Skip to main content

Lajmi.net: “Problem i madh për Milanin para ndeshjes së parë (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Problem i madh për Milanin para ndeshjes së parë (FOTO)” plus 8 more


Problem i madh për Milanin para ndeshjes së parë (FOTO)

Posted: 20 Aug 2017 12:06 AM PDT

Skuadra e Vincenzo Montellas luan në udhëtim ndaj ekipit modest, Crotone, përcjellë “Lajmi.net”.

Kuqezinjtë do të kenë disa mungesa në formacion.

Montella s’do të mund të llogaritë në Alessio Romagniolin, Lucas Biglian dhe Giacomo Bonaventuran, derisa i suspenduar është Gabriel Paletta.

Ndeshja fillon prej orës 20:45. /Lajmi.net/

cats

Shikon posterët e saj gjithandej, ja si ironizon Enca (Foto)

Posted: 19 Aug 2017 11:54 PM PDT

Teksa gjendej në veturë, Enca rrugës pa shumë posterë të saj që paralajmëronin koncertet e saj, shkruan lajmi.net.

“Kur je pa gjum” shkruan këngëtarja sipër videos, derisa në prapavijë dëgjohet zëri i saj duke thënë me ironi “Sa shumë yje”.

Projekti i fundit muzikor nga Enca është kënga “Ciao”, këngë e cila u prit mirë nga publiku. /Lajmi.net/

 

 

 

Trajneri i Romës debuton me formacion interesant (FOTO)

Posted: 19 Aug 2017 11:53 PM PDT

Skuadra verdhekuqe takohet me Atalantan në udhëtim prej orës 18:00.

Trajneri i Romës, Di Francesco, do të luajë me skemën 4-3-3.

Në anën tjetër për Atalantan do të jetë në portë Etrit Berisha. /Lajmi.net/

cats

ISIS: Tani radhën e ka Italia

Posted: 19 Aug 2017 11:47 PM PDT

Kërcënimi është zbuluar në komunikimin e përdorur nga xhihadistët në internet. Ndërkohë që Italia është vendosur në gatishmëri të lartë.

Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.

Por nuk është hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS, pasi në Prill të 2016 përmes një mesazhi, terroristët u shprehën se objektivi i radhës do të jetë Roma.

Në tre ditët e fundit Europa është përfshirë nga një valë sulmesh nga Barcelona me 14 të vdekur, Finlanda dy të vdekur, Gjermani dhe Rusia me disa të plagosur duke ngritur në shkallën më të lartë nivelin e sigurisë. /Telegrafi.com/

Chelsea-Tottenham, formacionet e sfidës së zjarrtë (FOTO)

Posted: 19 Aug 2017 11:42 PM PDT

Dy skuadrat që luftuan për titullin kampion në edicionin e kaluar, Tottenham dhe Chelsea, ballafaqohen mes vete, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndeshja fillon prej orës 17:00 në stadiumin “White Hart Lane”.

Më poshtë i keni edhe formacionet e mundshme të të dy skuadrave. /Lajmi.net/

Here is the team Mauricio Pochettino is set to select

Here is Antonio Conte's expected XI

Polonia kërkon mbylljen e kufijve për BE-së për emigrantët

Posted: 19 Aug 2017 11:33 PM PDT

Zyrtari polak edhe më parë kishte shprehur qëndrimin e tij të ashpër kundër emigracionit. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë nga disa vende të Evropës Lindore, veçanërisht Polonia dhe Hungaria po kërkojnë të lidhin krizën midis refugjatëve të paligjshëm dhe emigrantëve të paligjshëm dhe përhapjes së terrorizmit në Evropë. Autoritetet e këtyre dy vendeve, në veçanti Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, kanë refuzuar të pranojnë azilkërkuesit. Nisur nga niveli i çështjeve socio-ekonomike ata pohojnë se hyrja e azilkërkuesve në vendet evropiane kërcënon ekzistencën e këtyre vendeve në radhë të parë. Kjo çon në masa pasive dhe reaktive nga disa qeveri evropiane për t’u marrë me azilkërkuesit me pretekstin e kërcënimit të tyre dhe me pretekstin e rritjes së rrezikut të terrorizmit.

Pavarësisht protestave nga grupet e të drejtave të njeriut, qeveritë evropiane kanë zbatuar politika të rrepta kundër azilkërkuesve. Një nga justifikimet e tyre për një veprim të tillë është mundësia e infiltrimit të terroristëve midis azilkërkuesve. Natyrisht, propaganda e grupeve terroriste ka qenë gjithashtu e dobishme në intensifikimin e masave kufizuese. Ndërsa grupi terrorist ISIS ka njoftuar se ka aktivizuar disa nga elementët e tij  për operacione terroriste, duke i dërguar ata në Evropë si azilkërkues. Nga ana tjetër, edhe Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet i vendosur për luftimin e migracionit ilegal. Ai theksoi se në të ardhmen do të angazhohet më shumë ushtria bullgare për mbrojtjen e kufijve me Turqinë.

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet se kufiri bulgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona për të ndalur hyrjen e emigrantëve. “Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake.” Në tërësi Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit. “Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia”, thotë ministri bullgar. Ai bëri të ditur, se për mbikqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera.

Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi BE që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. “Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve.” Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. “Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor.” /RTK/

Ky është urimi i Vedatit për kualifikimin e Kosovës (Foto)

Posted: 19 Aug 2017 11:29 PM PDT

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ishin mbledhur numër i madh tifozësh për ta ndjekur këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Pas lajmit për fitoren e Kosovës, përfaqësuesen e uruan të gjithë e në mesin e tyre edhe disa prej fytyrave publike, siç është aktori Vedat Bajrami.

Vedati përmes një fotoje në Instagram, shfrytëzoi rastin ta urojë Kosovën me këto fjalë “Kosova Dardanët🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰 urime kualifikimet e botërorit China2019”.

Kujtojmë që Vedati tash e një kohë është i angazhuar në serialin vendor ‘Egjeli’, në të cilin luan rolin e Likit, i cili pëlqehet shumë nga publiku. /Lajmi.net/

Deportivo-Real Madrid, befasi në formacione (FOTO)

Posted: 19 Aug 2017 11:26 PM PDT

Kampioni i Evropës ballafaqohet me Deportivo La Corunan në udhëtim, përcjellë “Lajmi.net”.

Zinedine Zidane pritet të luajë me formacionin më të mirë, pos Cristiano Ronaldos i cili është i suspenduar.

Sfida fillon në ora 22:15 në “Riazor”. /Lajmi.net/

Daphne Joy

Posted: 19 Aug 2017 11:22 PM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more