Skip to main content

“Neo-nazistët marshojnë rrugëve të Berlinit” plus 8 more 24 ore lajme

“Neo-nazistët marshojnë rrugëve të Berlinit” plus 8 more 24 ore lajme


Neo-nazistët marshojnë rrugëve të Berlinit

Posted: 19 Aug 2017 10:33 AM PDT

Neo-nazistët, kundërprotestuesit marshuan në rrugët e Berlinit gjatë ditës së sotme. Ky takim u bë një javë pasi një tubim supermacist nga të bardhët u kthye në vdekjeprurës në Charlottesville të Virxhinias. Protestuesit e krahut të djathtë, marshuan në kryeqytetin gjerman për të shënuar 30 vjetorin e vdekjes së Rudolf Hess, zëvendës i Adolf Hitlerit, ...

Emigrantë e biznesmenë. Shqiptarët në Itali kanë hapur 32 mijë biznese

Posted: 19 Aug 2017 10:29 AM PDT

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali zotërojnë rreth 32 mijë biznese. Të dhënat janë bërë publike nga Unioni i Dhomave italiane të Tregtisë, në raportin vjetor mbi ecurinë e ndërmarrjeve të huaja. Sipas raportit, në total shtetasit e huaj zotërojnë mbi 580 mijë biznese në Itali. Vendin e parë e mbajnë emigrantët marokenë, të cilët ...

Rriten të ardhurat. 15 mld lekë më shumë në 7 muaj

Posted: 19 Aug 2017 10:26 AM PDT

Të ardhurat e qeverisë u rritën 6.4 për qind në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016-s. Ministria e Financave raportoi se, për periudhën Janar-Korrik buxheti i shtetit arkëtoi 248.3 miliardë në total, ose 15 miliardë lekë më shumë sesa një vit më parë. Sipas tabelës fiskale, zërat me ...

Maqedoni: Shkarkohet prokurori publik Marko Zvërlevski

Posted: 19 Aug 2017 10:23 AM PDT

Parlamenti më në fund e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevski pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE, që e konsiderojnë shkarkimin antilogjr. Parlamenti më në fund e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevsk, me 64 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim gjatë votimit, në Parlament nuk ishin prezent deputetët e VMRO-DPMNE-së, sepse sipas tyre, shkarkimi i kryeprokurorit ...

BERZH: 50% e shqiptarëve duan demokraci, 31 % duan sistem autoritar

Posted: 19 Aug 2017 10:19 AM PDT

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 31% e shqiptarëve preferojnë më shumë një sistem autoritar qeverisjeje sesa demokracinë.  Gjetjet janë bërë publike në vrojtimin “Jeta në Tranzicion”, që BERZH bën mbi të gjitha ekonomitë në zhvillim. Sipas raportit, pjesa e shqiptarëve që duan qeverisje autoritare është tre herë më e lartë sesa ajo e ...

Mali i Zi i konfiskon pronat prej miliona eurosh ish-Presidentit të Serbisë

Posted: 19 Aug 2017 10:15 AM PDT

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka konfiskuar pronat e ish-Presidentit të Serbisë e Malit të Zi dhe të familjes së tij, deri sa të përfundojë hetimi se si i ka fituar ato. Gjykata e Lartë në kryeqytetin malazez, Podgoricë, e ka pranuar kërkesën e prokurorit të posaçëm dhe ka bllokuar pronën e familjes së ish-presidentit ...

EC: 8 vatra zjarri në të gjithë vendin

Posted: 19 Aug 2017 10:04 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri. Emergjencat Civile bëjnë me dije se "në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 90 punonjës zjarrfikës, 12 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, punonjës të policisë ...

Sulmi në Barcelonë, policia kërkon drejtuesin e makinës

Posted: 19 Aug 2017 09:55 AM PDT

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi 13 viktima e mbi 100 të plagosur në bulevardin e famshëm të Barcelonës, Las Ramblas, mund të jetë ende i gjallë dhe në arrati. Policia spanjolle bëri të ditur se është vënë në kërkim të marokenit Younes Abouyaaqoub, i cili, sipas mediave spanjolle, është shoferi i furgonit. 22-vjeçari  jetonte në ...

Bannon, pas shkarkimit: Do të luftoj për axhendën e Trump

Posted: 19 Aug 2017 09:51 AM PDT

Ish-kryestrategu i Donald Trump zotohet se do të luftojë kundër kundërshtarëve të politikave të Presidentit pas shkarkimit nga posti në Shtëpinë e Bardhë. Steve Bannon, i cili i është rikthyer detyrës së tij si shef i uebsajtit konservator "Breitbart News" tha se do të luftonte për axhendën me të cilën Trump fitoi zgjedhjet. "Tani jam ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more