Skip to main content

Tirana Observer: “Demi Rose shkëlqen edhe pa bikini” plus 9 more

Tirana Observer: “Demi Rose shkëlqen edhe pa bikini” plus 9 more


Demi Rose shkëlqen edhe pa bikini

Posted: 18 Aug 2017 10:30 AM PDT

Demi shkëlqen edhe pa bikini (FOTO)

U shkëput për pak kohë nga Ibiza për t'u rikthyer në vendlindje, ku sërish tërhoqi vëmendjen.

Demi Rose nuk mahnit vetëm me rroba banjoje. 22-vjeçarja shkëlqeu me një fustan të verdhë në Londër, ku u shfaq si e ftuar në një mbrëmje gala.

Kjo verë ka qenë e ngarkuar për të si në fushën e modelingut, ku është shfaqur në një sërë setesh, ashtu edhe në atë të muzikës, pasi testoi veten si DJ në plazhet spanjolle.

Turi dhe Orinda i habisin të gjithë nga Tajlandë, ja pse…

Posted: 18 Aug 2017 10:05 AM PDT

Në qoftë se po pyesni veten se kur do të kthehen Turi dhe Orinda, duhet të prisni edhe pak pasi muaji i tyre i ëmbël i mjaltit jo vetëm që nuk ka ndërmend të mbarojë, por po u rezervon surpriza nga të bukurat dhe të guximshmet. Çifti simpatik i moderatorëve aq shumë dashur për teleshikuesit po shijojnë deri në çmenduri ditët si të porsamartuar duke provuar eksperienca të reja, por edhe duke na habitur me disa zgjedhje të tyre. Fillimisht Turi do të na habiste të gjithë me ndryshimin e modelit të flokëve, duke u shndërruar në tullac, për të vijuar më pas me ankesat se bashkëshortja e tij po ”e shfrytëzonte si fotografin e saj personal dhe deri tek dhuratat e pazakonta të para disa ditëve, por nuk mbaron me kaq. Përveçse po mësojnë nga kultura tajlandeze dhe po provojnë eksperienca të reja, sot çifti ka realizuar edhe foton që jo të gjithë do të guxonin ta bënin. Ata kanë pozuar me një leopard dhe mesa duket janë miqësuar me të pasi në foto shihen ulur pranë tij. “Proverb tajlandez-“Tigri, tigri por shqiptari bën kërdinë”, shkruan Turi me humor krah fotos së postuar në Instagram duke sqaruar në komente që nuk i dilte bukur proverbi me “leopard”.

kafsha

Nuancat e hirta të kafes , ky është trendi më i fundit i këtij sezoni

Posted: 18 Aug 2017 09:45 AM PDT

ashbronewsr

Nuanca e hirtë është ngjyra protagonist e këtij sezoni ! Duket se hijëzimet e bjondes po zbehhen gjithnjë e më shumë e vajzat po fiksohen gjithnjë e më shumë pas ombreve të hirta. 
Kjo ngjyrë është më pranë natyrales dhe nuk i dëmton flokët sa mund t'i dëmtojë platini.
Mrekullisht këto nuanca duket se i shkojnë çdo tonalitetit të lëkurës, falë përzierjes së ngjyrave të ngrohta me ato të ftohta. Shfletoni fotogalerinë e mëposhtme për të parë modelet më të bukura

6e8886ed279a598b65e5d54336f2169a

2c0fb8138d5fdd092d611550f5ffa269

Pellgjet e Kripës në Peru, një nga vendet më të bukura në botë

Posted: 18 Aug 2017 09:30 AM PDT

Ka disa vende në këtë planet magjik që na lënë me gojëhapur. Hurdhat e Kripës në Maras, në luginën e shenjtë Inkase, është një nga ato vende. "Gjatë tre viteve të fundit kemi udhëtuar në 41 vende dhe kemi qenë me fat duke mbetur të magjepsur për shumë herë. Udhëtimi në Namibi, ujëvarat e Islandës apo shpella Benagil në Portugali e kalojnë imagjinatën e njeriut. Megjithatë kësaj here nuk e prisnim të shihnim këtë peizazh unik të na shfaqej përballë, ndërsa po vozitnim në rrugën kryesore nga qyteti modern Cusco"- shprehen blogger-ët e udhëtimit, të cilët gjenden në rrjetin Instagram si "howfarfromhome".

Peru S12 LR 5986e34e4540b 880
Përshtypja e parë e këtyre pellgjeve të vjen nga një pikë ku mund të përfitosh duke parë më shumë se 3 mijë pellgje në lavdinë e tyre. "Na u tha se secila prej këtyre hurdhave ishte në pronësi të një familjeje të ndryshe. Sesi arrijnë t'i ndajnë nga njëri-tjetri, mundemi vetëm tamarrim me mend".
Ndërsa zbret në luginë dhe i sheh më nga afër, nis të shohësh detajet e strukturës, që ushqehen kryesisht nga një burim i vetëm nëntokësor, që është shumë po shumë i kripur.

PIC 4 5986de582aa8c 880 1
Procesi i krijimit të kripës është shumë i thjeshtë ; uji i shenjtë rrjedh në këto pishina (që nuk janë fare të thella) dhe më pas avullon duke lënë një kore të hollë të asaj që është bërë kripa më e dëshirueshme në botë.
"Kaluam disa orë duke lundruar mes labirinteve të shtigjeve dhe tashmë bën pjesë në listën e një prej vendeve tona të preferuara".

Këngëtarja Aida Doçi ftohet për performancë nga aktori turk

Posted: 18 Aug 2017 09:10 AM PDT

Këngëtarja Aida Doçi njihet për zërin e saj të ëmbël.

Pasi kishte dëgjuar disa prej këngëve të saj, aktori turk Okay Kaynarca e ka ftuar atë për performancë "live".

Vet këngëtarja ka falënderuar aktorin për mesazhin e mirë dhe ftesën që i është bërë.

Aktori Kaynarca njihet për rolet e tij në serialet turke.

Mihrje Braha si Marilyn Monroe, këngëtarja sfidon vitet në setin e ri fotografik

Posted: 18 Aug 2017 08:55 AM PDT

TIRANE –  Mihrije Braha ka qenë mjaft aktive këtë verë. Fillimisht këngëtarja e njohur solli këngën e saj më të re me titull "Jam nxonë", e cila u pritë mirë nga publiku, ndërsa më pas vazhdoi aktivitetet e saj muzikore duke u angazhuar nëpër koncetre, dasma, e ahengje të ndryshme.

Mirhrija është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj. Ajo i pëlqen shumë fotografitë, ndërsa ka befasuar disa herë fansat me paraqitjet e saj ekstravagante dhe provokuese në bikini, duke sfiduar vitet, pa e pasur problem paragjykimin nga të tjerët.

E tillë, këngëtarja vjen edhe në setin e saj më të fundit fotografik, imazhet e të cilit i ka siguruar ekskluzivisht Telegrafi.Këtë radhë, Braha vjen si një version i të famshmes Marilyn Monroe, teksa merr pozat në timonin e një veture të bardhë.

E veshur në të zeza dhe mjaft proovkuese, mund të thuhet lirshëm se Mihrije Braha është këngëtarja shqiptare, për të cilën mosha është vetëm numër.

Kështu dukeshin motrat Vjollca para 10 vitesh

Posted: 18 Aug 2017 08:40 AM PDT

Marina dhe Luana Vjollcën i shohim prej shumë vitesh në ekran dhe e kemi idenë sesi kanë qenë.

Luana brune, Marina bionde.

Më pas Luana me flokë të kuqe dhe më pas akoma, bionde. Edhe Marina i ka errësuar një herë flokët, por kjo zgjati pak. Ndërkohë Luana vazhdoi ndryshimet duke i lyer, dhe ajo, gjithmonë e më të verdha flokët dhe sot është një bionde e vërtetë.

Kaq shumë ndryshime në vite, edhe pse i kemi parë në ekran, na e kanë larguar disi nga mendja pamjen e dikurshme të dy prej motrave më të pëlqyera të televizionit shqiptar, por kjo foto e 10 viteve më parë na e sjell atë.

Dhe ja ku është sërish Luana brune dhe Marina bionde, siç vazhdon të jetë. Është edhe pjesa tjetër e familjes, e ëma, motra e madhe me tri vajzat e saj dhe motra tjetër që duket si një Luana apo Marina e dytë.

Me siguri ndryshimin më të madh e kanë mbesat që atëherë kanë qenë fëmijë dhe tani janë rritur sepse femrat e tjera të familjes, mbeten gjithmonë njëlloj të bukura. Ah, edhe Luana që tani ka ca kile më shumë dhe është bërë një bionde fatale…

Topalli sulmon Bashën: Pasi shite dhe vodhe partinë…

Posted: 18 Aug 2017 08:27 AM PDT

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, dhe një nga zërat më kritikë të Luzlim Bashës, e ka sulmuar këtë të fundit me anë të një statusi në Facebook. Sipas saj, askush nuk di asgjë për kryetarin e PD prej disa javësh. Topalli gjithashtu shpërfilli raportin e djeshëm të 7 ministrave teknikë  pasi sipas saj kanë qenë paratë e drogës që kanë blerë vota.

"Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor.

Kisha kuptuar prej kohesh se ai nuk kishte ndonje preokupim te madh per kauzen e zgjedhjeve, ndaj gjate 4 viteve te shkuara , bashke me disa kolege i perseritnim dhe sugjeronim qe te mendonte seriozish per te, por ne fakt vetem mihnim ne uje," shkruan Topalli për Bashën.

Statusi i plotë i Jozefina Topallit 

Ka Disa jave qe askush nuk din ku eshte Lulzim Basha. Gjeja duket eshte shume sekrete.
Por sot edhe pse prap me pushime, ai u shfaq ne fcb duke komentuar raportin per zgjedhjet te ministrave te tij teknike.
Une nuk kam nevoje te lexoj raporte teknikesh, sepse kam bindjen se ne zgjedhjet e fundit politike, jo punesimet por parate e droges kane blere edhe vota.
Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor.

Kisha kuptuar prej kohesh se ai nuk kishte ndonje preokupim te madh per kauzen e zgjedhjeve, ndaj gjate 4 viteve te shkuara , bashke me disa kolege i perseritnim dhe sugjeronim qe te mendonte seriozish per te, por ne fakt vetem mihnim ne uje.

Natyrisht ai e kishte nje plan ne koke.
I vetmi koncept qe ai ka ishte: ose te mos hynte ne zgjedhje nese nuk ishte fitorja e garantuar ose Pazari.

Me kete gje ne krye, ai hyri ne cader ne fillim duke kerkuar doren e Metes dhe doli nga çadra duke rrokur Ramen.

Pas 18 majit nuk pat asnje fjale , asnje shqetesim dhe asnje vrejtje per zgjedhjet.
Ne fushate asnje fjale kundra Rames, dhe asnje fjali per blerje votash.
Pas 25 qershorit asnje ankese, asnje fakt, asnje prove nuk dorezoi as ne KQZ dhe as tjeterkund.
Antaret e opozites ne KQZ votuan unanimisht rezultatin e 25 qershorit.

Ne asnje qender votimi, ne asnje zone elektorale nuk pat asnje shenim , asnje vrejtje nga anetaret ( numruesit) e opozites.
Perkundrazi, LB dhr ER permes te besuarve te tyre kishin urdheruar Administraten zgjedhore qe te mos kishte asnje debat dhe asnje kundershti mes tyre. Me urdher nga dyshja Rama- Basha ata duhej te votonin me unanimitet. Dhe ashtu u be.
Rama mori me shume nga cfare mendonte dhe basha me pak nga cfare kishte llogaritur.
74 mandatet e Rames hodhen ne ere projektin per te bashkeqeverisur, por Lulzim Basha qendroi deri ne fund me shprese se Rama do e fuste ne qeverii.
Deri ketu s ka asgje qe nuk dihet.
Shitja e opozites eshte njera ane e Bashes .Ana tjeter eshte manipulimi i zgjedhjeve vete brenda PD prej tij.Ndaj dhe ndoshta do kishte qene ma mire qe edhe sot te pushonte.

Lulzim Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit te PD permes manipulimit te pjesemarrjes se antaresise se PD me 22 Korrik. Me 22 korrik mbi 70% e antaresise se PD kane bojkotuar Bashen sepse kane kuptuar se ai i kishte shitur interesat e demokrateve dhe te vendit.
Dhe kjo jo me fletrrufe si te teknikeve te Lulit, por me prova , fakte e video.

Manipulimi ishte aq i madh sa u be dhe qesharak. Sipas vete shifrave te tij i binte qe me 22 korrik te kishin votuar per 12 ore rresht pa nderprerje cdo 18 sekonda nga nje democrat.
Shkodranet thonin se Luli e mbajti premtimin . Me 22 korrik ai realizoi votim elektronik.
Ne fakt me ate shpejtesi i binte votim supesonik, si ata qe vetem luli din t' i beje.

 

Era Istrefi në SHBA, në prag të lancimit të duetit me French Montanën

Posted: 18 Aug 2017 08:25 AM PDT

SHBA – Era Istrefi, është rikthyer në SHBA për angazhimet e saj muzikore. Bukuroshja nga Prishtina pritet t'i përvishet punës në studio për projekte të reja.
eraaa
Nga ana tjetër është në prag të lancimit të duetit të madh me reperin më në formë të momentit, French Montana, këngë që pritet të dalë më 30 gusht raportojnë mediat kosovare.

Era Istrefi së fundmi ishte intervistuar nga revista e njohur Forbes, e cila e ka cilësuar atë si një top artiste. Këngëtarja ka treguar se priten disa bashkëpunime të mëdha në muajt në vijim.

 

“Gusht e gunë”, meteorologët: Harrojeni plazhin për disa ditë, ja çfarë pritet të ndodh

Posted: 18 Aug 2017 08:10 AM PDT

Shprehja "gusht e gunë" do të marrë kuptim të dielën e kësaj jave, kur temperaturat jo vetëm pritet të bien, por i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga rrebeshe shiu dhe erëra të forta.

Sipas Meteoalb, të shtunën moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa të dielën në mbrëmje pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend.

Pritet që të nisin vranësirat shoqëruar me stuhi ere, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Meteoalb bën me dije se më të rrezikuara paraqiten zonat veriore dhe ultësira perëndimore ndërsa më pak të rrezikuara paraqiten zonat juglindore. Në të njëjtat kushte atmosferike territori mbetet të dielën gjatë natës dhe orët e para të së hënës.

"Temperaturat e ajrit mbeten të larta të shtunën por me një rënie të lehtë të dielën duke variuar gjatë mesditës në vlerat 36 – 37°C.

Gjatë së hënës pritet një rënie e theksuar e temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që mëngjesi të regjistrojë minimalisht 13 – 14°C në zonat verilindore ndërsa mesdita e së hënës të ngjitet deri në 31°C. Fusha termike në Shqipëri ruhet konstante edhe ditën e martë ku maksimumi mbetet në vlerat 31 – 32°C ndërsa nga e mërkura dhe deri fundjavën tjetër do të ketë rritje të lehtë e graduale të temperaturave duke kulmuar në 35 – 36°C të premten që vjen (dt. 24 gusht 2017).

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more