtarët rreth Gjykatës Speciale

Posted: 09 Oct 2017 03:05 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngritur dyshime rreth drejtësisë që mund të vendosë Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë. Këto qëndrime, Thaçi i ka shprehur gjatë prezantimit të raportit për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë. "Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë", ka thënë ai, duke shtuar se "shqiptarëve po u rritet pakënaqësia, ndërsa serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi". Thaçi ka potencuar faktin se kjo Gjykatë po shihet me shumë rezerva nga shqiptarët, pasi që do të merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e rasteve të supozuara të krimeve të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së ndaj popullatës civile serbe. "Të gjithë flasin dhe punojnë që askush të mos jetë mbi ligjin", theksoi Thaçi. Por, tani, sipas tij, me krijimin e kësaj Gjykate e cila do të merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e krimeve të supozuara vetëm të njërës palë, kjo ka nënvizuar ai, nga shqiptarët shihet me mosbesim. Kjo Gjykatë, sipas presidentit të Kosovës, "mund të sjellë privim të disave nga liria, por jo drejtësi dhe pajtim ndëretnik". Sidoqoftë, Thaçi i ka vlerësuar edhe anët, sipas tij, pozitive të instalimit të kësaj Gjykate ndërkombëtare. "Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është avantazh për Kosovën. Shpesh thuhet se për Kosovën qëndron një re e zezë që duhet ta largojmë. Por, të jem i qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia", tha presidenti Thaçi. E njohur me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, mandati i saj përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000. Këto pretendime fillimisht ishin ngritur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty të prezantuar para Këshillit Evropian. "Publikimi i raportit të Dick Martyt nuk ka qenë aksidental, por i motivuar politikisht sepse u publikua një ditë pas publikimit të rezultateve 2010", ka thënë Thaçi.  Ai ka sqaruar se institucionet e Kosovës e kanë votuar Ligjin për themelimin e kësaj gjykate, ngase atë kohë, kishte presione ndërkombëtare. "Pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës", tha Thaçi, ndërkohë që tha se ka mbetur i zhgënjyer me bashkësinë ndërkombëtare në periudhën pas miratimit. Sipas tij, Kosova i kryejti obligimet e veta, por zotimet nuk i çoi në vend faktori ndërkombëtar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet dhëndrri i ish-kryeministrit pakistanez

Posted: 09 Oct 2017 02:55 AM PDT

Është arrestuar dhëndrri i ish-kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, nën akuzat për korrupsion. Ministri i kabinetit, Talal Chaudhry, ka thënë se Muhammad Safdari, ishte arrestuar në aeroportin e Islamabadit, pas kthimit të tij nga Londra. Ai u arrestua vetëm pak orë përpara se ai dhe bashkëshortja e tij, Maryam Nawaz do të dilnin para gjykatës kundër korrupsion.  Ish-presidenti pakistanez, Nawaz Sharif, vajza e tij, dhëndrri dhe dy djemtë po përballen me akuza për korrupsion. Sharif ishte përjashtuar nga detyra në Korrik, ndërsa ka mohuar çdo keqbërje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Së paku 12 Rohingya të vdekur nga fundosja e anijes

Posted: 09 Oct 2017 02:12 AM PDT

Së paku 12 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë ende janë të zhdukur, pasi një anije që po transportonte refugjatët Rohingya është përmbysur. Zyrtari nga rojet e kufirit, Abdul Jalili, ka thënë se 12 trupa janë gjetur pas përmbytjes së anijes. Jali bëri të ditur se në mesin e të vdekurve, ishin 10 fëmijë, një grua në moshë dhe një burrë. Zyrtarët thonë se anija u përmbys, në lumin Naf, pasi ishte e stërmbushur me rreth 100 persona.   Më shumë se 400 mijë Rohingya kanë braktisur shtetin Rakhine me shumicë budiste, për në kampet e Bangladeshit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia dhe SHBA-ja pezullojnë shumicën e shërbimeve të vizave

Posted: 09 Oct 2017 01:45 AM PDT

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kufizuan shërbimet e vizave, pasi një punonjës i Konsullatës amerikane, me shtetësi turke, u arrestua në Stamboll nën akuzat për spiunim. Tensionet diplomatike midis dy aleatëve të vjetër filluan më 8 tetor, kur Ambasada e Uashingtonit në Ankara tha se SHBA do të pezullojë të gjitha shërbimet e vizave jomigruese në Turqi, pas arrestimit të punonjësit. Në njoftim u tha se ngjarjet e fundit e kanë detyruar atë "të rivlerësojë angazhimin e Qeverisë së Turqisë për sigurinë e personelit dhe të objekteve të misionit amerikan". Po ashtu u tha se pezullimi i vizave jomigruese "hyn në fuqi menjëherë". Turqia u përgjigj, duke thënë se edhe ajo "ka pezulluar të gjitha shërbimet e vizave jomigruese" në objektet diplomatike turke në SHBA. Në një deklaratë të mëvonshme, Turqia shkoi edhe më larg duke thënë se "ka pezulluar të gjitha shërbimet e vizave" dhe duke lënë kështu disa paqartësi për masat që po ndërmerr. Mosmarrëveshja e fundit vjen pasi mediat turke raportuan se një punonjës lokal i Konsullatës amerikane në Stamboll u arrestua më 4 tetor, nën akuzat se ka lidhje me grupin e klerikut fetar, Fethuallah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ka orkestruar përpjekjen për grushtshtet ndaj Qeverisë, korrikun e kaluar. Ankaraja i ka kërkuar Uashingtonit ta ekstradojë Gulenin, i cili me vite jeton në mërgim në SHBA. Kleriku ka mohuar se ka ndonjë lidhje me puçin e dështuar. Punonjësi i arrestuar i Konsullatës amerikane, i identifikuar si Metin Topuz, është akuzuar formalisht për spiunim dhe përpjekje për të rrëzuar Qeverinë turke, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu. Më 5 tetor, Ambasada amerikane tha se SHBA është "thellësisht e shqetësuar me arrestimin". "Mendojmë se këto akuza janë krejtësisht pa bazë", tha ambasada. Edhe pse janë aleatë në NATO, tensionet midis dy vendeve janë rritur për shkak të Gulenit dhe mbështetjes ushtarake të SHBA-së për luftëtarët kurdë në Siri. Ankaraja i konsideron këta luftëtarë si bashkëpunëtorë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i cili për tri dekada ka bërë kryengritje në juglindje të Turqisë. Turqia dhe SHBA-ja po ashtu janë ndeshur për shkak të akuzave që kanë ngritur prokurorët amerikanë ndaj 15 pjesëtarëve të sigurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pas një grindjeje në Uashington, më 16 maj. Pesëmbëdhjetë oficerë turq të sigurisë kanë qenë në mesin e 19 personave që prokurorët amerikanë i kanë akuzuar për përleshjet midis protestuesve dhe rojeve të Erdoganit, jashtë rezidencës së ambasadorit turk. Ministria e Jashtme turke i ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar si "të njëanshme". Shtetet e Bashkuara, së bashku me shumë vende të tjera perëndimore, po ashtu kanë qenë shumë kritike ndaj shtypjes që u ka bërë Turqia disidentëve, pas përpjekjes për puç kundër Qeverisë së Erdoganit, më 15 korrik të vitit 2016. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryqi i Kuq do të reduktojë stafin në Afganistan

Posted: 09 Oct 2017 01:42 AM PDT

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), kanë raportuar se do të zvogëlojnë në mënyrë drastike, operacionet e tyre në Afganistan. Kjo deklaratë erdhi pas vrasjes së shtatë punonjësve të Kryqit të Kuq, nga një sulm në Afganistan. Deklarata e komitetit të Kryqit të Kuq, nënvizon sigurinë e përkeqësuar për punëtorët që operojnë  në vendin e shkatërruar nga lufta. "Ekspozimi nga rrezikut është bërë  brenga dhe sfida jonë më e madhe", ka thënë Monika Zanarelli, shefe e Kryqit të Kuq në Afganistan. "Nuk kemi zgjidhje tjetër, përpos të reduktojmë drastikisht prezencën tonë në Afganistan", ka shtuar ajo. Sipas ushtrisë amerikane, qeveria afgane kontrollon jo më shumë se 60 përqind të vendit, pjesa tjetër kontrollohet nga talebanët dhe grupet tjera kryengritëse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirohet aktivisti uzbek pas nëntë viteve burgim

Posted: 09 Oct 2017 01:21 AM PDT

Aktivisti uzbek i të drejtave të njeriut, Agzam Turgunov, është liruar disa muaj më parë, pas nëntë viteve burgim. Turgonov, është njëri ndër të burgosurit politik që u lirua që kur presidenti, Shavkat Mirziyoev, erdhi në detyrë, vlerësojnë analistët. Pjesëtari nga partia opozitare, Erk, lideri i grupit për të drejtat e njeriut, Mazlum, ishte dënuar me 10 vite burgim në vitin 2008, nën akuza të pabaza dhe të motivuara politikisht. Human Rights Watch, kanë raportuar se pesë të burgosur politikë janë liruar që kur presidenti Mirizyoev, mori detyrën. Një raport tjetër nga një grup për të drejtat e njeriut në SHBA kanë thënë se, Mirziyoev po bën hapa përpara në hapjen e vendit. Sipas tyre, komuniteti ndërkombëtarë duhet "të pranojë ndryshimet pozitive në vend dhe të vazhdoj të mbështesë qeverinë me reforma për një Uzbekistan më të begatë, sigurtë dhe pluralist".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more