Skip to main content

Tirana Observer: “Mbi 2600 vende të lira pune. Si të aplikoni online në 65 qytete” plus 9 more

Tirana Observer: “Mbi 2600 vende të lira pune. Si të aplikoni online në 65 qytete” plus 9 more


Mbi 2600 vende të lira pune. Si të aplikoni online në 65 qytete

Posted: 20 Aug 2017 10:15 AM PDT

Nëse po kërkoni një vend pune dhe mendoni se i keni kualifikimet e duhura, atëherë mund të aplikoni online në Zyrat e Punësimit.

Dhe këtë mund ta bëni fare mirë në të 65 qytetet e Shqipërisë, ku në total janë gjithsej mbi 2600 vende të lira pune të publikuara në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit: puna.gov.al

Por për të aplikuar, paraprakisht duhet të jeni i regjistruar në faqe. Pra të keni një llogari personale, duke i dhënë kështu të drejtën vetes jo vetëm për të parë ofertat për punë, por edhe për të aplikuar.

Mjafton të jepni të dhënat bazë si emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit apo adresa e postës elektronike, për të krijuar llogarinë personale.

Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës. Në rast se vendet e punës të ofruara, nuk janë ato që ju kërkoni, atëherë mund të përzgjidhni edhe 3 profesione ku dëshironi të punësoheni.

Kjo ju mundëson ardhjen automatikisht të ofertave në kutinë e mesazheve, që përputhen me profesionin tuaj.

Aktualisht, në sistemin online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë regjistruar mbi 37. 500 vetë.

Laura Bush: Si u dashurova me Xhorxh Bush

Posted: 20 Aug 2017 09:52 AM PDT

Laura Bush nuk ishte e vetmja adoleshente në Teksas që natën i pëlqente të shihte qiellin e mbushur me yje.

Nga fushat e bejsbollit, nga rrёshqitёset e oborreve dhe sheshet e lojërave ishte edhe njё fёmijё tjetёr qё dёgjonte zhurmat e bretkosave dhe shikonte yjet.

Ky ishte Xhorxh Bushi. Midlandi i fёmijёrisё së saj  ishte edhe Midlandi i fёmijёrisё sё tij.

Ata ishin njё moshё dhe shtёpitё i kishin vetёm dhjetё blloqe larg njёra-tjetrёs, ai nё Ohio, dhe ajo nё Princeton.

Por kur ishin fëmijë nuk do të luanin asnjëherë bashkë. Ajo e kujtonte atë gjithmonë nga larg, me pamjen e heshtur të një djaloshi të thjeshtë Teksasi.

Por si ndodhi takimi i parë mes tyre?

Në kujtimet e saj Laura Bush do të tregonte se ishte bashkëshorti i mikes së saj të ngushtë që prej një viti i thoshte se donte ta prezantonte me mikun e tij të ngushtë, që ishte Xhorxh Bush. Në atë kohë Xhorxh Bushi, punonte si landmen duke gërmuar nëpër regjistrat e gjykatës së kontesë për toka që mund të jepeshin për shpim pusesh. Por Laura nuk do të këmbëngulte për këtë takim. Ajo ishte një vajzë që i kishte të gjitha dhe nuk këmbëngulte për dashurinë, ndaj e mori ngadalë prezantimin.

"E kujtoja ashtu vagëllimthi Xhorxhin nga klasa e shtatë, gati njëzet vjet më parë. E dija që i ati kishte kandiduar për senator dhe kishte humbur në vitin 1970, kur u vendosa për herë të parë në Hjuston, dhe mendoja se Xhorxhi duhej të ishte shumë i interesuar për politikën, në një kohë që unë s'isha", kujton ajo.

E takimi i tyre do të ndodhte një ditë korriku.

"Vesha një fustan plazhi ngjyrë blu, ngava veturën deri te kryqëzimi i rrugëve dhe eca në këmbë deri te dera e shtëpisë së madhe me tulla kafe të Xhenit dhe Xhouit. Gjinkallat zukatnin dhe gumëzhima e kondicionerëve që i mbanin të freskëta shtëpitë e përvëluara nga dielli e mbyste zhurmën e krahëve të tyre vibrues. Xhoui po rrinte te skara. Nuk ishte ndonjë mbrëmje e përgatitur me kujdes të madh. Ishim vetëm ne të katër – Xheni, Xhoui, Xhorxhi dhe unë – që u ulëm jashtë dhe hëngrëm hamburger. Qeshëm dhe biseduam deri afër mesnatës. Të nesërmen, më ra telefoni. Ishte Xhorxhi. 'Hajde shkojmë për një minigolf,' tha ai. Dhe kështu bëmë. Ndërsa Xheni dhe Xhoui na ndiqnin sikur të ishin kujdestarët tanë", kujton Laura Bush.

Sheshi i minigolfit ishte nga vendet më të lezetshme të Midlandit. Ndodhej mes një pylli të vërtetë me dru vidhi që edhe në dheun e Teksasit Perëndimor kishin hedhur shtat e ishin hijeshuar. Ata do të luanin golf nën dritën e yjeve dhe s'do të pushonin së qeshuri.

"Pastaj u ktheva në Ostin dhe Xhorxhi nisi të më vizitonte për fundjavë. Ndonjëherë, të premteve në darkë vinte me avion ose me makinë, por nuk mungonte asnjë fundjavë, me përjashtim të javës së fundit të gushtit kur u nis për në Mejn që të takohej me familjen. Barbara Bushi kënaqet kur tregon se atë verë Xhorxhi ndenji vetëm një ditë në Kenebunkport. Kur mori në telefon apartamentin tim 'Se kush iu përgjigj,' thotë ajo, 'dhe ai iku me vrap të merrte avionin për t'u kthyer në punë'", kujton Laura.

Nuk do shumë për të kuptuar se mbrëmjen e parë të takimit të tyre, dy të rinjtë e kanë pëlqyer menjëherë njëri-tjetrin, pasi vetëm disa muaj më pas Xhorxh Bush do ti kërkonte të martoheshin.

"Ishim shoqëruar vetëm gjashtë ose shtatë javë, por fëmijëria e tij dhe ajo imja ishin aq të njëjta dhe botët tona aq të gërshetuara, saqë ne sikur njiheshim gjithë jetën me njëri-tjetrin. Më pëlqente shumë mënyra si më bënte për të qeshur dhe e admiroja vendosmërinë e tij. Ma thoshte zemra se ai ishte njeriu i duhur. E vështrova e i thashë po. Atë të dielë në darkë, ai arriti në Midland dhe u drejtua për në Humble Avenue për të folur me prindërit e mi", kujton Laura.

Pas drekës në shtëpinë e Bushëve, i ati i Xhorxhit nxori kalendarin e xhepit dhe nisi të shihte cila ishte fundjava më e përshtatshme. Pas disa minutash zgjodhi ditën e martesës: 5 Nëntor, 1977, një ditë pas ditëlindjes së Laurës. Ftesat e dasmës do të ishte e ëma që do ti shkruante me dorë.

"Kërkova dy javë leje në Dawson dhe bashkë me Riganin nisa të dilja në dyqanet e Ostinit për të blerë fustanin e nusërisë. Kisha qenë në disa dasma të bujshme në Teksas dhe kisha parë se nuset vishnin një fustan të bardhë e të gjatë me vel të zbukuruar me dantella dhe mbrapa iu vinin një mori shoqëruesesh. Unë dhe Xhorxhi donim një kremtim të thjeshtë. E bleva fustanin e nusërisë, një fund e një bluzë mëndafshi në ngjyrë fildishi në një dyqan që quhej Maharani ku shumica e rrobave vinin nga India ose Afganistani. Do të mbaja një buqetë me gardenie dhe do të vija gardenie edhe në flokë. Shoqërues të dhëndrit dhe shoqëruese të nuses nuk kishim. Ftuam vetëm njerëzit e afërm të familjes dhe shokët e shoqet e ngushta, nja shtatëdhjetë e pesë veta, një dasmë shumë e vogël për standardin e Teksasit", kujton Laura.

Por më shumë nervozë sesa nusja dhe dhëndri ishin Xheni dhe Xhoui që i kishin prezantuar. Asnjëri nga ata nuk e kishte menduar se ftesa e tyre për darkë do të na çonte në altar pas tre muajsh. Ata u martuan të shtunën paradreke në Kishën e Parë Metodiste të Midlandit.

"Në atë kishë kisha shkuar gjatë gjithë kohës së fëmijërisë; atje isha pagëzuar që bebe, atje kisha mësuar të këndoja me korin dhe atje shkonte çdo të diel edhe nëna. Ceremonitë e martesave metodiste janë të shkurtra, sidomos ajo jona që nuk kishte as shoqëruese, lëvizja e të cilave mes rreshtave të stolave do të kishte ngrënë edhe ca minuta të tjera. Ishte një ceremoni e përsosur për një 'lëneshë' dhe një 'beqar të fisshëm.' Darka e përgatitjes u shtrua një natë përpara martesës në sallën e vallëzimit nën katin përdhes të hotelit të ri Hilton. Darkën e jepnin Barbara dhe Xhorxh Bushi dhe menuja ishte me pulë dhe oriz.

Kur nisën ta shtronin, nëna u bë gëlqere në fytyrë. Dreka që do të jepnim të nesërmen pas ceremonisë në Midland Racquet Club kishte të njëjtën menu. Nënës dhe Barbarës as që iu kishte shkuar mendja t'i diskutonin menutë. Me t'u gdhirë e nesërmja, nëna thirri organizatorin e drekës për të parë se mos ndryshonim ndonjë gjë, për ta zëvendësuar orizin me makarona a me diçka tjetër. Por ushqimi ishte në procesin e përgatitjes dhe të ftuarit tanë hëngrën përsëri pulë dhe oriz", kujton Laura.

Mëngjesin e të nesërmes së përvjetorit tim të saj të tridhjetenjëtë hyri në kapelën e kishës duke u mbajtur te krahu i babait.

Xhorxhi po priste tek altari.

Një natë më parë, kur u çua të ngrinte dollinë, ai kishte qarë.

"Xhorxhi dhe babai i tij janë burra shumë sentimentalë. Në vitet që do të vinin, largësia e ftohtë e televizionit do ta errësonte për të tjerët dashamirësinë, ndjeshmërinë e thellë dhe zemrën e tyre të hapur. Xhorxh Herbert Uoker Bushi as që do të provonte të ngrinte një dolli.

Vetëm Barbara foli. Atë mëngjes, xhamat me ngjyra të dritareve do të vetëtinin nga drita duke lëshuar mbi stolat e thjeshtë prej druri të kapelës shëmbëlltyrën e motiveve të tyre të hijshme. Më vonë, mësova se deri tek altari ishin plot tridhjetë e një hapa, kurse pjesa tjetër shkonte deri në fund të jetës sime", kujton Laura.

Për muajin e mjaltit ata zgjodhën plazhet e Kozumelit në Meksikë.

 

Rikthimi i vizave, Bushati: Gjinkallat e 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma

Posted: 20 Aug 2017 09:40 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati ka reaguar në 'Facebook' pas propozimit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, pasi sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare dhe kërkesat për azil.

Bushati ironizon opozitën dhe zërat që kanë komentuar këtë çështje, duke u shprehur se gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma.

"Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë"- shkruan Bushati në 'Facebook'.

Rrugët e vdekjes

Posted: 20 Aug 2017 09:05 AM PDT

Nga Artan Fuga

Vëzhgim mbi tipologjitë e mangësive rrugore – shkak për aksidente që marrin jetë njerëzish

Duke qenë se aksidentet janë shtuar shumë, gjatë kësaj vere, në udhëtimet e mia nëpër Shqipëri, kam mbajtur shënim mbi tipologjitë e mangësive kryesore në rrugë dhe shenja qarkullimi, që krijon rreziqe aksidentesh.

Ligja duhet të përmbajë edhe parashikimin e fajit të mirëmbajtjes të rrugës ose të kushteve të infrastrukturës, e cila ka dalë tashmë jashtë cdo standardi.

Turp para cdo turisti që qarkullon me veturë në rrugët tona.

Mendova të bëj atë që sot quhet « journalism of solution », pra gazetaria e propozimeve për zgjidhje. Pra, bëra një vëzhgim për të propozuar zgjidhje që rrugët tona të paktën të vijnë në parametrat minimalë europianë.

Jemi dhjetra vite pas tyre, por edhe qindra vite anash 😊

Meqë autoritetet kur udhëtojnë nuk mund t'i shohin këto mangësi sepse udhëtojnë me eskorta autoritare, ndofta edhe me xhama të zinj, mendova t'u vij në ndihmë autoriteteve publike, pa pretenduar se i kam thënë të gjitha.

Policia na shtyn në rrugë dytësore për t’i hapur rrugë një eskorte qeveritare që do të kalojë diku pas një cerek ore. Një ditë përfundova andej nga Maminasi për këtë shkak, dhe nuk ka faj sepse ligja nuk shprehet se në rrugë të gjithë janë të barabartë.

Nëse një aksident ndodh, dhe gjykata të bëjë me faj rrugën atëhere ligja duhet që pushtetin publik që e ka detyrë mirëmbajtjen e saj ta cojë përpara gjyqit.
Kjo është rruga e zgjidhjes.

Ja konstatimet e mia !

1. Vija ndarëse e xhades nuk dallohet mirë se i ka dalë boja, nuk duket nëse është e ndërprerë apo e vazhduar. Sidomos natën dhe në kohë me shi.
2. Në rrugët kombëtare të shpejtësisë së madhe qarkullojnë qerre, tricikla, motocikleta, pa stopa pas dhe nuk ka tabela për ndalimin e tyre në të gjitha pikat hyrëse.
3. Kudo ka pika shitjeje ambulante, ose restorante ku mund të qendrohet në hapësira të vogla para tyre vetëm duke shkelur vijën anësore të pandëprerë.
4. Pa fund pompa karburanti që nuk kanë segmentin dalës dhe rihyrës në xhadenë kryesore,ose çka është krejt jashtë standardit.
5. Pa fund hyrje shtëpish ose dalje të tjera në rrugë arash pa shenja tërheqje vëmendjeje ose tabela ulje shpejtësie.
6. Tabela për ulje shpejtësie pa u shoqëruar me tabela shpjeguese përse duhet bërë kjo.
7. Vende të rrezikshme ku bien gurë ku nuk tregohet ky rrezik.
8. Kthesa me xhade në pjerrtësi ku nuk sinjalizohet fakti i pjerrtësisë.
9. Segmente shkëmbyes të xhadeve kryesore, si rrugë jashtë standartit dhe pa ndarje midis tyre. Hyrja në autostradën e Vlorës, apo te Ura e Dalanit, e gjetiu janë uluritëse.
10. Rrugë të banuara pa ndricim, ta zemë rruga dytësore e plazhit Durrës. Një rrugë jashtë cdo parametri dhe vrastare.
11. Policët që ndalojnë vetura në rrugë për kontroll ose ndëshkim pa vendosur trekëndëshin e sinjalizimit të ndalimit të veturës disa dhjetra metra më parë.
12. Rrugë fshatrash që nuk kanë tabelën stop para hyrjes në xhadenë kryesore.
13. Automjete të peshave të rënda që ecin ngadalë dhe krijojnë vargje autoveturash pas tyre apo rreziqe në parakalim sepse nuk ka vende me trase me tre pista për ta lehtësuar këtë procedurë.
14. Tabela qarkullimi kontradiktore ose të dëmtuara dhe të pariparuara.
15. Tabela që tregojnë drejtime kryesore të cilat ngaqë janë shkruar me gërma të vogla nuk dallohen nga larg ose natën sidomos. Nuk janë me ndricim.
16. Tabela që tregojnë drejtime fshatrash, por që për t'u futur në ato trase duhet të ndërpresësh rrugën mjetit që vjen përballë, dhe nuk ka tabela ose vija horizontale që ta rregullojnë këtë.
17. Mungojnë tabela informacioni ose komunikimi telefonik me spitale në afërsi të cdo pike, pika servisi, karburanti, etj.
18. Parmakë të dëmtuar ose të paplotë që lejojnë hyrje kalimtarësh ose mjetesh në mënyrë të papritur në xhadenë kryesore.
19. Mungojnë vija të bardha brenda rrugëve të komunave ku kalon xhadeja kryesore.
20. Semaforê të dëmtuar ose prishur prej kohe në hyrje qytetesh, në unaza, ose mungesë totale e tyre në zona të banuara ku kalon xhadeja kryesore.
21. Rrugë malore dhe me kthesa ku mungojnë parmakët mbrojtës anash rrugës.
22. Tabela pa formate të përcaktuara por kaotike në xhade që tregojnë motele, restorante, servise etj. Kaos viziv në rrugë.
23. Unaza qytetesh që tashmë janë okupuar nga zgjerimi i qytetit dhe që janë të parregulluara si xhade qendrash urbane shumë të populluara.
24. Shtylla ndricuesish ose mure apo copa betonesh afër xhadesë që krijojnë rreziqe përplasjesh.
25. Rrugë kryesore që kalojnë në komuna dhe në qendra të banuara dhe ku nuk kanë trotuare, ose trotuaret janë të zëna, apo mungojnë pistat e bicikletave.
26. Rrugë me gropa që për t'u evituar krijojnë devijime në drejtim dhe krijojnë rreziqe aksidentesh.
27. Mungojnë kamerat e sigurisë në pikat më delikate të rrugës.
28. Rrugë ku mungon tërësisht zona e ndalimit të detyruar për shkak avarie, etj.
29. Gure kilometrike anesh rrugeve pa numur dhe kilometrin perkates, shume te rralle dhe pa pllaka reflektuese te drites.
30. Zona te banuara te ndara ne dysh nga xhade kryesore pa segmente lidhes mes tyre ku te kalojne banoret pa kaluar neper xhade.
31.Mungojne rruge dytesore ne zonat rurale ku te qarkullojne mjere bujqesore, kopje dhensh, kalimtare, etj.

Në një kohë të përshtatshme, sigurisht që si qytetar, nëse është nevoja, vihem në dispozicion të autoriteteve për t'i treguar një për një të gjitha vendet ku shfaqen mangësitë e mësipërme që bëhen shkas për aksidente.

Befasia/ Policia vë në lojë Arsenal: Jemi në kërkim të Ozil

Posted: 20 Aug 2017 08:50 AM PDT

Policia e Stoke ka vënë në lojë skuadrën e Arsenal, pas ngacmimeve të tifozëve të "topçinjve".

Njëri prej tyre i mërzitur për humbjen e ekipit, pavarësisht dominimit, i drejtoi një mesazh profilit në Twitter, të policisë së Stoke, ku shkruajti: Do të doja që të raportoja një vjedhje ☹.

Por përgjigja që mori nga adresa zyrtare ishte e goditur:

"Ju kërkojmë ndjesë që ju kemi shkruar me vonesë. Ne kemi qenë duke kërkuar një person me mbiemrin Ozil. A e keni parë atë?

Tifozi me emrin Jordan u përgjigj: Absolutisht dhe u dha shenjën e OK, për ta miratuar mendimin e tyre.

Ndërkohë që përgjigjja e Policisë së Stoke ishte: "Jemi të paduruar t'ju presim sezonin e ardhshëm këtu, sigurisht nëse nuk bie nga kategoria asnjë nga ekipet".

Çmenduri sheikësh, City gati të shkundë Barçën, 300 mln euro për Messi

Posted: 20 Aug 2017 08:40 AM PDT

Manchester City ka shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e Lionel Messi, e cila llogaritet të jetë, 300 milionë euro.

Pas Neymar, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro, Barcelona rrezikon ta humbasë edhe ikonën e klubit të saj.

Sipas mediave të huaja, City po synon transferimin e argjentinasit në "Etihad" gjatë kësaj vere.

Anglezët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Lionel Messit, prej 300 milionë eurosh.

"Pleshti" ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2021, por duke parë vendosmërinë e City, mund të shikojmë një tjetër transferim me shifra stratosferike këtë verë.

Ky është qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurave

Posted: 20 Aug 2017 08:30 AM PDT

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku malet puthiten me Detin e Zi.

Do të jeni në Sinop.

Ajri i qytetit Sinop, ku lindi filozofi Diogjeni, është shumë i pastër. Sinopi është një ndër qytetet më të qeta në Turqi, edhe pse drejtuesit ankohen se ka pak investime në infrastrukturën e qytetit.

Sinopi është qyteti ku banorët e kanë gjetur harmoninë, thuhet në një reportazh të BBC-së nga ky qytet.

Madje, në Sinop nuk përfillen as rregullat burokratike, pasi që, pas të mërkurës në këtë qytet nuk punon askush.

Thuhet se në Sinop askush nga administrata nuk punon pas të mërkurës, megjithëse është vështirë të gjesh një burokrat që e pranon se bën kaq pak punë, përkundër faktit se Diogjoni do t'i kishte lavdëruar po ta dinte", thuhet në reportazhin e BBC.

Trafiku i Sinopit duket shumë i qetë krahasuar me trafikun kaotik të Stambollit. Në fakt, automjetet në këtë qytet ecin fare në harmoni me njëri-tjetrin.

Rrëfimi i astronautit që shkeli në Hënë: Aventura jonë mbi një top, që vërtitej nëpër Univers

Posted: 20 Aug 2017 08:20 AM PDT

Në orët e para të 21 korrikut 1969, menjëherë pasi Moduli Hënor "Apollo" zbriti në sipërfaqen e Hënës, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që shkelnin në satelitin e Tokës. 28 vjet më vonë, Buzz i shkroi një letër Barry Goldmanit, një profesor në Universitetin e Maryland.

"Shëtitja jonë mbi Hënë i shtoi vlerë jetëve të të gjithë atyre që morën pjesë. Çdo njeri u ndje mirë për kombin që e arriti këtë gjë – që bota, që njerëzimi, mundeshin ta bënin këtë", shkruan ai.

Më poshtë letra e plotë

25 shtator 1997

I dashur Z. Goldman,

Po ju shkruaj për të ndarë disa nga idetë dhe mendimet e mia personale, për përvojat e mia që lidhen me zbritjen në Hënë.

Shpesh e kam përshkruar Hënën si një "shkretim madhështor". Horizonti i saj shkëmbor përkulej drejt të zesës së thellë të hapësirës, duke e bërë përsosmërisht të qartë se po qëndronim mbi një top, i cili vërtitej nëpër Univers.

Kur e ngula flamurin amerikan në sipërfaqen e pluhurosur të Hënës, më erdhi një mendim i pazakontë: një miliard njerëz po më shikojnë në televizion. Qeniet njerëzore kurrë nuk kishin qenë më larg se sa kishim shkuar ne, as nuk kishin patur më shumë njerëz që të ishin duke menduar për to!

Unë mendoj se shpirti dhe sensi i përfshirjes, që shfaqet prej numrit të njerëzve të cilët e kujtojnë me saktësi se ku ndodheshin në momentin kur ndodhi ajo ngjarje, e ka bërë edhe më të qartë për mua, me kalimin e viteve, se shëtitja jonë mbi Hënë i shtoi vlerë jetëve të të gjithë atyre që morën pjesë. Çdo njeri u ndje mirë për kombin që e arriti këtë gjë – që bota, që njerëzimi, mundeshin ta bënin këtë.

Unë kam fotografi të vetes sime në Hënë, të cilat gjithmonë do të më kujtojnë atë vend të çuditshëm dhe magjepsës. Eshtë udhëtimi i një jete.

Në lidhje me pyetjet tuaja për eksplorimin hapësinor në 50 vite: të gjithë arsyetimet reduktohen në një të vërtetë të thjeshtë: ne do të ecim mbi Mars, me shpirtin dhe mrekullinë që e bëjnë të dallohet specien tonë.

Sinqerisht,

Buzz Aldrin

APOLLO XI / Bota.al

Mourinho: Po ecim mirë, por s’ka për të qenë gjithnjë kështu

Posted: 20 Aug 2017 08:05 AM PDT

Dy fitoret e para në Premier League, të dyja me shifrat 4-0, kanë bërë që skuadra e Manchester United të bëhet pretendentja numër 1 për titullin kampion në kampionat, me Jose Mourinho që më në fund po sheh skuadrën e tij të funksionojë ashtu si duhet.

"Momentalisht çdo gjë po shkon në favorin tonë, por nuk ka për të qenë gjithnjë kështu. Gjithnjë do të na dalin përpara vështirësi dhe ne duhet të jemi gati për t'i kapërcyer ato", ka thënë trajneri portugez pas fitores 4-0 që "djajtë e kuq" arritën në fushën e Swansea, ndërkohë që edhe javët në vijim janë të lehta.

Kishte 110 vjet që skuadra e Manchester nuk fitonte 4-0 dy ndeshjet e para të Premier League, pasi në javën e parë mposhti me "poker" edhe West Ham.

"Edhe vjet e nisëm kampionatin me dy fitore, 6 pikë dhe në fund e përfunduam atë në vendin e gjashtë. Ky nuk ka qenë një leksion, por ky është futbolli. Dy fitore nuk janë parajsa për kë fiton dhe nuk janë fundi i botës për atë që humbet. Sigurisht që jam i lumtur dhe kualiteti i skuadrës sa vjen e rritet, grupi po gjen më shumë besim te forcat e saj dhe kjo është pozitive", tha trajneri portugez.

Joshet Arsenal, Guardiola ofron 80 mln euro për Sanchez

Posted: 20 Aug 2017 07:45 AM PDT

Manchester City nuk di të ndalet në merkato. Objektivi i radhës i "qytetarve" është sulmuesi Alexis Sanchez.

Pasi ka kompletuar mbrojtjen, Pep Guardiola, është hedhur në sulm për të përforcuar repartin e sulmit pavarësisht se në skuadër ka lojtar yje si Aguero dhe Jesus.

Te City janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për të nënshkruar me kilianin që futet në vitin e fundit të kontratës me "Topçinjtë".

Shuma e 80 milionë eurove pritet të bind drejtuesit e Arsenal-it për ta lënë të lirë 28-vjeçarin të largohet, pasi vitin tjetër mund ta humbasin si futbollist të lirë.

Sanchez ka tërhequr gjithashtu edhe interesin e PSG-së dhe Bayern, por gjermanët deklaruan se kilian kërkon një pagë të çmendur ndaj hoqën dorë nga ai ndërsa francezët nënshkruarn me Neymar.

Arsene Wenger e shikon si pjesë shumë të rëndësishme të formacionit kilianin dhe nuk preferon që Sanchez të largohet, duke i ofruar kilianit një rinovim të kontratës, nga e cila do të përfitojë 400 mijë euro në javë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more