Skip to main content

Tirana Observer: “Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë” plus 9 more

Tirana Observer: “Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë” plus 9 more


Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë

Posted: 17 Aug 2017 09:56 AM PDT

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç janë mbytur pasditen e së enjtes në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Sipas burime të policisë dy të rinjtë kushërinj me njeri- tjetrin banues në  fshatin Gruemirë ishin hedhur për tu larë në Liqenin e Shkodrës, por nuk kanë mundur dot të dalin më.

Nga informacionet paraprake mësohet se 7  persona  ishin  futur në  liqen ku kishin hipur në një varkë  të vogël  dhe  kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t'u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 personat e tjerë kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa E.T 13 vjeç dhe S.T 15 vjeç janë mbytur.

Brenda kësaj jave, 5 persona janë mbytur mes tyre 4 fëmijë. Një ditë më parë një 10 vjeçare u mbyt në ujërat e detit të Zvërenecit, ndërsa para disa ditësh një i moshuar nga Kosova u mbyt në Velipojë, ndërsa një 12 vjeçar në plazhin e Divjakës.

Njoftim i policisë:

Më datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e  Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe,  janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje  ku ka rezultuar se  ishin mbytur  shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në  fshatin Gruemirë. Kushërinj me njëri tjetrin,)

Nga informacionet paraprake mesohet se 7  shtetas  ishin  futur në  liqen ku kishin hipur në një varkë  të vogël  dhe  kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t'u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas  kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa  dy shtetasit e  lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e  Policisë së bashku me disa banorë  të fshatit rreth orës 17.45  kanë bërë të mundur nxjerrjen  e trupave të pajetë  nga liqeni.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Eurodeputeti Fleckenstein rrëzon raportin e ministrave teknikë të PD-së

Posted: 17 Aug 2017 09:30 AM PDT

Në një intervistë për Report Tv, eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, thotë se raporti i ministrave teknik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e qershorit nuk do të ketë një ndikim negativ në integrimin e vendit.

Fleckenstein thotë se raporti merr një vlerë tjetër, nëse edhe OSBE ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe më pas mbetet për tu parë sesi do të veprojë qeveria "Raporti i ministrave teknik jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to."

Eurodeputeti Fleckenstein thotë se kishte besim tek ministrat teknik, por vetëm raporti i OSBE ODIHR përcakton nëse ata kanë bërë gjithçka për garantimin e votës së lirë. "Isha shumë i sigurt se "ministrat e rinj teknik" do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që Raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë."

 

Intervista e plotë me eurodeputetin dhe reporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhënë për Report Tv.

A do të ndikojë negativisht raporti i ministrave të opozitës për zgjedhjet parlamentare 2017 në integrimin e Shqipërisë?

Fleckenstein: "Raporti i ministrave teknikë jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE/ ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to."

Shkelja e lirisë së votës vazhdon ende si fenomen, a mendoni se qeveria shqiptare ka bërë mjaftueshëm për të garantuar këtë liri?

"Isha shumë i sigurtë se "ministrat e rink teknik" do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që Raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë."

Qeveria e Rama 2 për shkak të 74 mandateve është sot më e fortë, opozita vazhdon të jetë e dobët. Çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë për demokracinë?

"Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt për procedurat dhe sjelljet e qeverisë. Sigurisht që ata do të informojnë publikun për vëzhgimet e tyre dhe qasjet alternative për mënyrën e mundshme të qeverisjes. Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracinë."

Histori përrallash, holandezi kthehet në mysliman dhe martohet me princeshën e Malajzisë

Posted: 17 Aug 2017 09:00 AM PDT

Kjo është një prej atyre historive të denja për faqet e librave të përrallave. Djali takon një vajzë në një kafene, ai bie në dashuri me të dhe në fund mëson se ajo është një princeshë në të vërtetë.

Sot, Dennis Muhammad Abdullah, një futbollist nga Holanda është martuar me Princeshën Tunku Tun Aminah Sultan Ibrahim, vajzën e vetëm të Sulltanit të Johor, Malajzi.

28-vjeçari Dennis u takua me princeshën 31-vjeçare në një kafene, ku ai punonte si menaxher marketingu për një ekip futbolli të Singaporit.

Rreth 3 vjet më vonë, pasi ai u kthye në mysliman dhe hoqi dorë nga emri i krishterë (Dennis Verbaas), ai u martua me princeshën në një ceremoni tradicionale të mrekullueshme.

Horoskopi në plazh, sa zhvishen 12 shenjat?

Posted: 17 Aug 2017 08:49 AM PDT

Jemi në verë dhe zgjedhja e kostumit të banjos për ta veshur në plazh në det ose në pishinëështë një nga pikat fikse të kësaj stine. Në bazë të kësaj zgjedhjeje mund të kuptojmë nëse dikush është më pak ose më shumë modest. Në fakt ka disa që nuk e kanë problem të dalin me topless mahnitëse dhe ka të tjerë që preferojnë të veshin kostume më të matura dhe më të mbuluara. Horoskopi na ndihmon të kuptojmë cili kostum bën për ne në bazë të shenjës tonë të Zodiakut. Le të frymëzohemi nga yjet!

DASHI – për sa të përket ty, nuk ka dyshime: ti je amazona, luftëtarja e Zodiakut. Nuk e njeh modestinë as në verë dhe as në asnjë stinë tjetër. Në plazh del pa problem topless, sidomos në ngjyrë të kuqe të ndezur, e vetëdijshme dhe shumë e kënaqur nga shikimet e pamatura të kalimtarëve mbi gjoksin tuaj dhe mbi trupin mahnitës. Lehtësia jote kontribuon në të bërit tërheqëse, sexy dhe provokuese. Askush nuk guxon të bëjë shaka vulgare me ty sepse mund të bëhesh një kafshë e furishme.

DEMI –Ti bëj kujdes të tregosh një sjellje të mirë në cdo lloj rrethane dhe ambienti, edhe në plazh. Në qoftë se nuk ia del ta kalosh provën e kostumit, mos u dorëzo: rrobat e banjos në fakt arrijnë të të nxjerrin me elegancë të gjitha format tuaja të buta, duke të bërë të dukesh edhe më sensuale. Zgjedh shpesh fantazi të matura, por edhe jetësore. Nuk je tepër e përmbajtur, sidomos por të japësh gjykime të ndryshme dhe të rënda ndaj atyre që shfaqen pa ndonjë modesti.

BINJAKËT – Siç ndodh gjithmonë, në rastin e shenjës tuaj të Zodiakut, është e vështirë të përgjithësosh sepse ti e zgjedh kostumin për ta veshur në bazë të humorit që ngrihesh në mëngjes. Ka ditë, në të cilat ndihesh e vjetër dhe antike, dhe atëherë shikon për rroba banje ose bikini jo shumë të hapura dhe me ngjyra të mbytura. Dhe ka ditë të tjera, në të cilat ndihesh femra më emancipuar e botës dhe atëherë mund të dalësh topless dhe mund të shfaqesh me shumë lehtësi në një plazh për nudistë.

GAFORRJA – Ju në parim jeni e  rezervuar dhe e turpshme kshuqë nuk do kishe kurrë kurajon të shfaqje gjoksin tënd tëzbuluar në det, përballë të panjohurve. Edhe  pse je një femër shumë e bukur, shpesh je shumë e pasigurt për bukurinë dhe feminilitetin tënd. Sëmundjet,celuliti dhe trajtimi i dashurisë janë të këqijat e përsëritura para se të shkoni në plazh. Zgjedhja jote mbetet tek bikinit, qofshin bandëqofshin trekëndësh, ngjyrë pasteli dhe që nuk bie në sy.

LUANI – Ti je mbretëresha e rruazave të diamantit: absolutisht nuk mund të shfaqesh në plazh pa bikinit e tua të shkëlqyeshme, të ndritshme dhe që bien shumë në sy. Ar, të verdha,  argjend ose të bardha janë ngjyrat që vesh më me dëshirë. Nuk je tepër e përmbajtur, por më shumë se lakuriqësinë tënde dëshiron të vësh në pah kostumin e banjos shumë të kushtueshëm dhe super fashion, rigorozisht të përshtatur me kapelën e kashtës, me shallin dhe sandalet me gisht. Ke nevojë të jesh në qendër të vëmendjes në gjithë plazhin.

VIRGJËRESHA – Të themi të vërtetën: në fakt nuk je e përmbajtur, por do që njerëzit të mendojnë se ti je. Kshtu që zakonisht del në plazh me një kostum jo shumë të zbuluar, jo tepër të copëtuar dhe me ngjyra të matura. Vetëm pak  njerëz me fat që kanë guximin të shikojnë përvec aparencës mund të zbulojnë që nën modestinë e stimuluar, në të vërtetë je totalisht e lirë dhe nuk pret orën që të takosh dikë që të të lejojë nudo. Kostumi yt hiqet kollaj.

PESHORJA – Sipas pikëpamjes tënde modeste, e jotja nuk është modesti, por elegancë, klas. Nuk do të dilje kurrë në plazh topless (as edhe e detyruar), por në të njëjtën kohë urren të veshësh bikini pa koordinim ose kostum ebanje shumë të lirë. Do që gjithmonë të jeshnë modë dhe me hapin e kohës. Ideale për ty sigurisht është trikini. Me linjat e tua harmonike, ja del gjithmon ëtë vësh në pah fizikun tënd perfekt dhe dredha-dredha, fryt I shumë përpjekeve gjatë vitit.

AKREPI – Sensi i modestisë nuk të përket absolutisht. Megjithatë të pëlqen të kalosh nga një ekstrem në tjetrin dhe e bën edhe zgjedhjen e kostumit të banjos. Ti mund të shihesh në plazh e veshur me një këmishë me krahë të shkurtra (rigorozisht transparente) ose topless. Për ngjyrat mund të variosh nga e bardha në të zezë, pa vrapuar tek ngjyrat e mesme. Batutat keqdashëse të komshinjve në çadër janë për simpatinë tuaj edhe në qoftë se janë të fshehta.

SHIGJETARI – Ty të pëlqen të dalësh topless vetëm në qoftë se nuk do të shikoje disa persona, dmth që mund të lëndoje dikë që njeh e gjëra të tilla. Për lavdinë e imazhit tënd publik je e gatshme madje të heqësh dorë edhe liria jote. Në plazh vesh bikini me ngjyra  dhe me dizenjo të ndryshme të stampuara, por kur gjendesh në barkë, në det të hapur dhe larg nga të gjithë, pjes ae sipërme e kostumit tënd zhduket në mënyrë magjike duke i lënë hapësirë një gjoksi për të pasur zili të grave dhe shumë të dashur nga burrat.

BRICJAPI – Të pëlqen të japësh idenë e një personi serioz dhe të duhur, ose je në mënyrë të vendosur e bindur që disa kostuma shumë provokues mund të japin një ide të gabuar mbi ty dhe aspiratat e tua. E jotja nuk është me të vërtetë turp, por bëhet fjalë më shumë për një frenim psikologjik që të ka shoqëruar që e vogël dhe të ka bërë që të preferosh costume banje të rafinuar dhe të cilësisë së lartë. Je e tërhequr nga ngjyrat e tokës dhe i vesh natyrshëm edhe kur janë të ndryshuara.

UJORI –  Çfarë është modestia? Ti nuk këkon as edhe pyetjen pse nuk të intereson të dish atë që të tjerët mendojnë për ty. Është thjesht probelmi i tyre. Në qoftë se vendos të nxihesh pa shenjat e shiritit të kostumit të banjos, del toples pa shumë kokëçarje. Në qoftë se ndodh në plazh që shihen pak topless, ti e vesh edhe me më dëshirë. Të pëlqen të veçohesh nga masa dhe këtë gjë e bën edhe me zgjedhjen  e ngjyrave fluorishente dhe me fantazi origjinale. Selfiet shërbejnë si dëshmitarë për veten tuaj.

PESHQIT – Të jetë e vërtetë gjithë kjo modesti që përmban? Në plazh shihesh shpesh e veshur me bikini që thërrasin ngjyrat e detit, tonet jeshile, të kaltër dhe disa herë violetë. E deklaron hapur që toplessin nuk do e përdorje kurrë, por të pëlqen shumë loja e joshjes dhe për të bërë macen e vdekur është e nevojshme të zgjedhësh kostumin e duhur. Dhe kështu rasti e do që bikinit të bien vetë dhe në mënyrë të përsëritur, si me magji. Trekëndëshi dhe brazilianja janë miq besnik.

Italianët, më të shëndetshmit në botë, ja ku renditen shqiptarët

Posted: 17 Aug 2017 08:36 AM PDT

Italia renditet si vendi me popullsinë më të shëndetshme në botë.

Shqipëria, sipas të njëjtit sondazh renditet në vendin e 50-të, ndërsa Kosova ndodhet jashtë listës prej 50 vendeve më të shëndetshme.

Bloomberg Global Health Index, i cili ka renditur 163 vendet e botës sipas shëndetit të popullatës, ka vënë kombin italian si më të shëndetshmin në botë, pavarësisht ekonomisë që po kalon nëpër sfida të vështira.

Edhe pse Italia është një nga vendet më të zhvilluara, rritja ka ndaluar për dekada të tëra, 40 për qind e të rinjve janë pa punë dhe vendi po ballafaqohet me borxhin më të lartë në botë në raport me madhësinë e ekonomisë së saj.

Megjithatë, italianët janë në formë më të mirë se sa amerikanët, kanadezët dhe britanikët, të cilët kanë presionin e gjakut dhe kolesterolin më të lartë, si dhe shëndetin mendor më të dobët.

Italia gjithashtu ka një "tepricë të mjekëve", ka thënë Tom Kenyon, një mjek dhe shefi ekzekutiv i organizatës botërore humanitare Project Hope.

Madje për koinçidencë, një nga emisionet më të shikuara televizive në Itali quhet "Doktori në familje".

Italianët gjithashtu gëzojnë një dietë të mirë, të pasur me perime dhe vaj ulliri, shkruan prestigjiozja Bloomberg.

Pas 4 ditësh, Dielli do të zhduket për rreth 2 minuta e gjysmë!

Posted: 17 Aug 2017 08:20 AM PDT

Më 21 Gusht 2017, për herë të parë në 99 vjet, një eklips i plotë diellor do të jetë i dukshëm në të gjithë Amerikën. Miliona njerëz do të mund shijojnë një spektakël që konsiderohet si i papërshkrueshëm dhe i paharrueshëm.

Dielli do të zhduket për rreth 2 minuta e gjysmë, duke nisur në orën 10:15 të paradites, me orën lokale, në Oregon. Ky fenomen qiellor do të lëvizë drejt lindjes, për të përfunduar rreth një orë e gjysmë më vonë në Karolinën e Jugut.

Gjatë kësaj kohe, ky eklips do të mund të shihet në shumë vende të ndryshme të Amerikës. Siç shkruan "Uashington Post", hera e fundit që një eklips i plotë diellor ishte i dukshëm nga një cep në tjetrin, ishte më 9 Qershor 1918 dhe ngjarja pushtoi faqet e para të gazetave në mbarë botën.

Ekspertët këshillojnë këdo që ka mundësinë që të mos e lerë këtë rast dhe të planifikojë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është shans që vjen vetëm një herë në jetë.

Shkencëtarët zbulojnë 9 detajet që e bëjnë “të përsosur” një femër

Posted: 17 Aug 2017 08:07 AM PDT

Fytyra dhe trupi i përsosur nuk janë vetëm një fat i mirë gjenetik ose punë e palodhshme në palestër. Është gjithashtu një lojë me numra. Të paktën në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët pa studimeve të shumta.

Hulumtuesit kohët e fundit zbuluan një formulë se sa gradë duhet të jetë këndi i kurbës së shpinës që e bën një grua shumë tërheqëse dhe duhet të plotësojë 45 gradë. Juve mund t'ju duket rastësi, por për këtë aritmetikë mund të fajësoni të parët tanë, pasi sipas tyre një grua me një kurbë 45 gradë në fundshpinë e kishte më të lehtë të lëvizte kur ishte shtatzënë.

Dhe nuk janë vetëm statistikat e këndit në fundshpinën e një gruaje që japin gjurmë për bukurinë e saj. Gjeometria e fytyrës së saj gjithashtu përmban një formulë për tërheqje.

Këtu, Tanith Carey shqyrton aritmetikën e bukurisë dhe zbulon atë që e bën fytyrën dhe figurën femërore të përsosur. Sigurisht askush nuk është perfekt në këto botë, por nëse do ekzistonte një i tillë do të ishte një kombinim i këtyre tipareve:

1. Mollëzat e ngritura si Kate Moss.

2. Sytë e mëdha si Anne Hathaway.

3. Këmbët e gjata të Cameron Diaz.

4. Propocion i rregullt i gjoksit, belit dhe vitheve si Scarlett Johansson.

5. Hunda e Kate Middleton.

6. Tiparet simetrike si Natalie Portman.

7. Buzëqeshje si Cheryl Cole.

8. Gjoksi si Kelly Brook.

9. Të pasmet e mëdha të J-Lo? Është e gjitha për kurbën që krijon fundshpina e saj.

Gjykata e Dubrovnikut: Ballisti të ekstradohet në Serbi

Posted: 17 Aug 2017 08:05 AM PDT

Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur për herë të dytë ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

Pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë për rigjykim në Shkallën e Parë, sërish Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur që shqiptari të ekstradohet.

Tashmë pritet hapi i radhës nga pala mbrojtëse, e cila me shumë mundësi do të vendosë që të apelojë sërish në Gjykatën e Lartë.

Por edhe nëse Gjykata e Lartë do të vendosë që të ekstradohet, fjalën e fundit do të thotë ministri i Drejtësisë së Kroacisë për ekstradimin në Serbi.

Ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje kërkesa e "Ballistit" për azil politik në Kroaci.

Serbia e akuzon për nxitje të urrejtjes mes dy vendeve pas ngritjes së dronit duke lëshuar fletë-arresti me qëllim ekstradimin e tij për ta gjykuar në Beograd.

Qeveria shqiptare ka lobuar që Ismail Morina të mos ekstradohet në Serbi, pasi i rrezikohet jeta.

Pak ditë më parë ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi.

Në raport argumentohet se kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Morinës është një kërkesë politike, ndërsa Ballistit i rrezikohet jetë nëse ekstradohet.

Ndërsa FSHF pak ditë më parë deklaroi se për çështjen që akuzohet Ballisti, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka marrë një vendim duke gjobitur Shqipërinë me 100 mijë Euro, duke e cilësuar të mbyllur.

Ismail Morina u ndalua para rreth dy muajsh në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali.

Pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia duke sjellë edhe arrestimin e tij dhe nisjen e proceseve gjyqësore.

Videoja prekëse: Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil

Posted: 17 Aug 2017 07:53 AM PDT

Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t'u deportuar, ka nxjerrë në pah anën tjetër të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

Raportimi i gazetarit gjerman që ndoqi ngjarjen nis me një grup njerëzish, që kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orët e vona të natës.

Fëmijët gjermanë janë të përlotur.

Prindërit i përqafojnë për t'i ngushëlluar, ndërsa këndojnë në kor "Amazing grace", një këngë kristiane, kushtuar Zotit.

Është momenti kur policia nxjerr nga shtëpia familjen shqiptare për t'u deportuar.

Ka marrë përgjigje negative nga autoritetet dhe policia po zbaton ligjin.

Fqinjët e tyre janë të shokuar.

Ngjarja ndodhi të hënën në Kirchbarkau, distrikt në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë.

Fëmijët hipin në makinë duke qarë, gruaja dhe burri përshëndesin me dorë miqtë dhe fqinjët të cilët kanë dalë t'i përcjellin.

Sytë i mbushen me lot.

"Schlesëig-Holstein magazine" është një program televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar emision pikërisht familjeve shqiptare, të cilat edhe pse integrohen mjaft mirë në shoqërinë gjermane dëbohen.

Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemërim në distriktin e Kreis Plön.

Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015.

"I ati dhe nëna e tyre kishin pasur kërcënime kriminale në atdhe" shkruhet në ndr.de.

Me të mbërritur në Gjermani ata u vendosën në këtë distrikt dhe ishin integruar mjaft mirë.

Të gjithë flisnin gjermanisht. I ati punonte, njëra prej vajzave po arsimohej ndërsa fëmija i vogël nuk flet asnjë fjalë shqip

Çështja po ndiqej në rrugë ligjore nga një avokati në Komisionin Social.

Një ngatërresë në adresën e emailit bën që cështja e tyre të mos shqyrtohet.

Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen e cila të martën është kthyer në Shqipëri.

Në Ministrinë e Brendshme në Kiel shprehet keqardhje për rastin. Por sipas legjislacionit dëbimi quhet i ligjshëm.

Integrimi i përsosur i familjes në shoqërinë gjermane duhej të ishte marrë parasysh nga zyra e emigracionit" citohet të thotë një zyrtare, Jasmine Azazmah

Pamjet që tregohen në reportazh janë vërtet prekëse. Familje shqiptare e cila integrohet mjaft mirë në shoqërinë gjermane, e megjithatë deportohet. Banorët e këtij distrikti janë të indinjuar, qajnë dhe lëshojnë kritika të forta ndaj autoriteteve.

"Mesa duket një dëbim i tillë nuk duhej të ishte bërë", thuhet në reportazh.

Emërimet e MAS në bordin e UT, përplasje mes Rektorit dhe dekanëve, pezullohet kancelari

Posted: 17 Aug 2017 06:55 AM PDT

Universiteti i Tiranës pas zëvendësimit të 3 anëtarëve në bordin administrativ të këtij universiteti, nuk është më si më parë. Përplasjet e para kanë nisur jo vetëm brenda rektoratit por edhe nga fakultetet të cilat kundërshtojnë rektorin Mynyr Koni dhe urdhrin e ministres së arsimit. Drejtuesi i këtij institucioni pohon se zëvendësimi edhe pse i pa argumentuar nga ministrja është legjitim, por të njëtin mendim nuk e ndan ish drejtuesi i këtij institucioni, sot dekan tek Fakulteti Ekonomik.

"Anëtarët e nominur nga MAS janë legjitimë në përputhje me ligjin, çdo deklarim tjetër është dezinformim, nuk i merret mendim bordit mendim, në shkresën e minsitres nuk ka argumentim për zëvendësimin" deklaroi Koni.

"Akt i paligjshëm për ndërhyrjen në bord, akti është i qartë, nul pasi bordi është i konstituar" deklaroi Dhori Kule.

Rektori Koni flet edhe për një vonesë në miratimin e kritereve për administratorin e ri të këtij Universiteti gjë e cila ka sjellë edhe përplasje me kancelarin Robert Skënderi i cili sipas rektorit ka bllokuar  punën administrative.  Por Dhori Kule veprimet e Konit i cilëson abuzive dhe shkelje të rënda.

"Me 3 gusht pezullova kancelarin e universitetit për mosrealizmin e detyrave dhe bllokimin institucional"-Mynyr Koni

"Ka nxjerrë një urdhër abuziv rektori që të mos pranohen shkresat e kancelarit, i kemi sygjeruar të kthehet tek sjelja e ligjshme. Duke vepruar me ligjin e vjetër ka bërë shkelje të rënda duke firmosur tendera"- Dhori Kule

Debat brenda Universitetit ndodh pak ditë para shpalljes se kandidateve fitues në universitete. Por sipas dekanit Dhori Kule nuk përjashtohen problemet qe mund të ndodhin edhe këtë vit me pranimet. Kjo për shkak të mosmiratimit të rregullores nga senati i Universitetit dhe për këtë bën përgjegjës rektorin Koni dhe anëtarë të senatit. Por ky debat për rektorin nuk do të ndikojë në procesin e pranimeve.

Në kulmin e debateve dhe akuzave, në Bordin e Universitetit të mjekësisë janë dorëhequr dy prej 3 anëtarev të emëruar së fundmi nga ministrja teknike përkatësisht, Daniela nika dhe Hari Mulla. Dy anëtarët dorëzuan dorëheqjen pranë ministrisë me arsyetimin se nuk mund të bashkëpunonin me pjesën tjetër të bordit për mbarëvajtjen administrative të Universitetit të Mjekësisë.

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more