Skip to main content

“Në Koshare të  Ferizajt  fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve ” plus 9 more Ferizaj Press

“Në Koshare të  Ferizajt  fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve ” plus 9 more Ferizaj Press


Në Koshare të  Ferizajt  fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve 

Posted: 17 Aug 2017 05:47 AM PDT

Ferizaj.17.08.2017.  Në fshatin Koshare kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve të këtij fshati. Nga afër këto punime i ka përcjellur edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi Faruk Guri si dhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se këto projekte janë tepër të rëndësishme për banorët e këtij lokaliteti.

"Këtu po fillojmë sot asfaltimin e disa rrugicave dhe rrugëve në tërë territorin gjeografik të fshatit Koshare , një pjesë e kësaj rrugë ku sapo filluam punimet lidhet me unazën nga magjistralja që shpie në drejtim të Ferizajt dhe Prizrenit lidhet me një pjesë që shpie në drejtim të fshatit Muzeqinë dhe dërgon më tej në Prishtinë përmes Lipjanit . Është një arterie jashtëzakonisht e rëndësishme e cila do të asfaltohet sipas standardeve të një gjerësie prej 6 metrash . Me këtë projekt banorët e fshatit Koshare përfitojnë asfaltime të 8 rrugicave , 2 trotuareve. Për fat të keq ne këtë pjesë nuk kemi arritur ta bëjmë me ndriçim , por me ridestinim të mjeteve do të punojmë që të inkorporohet edhe ndriçimi këtë pjesë, sepse tashmë ne kemi aplikuar standard në çdo vendbanim dhe këtu nuk do të bëjë përjashtim edhe fshati Koshare", ka thënë kryetari Svarqa, duke uruar banorët e këtij fshati për këto projekte.

"Unë i uroj banorët dhe në të njëjtën kohë i falënderoj për durimin dhe bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet e komunës dhe me vet institucionin e kryetarit, por edhe me qeverinë komunale përmes drejtorisë së Infrastrukturës të cilët kanë qenë të vëmendshëm që më në fund t'i bëjnë me asfalt edhe këto rrugë të cilat kanë qenë të ndara për shkak të investimeve paraprake që janë bërë më tepër në anën kah është shkolla andej. Projektin ne e konsiderojmë me dobi të shumëfishtë për qarkullim më të mire, por edhe për krijimin e mundësive për një zhvillim më të mirë sepse rrugët tashmë nuk paraqesin vetëm asfaltim por edhe zhvillim ekonomik", ka përfunduar kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër Valon Halimi banor i këtij fshati është shprehur tejet mirënjohës komunës së Ferizajt dhe kryetarit Svarqa që po bën rregullimin e rrugëve të këtij fshati.

Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 377 mije euro, ndërsa në kuadër të këtij projekti përfshihen edhe rrugët e fshatit Slivovë.

Në 19 vjetorin e rënies është përkujtuar me pietet dëshmori i UÇK-së, Cen Dugolli

Posted: 17 Aug 2017 04:42 AM PDT

Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule është përkujtuar jeta sot dhe vepra e dëshmorit të kombit Cen Dugolli i cili ra heroikisht para 19 viteve.

Në këtë aktivitet përkujtimor mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit të komunës Faruk Guri si dhe drejtorët e qeverisë komunale.

Me këtë rast kryetari Svarqa theksoi se dëshmorët meritojnë respekt dhe përkrahje institucionale të gjithmonshme ngase sakrifikuan shumë për ardhjen e lirisë, ndërsa u zotua se do të angazhohet maksimalisht që të përmbushet dëshira e familjes për rregullimin e një shtatoreje vitin e ardhshëm.

" Ne do të kemi parasysh gjithmonë kërkesat dhe nevojat e familjarëve të dëshmorëve dhe na bën të lumtur fakti që ata na besojnë e gjejnë mbështetje tek ne. Bashkë me kryesinë e Kuvendit dhe këshilltarët komunal do t'i inicojmë procedurat që të caktohet një vend në afërsi të rrugës "Cen Dugolli" që të ngrisim edhe një shtatore aty pranë, për të qenë i gjallë kujtimi për veprimtarinë dhe heroizmin që ka treguar Cen Dugolli gjithmonë ,bashkë me të gjithë veprimtarët e tjerë që sot janë dëshmorë të lirisë" deklaroi kryetari Savrqa.

Kurse të pranishmit në emër të organizatave të dala nga lufta i ka falënderuar për pjesëmarrje Luan Jahiri.

Ai ka thënë se dëshmoret meritojnë nderime të larta qytetare e institucionale pa dallim ndërsa shtoi se njoftimet për homazhe tani e tutje do të jenë më të rregullta.

Jahiri ka ftuar qytetarët ferizajas që t'i përgjigjen sa më masivisht tubimeve të tilla përkujtimore për të nderuar familjet e dëshmorëve, por edhe sakrificën që kanë bërë të gjithë ata që rrokën armët për t'i dalë zot atdheut.

Ndërkaq edhe familja Dugolli ka falënderuar pjesëmarrësit për ardhjen në homazhe. Fëmijët e dëshmorit Cen Dugolli të cilët jetojnë në Francë prej vitesh treguan se lidhjen me Kosovë, vazhdojnë ta kenë të fortë edhe më tutje nga se kanë dëshirë që çdo përvjetor të vijnë e ta nderojnë varrin e babait dëshmor.

Dëshmori Cen Dugolli ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës, i cili u vra nga forcat serbe në burg më 17 gusht të vitit 1998.

Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serb por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet.

Pritje të stërzgjatura në kufi, mos u nisni për Merdare (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 03:32 AM PDT

Sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Punëve të Brendshme, pika kufitare në Merdarë është më e frekuentuara në dalje nga qytetarët e Kosovës, e sidomos nga bashkatdhetarët të cilën janë duke u kthyer në vendet e BE-së, shkruan Indeksonline.

Sipas të dhënave, kolonat e krijuara në Merdarë variojnë deri në dy kilometra dhe pritjet janë mbi tri orë.

Ndërsa, në hyrje gjendja është stabile sepse nuk ka pritje më shumë se 20 minuta. 

Miliona euro dërgojnë mërgimtarët në Kosovë

Posted: 17 Aug 2017 03:31 AM PDT

Ai këto komente i bëri gjatë konferencës së mbajtur sot me temën

EULEX-i dënon sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri

Posted: 17 Aug 2017 03:31 AM PDT

"EULEX dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Parim Ollurit. EULEX i dëshiron shërimin sa më të shpejtë dhe një hetim të shpejtë në këtë incident", thuhet në reagimin e tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 afër banesës së tij, nga tre persona.

Policia është duke hetuar rastin, ndërsa Olluri ka marrë lëndime të lehta trupore.

OSBE: Sulmi ndaj Ollurit, sulm ndaj lirisë së shprehjes

Posted: 17 Aug 2017 03:31 AM PDT

Misioni i OSBE-së përmes një reagimi dënon sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, duke thënë se ky sulm është edhe ndaj lirisë së shprehjes, transmeton Express.

"Gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehin mendime të ndryshme pa frikë nga dhuna apo lëndimet fizike", shkruajnë në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Olluri u sulmua mbrëmë rreth orës 22 afër banesës së tij nga tre persona. Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa Olluri ka marrë lëndime të lehta trupore.

Hoxha: Sulmi ndaj Ollurit, sulm ndaj vlerave të shtetit tonë

Posted: 17 Aug 2017 03:31 AM PDT

Ministrja Hoxha thotë se sulmi ndaj Parim Ollurit është sulm ndaj fjalës së lirë, medias së pavarur dhe lirisë së çdo qytetari, andaj e cilëson si të papranueshëm dhe të dënueshëm, transmeton Express.

"Parim Olluri është udhëheqës i një mediumi dhe sulmi fizik ndaj tij është sulm edhe ndaj vlerave të shtetit tonë, të drejtës së deklarimit dhe lirisë së shprehjes", ka shkruar Hoxha në Facebook.

Britania kërkon reduktimin e raporteve për Kosovën në OKB

Posted: 16 Aug 2017 12:34 PM PDT

Ai gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB-së për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raporte tremujore në Nju Jork, pasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë.

Përfaqësuesja amerikane në OKB kërkon formimin e qeverisë dhe ratifikimin e demarkacionit

Posted: 16 Aug 2017 12:33 PM PDT

Gjatë fjalimit në KS të OKB-së, ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendësambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.

Çitaku në OKB: Haradinaj dhe Lushtaku nuk shkuan në Beograd të luftojnë

Posted: 16 Aug 2017 12:32 PM PDT

Çitaku i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, duke thënë se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj.

"Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more