Skip to main content

“Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët” plus 9 more Lajmi i Fundit


Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët

Posted: 18 Aug 2017 08:43 AM PDT

Sulmi terrorist në sheshin e 'Katalunjës' në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën ka ndodhur ne menyre tjet te dhunshme sir duket nga pamjegt qe janë publikuar diten e sotme.

Siç shihet nga pamjet, ku vriten pese personat qe do kryenin sulmin e dyte, policia u kërkon agresorëve të ulen në gjunjë, por ata nuk i binden dhe për pasojë policia i qëllon për vdekje duke vrare te 5.

Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla.

Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin. Sipas gazetës "El Pais", personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir.

Autoritetet besojnë se në sulmin e ndërmarrë mund të jenë përfshirë deri në 12 anëtarë të ISIS. Autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare.

The post Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Jozefina Topalli sulmon ashpër: Ka dy javë që askush nuk e di ku është Lulzim Basha

Posted: 18 Aug 2017 08:34 AM PDT

Lulzim Basha duket se do te kete nje kundershtar te forte edhe pse u rizgjiodh ne krye te PD, pas humbjes ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Me tone te ashpra kritike, Jozefina Topalli ka komentuar “zhdukjen” e tij por edhe zgjedhjet e 25 qershorit.

Ja cfare shkruan Topalli ne faqen e saj ne FB: Ka Disa jave qe askush nuk din ku eshte Lulzim Basha. Gjeja duket eshte shume sekrete.
Por sot edhe pse prap me pushime, ai u shfaq ne fcb duke komentuar raportin per zgjedhjet te ministrave te tij teknike.
Une nuk kam nevoje te lexoj raporte teknikesh, sepse kam bindjen se ne zgjedhjet e fundit politike, jo punesimet por parate e droges kane blere edhe vota.

Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor.
Kisha kuptuar prej kohesh se ai nuk kishte ndonje preokupim te madh per kauzen e zgjedhjeve, ndaj gjate 4 viteve te shkuara, bashke me disa kolege i perseritnim dhe sugjeronim qe te mendonte seriozish per te, por ne fakt vetem mihnim ne uje.
Natyrisht ai e kishte nje plan ne koke.
I vetmi koncept qe ai ka ishte: ose te mos hynte ne zgjedhje nese nuk ishte fitorja e garantuar ose Pazari.
Me kete gje ne krye, ai hyri ne cader ne fillim duke kerkuar doren e Metes dhe doli nga çadra duke rrokur Ramen.
Pas 18 majit nuk pat asnje fjale , asnje shqetesim dhe asnje vrejtje per zgjedhjet.
Ne fushate asnje fjale kundra Rames, dhe asnje fjali per blerje votash.
Pas 25 qershorit asnje ankese, asnje fakt, asnje prove nuk dorezoi as ne KQZ dhe as tjeterkund.
Antaret e opozites ne KQZ votuan unanimisht rezultatin e 25 qershorit.
Ne asnje qender votimi, ne asnje zone elektorale nuk pat asnje shenim , asnje vrejtje nga anetaret ( numruesit) e opozites.
Perkundrazi, LB dhr ER permes te besuarve te tyre kishin urdheruar Administraten zgjedhore qe te mos kishte asnje debat dhe asnje kundershti mes tyre. Me urdher nga dyshja Rama- Basha ata duhej te votonin me unanimitet. Dhe ashtu u be.
Rama mori me shume nga cfare mendonte dhe basha me pak nga cfare kishte llogaritur.
74 mandatet e Rames hodhen ne ere projektin per te bashkeqeverisur, por Lulzim Basha qendroi deri ne fund me shprese se Rama do e fuste ne qeverii.
Deri ketu s ka asgje qe nuk dihet.
Shitja e opozites eshte njera ane e Bashes .Ana tjeter eshte manipulimi i zgjedhjeve vete brenda PD prej tij.Ndaj dhe ndoshta do kishte qene ma mire qe edhe sot te pushonte.
Lulzim Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit te PD permes manipulimit te pjesemarrjes se antaresise se PD me 22 Korrik. Me 22 korrik mbi 70% e antaresise se PD kane bojkotuar Bashen sepse kane kuptuar se ai i kishte shitur interesat e demokrateve dhe te vendit.
Dhe kjo jo me fletrrufe si te teknikeve te Lulit, por me prova , fakte e video.
Manipulimi ishte aq i madh sa u be dhe qesharak. Sipas vete shifrave te tij i binte qe me 22 korrik te kishin votuar per 12 ore rresht pa nderprerje cdo 18 sekonda nga nje democrat.
Shkodranet thonin se Luli e mbajti premtimin . Me 22 korrik ai realizoi votim elektronik.
Ne fakt me ate shpejtesi i binte votim supesonik, si ata qe vetem luli din t’ i beje.

The post Jozefina Topalli sulmon ashpër: Ka dy javë që askush nuk e di ku është Lulzim Basha appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Finlandë, agresori sulmon me thikë disa persona. Qëllohet nga policia

Posted: 18 Aug 2017 07:37 AM PDT

Një tjetër ngjarje tronditëse është shënuar, këtë herë në Finlandë, ku një person ka therur disa persona në qytetin jugperëndimor Turku, përpara se të qëllohej me armë zjarri nga forcat e policisë.

Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit "Puutori-Market". Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar dhe dyshohet të ketë vdekur, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht ndonjë viktimë. Raportimet paraprake theksojnë se ai kishte thirrur "Allahu Akbar" në momentin e sulmit.

Një postim në "Twitter" nga policia finlandeze, në orën 16:40 me atë lokale, bënte të ditur se disa persona ishin plagosur me thikë në qendër të qytetit Turku. Ndaj njerëzve u kërkohet që të shmangin kalimin nga qendra e qytetit.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në Spanjë, ku 14 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në dy incidente, një përplasje me makinë në Las Ramblas të Barcelonës dhe një incident në Cambrils.

The post Finlandë, agresori sulmon me thikë disa persona. Qëllohet nga policia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Njësia e re e policisë rrugore heq 254 brenda brenda një dite, shoferët ecin me 170 km në orë

Posted: 18 Aug 2017 07:18 AM PDT

Krijohet Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit .

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prej disa ditësh është ngritur dhe funksionon Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore.

Kjo njësi është e përbërë prej 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar , të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste.

Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është:

• Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.

• Goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore

• Eskortimet elitë

• Trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.

Njësia Operacionale udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Rrugore, dhe në çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore

Gjate ditës së djeshme , Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes.

Gjatë kontrollit u konstatuan shumë shkelje të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve rrugore.

Tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara ishin shkeljet kryesore të rregullave te qarkullimit rrugor .

U kostatuan nga mjetet teknike Radarë, mjete me shpejtesi në kufijtë 130 – 170 km në orë.

Për këtë , u pezulluan 98 Leje Drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrolli do vazhdojë edhe në akset e tjera rrugore në ditët në vazhdim.

Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes e të zbatojnë rregullat e qarkullimit gjatë drejtimit të automjetit.

The post Njësia e re e policisë rrugore heq 254 brenda brenda një dite, shoferët ecin me 170 km në orë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Lajmi i fundit/ Aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot, plagosen rëndë 5 persona

Posted: 18 Aug 2017 07:05 AM PDT

Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në aksin Fushë-Krujë-Milot.

Sipas informacioneve të parë, për pasojë, 5 persona janë plagosur. Ende nuk dihet gjendja e tyre dhe shkaqet e ngjarjes.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia.
Vijon

The post Lajmi i fundit/ Aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot, plagosen rëndë 5 persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Lufta me Korenë e Veriut, amerikanët kanë një kërkesë të rëndësishme

Posted: 18 Aug 2017 07:00 AM PDT

Pas tensioneve të përshkallëzuara, pronari i një kompanie në Kaliforni që ndërton bunkerë, thotë se shumë njerëz në SHBA po kërkojnë që firma e tij t'u bëj strehime anti-bërthamore.

Ron Hubbard, president i firmës, tha se kurrë nuk ka parë një interesim të tillë nga njerëzit për bunkerët e tij. Kjo sipas tij vjen nga kërcënimet në rritje mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut ku kjo e fundit pati deklaruar se do të sulmonte Amerikën më raketa bërthamore.

Kompania me bazë në Montebello të Kalifornisë ka raportuar kohët e fundit se ka shitur dhjetra bunkerë në Karolinën e Veriut, Tennessee, Teksas, Luiziana, Uashington, Oklahoma, Arizona dhe Kaliforni./bë

The post Lufta me Korenë e Veriut, amerikanët kanë një kërkesë të rëndësishme appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

3 favoritët për trajnerin e vitit, Zidane njëri prej tyre. Po të tjerët?

Posted: 18 Aug 2017 06:39 AM PDT

Trajneri Zinedine Zidane ende pa nisur mirë sezoni, ka fituar dy Superkupa, atë të Evropës dhe të Spanjës, por asnjë prej trofeve të lakmuar nuk do të llogaritet në përzgjedhjen e trajnerit më të mirë të FIFA-s.

Gjithsesi, francezi i Realit të Madridit mbetet sërish pretendenti kryesor për të triumfuar mes kolegëve të tjerë, për sukseset e sezonit të kaluar që kulmuan me triumfin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori i galaktikëve ka një mestare mbresëlënëse titujsh, u detyrua të kënaqet vitin e kaluar me vendin e dytë, pas Claudio Ranierit.
Por askush nuk ka dyshim se më 23 tetor, në Londër do të jetë pikërisht "Zizu" ai që do të vlerësohet si më i miri.
Nëse për fituesin nuk ka dyshime, lufta më e ashpër mbetet për dy shkallët e tjera të podiumit.
Massimiliano Allegri përkëdheli "tripletën" me Juventusin deri në finalen e Kardifit, ndërsa të tjerë pretendentë janë Conte, që fitoi Premier League me Chelsea, dhe Jardim, arkitekti i Monacos në fitoren e Ligue 1 dhe ecurisë tejet të mirë në Champions.
Fituesit do të shpallen në bazë të 25% të votave të kapitenëve të të gjitha kombëtareve, 25% nga preferencat e tifozëve, po kaq nga trajnerët dhe të njëjtat mundësi për 200 përfaqësues të medieve.

 

The post 3 favoritët për trajnerin e vitit, Zidane njëri prej tyre. Po të tjerët? appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ndeshja Milan- Shkëndija, shokon Bonuçi: Pata emocione në minutat e para, por…

Posted: 18 Aug 2017 06:33 AM PDT

Kapiteni i Milanit, në përfundim të Milan-Shkëndija shprehu se kishte shumë emocione në ndeshjen e parë zyrtare me kuqezinjtë.
Bonuçi, shprehet:

"Ishte një emocion i bukur që të debutoja në 'San Siro', për më shumë si kapiten. M'u deshën pak minuta për ta shuar këtë emocion, por më pas, falë skuadrës arrita që edhe unë të jem më i qetë dhe mbi të gjitha të marrim një fitore mjaft të rëndësishme.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka gjëra për të përmirësuar, ndonëse është e dukshme se skuadra po ecën në rrugën e duhur.
Milan spektakolar ndaj Shkëndijës? Golat flasin vetë, por mos harrojmë se kemi gabuar edhe disa raste të tjera. Kur fiton 6-0, duhet të analizosh gjërat negative, sepse duke studiuar ato dhe duke i përmirësuar ato mund të arrijmë aty ku duam. Fjalimi im përpara ndeshjes? I thashë skuadrës thjesht se nuk ekzistojnë ndeshje të lehta, por asgjë të re. Juventusi na ka frikë? Më bëhet qejfi kur dëgjoj drejtorin Marota që nënvizon se i trembet Milanit, por nëse duam që të arrijmë në nivelin e Juves duhet të punojmë ende"./p.sport

The post Ndeshja Milan- Shkëndija, shokon Bonuçi: Pata emocione në minutat e para, por… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ironi me Bashën, Patozi: Mes raportit të ministrave dhe opozitës është në mes një…

Posted: 18 Aug 2017 06:27 AM PDT

Një tjetër kritikë vjen nga kritiku më i ashpër i Bashës, Astrit Patozi. Përmes një statusi në FB, ai ka reaguar lidhur me raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Me tone ironike, Patozi i kujton Bashës se qeveria nuk rrëzohet nga brenda. Ai theksoi ndër të tjera se mes raportit të ministrave dhe opozitës është në mes një det i tërë.

MESAZHI I PATOZIT
QEVERIA NUK RRËZOHET NGA BRENDA, LULZIM!
Komentet e Lulzim Bashës mbi raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet nuk ia shtojnë vlerën atij. Përkundrazi, ia zbehin fare, nëse ai vërtetë mund të shërbente për diçka në këtë vend. Jo për këto zgjedhje, se ato mbaruan, por ndoshta në të ardhmen. Sepse mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe "tmerreve" që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë. Në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha. I cili ka përgjegjësi të plotë për memecërinë e Partisë Demokratike, që nga mesnata e 17 majit e deri në ditën e numurimit të votës së fundit në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas kësaj logjike i bie që çdo opozitë në atdheun tonë, që të provojë se qeveria i vjedh apo i manipulon zgjedhjet, duhet të ketë 6 apo më shumë ministra teknikë. Ndryshe, ajo vetë është e paaftë që të provojë edhe faktojë qoftë edhe një rast të vetëm abuzimi.
A thua se kjo praktika e marrëveshjes Rama-Basha është një traditë universale në këtë vend e më gjerë dhe jo një shpikje shqiptare e minutës së fundit. Por ne në Shqipëri kemi jetuar dhe këtu janë bërë shumë palë zgjedhjesh. Dhe si Partia Demokratike ashtu edhe kundërshtarët e saj kanë tundur botën me shkeljet dhe manipulimet, sa herë që ka pasur të tilla. Madje, nuk e teproj të them se në shumë raste e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre, të cilat jo rrallë kanë qenë të shpërpjestuara me të vertetën.
Por më mirë të bërtasësh më shumë se ç'duhet "kapeni hajdutin", se sa të mos pipëtish fare si Lulzim Basha gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndaj edhe lë shije të keqe kjo "Eureka" e tij pas një raporti shumë atipik të ministrave teknikë të PD, të cilin nuk dua ta paragjykoj. Ashtu si edhe ata vetë për atë thekje në diellin e qeverisë së "armikut", ndonëse zgjedhjet e 25 qershorit kishin dy muaj që ishin mbyllur. Sepse nuk besoj se ka qenë përgjegjësi e tyre mosdorëheqja në kohën e duhur.
Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj. Ndaj nuk ka asnjë vlerë që të merremi me cilësinë e asaj që kanë shkruar dhe as me rolin që kanë pasur në këtë histori ministrat teknikë, që më në fund ikën prej qeverisë së Edi Ramës. Lulzimi ka vetëm dy mundësi tani: ose ta besojë plotësisht raportin e teknikëve, që i bie të bojkotojë parlamentin dhe të hapi prapë "çadrën e lirisë". Ose, në rast të kundërt, ta qepë gojën e të mos flasë më për vota të blera dhe të vjedhura, por të lëpijë ndonjë kockë që mund t'i vijë nga Edi Rama, nëse ky i fundit do ta ketë zemrën e gjerë. Kam bindjen se ai nuk do të bëjë, as njërën dhe, as tjetrën. Siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtyre katër vjetëve. Sepse gjëja që urren më shumë në jetë ai është që të marrë vendime.
VO. Mirëpres me qetësi komentet e grupit të gatshëm të avokatëve dhe zëdhënësve të Lulzim Bashës në PD, meqë ai vetë është me pushime.

The post Ironi me Bashën, Patozi: Mes raportit të ministrave dhe opozitës është në mes një… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E gjithë bota në frikë, 21 gushti është shumë pranë

Posted: 18 Aug 2017 06:15 AM PDT

Para disa muajsh, u paralajmërua se 21 gusht 2017 do të jetë dita e shënuar kur do të ndodhë eklipsi që do të mbulojë tërësisht diellin.

Ky ekplis, sipas informacioneve, ndodh për herë të parë që nga viti 1918. Hëna do të zhvendoset pas Diellit dhe sipërfaqja e Tokës do të zhytet në hije të plotë për disa minuta.

Eklipsi do të mund të shihet në të gjitha shtetet e botës, por më i dukshëm do të jetë në Amerikë dhe mendohet se do të zgjasë 1 orë e 40 minuta.
Pse frikësohet bota?
Teoria e komplotit e David Meade thotë se një përplasje do të ndodhë mes Planetit Nibiru dhe Tokës. Përplasja do të fillojë më 21 gusht 2017 dhe pas një muaji, më në fund do të godasë Tokën duke e shkatërruar. Data që ai ka parashikuar është "23 shtator 2017″.
NASA ka konfirmuar ekzistencën e këtij planeti dhe i druhet faktit se Nibiru mund të shkatërrojë Tokën.
Sipas Express.co.uk, shkencëtarët kanë prova të planetit mistik të madhësisë së Neptunit që rrethon diellin tonë në një orbitë shumë të zgjatur përtej Plutonit.

The post E gjithë bota në frikë, 21 gushti është shumë pranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more