Skip to main content

Ora News: “Dua Lipa nuk di të ndalet” plus 9 more

Ora News: “Dua Lipa nuk di të ndalet” plus 9 more


Dua Lipa nuk di të ndalet

Posted: 18 Aug 2017 11:45 PM PDT

Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa nuk di të ndalet. Këtë javë ajo ka arritur një tjetër sukses duke u klasifikuar si artistja e dytë solo që arrin të jetë në krye të klasifikimeve në "Official UK Charts" pas këngëtares Adele .

Me këngën e saj më e fundit "New Rules", e cila ka arritur më shumë se 110 milionë klikime, është ngjitur në top listat e kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar. 

Kishte pothuajse 2 vite që nhjë artiste solo nuk ngjitej në majat e klasifikimeve. Ishte Adele femra e parë që arriti të jetë në krye të klasifikimeve në tetor të vitit 2015 ndërsa tani këtë vend e ka zënë Dua Lipa, e cila ishte në konkurencë të fortë me Pink.

Kënga e saj është në vendin e parë e ndjekur nga dy suksese të tjera të saj No Lie, në bashkëpunim me Sean Paul dhe Be The One.

Ndërsa albumi i saj "Dua Lipa" është në Top 10 duke zënë vendin e 7.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Taylor Swift lë fansat në ankth

Posted: 18 Aug 2017 11:23 PM PDT

Këngëtarja Taylor Swift ka habitur të gjithë fansat e saj  pasi është zhdukur tërësisht nga mediat sociale.

27-vjeçarja sapo ka fituar një çështje gjyqësore kundër DJ David Mueller të cilin e akuzonte për ngacmim seksual, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në një koncert që këngëtarja po mbante. Pas fitores fansat e Swift po prisnin me padurim që ajo të bënte ndonjë deklaratë për rastin, por ka heshtur.

Dhe tani fansat janë tronditur akoma më shumë pasi ylli i popit ka fshirë të gjitha llogaritë në rrejtet sociale Twitter, Instagram dhe Facebook. Gjithashtu faqja e saj zyrtare e internetit taylorsëift.com nuk ekziston më.

Nuk dihet arsyrja se përse ka ndodhur kjo gjë por fansat mendojnë se Swift është sulmuar nga hakerat.

Pavarësisht se ajo nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale kjo ngjarje i ka habitur të gjithë, për më tepër që flitet se së shpejti do të publikojë albumin e ri.  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmi në Barcelonë, shoferi i furgonit është vrarë nga policia

Posted: 18 Aug 2017 01:40 PM PDT

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se i dyshuari kryesor për sulmin në Barcelonë ka vdekur.

Mediat raportojnë se shoferi i furgonit të cilin e kishte marrë me qira, Moussa Oukabir, është në mesin e 5 personave të vrarë nga policia në orët e para të mëngjesit në Cambrils, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Ngjarja ndodhi rreth 120 larg sulmit të parë në Barcelonë ku humbën jetën 14 persona nga përplasja me një furgon. 

Sipas mediave të huaja, ata ishin të pajisur me breza eksplozivi të rreme.

Ata u zbuluan nga forcat e policisë gjatë një kontrolli sigurie në zonën e portit, që është i populluar me turistë.

Policia katalanase ka njoftuar se 'terroristët' e vdekur në Cambrils, sulmi me furgon në Barcelonë dhe shpërthimi në një shtëpi në Alcanar ku mbeti i vdekur një person janë të lidhura me njëra-tjetrën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shokuese, motoristi bie në gropën e hapur në rrugë

Posted: 18 Aug 2017 01:24 PM PDT

 Këto pamje alarmante nga Kina tregojnë saktësisht pse ju nuk duhet t'i jepni makinës ndërkohë që jeni duke shkruar në telefon. Jo vetëm që do ta pësoni keq por mund të keni pasoja shumë më të rënda, si psh të biesh në një gropë më madhe në rrugë.

Gropë, e cila ishte hapur papritmas nga fundosja e tokës në një rrugë në qytetin e  Kinës. Shoferi i motorit, i cili po merrej me telefoni e  tij, nuk i kishte kushtuar vëmendje rrugës përpara dhe menjëherë ra në gropën e madhe të hapur.

Një këmbësor ishte përpjekur ta ndalonte motoristin por ishte tepër vonë. Fatmirësisht raportohet se ai nuk ka pësuar dëmtime serioze nga ky incident.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A dinte gjë policia? Pasojat e atentatit për Katalonjën

Posted: 18 Aug 2017 01:05 PM PDT

Atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalonjës. Përpjekjet për pavarësi mund të marrin një goditje të fortë.

Një ditë para ngjarjeve pati kontrolle të pazakonta intensive të qarkullimit, në autostradën në drejtim të jugut. Ato po kalonte edhe spanjolli Cesar Martinez, së bashku me familjen: “Njësi të armatosura na ndaluan së bashku me veturën, në autostradën A7 pranë Malagas. Na trajtuan si kriminelë dhe patëm ndjesinë se ka ndodhur diçka e keqe. Por me sa duket ajo ndodhi vetëm një ditë më vonë.”

A dinin gjë njësitë e policisë? Deri tani kjo, si shumë gjëra të tjera është e paqartë. Për shembull identiteti i dorasit. Drejtuesi i automjetit mori arratinë. Në vend të tij u arrestuan dy të dyshuar të tjerë, një maroken 28 vjeçar dhe një person, që vjen nga eksklava spanjolle e Melilas – gjë që bën që të zhvendoset në fokus një aspekt tjetër: imigrimi që po rritet prej javësh nga Maroku në drejtim të bregdetit spanjoll dhe rritja e tensionit në eksklavat spanjolle Ceuta dhe Melila. Për shkak të veprimeve të ashpra të Libisë kundër refugjatëve, tani po shtohet presioni ndaj Marokut. Përditë qindra refugjatë mbërrijnë me varkat e tyre në Andaluzi, midis pushuesve.

Shteti spanjoll tregohet i fuqishëm në Katalonjë

Ajo që duket qartë: Katalonja ka një problem sigurie. Gazeta katalanase “El Periodico” tërhoqi vëmendjen për këtë disa herë që vitin e kaluar. Ky rajon autonom, ka ashtu si Vendi i Baskëve një polici të vetën, “Mossos d’Esquadra”, shkurt “Mossos”. Ata kanë edhe një njësi të vetën antiterroriste, e cila, në teori, drejtohet nga Madridi. Prej muajsh, sipas medieve, ata nuk i respektojnë më udhëzimet e kryeqytetit spanjoll. Prandaj shumë shohin në atentat para së gjithash një gjë: Pa Spanjën, Katalonja është e pasigurtë. Ky është edhe lajmi, që zëdhënësi spanjoll  i partisë PP në pushtet, Rafael Hernando, përcolli sot në televizion:”Tani ne kemi nevojë për përvojat e shtetit spanjoll në luftë kundër terrorizmit”.

Këto pohime përmbajnë një lajm të dyfishtë: “Mos kini frikë, ne do t’ju ndihmojmë” dhe “Katalanjës i duhet Spanja”. Në 11 shtator zhvillohet Diada, “festa kombëtare” e katalanëve dhe në 1 tetor do të organizohej referendumi për pavarësinë – i dyti në historinë e Katalonjës. Në bazë të kushtetutës spanjolle ai është ilegal dhe që herën e parë çoi në arrestim politikanësh të atjeshëm.

Me atentatin bëhet politikë

Mbi kokat e të vdekurve dhe të të plagosurve nis tani një luftë e egër e njësive policore, se kush e mban përgjegjësinë që ndodhi atentati dhe kush duhet t’i drejtojë hetimet. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e shfrytëzoi momentin të enjten në darkë dhe shkoi në Barcelonë, ku  bëri thirrje për unitet kombëtar. Ai nuk kishte me vete një plan B për pavarësinë e synuar të katalanasve, por tani  mund të llogarisë se përpjekjet për pavarësi të qeverisë rajonale, përballë përmasave të atentatit, hë për hë do të ndërpriten, sepse katalanasit kanë shqetësime krejt të tjera.

Rajoy dëshmon se ka instinkt politik dhe ka bërë të ditur se njësia kombëtare antiterror – për shkak të historisë së luftës për liri të Eta-s baske, njësia më e madhe në Evropë – do të koordinojë hetimet dhe masat e tjera të sigurisë. “Kemi fituar shumë luftëra kundër terrorizmit, edhe këtë ne spanjollët do ta fitojmë”, tha Rajoy. Deri tani “Mossos” nuk kanë reaguar./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Me apo pa institucione javën tjetër?

Posted: 18 Aug 2017 12:54 PM PDT

Analistët politikë kërkojnë një kompromis ndërmjet partive politike në mënyrë që, siç thonë ata, të mos thellohet edhe më tej kriza politike për krijimin e institucioneve të reja.

Analistët shprehen skeptikë që Kosova në javën e ardhshme do të mund të ketë institucionet e reja.

Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga data 3 gusht nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e partive politike dhe koalicioneve për të konstituuar Kuvendin dhe votuar Qeverinë.

“Nuk ka një lëvizje e cila do të garanton një lloj sigurie që seanca e 24 gushtit do të jetë seance konstituive, që Kuvendi të konstituohet e Qeveria të vij në rend të ditës. Po e shoh me një dyshim shumë të madh, që në javën e ardhshme mund të kemi institucione, për shkak të një papërgjegjshmërie minimale që subjektet politike do të duhej ta kishin në cilindo variant”, tha Zogaj.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, të mërkurën pas një takimi konsultativ me shumicën e partive politike, caktoi datën 24 gusht për vazhdimin e seancës.

Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date për vazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëri-tjetrin për bllokim të institucioneve të vendit.

Analisti Ismail Hasani po ashtu thotë se sjelljet dhe kalkulimet e partive politike, që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, karshi ndërtimit të institucioneve janë të papranueshme dhe sipas tij, data 24 gusht nuk do të sjell ndonjë rezultat.

“PAN-i nuk i ka numrat. Po t'i kishte do të ishte kryer ky proces. Në anën tjetër, kemi tash përplasje midis partive politike Vetëvendosje Lidhje Demokratike, Aleancës Kosova e Re, do të thotë nuk shihet asnjë mundësi që do të ketë pajtim që të fitohet shumica parlamentare për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit dhe nënkryetarët dhe për të shkuar në hapin tjetër në mandatimin e kryeministrit”, tha Hasani.

Analisti Zogaj konsiderojnë se një sfidë e madhe për seancën e radhës pritet të jetë çështja e votave, të cilat koalicioni fitues [PAN] nuk ka arritur të dëshmojë se i ka. Ai megjithatë thotë se në momentet e fundit mund të ketë ndryshime të qëndrimeve të deputetëve, por gjasat janë të vogla.

“Pritjet e mija janë minimale që ne ta kemi Kuvendin e Kosovës të konstituuar në javën e ardhshme, kjo për shkak të mungesës së marrëveshjeve dhe për shkak të klimës që këto subjekte e kanë krijuar, e kjo klimë është përçarëse. Por, mund të ndodh që në momente e fundit të ndërrohet mendja e një grupi të caktuar të deputetëve por me pak gjasa që një gjë e tillë të ndodh”, tha Zogaj.

Kuvendi edhe pse ka mbajtur më shume se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

Koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës [PAN] që është koalicion fitues po synon që të ketë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re.

Sipas Kushtetutës, "Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit". Në këtë rast i takon koalicionit PAN që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që për të parin e Kuvendit të kandidojë kryetarin e partisë, Kadri Veselin që deri tani ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kadri Veseli, si kandidat i PDK-së, për Lëvizjen Vetëvendosje është kandidat i papranueshëm dhe siç janë deklaruar ata nuk do ta votojnë në asnjë rast.

Ndryshe, Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar që, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit më 24 gusht , atëherë do të propozohet një kandidat tjetër nga parti politike që do të marrin pjesë në seance dhe të votojnë atë.

“Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë, kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë", ka shkruar Kurti në një letër publike të titulluar "Si të dalim nga bllokimi".

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i propozon të gjitha partive politike që udhëhiqen prej interesit publik dhe që synojnë ta mbrojnë e jo ta dëmtojnë demokracinë e Kosovës, që të bashkohen në këtë nismë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarr në kodrat e Levanit, zbret deri në rrugën nacionale, digjen ullishte

Posted: 18 Aug 2017 12:49 PM PDT

Kodrat e Levanit në Fier u përfshinë gjatë ditës së sotme nga një zjarr i madh, fikja e të cilit u bë i mundur vetëm pas tre orësh betejë me flakët.

Zjarri ishte afruar pranë rrugës nacionale Fier-Vlorë dhe krijoi vështirësi në qarkullimin e makinave duke rënduar trafikun në aksin Levan Fier.

Dëmet nga zjarri janë të shumta, ku raportohet të jenë djegur rreth 5000 rrënjë ullinj dhe 16 ha me shkurre dhe ullishte.

Shuarja e vatrës së zjarrit u bë e mundur nga FNSH, ushtria dhe zjarrëfikësja, duke shmangur edhe rrezikun që u kanosej banesave pranë nga përparimi i flakëve, i favorizuar dhe nga era e fortë.

Ende nuk ka të dhëna mbi shkakun e zjarrit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Burri plagos rëndë me mjete të forta gruan, vdes në spital

Posted: 18 Aug 2017 12:23 PM PDT

Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh në Lushnje i ka kushtuar jetën një gruaje 51 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të pasdites së sotme në fshatin Plug. Shtetasi Tajar Kazanxhi 55 vjeç, ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij Natasha Kazanxhi, 51 vjeçe.

Dhuna ka ndodhur në banesën e çiftit. E plagosura eshte transportuar në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital rreth orës 20:30.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy makina dhe një motor përplasen në Velipojë, plagoset i riu

Posted: 18 Aug 2017 12:23 PM PDT

Dy makina dhe një motor u përfshinë në një aksident automobilistik gjatë pasdites në Velipojë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:50, në vendin e quajtur rruga Nr.4, fshati Pulaj, ku mjeti tip “Kia” me targë FE 567 MC me drejtues shtetasin S. T. banues në Shkodër, mjeti tip “Ford” me targë SS 319 EK me drejtues shtetasin I. G. banues në Shkodër dhe motori tip “Lifan” me drejtues shtetasin E. V, 22 vjeç banues në fshatin Ças janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit E. V. i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër me dëmtime të lehta dhe jashtë rreziku për jetën.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Babai shpëton vogëlushen falë reflekseve

Posted: 18 Aug 2017 11:39 AM PDT

Ky është momenti kur një baba me reflekse të pabesueshme  shpëtoi vajzën e tij nga përplasja. Pamjet e filmuara nga kamera e një tjetër makine tregojnë babin, i cili kalon me vajzën në vijat e bardha.

Pikërisht në këtë moment vihet re një makinë e cila nuk frenon, por vijon rrugën e për paksa nuk i përplas. Ai menjëherë e ngre vajzën  etij dhe e shmang përplasjen me një lëvizje të vetme, falë reagimit të tij të shpejtë.

Pamjet e videos, vendndodhja e së cilës mbetet ende e paqartë, u bënë shumë shpejt virale,

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more