Skip to main content

Tirana Observer: ““Andaluzia është jona, do ta rimarrim”. Nga 11 shtatori tek ISIS, propaganda për Spanjën nuk është një delir” plus 9 more

Tirana Observer: ““Andaluzia është jona, do ta rimarrim”. Nga 11 shtatori tek ISIS, propaganda për Spanjën nuk është një delir” plus 9 more


“Andaluzia është jona, do ta rimarrim”. Nga 11 shtatori tek ISIS, propaganda për Spanjën nuk është një delir

Posted: 21 Aug 2017 09:30 AM PDT

"Militantët islamikë janë duke intensifikuar një luftë propagandistike kundër Spanjës", shkruante Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve "Gatestone Institute" e Nju Jorkut, në tetor të një viti më parë, në raportin më të detajuar që është hartuar, në lidhje me propagandën islamike mbi Spanjën. "Në muajt e fundit, Shteti Islamik dhe grupe të tjera xhihadiste kanë prodhuar video dhe dokumenta që u bëjnë thirrje myslimanëve të ripushtojnë al Andalusin".

Al Andalusi është parajsa e humbur, por edhe vendi i humbjes, nga e cila nuk e kanë marrë më veten kurrë. Al Andalusi është emri që arabët u kanë vënë atyre territoreve të Spanjës dhe Portugalisë, të pushtuar nga konkuistadorët myslimanë nga viti 711, deri në 1492. Shumë myslimanë besojnë se territoret islamike të humbur gjatë ripushtimit kristian të Spanjës, i përkasin ende mbretërisë së Islamit. Ata thonë se ligji islamik u jep të drejtën të rivendosin dominimin mysliman. Në broshurën e shpërndarë nga Shteti Islamik, thuhet se që nga krijimi i Inkuizicionit spanjoll në 1478, 'Spanja ka bërë gjithçka për të shkatërruar Kur'anin'. Thuhet se Spanja ka torturuar myslimanët dhe i ka djegur të gjallë. Sipas ISIS, 'Spanja është një shtet kriminal që uzurpon tokat tona'. Teksti u bën thirrje xhihadistëve që të 'përdorin rrugë ajrore dhe tokësore për të kryer atentate'. U kërkon ndjekësve që 'të helmojnë ujin dhe ushqimin me insekticide'. Dokumenti përmbyllet duke shkruajtur: 'Veprimet e paraardhësve tuaj janë shkaku i veprimeve tona sot'.

Në 15 korrik 2016, Shteti Islamik përhapi videon e parë të propagandës, me titra në spanjisht. Cilësia shumë e mirë e përkthimit, si për nga ortografia, edhe për nga sintaksa, ka shtyrë disa analistë që të konkludojnë se përkthyesi e kishte spanjishten gjuhën e lindur dhe se titrat ishin realizuar në territor spanjoll. Në 3 qershor, ISIS shpërndau një video – 'Muaji i Ramazanit, muaji i pushtimit' – në të cilën al Andalusi përmendet katër herë. Spanja është i vetmi vend jomysliman që përmendet në video. Në 30 maj, Shteti Islamik shpërndau një dokument me dy faqe në spanjisht, në të cilin kërcënonte drejtpërdrejt Spanjën. në tekst thuhet: 'Do të vrasim çdo të pafe të pafajshëm spanjoll që do të gjejmë në tokat myslimane, dhe do të vijmë në vendin tuaj'. Në një video të shpërndarë në 31 janar, një xhihadist spanjoll i Shtetit Islamik ka këshilluar Spanjën 'se do ta paguajë shumë shtrenjtë' për faktin që ka dëbuar myslimanët nga al Andalusi. Video prej tetë minutash përmban edhe këtë deklaratë: 'Betohem për Allahun se do ta paguani shtrenjtë dhe vdekja juaj do të jetë e dhimbshme. Do të ripushtojmë al Andalusin, dashtë Allahu! O Al Andalus i shtrenjtë! Mendove se të kishim harruar. Betohem për Allahun se nuk të kemi harruar asnjëherë. Cili mysliman do të harronte Kordobën, toledon apo Granadën? Ka shumë myslimanë besnikë dhe të sinqertë që betohen të rikthehen në al Andalus'.

Në një tjetër video, Shteti Islamik betohet të çlirojë al Andalusin nga jomyslimanët. Një xhihadist me një theks të fortë afrikano-verior thotë në spanjisht: 'Po i bëj një paralajmërim të gjithë botës: jetojmë nën flamurin e kalifatit islamik. Do të vdesim për të, deri kur të kemi çliruar këto toka të pushtuara: nga Xhakarta, në Andaluzi. Unë ju them: Spanja është toka e etërve tanë dhe ne do ta rimarrim, me fuqinë e Allahut'". / Il Foglio – Bota.al

E padëgjuar! Shkojnë në Durrës për videoklipin e dasmës, por nuk i lejon “pronari” i detit​ (Video)

Posted: 21 Aug 2017 09:20 AM PDT

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë kur një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, kanë shkuar për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre.

Por kanë mbetur të befasuar, transmeton infoelbasani.

Një banor i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash.

Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve.

Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: deti është pronë e jona.

4 VIP-at e guximshëm të kësaj vere

Posted: 21 Aug 2017 09:10 AM PDT

Vera nuk është vetëm det, plazh dhe shëtitje me varkë… Ajo mund t'ju shkundë dhe t'ju falë ca emocione të rralla, të zgjojnë shpirtin e aventurës tek ju, apo t'ju bëjë t'u riktheheni disa sporteve të dashura tuaja! Nga lundrimet me kanoe, tek ato me motorr uji, apo hedhjet me parashutë e rafting, ja disa nga personazhet që e kanë prishur rutinën e së zakonshmes këtë verë!

Balina Bodinaku

Që në daljet e saj të para në ekran, Balina na ka krijuar përshtypjen e një vajze çapkëne, plot energji dhe pasion për sportet. Në fillim të muajit gusht ajo i është larguar plazheve për të vizituar një tjetër destinacion tepër të lakmuar, ajo ka vizituar lumin Vjosa për rafting dhe ka bërë ngjitje në Kanionet e mrekullueshme të Langaricës. Balina ka treguar përmes Instagram se është kënaqur nga kjo eksperiencë e bukur dhe ua rekomandon të gjithë ndjekësve të saj, nëse duan diçka ndryshe.

Blendi Fevziu

Ndryshe nga pozicioni në të cilin jemi mësuar ta shohim në studion e "Opinion", për moderatorin  Blendi Fevziu mund të themi se është personazhi më aktiv në pushime gjatë stinës së verës. Sapo filloi vera, Blendi ka shfrytëzuar çdo fundjavë për të shpalosur pasionin e tij, zhytjen nën ujë. Në profilin e tij në Instagram ka video të panumërta të xhiruara prej tij ndërsa duket si një polumbar që eksploron botën nënujore.

Ema Andrea

Aktorja Ema Andrea sapo ka festuar 46-vjetorin e lindjes, duke na treguar se kjo ka qenë me të vërtetë një ditëlindje e veçantë dhe ndyshe nga të tjerat për të! Ema është shprehur se ka mësuar të fluturojë! Fotot e saj na lënë të kuptojmë se ka guxuar të hidhet për herë të parë me parashutë dhe se ka përjetuar një ditëlindje plot adrenalinë!

Ardit Gjebrea

Pas udhëtimeve nëpër Shqipëri me vogëlushen e tij Ana, Ardit Gjebrea na ka treguar ka vazhduar pushimet me familjen dhe me miqtë e tij më të ngushtë në Turqi. I veshur me jelekët e shpëtimit, Arditi është argëtuar fillimisht në varkë me miqtë, për të vazhduar notin më në thellësi të detit.

 

Granit Xhaka rrëfen ëndrrën, Arsenalin dhe Thiery Henry: Skënderbeu kualifikohet

Posted: 21 Aug 2017 09:00 AM PDT

Granit Xhaka është kthyer në një ndër futbollistët më të rëndësishëm tek Arsenal, teksa ka marrë vlerësimet maksimale nga trajneri Arsen Wenger për paraqitjet e tij.

Mesfushori kosovar zhvilloi një sezon të shkëlqyer me "topçinjtë", ku në Premier League në 32 ndeshje realizoi 2 gola dhe dha 2 asiste.

Lojtari 24-vjeçar të ardhmen e shikon tek Arsenal, ku ëndërron të fitojë titullin kampion.

Në një intervistë ekskluzive për eduasportin.com, Xhaka rrëfen eksperiencën në kampionatin anglez, marrëdhënien me trajnerin dhe shokët e ekipit.

Gjithashtu, ai ka përgëzuar edhe Skënderbeun për ndeshjen e luajtur ndaj Dinamos së Zagrebit në fazën play-off në Ligën e Evropës, teksa beson se do të kualifikohet më tej.

Granit, jeni në sezonin e dytë tek Arsenal. Si është të luash në Premier League?

Po, është sezoni i dytë dhe natyrisht që është një ndjenjë tepër e veçantë. Kjo, pasi Premier League është një ndër ligat më të forta në botë. Ndihem mjaft mirë dhe i lumtur që jam pjesë e këtij kampionati.

Si i keni marrëdhëniet me trajnerin Wenger? Po me lojtarët?

Shumë të mira si me trajnerin Wenger, gjithashtu edhe me lojtarët e tjerë. Marrëdhënie normale, pozitive dhe natyrisht profesionale.

Me cilin keni më shumë afrimitet?

Me të gjithë lojtarët jam njësoj, por me ata që flasin gjermanisht më shumë, sepse kuptohemi më mirë.

Kush bën më shumë rrëmujë në ekip, ju apo Mustafi?

Mendoj se asnjëri prej nesh, jemi korrektë.

Cili është futbollisti më i fortë, me të cilin jeni përballur në Premier League?

Në Premier League ka shumë lojtarë cilësorë, ndaj nuk kam ndonjë emër në veçanti që mund t'a them.

A e shikoni të ardhmen tek Arsenal? Cila është ëndrra juaj ?

Po është normale që edhe të ardhmen e mendoj tek Arsenal, pasi kam kontratë edhe për katër vite me klubin. Ëndrra ime është që të fitoj Premier League, njësoj sikurse edhe gjithë tifozët e Arsenal.

A do jetë ky viti i Arsenal për t'a fituar titullin?

Ne do të japim maksimumin në secilën ndeshje dhe në fund të shpresojmë që do shpallemi kampionë dhe të ngrejmë trofeun.

Cili është lojtari më gazmor në ekip? Po më seriozi?

Më gazmori është Santi Cazorla, ndërsa më seriozi Peter Cech.

Ju pëlqen Londra? A ka tifozë shqiptarë aty?

Londra është një qytet i madh dhe i mirë dhe sigurisht që ka edhe shumë tifozë shqiptarë që e ndjekin kampionatin.

Në verë, Alexis Sanchez u pa në Kili gjatë pushimeve duke mbajtur një bluzë ku shkruhej emri juaj. Ka ndonjë histori për këtë bluzë?

Jo nuk ka ndonjë histori.

Mediat shkruajnë se Sanchez po mendon të ikë. Sikur të mbanit edhe ju një bluzë me emrin e tij, a do t'ia ndryshonit mendjen?

Unë nuk e di nëse do të ikë nga Arsenal apo jo. Por, sigurisht që ne kemi dëshirë që t'a mbajmë në ekip pasi është super lojtar.

Pak ditë më parë edhe Thiery Henry kërkoi nga ju që të goditnit direkt në portë e mos ta qarkulloni shumë topin, sepse keni një të majtë fantastike. Të presim më shumë gola nga ju tani?

Jam shumë i kënaqur që një lojtar si Henry më ka vlerësuar me një kompliment të tillë. Nëse do të kem mundësi, do të godas në drejtim të portës dhe natyrisht shpresoj të shënoj gola të tjerë.

Keni ndjekur ndeshjen e Skënderbeut ndaj Dinamos së Zagrebit dhe e keni mbështetur. Si i'u duk loja e Skënderbeut? A besoni se mund të kualifikohet në ndeshjen e kthimit?

Po e kam ndjekur ndeshjen dhe mund të them se kanë bërë një lojë shumë të mirë. Mendoj që i kanë shanset shumë të mira për t'u kualifikuar më tej. Tani na mbetet të presim dhe shpresojmë që do të kualifikohen në "Elbasan Arena".

Intervistoi: Eva Marku

Si do të mbyllet Gushti? Ja parashikimi i motit

Posted: 21 Aug 2017 08:53 AM PDT

Muaji gusht duket se do të mbyllet pa ndryshime të theksuara meteorologjike, ndonëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, reshje shiu do të ketë në disa zona të vendit, ndërkohë që në zonat malore mund të ketë edhe shkarkime atmosferike.

Sipas raportit të bërë publik, pas reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan vendin, natën mes të dielës e së hënës, nga e marta deri në të dielën nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar, kjo më e mundshme në terrenet kodrinore-malore.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe.

Sa i përket temperaturave, të martën dhe të mërkurën parashikohet rënie e lehtë, ndërsa nga data 24 deri më 27 parashikohen rritje të lehta.

Ndërsa era, do të fryjë më e fortë gjatë pasdites dhe më e ndjeshme pritet të jetë në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t'i kalojë 40km/orë.

VIDEO: Shihni si përndjek policia maqedonase autobusin e Skëndërbeut dhe nuk lë njeri të zbresë

Posted: 21 Aug 2017 08:43 AM PDT

Prej ditësh vazhdon të përflitet sjellja aspak e pranueshme e policisë maqedonase ndaj skuadrës shqiptare të Skënderbeut, e cila udhëtonte nga Zagrebi  në Shkup, e më pas me autobus për në kufirin shqiptar.

Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet e përndjekjes së policisë maqedonase, e cila ka shoqëruar autobusin e skuadrës korçare.

Në një moment, stafi dhe skuadra kanë vendosur të ndalojnë për ujë, apo për nevoja personale në një karburant, pa pyetur askënd, pasi kishin udhëtuar shumë orë pa lëvizur nga autobusi.

Por makina e policisë i është kthyer menjëherë duke tentuar të bllokojë derën, për të mos dalë askush nga autobusi.

Një situatë e papranueshme, për të cilën as Ambasada shqiptare në Shkup nuk ka asnjë informacion.

Të kontaktuar nga Top Channel, ata thonë se nuk janë sinjalizuar për asnjë situatë të veçantë që solli në këtë përcjellje të pakuptimtë të skuadrës shqiptare nga territori maqedonas.

U dënua më burgim të përjetshëm, Arben Frroku ankohet në Kushtetuese

Posted: 21 Aug 2017 08:40 AM PDT

Arben Frroku nuk dorëzohet. Dy muaj pasi Gjykata e Lartë e konfrimoi dënimin me burgim të përjetshëm të tij, 49-vjeçari i është drejtuar një tjetër gjykate, me pretendimin se i janë shkelur të drejtat kushtetuese.

Një burim i tha Top Channel se, përmes avokatëve në Shqipëri, Frroku ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën kërkon rigjykim.

Duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e Arben Frrokut, e pikërisht ky verdikt është bërë shkak që mbrojtja të hedhë sytë nga Kushtetuesja.

Një burim pranë kësaj gjykate pohoi se, avokatët argumentojnë si shkelje faktin se të njëjtët gjyqtarë që lanë në fuqi dënimin e përjetshëm, në fakt kanë shqyrtuar më herët edhe masën e sigurimit personal.

Në këtë situatë, sipas avokatëve, gjykimi është paragjykuar ndaj dhe vendimi i Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe të rigjykohet.

Ndërkohë, Arben Frroku mbahet nga drejtësia holandeze, derisa të ketë një vendim nëse do të ekstradohet apo jo.

Frroku u shpall në kërkim për vrasjen e ish-shefit të Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, i cili u qëllua me breshëri automatiku në shkurt të vitit 2013, teksa po kthehej në shtëpi.

Gjatë gjykimit, Shkalla e Parë e shpalli të pafajshëm, ndërkohë që me të njëjtat prova, Gjykata e Shkallës së Dytë (Apeli) vendosi burg të përjetshëm. Por vendimi i Shkallës së Parë që i dha atij lirinë, i dha gjithashtu kohë të arratisej nga Shqipëria, edhe pse muaj më vonë u arrestua në Holandë nën një identitet të rremë dhe me dokumentet e një shtetasi grek, të quajtur Renato Tsepa./ Top Channel

Rama për ish-kryeministrin e Kosovës: Lamtumirë mik i mirë!

Posted: 21 Aug 2017 08:39 AM PDT

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës.

Në një status në rrjetin e tij social facebook Rama shpreh konsuderatën për Bajram Rexhepin.

A do t’i rikthejë BE vizat për shqiptarët? Reagon ambasada holandeze në Tiranë

Posted: 21 Aug 2017 08:35 AM PDT

Rritja e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë, për të cilën shprehet shqetësimi i rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët, ka bërë që policia e këtij shteti të përgatisë një raport konfidencial të cilin do t'ia prezantojë Ministrisë së Drejtësisë holandeze.

Ora News kontaktoi me Ambasadën holandeze në Tiranë në lidhje me këtë shqetësim, e cila u përgjigj se është në dijeni të artikujve në shtypin holandez për këtë raport por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar nga Ministria.

Shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare.

Pas lajmit të qarkulluar në media se autoritetet holandeze, të shqetësuar nga rritja e kriminalitetit dhe e trafikut të drogës nga shtetasit shqiptarë në shtetin holandez, Ora News kontaktoi me Ambasadën holandeze në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave.

Në përgjigjen e saj zyrtare, Ambasada holandeze në Tiranë, shprehet se ky raport, i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze, ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe sigurisë por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar.

"Ne jemi në dijeni të artikujve të shtypit holandez në lidhje me një raport konfidencial nga policia holandeze për sa i përket zgjerimit të krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë. Ky raport aktualisht po studiohet nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë nuk ende nuk i është prezantuar Ministrisë zyrtarisht".

Raporti u pa si një shqetësim nga aktorë politikë vendas, për të cilin reagoi me anë të një statusi në facebook edhe ish-presidenti Bujar Nishani, si dhe kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Shqetësimeve të tyre për rikthimin e vizave për shqiptarët iu përgjigj Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i quajti këto aludime si politikë vere.

Kompromis me qeverinë ? Deda, Gurakuqit: “Ç’i ke këto mor profesor?”

Posted: 21 Aug 2017 08:28 AM PDT

Pas deklaratave të ditës së djeshme të deputetit të ri të Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, se duhej një kompromis mes qeverisë dhe opozitës për të realizuar reformat, ka reaguar edhe aktori njëherësh anëtar i PD-së, Julian Deda.

Me anë të një postimi në Facebook, Deda shprehet se ajo që propozon Grurakuqi, si një komromis, është bashkëqeverisje me Rilindjen, e kjo gjë do të asgjesonte PD-në.

Deda shprehet se nëse Gurakuqi përton për të bërë opozitë mund të vazhdojë me sugjerime, por vendi ka nevojë për opozitë të fortë dhe pa hile.

Postimi i Julian Dedës në Facebook:

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more