Skip to main content

“Zbulohet data kur do të hidhet në treg iPhone 7S i ri” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Zbulohet data kur do të hidhet në treg iPhone 7S i ri” plus 9 more Lajmi i Fundit


Zbulohet data kur do të hidhet në treg iPhone 7S i ri

Posted: 19 Aug 2017 07:38 AM PDT

Kompania Apple gjithashtu do të zbulojë iPhone 7S të ri në shtator, përveç iPhone 8 me një ekran OLED.

Këto duhet të jenë të ngjashme me paraardhësit e tyre në pamje, por vijnë me mbështetëse qelqi në vend të aluminit dhe pa breza antenash.

Kjo do t'i bëjë ata dhe iPhone 8 të aftë për tu mbushur edhe pa kabllo, gjë e re për portofolion mobile të Apple.

Një raport i ri pohon se iPhone 7S do të jetë më pak i trashë se iPhone 7 për shkak të përdorimit të qelqit në pjesën e pasme.

Në fakt, siç tregon skema e rrjedhur më poshtë, do të jetë më i madh se 7 në të gjitha dimensionet.

Ndërsa iPhone 7 ka matje saktësisht 138.31 x 67.14 x 7.1 mm, iPhone 7s do të jetë 138.44 x 67.27 x 7.21 mm.

Sigurisht rritjet janë të gjitha tepër të vogla, dhe ju nuk mund t'i vëreni ato në përdorim të përditshëm.

The post Zbulohet data kur do të hidhet në treg iPhone 7S i ri appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Hitleri planifikoi sulmin mbi New York 56 vjet para Bin Ladenit

Posted: 19 Aug 2017 07:29 AM PDT

Pikërisht 56 vjet para Osama bin Laden i cili më 9 shtator 2001 kreu një nga sulmet më të përgjakshme mbi historinë e njerëzimit, atë mbi kullat binjake më 9 shtator 2001. Vizionin e shkatërrimit të New York-ut e kishte edhe lideri nazist Adolf Hitler, i cili nga inxhinierët e tij kërkoi ta gjejnë një mënyrë për tu futur në bregdetin amerikan dhe kësisoj të mbjellin tmerr dhe terror.

Shkencëtarët thuhet se kanë shpikur idenë për të krijuar avionët vetëvrasës që do të godisnin në zemër të Manhatanit, siç ndodhi në vitin 2001, kur terroristët e al-Kaedës rrëzuan Kullat Binjake, transmeton InfoPress.

Megjithëse ata kurrë nuk kishin qenë afër realizimit të një skenari të tillë, ai u vu në jetë 56 vjet më vonë nga Al Kaeda.

Interesante është fakti se Hitleri prej vitesh është përmbajtur për të mos provokuar amerikanët dhe për të rrezikuar përfshirjen e tyre në luftën në Europë.
Ai parashikonte që pas pushtimit të Evropës dhe shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik,o të mbeteshin dy fuqi, Rajhu i Tretë dhe SHBA-të, ndërkohë që Hitleri do të ishte i gatshëm për të vepruar.

The post Hitleri planifikoi sulmin mbi New York 56 vjet para Bin Ladenit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Haradinaj: Do ketë përfshirje të gjerë në qeverinë e re

Posted: 19 Aug 2017 07:24 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pasur mundësi të kthehen në seancë edhe më shpejt me 61 vota, por që ka lindur një mundësi e re më gjithpërfshirëse.

"Kemi pas mundësi me u kthy në seancë më shpejt me 61 votë, mirëpo ka lind një mundësi e re një situatë më gjithëpërfshirëse, vetë presioni i AKR-së dhe në respekt të proceseve, në respekt të kësaj mundësie i kemi dhënë kohë.

Pra, keni parasysh që mos ti jepshim rëndësi këtij procesi të ri, presionit të ri të AKR-së do të ishim në punë sot, por e kemi bërë me kujdesin më të madh sepse mendojmë që është mirë ndaj proceseve të vendit.

Pra, kjo kohë që e kemi humbur deri tani për të cilën nuk jam i kënaqur që e kemi humbur, megjithatë atë ta quaj ashtu arsyetohet me faktin se do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje. Nuk besoj që do të humbim shumë kohë në ditët që vijnë, nuk e di sa do të mundemi me implementuar në këtë javë që po hyjmë, mirëpo nuk do t'i humbim shumë kohë vendit", tha ai.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku prezantoi gjashtë kandidatë për kryetar të komunave.

The post Haradinaj: Do ketë përfshirje të gjerë në qeverinë e re appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sulm me thikë në Rusi, tetë persona të plagosur

Posted: 19 Aug 2017 07:19 AM PDT

Një tjetër sulm me thikë tronditi Rusinë. Të paktën 8 kalimtarë u plagosën në rajonin e Surgut, në qendër të Rusisë. Agresori u qëllua për vdekje nga policia në 11:20 me orën lokale, siç bëjnë me dije mediat në vend.

Sipas Komisionit Hetimor të Rusisë, autori sulmoi me thikë kalimtarët duke i shkaktuar plagë 8 personave. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të vdekur dhe se të lënduarve u ishte dhënë ndihma mjekësore.

Agresori nuk është identifikuar ende dhe policia po përpiqet të përcaktojë motivin e ngjarjes. Surguti është qyteti më i madh i rajonit autonom të Khanti-Mansi, me një popullsi prej 350 000 mijë banorësh. Ai është një qendër e rëndësishme e prodhimit të naftës e gazit në vend.

The post Sulm me thikë në Rusi, tetë persona të plagosur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ngjarje e rëndë në Fierzë, grabiten me dhunë dy turistë austriakë

Posted: 19 Aug 2017 07:03 AM PDT

Dy turistë austriakë u grabiten nga persona të pa identifikuar teksa ishin duke duke pushuar në anë të rrugës automobilistike në Fierzë. Policia tha se cfti me inicialet E. T, 54 vjeç dhe bashkëshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, kanë bërë menjëherë denoncim në polici se u janë vjedhur 700 Euro dhe një telefon celular.
Njofitmi i policisë:

Më datë 19.08.2017, jemi njoftuar nga salla operative e Komisariatit Policisë Tropojë, se në orën 08:30 të datës 19.08.2017, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkeshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallzim.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth orës 23:30, këta shtetas kanë qënë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u kanë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.

Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

The post Ngjarje e rëndë në Fierzë, grabiten me dhunë dy turistë austriakë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Lajm i keq, qeverisë së Holandës i kërkohet zyrtarisht: Riktheni vizat për shqiptarët

Posted: 19 Aug 2017 06:46 AM PDT

Policia dhe prokuroria në Amsterdam i propozojnë qeverisë rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.

Në një memorandum të brendshëm qeverisë i kërkohet të ndërrmarrë veprime lidhur me këtë cështje, ka thënë një zëdhënës i policisë së Amsterdamit e cila ka konfirmuar memorandumin për The Telegraap.nl.

Në shkrim thuhet se vitet e fundit, shqiptarët kanë rritur rolin e tyre si aktorë kryesorë të trafikut të drogës, vitet e fundit. Që prej 2016, 36 hetime janë ndërmarrë për të dyshuarit nga Shqipëria.

"Zëdhënësi i policisë flet për një "përparim të shpejtë" të shqiptarëve në rrethin kriminal holandez. Duke vendosur vizat policia dhe drejtësia duan të ndalojnë shqiptarët për "rrënjosjen në shoqërinë hollandeze" shkruan The Telegraap.nl

Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim. Raporti së shpejti do t'i dorëzohet Ministrit tëSigurisë dhe Drejtësisë. Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim.

The post Lajm i keq, qeverisë së Holandës i kërkohet zyrtarisht: Riktheni vizat për shqiptarët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Akuzohet për grabitje, arrestohet në port shqiptari

Posted: 19 Aug 2017 06:23 AM PDT

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, pasi ishte shpallur në kërkim.

Shqiptari i arrestuar në Bari është identifikuar si Bledar Muçaj, 24 vjeç nga Shqipëria dhe që jetonte pa dokumente të rregullta në Itali.
Ai ishte pjesë një bande grabitësish që u shkatërrua në 11 gusht, ndërsa ndaj 24-vjeçarit Muçaj ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Barit.

Gjatë operacionit policor ishin vënë në pranga 9 persona, shumica prej tyre shqiptar dhe të akuzuar për dhjetëra vjedhje, të ndodhura në zonën e Barit.

The post Akuzohet për grabitje, arrestohet në port shqiptari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

9 tableta ekstazi në makinë, turku dhe ukrahinasja kapen në kufirin shqiptar

Posted: 19 Aug 2017 05:59 AM PDT

Policia kufitare ka sekuestruar 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike "ekstazi" në pikën kufitare të Qafë-Thanës, duke arrestuar në flagrancë të shtetasve,
Salih.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe Oksana.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë.

Më datë 17.08.2017, këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip "Opel Astra".

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale:9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.
Veprimet proceduriale, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme, ndërsa mbi ta rëndon akuza: "Prodhim dhe shitje e narkotikëve, kryer në bashkepunim".

The post 9 tableta ekstazi në makinë, turku dhe ukrahinasja kapen në kufirin shqiptar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Jini të kujdesshëm! Ja shenjat që dërgon trupi para se të pësoni goditje në zemër

Posted: 19 Aug 2017 05:51 AM PDT

Duhet të jeni të vëmendshëm nga shenjat që ju dërgon trupi. Ky rregull i thjeshtë vlen për çdo sëmundje.

Më poshtë do të gjeni disa nga simptomat që mund të shfaqen 1 muaj (ose më herët) para një ataku në zemër.
Kujdes! Informimi rreth sëmundjeve të ndryshme dhe këshillat e mjekëve nuk kanë qëllim diagnostikimin, trajtimin apo mjekimin, por informimin dhe edukimin në mënyrë që të realizohet parandalimi dhe identifikimi i sëmundjeve në kohë.

Më poshtë do të njiheni me 5 sinjalet që ju dërgon trupi një muaj para se të pësoni goditje në zemër:
1.Lodhje dhe plogështi: Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur ose të plogësht pa asnjë shkak, nuk duhet ta injoroni këtë shenjë. Njerëzit që rrezikohen nga goditja në zemër mund të ndihen të lodhur edhe kur bëjnë veprime krejt të thjeshta, si rregullimi i shtratit apo bërja e dushit.
2.Çrregullime të rrahjeve të zemrës: Problemet me ritmin e zemrës (aritmia e zemrës) ndodhin kur impulset elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet, duke shkaktuar kështu rrahje më të shpejta, më të ngadalta apo të çrregullta.
3.Dhimbje në të gjithë pjesën e kraharorit: Meshkujt dhe femrat përjetojnë dhimbje të kraharorit në forma dhe intensitet të ndryshëm. Tek meshkujt, kjo simptomë u referohet shenjave më të rëndësishme të atakut në zemër, që nuk duhet të injorohet. Ndërsa tek gratë, prek vetëm 30% të tyre. Dhimbja mund të përhapet edhe tek njëri ose të dyja krahët (më shpesh tek i djathti), në qafë, shpatulla dhe nofullat e poshtme, shkruan shendeti.com.
4.Pagjumësi: Pagjumësia lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për të pësuar atak në zemër ose goditje në tru, që është më e zakonshme tek gratë. Pagjumësia shoqërohet edhe me ankth dhe hutim.
5. Gulçimi ose ndjesia sikur nuk mund të marrësh frymë thellë janë shenja paralajmëruese të atakut në zemër. Ata shfaqen zakonisht si tek meshkujt ashtu edhe femrat gati 6 muaj para një sulmi në zemër. Përshkrimi: Ndjesia sikur nuk po merr mjaftueshëm ajër, marramendje dhe probleme me frymëmarrjen. /Lajmi.net/

The post Jini të kujdesshëm! Ja shenjat që dërgon trupi para se të pësoni goditje në zemër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Grabitja 100 mijë euroshe në Tiranë, zbardhen të tjera detaje

Posted: 19 Aug 2017 05:38 AM PDT

Gjykata la sot në "arrest me burg" Eduart Ngotën dhe Zenel Damën, dy të akuzuarit se ditë më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur një kasafortë në një ndërtesë në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Në këtë kasafortë kishte 9500 euro dhe ora "Roleks" e bizhu të tjera prej floriri. Gjithashtu, në kuadër të operacionit të koduar "Roleks" është shpallur në kërkim edhe një femër.

Kasaforta e një hoteli, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlere prej afro 100 mijë eurosh, u grabit mbrëmjen e së martës nga dy persona të akomoduar si klientë.
Por, brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë autorët dhe t'i kthejë hotelit sendet e vjedhura. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 gusht, në një hotel që ndodhet te Rruga e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në kryeqytet.

Megjithatë, u deshën të kalonin disa orë që personeli i hotelit të zbulonte ngjarjen e më pas ta denonconte në Polici.
Kjo për shkak se dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë dhe pasi e kishin zbrazur, duke marrë paratë, orët e bizhuteritë që kishte brenda, e kishin kthyer sërish në vendin ku ishte, për të mos rënë në sy.
Pasi kishin qëndruar një natë aty, dy të dyshuarit ishin larguar, por gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, në momentin që punonjësit kanë hapur kasafortën dhe e kanë parë të boshatisur.

Burimet thanë se objektet që ndodheshin brenda saj u përkisnin klientëve të ndryshëm që i kishin harruar aty në periudha të ndryshme. Personeli i hotelit i siguronte këto objekte në kasafortë, në pritje që klientët që i kishin harruar, të ktheheshin për t'i marrë.
VJEDHJA
Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar me 2 të arrestuar e një në kërkim operacionin e koduar "Rolexi", të kryer nga oficerët e Krimeve të Rënda dhe ata të Komisariatit nr.4. Në pranga kanë rënë Eduart Ngota, 32 vjeç, dhe Zenel Dama, 27 vjeç.

Ndërsa është shpallur në kërkim 36- vjeçarja Rajmonda Bruçi, e punësuar si pastruese në hotel, e cila njëkohësisht është motra e njërit prej autorëve, Eduart Ngotës. Policia tha dje se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 ora me vlerë rreth 80 mijë euro, 3 byzylykë e një varëse floriri me vlerë rreth 9 mijë euro, si dhe 9500 euro kesh.
Të gjitha këto u gjetën në shtëpinë e njërit prej autorëve. Orët e vjedhura ishin 2 të markave "Rolex Day-Data", njëra me ngjyrë gri metalizato, tjetra me ngjyrë floriri dhe një "Jaeger Lecoultre", me ngjyrë floriri.
Policia tha dje se ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoren e dy të arrestuarve dhe po punohet për arrestimin e saj./panorama

 

The post Grabitja 100 mijë euroshe në Tiranë, zbardhen të tjera detaje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more