Skip to main content

Ora News: “Brigitte flet për Presidentin francez: I vetmi defekt që ka është mosha e tij” plus 9 more

Ora News: “Brigitte flet për Presidentin francez: I vetmi defekt që ka është mosha e tij” plus 9 more


Brigitte flet për Presidentin francez: I vetmi defekt që ka është mosha e tij

Posted: 21 Aug 2017 12:13 AM PDT

Brigitte Macron është martuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron  10 vite më parë. Zonja e Parë është një mësuese, nënë e dy fëmijëve, këshilltare e besueshme e bashkëshortit të saj dhe ikonë e modës.

Megjithatë martesa e tyre nuk është përfolur për këto detaje por për faktin se ajo është 24 vite më e madhe se Macron.

Brigitte ka folur për herë të parë për martesën e saj me presidentin francez dhe për diferencën e madhe që kanë në moshë, e cila ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare në gjatë fushatës së zgjedhjeve në Francë.

Zonja e parë franceze, 64 vjeç, u takua me presidentin Emmanuel Macron, 39 vjeç, rreth dy dekada më parë kur ishte mësuese në shkollën e tij. Është e paqartë se kur filluan të dilnin bashkë por janë martuar në vitin 2007, një vit pasi Brigitte u divorcua.

"Ka raste në jetën tuaj ku duhet të bëni zgjedhje jetike dhe unë e kam bërë. Ajo që është thënë gjatë këtyre viteve është e parëndësishme,"- ka thënë ajo në një intervistë për Elle France.

Hendeku i madh i moshës së çiftit u vu në qendër të vëmendjes gjatë fushatës presidenciale të bashkëshortit të saj në fillim të këtij viti.

"Emmanuel  ka vetëm një defekt të vetëm, është më i vogël se unë. Sigurisht ne hamë mëngjes së bashku, unë me rrudhat e mia dhe ai me rininë e tij, por ske çfarë të bësh,"-shprehet Zonja e Parë. "Nëse nuk do ta kisha bërë këtë zgjdhje, do të kisha humbur shumë në jetën time. Unë isha shumë e lumtur me fëmijët e mi dhe në të njëjtën kohë kam ndjerë që duhet ta jetoj këtë dashuri, siç thotë dhe Prevert (poet francez) , që të jem e lumtur plotësisht."

Ndërsa kur vjen fjala për tu ballafaquar me kritikët e medias Brigitte thotë se nuk ka qenë e lehtë: "Përfundova duke i thënë vetes sime se gjithçka do të kalojë."

Presidenti francez ka replikur ndaj zërave rreth martesës së tij duke thënë se kritika rrjedh nga seksizmi dhe homofobia.

"Nëse do të isha 20 vite më i madh se bashkëshortja ime askush nuk do ta mendonte dy herë që ne nuk duhet të ishim së bashku,"-është shprehur Macron në një intervistë për Le Parisien. "Pikërisht se ajo është 20 vite më e madhe se unë shumë njerëz thonë se kjo marrëdhënie nuk është e qëndrueshme."

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tiranë, i grabisin çantën me para më pas e kërcënojnë për 10 mijë euro

Posted: 21 Aug 2017 12:11 AM PDT

E grabisin më pas e kanosin kundrejt shumës 10 mijë euro. Ngjarja është regjistruar të shtunën (19 gusht 2017) në Yrshek të Tiranës, ndërsa sot policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar dhe një e ka shpallur në kërkim.

Sipas policisë së Tiranës dyshohet se Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dhe Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë. Ata i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë.

“Nga hetimi me metoda speciale, rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro” informon policia e Tiranës.

Forcat operacionale kanë ndërhyrë në momentin e dorëzimit të kësaj shume monetare duke arrestuar Enea Duraj dhe Renato Toska. Ndërsa është shpallur në kërkim E. H., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 Euro dhe 300 000 Lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Nenet 139-25 dhe 109/b të Kodit Penal.

/Oranews.tv.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jo më telefonat në xhep, dëmtoni spermën

Posted: 20 Aug 2017 11:58 PM PDT

Meshkujt duhet të kenë parasysh se të mbash telefonin në xhepin e pantallonave mund të rezultojë në spermën e  dëmtuar, testosteronin më të ulët dhe mund të shkaktojë shterpësi. Hulumtimet e reja sugjerojnë se mbajtja e celularit në xhepin tuaj mund të ulë lëvizshmërinë dhe qëndrueshmërinë e spermës.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që rrezatimi elektromagnetik me frekuencë radio (RF-EMR) të emetuar nga pajisjet mund të ketë një efekt të dëmshëm për pjellorinë mashkullore. Të nxehtit që lëshohet nga telefoni rrit temperaturën brenda skrotumit dhe frenon prodhimin e spermës në testikuj.  

Shumica e popullatës globale kryesisht të rriturit kanë telefona celularë dhe rreth 14% e çifteve në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë vështirësi në konceptimin. Sipas disa studimeve të bera është zbuluar se përdorimi i telefonit celular ishte i lidhur me një zbritje prej 8.1 përqind në lëvizjen e spermës.

Kështu që ekspertet parapëlqejnë që të shmanget në maksimum bartja e telefonave të mençur nëpër xhepat e pantallonave.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet një i dyshuar për sulmin kundër aktivistëve LGBT

Posted: 20 Aug 2017 11:23 PM PDT

Policia në Shën Petersburg të Rusisë, që është qyteti i dytë më i madh në këtë vend pas kryeqytetit Moskë, thotë se e ka arrestuar një të dyshuar për sulm kundër aktivistëve LGBT dhe gazetarëve, pasi një ligjvënës lokal u ka bërë presion autoriteteve që të zhvillojnë hetime për këtë incident.

Dega për Shën Petersburg e Ministrisë së brendshme të Rusisë ka njoftuar sot se një i dyshuar 19 vjeçar, është arrestuar lidhur me sulmin më 12 të këtij muaji.

Ky i dyshuar është arrestuar para dy ditësh.

Gjatë sulmi ishin lënduar afro 15 aktivistë LGBT dhe gazetarë.

Sipas gazetarëve dhe ligjvënësve, policët qëndronin afër kur ndodhi incidenti, por nuk kanë provuar t'i ndalnin sulmuesit.

Disa gazetarë i kanë filluar hetimet e tyre dhe kanë publikuar fotografi nga ky incident në rrjetin Facebook.

Ligjvënësit kanë kërkuar edhe hetime se për çfarë arsye oficerët e policisë nuk kanë intervenuar gjatë sulmit./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përplaset luftanija amerikane, zhduken 10 marinarë

Posted: 20 Aug 2017 11:15 PM PDT

Dhjetë marinarë janë zhdukur dhe 5 të tjerë janë plagosur pasi një anije shkatërruese amerikane dhe një anije naftëmbajtëse u përplasën në brigjet e Singaporit, sipas Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Shkatërruesi USS John S McCain, i emërtuar kështu në nder të gjyshit dhe babait të senatorit John McCain që shërbenin në Flotën Amerikane, po lundronte në lindje të Singaporit dhe po përgatitej të ankorohej në port kur ndodhi përplasja me mjetin që mbante një flamur liberian.

Një kërkim i gjerë dhe një operacion shpëtimi janë tashmë në zhvillim, ndërkohë që kjo përplasje është e dyta në pak muaj, ku përfshihet një anije e flotës detare amerikane.

Sipas autoriteteve singaporeane dhe amerikane, shkatërruesi ka pësuar dëmtime në krahun e portit të saj. Anija tashmë po lundron drejt bazës detare Changi të Singaporit.

Ndërkohë anija liberiane po i drejtohet portit të Singaporit. Kjo përplasje mes mjeteve vjen në ditën e parë të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake amerikane me trupat e Koresë së Jugut, një shfaqje pushteti në sy të Koresë së Veriut.

Ky aksident mendohet se do të shtojë dyshimet mbi operacionet e flotës amerikane në këtë rajon. Ky është i njëjti grup detar që pësoi një aksident të ngjashëm në korrik, kur 7 marinarë amerikanë humbën jetën.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe senatori republikan John McCain reaguan të dy përmes Twitter-it lidhur me përplasjen e anijes. Të dy u shprehën se po luteshin për marinarët në bord të shkatërrueses ndërkohë që falenderuan grupet e kërkimit dhe shpëtimit për punën që po kryejnë.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shiten vathët më të shtrenjtë në botë, e pabesueshme sa kushtuan

Posted: 20 Aug 2017 01:31 PM PDT

Këto vathë kanë vendosur një rekord të ri botëror, pasi janë shitur në ankand 57.4 milionë dollarë.

Diamantët blu dhe rozë në formë dardhe të quajtur, Apollo dhe Artemis si perënditë greke, u shitën në ankand në mbrëmjen e fundit të Sotheby.

Megjithëse u shitën veç e veç, por nga i njëjti blerës, vathi blu kushtoi 42 milionë dollarë ndërsa rozi 15 milionë dollarë.

Apollo blu është diamant 14.54 karat, ndërsa Artemis 16 karat.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbyset autobusi me pasagjerë në autostradën Shkup-Veles

Posted: 20 Aug 2017 01:14 PM PDT

Të paktën 26 persona mbetën të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë pasi një autobus me targa të Maqedonisë doli nga rruga dhe u përmbys. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e sotme në autostradën Shkup-Veles.

Ekipe të ndihmës së shpejtë kanë nxjerrë të lënduarit nga autobusi dhe i kanë transportuar nëpër qendrat spitalore.

Në Qendrën Emergjente në Shkup janë pranuar dhjetëra nga pasagjerët e lënduar, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.

Ndërkohë në spitalin e Qytetit janë pranuar gjashtë persona mes të cilëve edhe një person me lëndime më të rënda. Në spitalin e Velesit janë pranuar 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Nga Ministria e Brendshme kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth ores 19:00 në autostradën Shkup – Veles, në afërsi të vendit të quajtur "Kulla".

Sipas MPB-së shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit, çfarë ka sjellë më pas dhe daljen e tij nga rruga.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mafia italiane abuzon me fondet publike pёr refugjatёt

Posted: 20 Aug 2017 01:01 PM PDT

Mafia italiane pёrfiton nga biznesi me “pёrkujdesjen pёr refugjatёt”. Nё provinca janё manipuluar fondet. Policia ka arrestuar mё shumё se 60 mafiozё lidhur me abuzime me fondet publike pёr refugjatёt.

Aktualisht Italia është vendi me fluksin më të madh të refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut, kryeisht nga brigjet e Libisë. Italianët njihen për gatishmërinë e tyre të ndihmojnë të huajt, nё kёtё sfond krahas shtetit italian qё ve nё dispozicion tё komunave para nga fondet publike edhe edhe BE-ja jep mjaft fonde. Por mafia ka depёrtuar nё kёtё biznes dhe synon tё nxjerrё pёrfitime milionёshe nё kurriz tё refugjatёve nё nevojё.

Njё rast nёn hetim nga Kalabria ka nxjerrё nё pah edhe involvimin e kishёs nё afera tё tilla. Operacioni Johnny’ ka në shënjestër mafian ‘Ndrangheta’ të Kalabrisë. Ata besohet të kenë shpërdoruar miliona euro në qendrat e emigrantëve. Gjithashtu ndodhet nën hetim edhe Vëllazëria Katolike e Bamirësë. 68 të dyshuar janë arrestuar duke përfshirë edhe priftin, Don Edoardo S., dhe menaxherin e kampeve të refugjatëve, Leondardo S .

Prokurori Nicola Gratteri drejton hetimet. Ai thotë se mafia ka fituar miliona prej migrantëve për vite me rradhë:”Një mënyrë se si ata kanë fituar ishte, për shembull, duke pretenduar se në një kamp ishin strehuar dhe ushqeheshin 1000 vetë, ndërkohë që në të vërtetë aty kishte vetëm 500 vetë për të ushqyer. Dhe  në ditët e tjera kur ka pasur ndonjëherë vёrtetё edhe më shumë njerëz, ata nuk kanë mundur të ushqehen, sepse s’ka pasur mjaftueshëm ushqim. ”

Kur ekipi i gazetarёve viziton qendrёn e strehimit tё refugjatёve, në kampin e dytë më të madh të emigrantëve në Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto, drejtuesit e kampit tregojnë gjendjen përreth, por nuk duan të dalin para kamerave. Dhe tё japin intervista. Aktualisht në kamp ka më shumë se 1100 emigrantë. Në përshtypjen e parë gjithçka duket e pastër dhe e rregullt. Ka në dispozicion shërbim mjekësor dhe konsulencë psikologjike. Ata duket se janë të përkushtuar ndaj njerëzve në nevojë.

Prokurori Nicola Gratteri, ve nё dukje, se “nga regjistrimi i telefonatave ne zbuluam, qё 186 000 euro ishin të destinuara për të blerë gazeta për emigrantët, ishin pezulluar. Mё pas ato para iu dhanë një prifti, për ‘mbështetje shpirtërore ndaj migrantëve’.”

Mafia nuk menaxhon vetëm qendra të emigrantëve, por edhe toka të mëdha bujqësore. Atje ato i punësojnë emigrantët duke u paguar fare pak. Kjo duket si skllavëri moderne në qendër të Evropës. Yvan Sagnet nga Kameruni, na tregon, se kur studionte në Torino, donte të fitonte pak para. Si ndihmës për të korrat ai paguhej me 3,50 euro për 300 kilogram të vjela. Pasi punoi pesë ditë ai u indinjua nga kushtet dhe organizoi një grevë. 700 afrikanë e mbështetën atë.

Yvan Sagnet: “Ishte shumë e rrezikshme, sepse kishte të bënte me luftimin e sistemit që ishte më shumë se sa vetёm shfrytëzim i thjeshtë, sepse pas kësaj qendron mafia.” Kemi pasur kërcënime me vrasje dhe sa më gjatë protestonim, aq më shumë shtoheshin kërcënimet, thotё ai

1,2 milionë njerëz punojnë në bujqësi në Itali. Sindikatat thonë se më shumë se gjysma po shfrytëzohen – gjithashtu nga mafia. Migrantët zakonisht nuk e kanë idenë se kush qendron pas kësaj skeme. Ata thjeshtë duan të fitojnë para për të mbijetuar.

Yvan Sagnet: “Këta njerëz kanë nevojë për mbrojtje, ata bien pre e shantazhuesve, ndaj duhet të angazhohen agjentë tё rregullt punësimi për emigrantët, madje ka edhe një sistem të rekrutimit, që nuk realizohet vetëm në getot e migrantёve apo në rrugë, por qё i rekruton ata në qendrat e emigrantëve”.

Nuk ka kontrolle të mjaftueshme në vendstrehimet e emigrantëve ose në bujqësi. 35 Euro në ditë i jepen kujdestarit, nga Vëllazëria e Bamirësisë, për trajtimin e një refugjati nё strehimoren e  Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto. A janë këto shumë para apo pak, pyesim prokurorin Nicola Gratteri, nga Catanzaro: “Nëse furnizon ushqim të mirë, me të parë e të dytë, nëse shpërndan rroba të pastra, atëherë 35 Euro nuk janë shumë. Por nëse shpërndan vetëm supë me shumë lëng e disa fije makarona në mbrëmje dhe në mëngjes e në drekë gatuan vetëm spageti me salcë domatesh, atëherë kuptohet që 35 Euro janë shumë.”    

102 milionë Euro i paguan shteti qysh prej dhjetë vjetësh Vëllazërisë së Bamirësisë. 36 milionë para shkojnë në xhepat e mafies, gati 200 mijë në duart e priftit. Këtu kanë bashkëpunuar ngushtë prifti Don Edoardo S. dhe menaxheri i qendrës Leonardo S., thotë prokurori. “Bosi i mafies duhet të tregohet i afërt me priftin. Prifti është njeri i rëndësishëm në fshat. Ai zgjedh dhe zgjidhet. Priftin e vlerësojnë dhe i besojnë. Ai që shihet bashkë me priftin legjitimohet. Mafiozët nga ana formale janë zemërgjerë kundrejt kishës.”

Një dramë në kurriz të më të dobtëve. Biznese të ngjashme ka edhe në Sicili. E kjo s’ka të ndalur në sfondin e valës së refugjatëve. Prokurori Gratteri është i kënaqur, që të paktën përkohësisht i ka dhënë fund kësaj drame. Ai së shpejti mund të ngrejë padinë dhe shpreson, që procesi të fillojë deri  në fund të vitit./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Retë ‘pushtojnë’ vendin, duken si dora e Zotit

Posted: 20 Aug 2017 01:00 PM PDT

Banorët e qytetit brazilian u befasuan nga mënyra se si qëndronin retë sipër tyre pasi kishin marrë një formë të cuditshme që dukej si grusht që vinte nga lart.

Joao Paulo Megalhaes shpërndau një video ku dukej se si ishin formuar ato mbrëmjen e së enjtes në Teixeira de Freitas.

Njerëzit filluan të përhapnin panik sepse mendonin se ishte një meteor apo do të ndodhte tornado.

Fatmirësisht, gjithcka ka zgjatur vetëm 5 minuta para perëndimit dhe meteorologët e kanë përshkruajtur si pluhur të formuar nga retë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Rekrutim për xhihad”, ekspoze e grupeve ekstremiste islamike në Evropë

Posted: 20 Aug 2017 12:43 PM PDT

"Rekrutim për xhihad" është një ekspoze norvegjeze e praktikave që përdorin xhihadistët ekstremistë për të rekrutuar të rinj që të luftojnë në radhët e ISIS-it.

Gjatë xhirimeve, Adel Khan Farookut, njërit prej kineastëve të filmit, iu dha një qasje pa kufizim në rrjetet e radikalizuara islamiste në Evropë.

Ai i takoi ata me ndihmën e Ubaydullah Hussainit, një rekrutues i njohur, që aktualisht po vuan një dënim prej nëntë vjtetësh në një burg norvegjez.

Farrook dhe partneri i tij Ulrick Rolfsen folën me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou për rritjen e organizatave islamike në Evropë, teknikat e tyre të rekrutimit dhe mënyrat e tyre të sofistikuara për të zgjeruar rrjetin e tyre në gjithë kontinentin./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more