Ora News: “Meta takon Haradinajn: Të heqim çdo barriere burokratike mes dy vendeve” plus 9 more |
- Meta takon Haradinajn: Të heqim çdo barriere burokratike mes dy vendeve
- Kim Kardashian në supermarket me reçipeta transparente
- Aksion blic në Shkodër, arrestohet 2 të kërkuar, njëri i dënuar me 25 vjet burg
- Ngjela: Marrëzi e Ramës për gjeneralizimin e TVSH-së
- Seks në këmbim të karrierës, Lindsay Lohan në mbrojtje të producentit
- Sot në Kuvend debati për Komisionin e Reformës Zgjedhore
- Trishtimi i zonjës Wolfl me Edi Ramën
- Anëtarja britanike e ISIS vritet bashkë me djalin e saj 12 vjeç
- Zjarret në Kaliforni, rritet në 21 bilanci i viktimave
- Mogherini: Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi në dhjetor
Meta takon Haradinajn: Të heqim çdo barriere burokratike mes dy vendeve Posted: 12 Oct 2017 12:06 AM PDT Në vijim të vizitës shtetërore në Kosovë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua sot me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryemininstrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dalibor Jevtiq dhe Dardan Gashi. Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore, Presidenti Meta theksoi se ka ardhur koha që këto marrëdhënie të pasurohen më shumë dhe çështjet e prekshme e konkrete të gjejnë zgjidhje për qytetarët e të dy shteteve veçanërisht nëpërmjet agjendës së përbashkët të dy qeverive, duke u fokusuar tek infrastruktura, arsimi, lëvizja e lirë dhe heqja e çdo barriere burokratike ndërmjet dy vendeve tona Presidenti Meta theksoi rëndësinë e trajtimit të të gjitha çështjeve dypalëshe, të cilat mund të marrin udhë përmes vendimmarrjes politike gjatë takimit të ardhshëm të dy qeverive. Ai u shpreh plotësisht në mbështetje të këtij procesi me rëndësi jetike si për qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në dobi të marrëdhënieve strategjike e vëllazërore ndërmjet nesh. Gjithashtu, Presidenti Meta e siguroi edhe Kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e fortë e të gjithanshmme të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta iu referua nevojës së madhe për liberalizimin sa më shpejt të regjimit të vizava nga ana e BE-së për qytetarët e Kosovës dhe, duke iu referuar kushtëzimit të demarkacionint të kufirit me Malin e Zi, si një sfidë tashmë të pashmangshme, shprehu besimin se kjo çështje do të gjente një zgjidhje të shpejtë në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë me këtë vend fqinj. Ndërsa, duke vlerësuar nevojën e vazhdimin dhe përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Meta u shpreh se vijimi dhe konkretizimi i këtij dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për këto dy vende por edhe për të gjithë rajonin sigurinë dhe të ardhmen e tij. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kim Kardashian në supermarket me reçipeta transparente Posted: 12 Oct 2017 12:02 AM PDT Kim Kardashian njihet për ekspozimin e formave të saj bombastike në rrjetet sociale. Por ylli i televizione është shfaqur me reçipeta transparente edhe në supermaket. Me një fund të zi mbas trup dhe një pallto të zezë lëkure 36-vjeçarja dukej shumë seksi dhe tërheqëse.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Aksion blic në Shkodër, arrestohet 2 të kërkuar, njëri i dënuar me 25 vjet burg Posted: 11 Oct 2017 11:53 PM PDT Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Shkodrës gjatë mbrëmjes së djeshme në një operacion blic. Të pozicionuar në kryqezime, përmes lëvizjeve të shpeshta dhe ndalimeve blic, janë arritur të arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre rezulton të jetë i dënuar me 25 vjet burg ndërsa tjetri për plagosje. Operacioni i zhvilluar në kuadër të masave “Vjeshtë” për personat në kërkim, mjetet me xhamat e zinj, levizjet me armë etj pritet të vazhdojë. Në minutat në vijim pritet një informacion i detajuar i policisë së Shkodrës në lidhje me këtë operacion. Mesohet se ka patur edhe ndëshkime të shumta me gjobë si dhe bllokim dokumentacioni. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ngjela: Marrëzi e Ramës për gjeneralizimin e TVSH-së Posted: 11 Oct 2017 11:40 PM PDT Avokati Spartak Ngjela thotë se ideja për të vendosur taksimin gjeneral për biznesin e vogël është një ide e marrë e Ramës. Një postimi në rrjetet sociale Ngjela ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama, i cili thote se këtë e bën për të mbajtur pushtetin e tij personal duke zhytur edhe më thellë varfërinë shqiptare. Reagimi i Spartak Ngjelës A e kuptoni marrëzinë Rama për gjeneralizimin e TVSH- së. Ja ky është kryeministri që keni; por është i lig, por naiv. Asgjë nuk do të arrijë: do rrëzohet nga mungesa e parasë sikurse edhe Ramiz Alia. I. Pse çfarë e dini Enver Hoxhën ju, gjeni siç thotë Rama? Jo mo jo, thjesht një gjimnazit mediokër që çoi shqiptarët në mjerim se vetë atë e kapi reforma antistaliniane për krimet që kishte kryer. Nuk donte të përgjigjej, dhe e morri Shqipërinë dhe e degdisi në Kinë. Kurse mësuesin e vizatimit e kap Reforma në Drejtësi në tre rregjistra: vetë, familjen dhe shokët e tij të pasuruar nga ai vetë. Është i humbur… E kujtoi politikën dhe pushtetin një telajo kanavace ku mund të zhgarravitë çfarë të dojë, dhe të kënaqet me zhgarravinat e tij. II. Masa tjetër varfëruese e tij kundër shqiptarëve është rritja pa fre e borxhit, dhe kërkon të dëbojë FMN- në nga Shqipëria që të zhvasë popullin e varfër shqiptar. Kjo është një kohë që nuk çahet dot. Dhe si e sollën punët rranë në humnerë me të njëjtin kamion, edhe Berisha edhe Rama. Ramiz Alia, mendoi të rrinte në pushtet me tufëzat dhe arrëzat, dhe iku pa kuptuar asgjë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Seks në këmbim të karrierës, Lindsay Lohan në mbrojtje të producentit Posted: 11 Oct 2017 11:36 PM PDT Skandali seksual që ka përfshirë Hollywood ka ndarë edhe yjet më të mëdha të showbiz përsa i përket qëndrimeve të tyre. Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Lindsay Lohan ka dalë në mbrojtje të një nga producentëve më të mëdhenj Harvey Weinstein. Manjati i filmave akuzohet për ngacmim seksual dhe përdhunim nga aktore të famshme, midis tyre dhe Angelina Jolie. Lohan shprehu mbështetjen e saj për Weinstein në një video në Instagram, të cilën e fshiu vetëm një orë më vonë. Sipas revistës People aktorja e ka postuar videon nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku aktualisht jeton. "Ndihem shumë keq për Harvey Weinstein. Nuk mendoj se është e drejtë ajo që po ndodh." Lohan tha se gruaja e 65-vjeçarit, Georgina Chapman duhet të qëndrojë me të. Georgina deklaroi të martën se është ndarë nga bashkëshorti i saj pas skandalit. "Ai kurrë nuk më ka bërë gjë mua, ne kemi bërë disa filma së bashku. Mendoj se e gjitha kjo duhet të ndalet."
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Sot në Kuvend debati për Komisionin e Reformës Zgjedhore Posted: 11 Oct 2017 11:31 PM PDT Ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të diskutohet sot në Parlament. Ky projektvendim i bë shkak i tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e javës së kaluar. Opozita ishte përgatitur për ta debatuar por mazhoranca e shtyu me një javë debatin. Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren pasi kërkonin që debati dhe diskutimi për këtë pr/vendim të bëhej atë ditë. Por, bllokimi i foltores bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca kreun e PD Lulzim Basha. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Trishtimi i zonjës Wolfl me Edi Ramën Posted: 11 Oct 2017 10:59 PM PDT Duke qënë një intervistë me shkrim, pra pa video, ajo e "Der Standard" me Edi Ramën, na mbetet vecse ta përfytyrojmë se si gazetarja Adelheid Wolfl, një njohëse e mirë e Ballkanit, hepohet nga karrigia, përtypet, bën një hap pas, mbledh veten, hidhet sërish, dhe pyet. Ajo ngjan se insiston në një pikë; nëse kishte debat brenda Partisë Socialiste për emërimin e Rucit në krye të Kuvendit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Anëtarja britanike e ISIS vritet bashkë me djalin e saj 12 vjeç Posted: 11 Oct 2017 10:57 PM PDT Xhihadistja britanike, Sally Jones është vrarë nga sulmet me dron bashkë me djalin e saj 12 vjeç, thuhet në një raport, shkruajnë neduat britanike. Megjithëse besohet se ajo është e vdekur, është e pamundur të jetë kategorike duke pasur parasysh pamundësinë për të mbledhur prova në terren. Anëtarët e tjerë të Isis janë raportuar të vdekur por më pas janë rishfaqur. Por tani, duke iu referuar The Sun- ajo është vrarë pas sulmeve të SHBA-së. Ajo është konsideruar si gruaja më e kërkuar britanike, e njohur si rekrutja e Shtetit Islamik. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Zjarret në Kaliforni, rritet në 21 bilanci i viktimave Posted: 11 Oct 2017 10:39 PM PDT Një çift që kohët e fundit festoi përvjetorin e 75-të të martesës janë mes 21 të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë. Charles Rippey 100 vjeç dhe gruaja e tij Sara, 98 vjeç, u dogjën nga flakët që kanë shkatërruar 115,000 hektarë dhe 3,500 ndërtesa. Zyrtarët në qarkun Sonoma thonë se ende 380 persona janë të zhdukur. Gjatë të mërkurës u evakuuan shumë person. I gjithë qyteti i Calistoga, në qarkun Napa, iu tha të largohej – rreth 5,000 banorë – dhe policia ndaloi të gjithë qarkullimin për të mos lejuar afrimin në këtë zonë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Mogherini: Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi në dhjetor Posted: 11 Oct 2017 10:26 PM PDT Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së "fazës së re të dialogut" për në dhjetor dhe ka theksuar se "kërcim cilësor" në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve pret gjatë vitit të ardhshëm. Mogherini ka thënë kështu gjatë konferencës së shtypit bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, e cila ka theksuar, njofton agjencia serbe lajmeve Beta, se është arritur marrëveshja që dialogu të ngrihet në nivel të presidentëve të Serbisë e të Kosovës. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ajo është përgjigjur se është në shërbim të qytetarëve serbë, dhe nëse kjo kërkohet për interesin e tyre, do të takohet. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: