Skip to main content

Lajmi.net: “Mihrija e ‘kall’ fotoshopin (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Mihrija e ‘kall’ fotoshopin (Foto)” plus 8 more


Mihrija e ‘kall’ fotoshopin (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 07:29 AM PDT

Por, në foton e fundit që e ka hedhur në Instastory, Mihrije Braha ka habitur me pamjen e saj, shkruan lajmi.net

Ajo shihet se ka përdorur fotoshop të tepruar, duke e bërë lekurën e saj të hollë e të ndritshme, si të foshnjeve.

Duke qenë se Mihrija i ka pothuajse 50 vite, ajo akoma dëshiron të duket e re…/Lajmi.net/

20906908_2367138900178264_45243499_o

14 vatra të reja zjarri në Shqipëri, në disa fshatra rrezikohen banorët

Posted: 17 Aug 2017 07:28 AM PDT

Zjarr ne mal, ilustrim

Autoritetet shqiptare duken se kanë humbur luftën me zjarret që kanë përfshirë këtë vend. Emergjencat civile raportuan për 14 vatra të reja zjarri gjatë 24 orëve të fundit ku theksohet se situata më e vështirë është në Qarkun e Shkodrës dhe në atë të Vlorës. Ndërsa rreth 600 hektarë janë djegur në 6 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, ku zona më e prekur ka qenë Bashkia Dropull ka njoftuar kreu i Gjirokastrës, Flamur Bime.

Ai gjatë një takimi të Shtabit të Emergjencave tha se këtë vit situata e zjarreve në Qarkun e Gjirokastrës ka qenë më shqetësuese dhe rreziku mbetet i lartë dhe për periudhën në vijim. Në raportin e fundit thuhet se në fshatin Vig të komunës së Vau Dejës zjarri ka djegur një shtëpi e cila ndodhej pranë vatrës së zjarrit dhe një sipërfaqe relativisht të madhe në pyll me shkurre dhe pisha.

Po ashtu në fshatin Janicat dhe Cerkovicë zjarret kanë marrë përmasa duke rrezikuar seriozisht shtëpit e këtyre dy fshatrave.

Pas humbjes nga Reali, ylli i Barcelonës transferohet në Serie A (FOTO)

Posted: 17 Aug 2017 07:27 AM PDT

Nuk bëhet fjalë për Riyad Mahrez, por për një futbollist të Barcelonës.

Pas vështirësisë për të marrë algjerianin e Leicester Cityt, Roma po tenton transferimin e Munir El Haddadit, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Corriere dello Sport”, akordi mes klubeve është shumë i mundshëm.

Roma është gati të ofrojë 20 milionë euro për lojtarin, shumë e kërkuar nga Barca. /Lajmi.net/

download

Kriza me Korenë e Veriut: Lufta do të ishte e tmerrshme

Posted: 17 Aug 2017 07:23 AM PDT

Kështu ka thënë këshilltari kryesor ushtarak i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkruan BBC.

Gen Joseph Dunford, shef i shtabit të përbashkët të SHBA-së i ka bërë këto komente gjatë vizitës në Kinë.

Ai është përgjigjur rreth vërejtjeve të një ndihmësi të lartë të Trump që përjashtonte  mundësinë e ndërhyrjes ushtarake mbi programin bërthamor të Koresë Veriore.

Tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut janë shtuar pasi Pyongyang bëri përparim në testimin e raketave.

Presidenti amerikan, Trump ka paralajmëruar verikoreanët se do të përballën me "zjarr dhe tërbim", derisa Pyongyang ka kërcënuar se do të sulmojë territorin amerikan të Guam./kk/

Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil (Video)

Posted: 17 Aug 2017 07:21 AM PDT

Raportimi i gazetarit gjerman që ndoqi ngjarjen nis me një grup njerëzish, që kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orët e vona të natës. Fëmijët gjermanë janë të përlotur. Prindërit i përqafojnë për t’i ngushëlluar, ndërsa këndojnë në kor "Amazing grace", një këngë kristiane, kushtuar Zotit.

Është momenti kur policia nxjerr nga shtëpia familjen shqiptare për t'u deportuar. Ka marrë përgjigje negative nga autoritetet dhe policia po zbaton ligjin. Fqinjët e tyre janë të shokuar.

Ngjarja ndodhi të hënën në Kirchbarkau, distrikt në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë.

Fëmijët hipin në makinë duke qarë, gruaja dhe burri përshëndesin me dorë miqtë dhe fqinjët të cilët kanë dalë t'i përcjellin. Sytë i mbushen me lot.

"Schlesëig-Holstein magazine" është një progam televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar emision pikërisht familjeve shqiptare, të cilat edhe pse integrohen mjaft mirë në shoqërinë gjermane dëbohen, shkruan lapsi.al.

Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemërim në distriktin e Kreis Plön.

Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015.

"I ati dhe nëna e tyre kishin pasur kërcënime kriminale në atdhe" shkruhet në ndr.de.

Me të mbërritur në Gjermani ata u vendosën në këtë distrikt dhe ishin integruar mjaft mirë.

Të gjithë flisnin gjermanisht. I ati punonte, njëra prej vajzave po arsimohej ndërsa fëmija i vogël nuk flet asnjë fjalë shqip.

Çështja po ndiqej në rrugë ligjore nga një avokati në Komisionin Social.

Një ngatërresë në adresën e emailit bën që cështja e tyre të mos shqyrtohet.

Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen e cila të martën është kthyer në Shqipëri.

Në Ministrinë e Brendshme në Kiel shprehet keqardhje për rastin. Por sipas legjislacionit dëbimi quhet i ligjshëm.

Integrimi i përsosur i familjes në shoqërinë gjermane duhej të ishte marrë parasysh nga zyra e emigracionit" citohet të thotë një zyrtare, Jasmine Azazmah

Pamjet që tregohen në reportazh janë vërtet prekëse. Familje shqiptare e cila integrohet mjaft mirë në shoqërinë gjermane, e megjithatë deportohet. Banorët e këtij distrikti janë të indinjuar, qajnë dhe lëshojnë kritika të forta ndaj autoriteteve."Mesa duket një dëbim i tillë nuk duhej të ishte bërë" thuhet në reportazh.

Asnjë i vdekur këtë vit nga ethet hemorragjike

Posted: 17 Aug 2017 07:07 AM PDT

Infektologu Sali Ahmeti, i tha Radios Evropa e Lirë se sivjet me gjithë rastet e evidentuara si të dyshuara, nuk ka pasur sëmundje të etheve hemorragjike, krime kongo.

"Ka pasur pickime nga zonat endemike, por pas hospitalizimeve të disa rasteve të dyshimta, asnjë rast nuk ka rezultuar me sëmundje të etheve hemorragjike, krime kongo", ka thënë Ahmeti.

Ajo që i ka shqetësuar këtë vit infektologët, kanë qenë ethet e minjve, ku tashmë një person ka vdekur në Kosovë.

"Kanë qenë pesë raste me ethe të minjve, prej të cilëve një rast ka vdekur dhe të tjerët janë shëruar", ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku hyn edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, ka disa vite që po zbatojnë planin operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemorragjike.

Nga ethet hemorragjike, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona, ndërkohë që shifrat tregojnë se të pickuar nga rriqrat ishin 5,200 persona.

Zonat e identifikuara endemike me rriqra janë Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina.

Vetëm në Komunën e Malishevës, gjatë këtij viti, nga rriqrat janë pickuar mbi 800 qytetarë. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Nuhi Morina bën të ditur se prej këtij numri, nëntë pacientë janë transferuar në spitalin e Prishtinës, në Klinikën Infektive.

"Kanë qenë mbi 800 raste të pickuara, por asnjë rast nuk ka qenë i diagnostikuar me ethe hemorragjike. Krahasuar me vitet e kaluara, situata ka qenë shumë e mirë dhe ka ndikuar repelimi i kafshëve, ligjëratat nëpër shkolla se si të mbrohen nga rriqrat, e shumë fushata që janë bërë për parandalim të etheve hemorragjike", tha Morina.

Sidoqoftë, edhe kafshimi i gjarpërinjve ka qenë problem gjatë këtij viti. Kafshimi nga gjarpri mund të kalojë në sëmundje, që njihet si mjaft serioze, kanë thënë profesionistë shëndetësorë.

Infektologu Sali Ahmeti tha se gjatë këtij viti ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive kanë kërkuar disa qytetarë, kryesisht gjatë muajve maj dhe qershor, e më pas është stabilizuar situata dhe pacientët nuk kanë qenë në rrezik për jetë.

 

Presidenti i UEFA-s me deklaratë të madhe për Vokrrin

Posted: 17 Aug 2017 07:07 AM PDT

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka falënderuar presidentin Çeferin për këtë vizitë që për futbollin e Kosovës është historike dhe shumë domethënëse dhe pas një bisede të shkurtër në ambientet e aeroportit, delegacioni mori rrugë për në selinë e FFK-së, ku presidentit Vokrri, e njohu presidentin Çeferin për zhvillimin e futbollit, përparësitë dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet FFK-ja.

"Pas pranimit në UEFA dhe FIFA gjendja dukshëm është përmirësuar dhe po vazhdon të përparojë falë edhe ndihmës që po japin këto dy institucione", deklaroi Vokrri.

"FFK-ja po punon fortë  në përmirësimin e kushteve, përmirësimin e infrastrukturës si dhe në organizimin dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve, gjyqtarëve e trajnerëve. Po ashtu po punojmë edhe në zhvillimin e futbollit të femrave dhe futsallit. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gjithë mbështetjen që keni dhënë si president i UEFA-s por edhe sa ishit president i FF të Sllovenisë".

Nga ana e tij presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin tha: Ndjehem shumë i privilegjuar që pata mundësi ta vizitojë Kosovën si federatë dhe përgëzoi presidentin Vokrri për këtë angazhim dhe këtu po shoh një vullnet për  zhvillimin e futbollit. UEFA do të jetë mbështetëse e fortë dhe ne jemi të vetëdijshëm se si Federatë e pranuar vonë, keni nevojë për shumë gjëra e ne do të jemi gati gjithmonë t'u dalim në ndihmë për të ecur para".

Delegacioni i UEFA-s dhe i FFK-së në Kryeministri

Pas FFK-së delegacioni i UEFA-s bashkë me delagacionin e FFK-së u pritën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi.

Duke e përshëndetur dhe falënderuar presidentin e UEFA-s z. Çeferin për mbështetjen që i kanë dhënë FFK-së, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur futbollin e Kosovës, sidomos në përmirësimin  e infrastrukturës që është shumë e nevojshme për këtë kohë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, bën të ditur FFK për një komunikate.

E mysafiri Çeferin falënderoi për këtë mikpritje të ngrohët dhe ndjehet shumë i nderuar për këtë vizitë. "Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu janë miqtë e mi dhe kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. UEFA gjithmonë ka konsideratë të madhe ndaj federatave të reja sepse kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe kjo nuk do të mungojë në asnjë segment", deklaroi ai

Presidenti Çeferin në stadiumin e  Prishtinës

Pas vizitës në kryeministri delegacioni i UEFA-s vizitoi  stadiumin e Prishtinës i cili po rinovohet për t'u përgatitur për  ndeshjet ndërkombëtare. Presidenti Çeferin u nda i kënaqur me nivelin e punimeve si dhe me cilësinë e ndërtimit. UEFA ka dhënë kontributin e saj me mbikëqyerjen dhe këshillat rreth ndërtimit.

Në stadium ishte i pranishëm edhe drejtori i Prokurimit të MKRS-së, Burim Reçica për të treguar nivelin e investimeve si investitor kryesor i këtij renovimi.

Presidenti i UEFA-s me bashkëpunëtorët e tij vizitoi edhe muzeun e Pavarësisë, afër Stadiumit të Qytetit.

“Zgjedhjet” përplasin qeverinë me ministrat teknikë

Posted: 17 Aug 2017 07:05 AM PDT

Pati shitblerje masive të votës edhe me burime të paligjshme parash, aq sa ndikoi në rënien e vlerës së euros menjëherë pas marrëveshjes Rama-Basha deri dy ditë pas zgjedhjeve; se grupe kriminale mbështetën partitë e mazhorancës në zgjedhje; se punonjës të Policisë së Shtetit mbështetën qeverinë në bashkëpunim me elementë kriminalë dhe se administrata e fondet buxhetore u përdorën në fushatë.

Raporti përmend 3.600 lëvizje në kundërshtim me ligjin në administratë gjatë fushatës. Në raport, përmenden emrat e institucioneve dhe personave që konsiderohet se kanë shkelur ligjin zgjedhor, apo ligje të tjera të standardeve për zgjedhjet, por në të shumtën e rasteve, raporti thotë se nuk janë verifikuar nga policia, ose kanë mbetur pa përgjigje.

Për shembull, në raport thuhet se ministrat teknikë kanë dërguar në Prokurori rreth 110 raste për krime zgjedhore, ndërsa policia ka proceduar vetëm 69 nga 484 denoncime të përcjella nga Ministria e Brendshme.

Në gjetjet kryesore të raportit bie në sy një pohim, që ngjason edhe ky me konkluzionin e kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai se Rama nuk e respektoi marrëveshjen, as për funksionimin e ministrave teknikë, detyra e të cilëve ishte monitorimi nga brenda qeverisë i administratës shtetërore në raport me zgjedhjet.

Përveç kohës së shkurtër 20-ditore, në raport thuhet se "Task Forcës" nuk iu vunë në dispozicion mjetet e nevojshme financiare apo logjistike për të kryer një proces real monitorimi. Të gjitha këto shkaqe – shkruhet në raport, – bënë të vështirë, deri në pamundësi, përmbushjen e misionit të ngarkuar.

Për këtë arsye, duke e vlerësuar si një praktikë shumë të mirë përfshirjen e opozitës në qeveri gjatë vitit zgjedhor, në funksion të standardeve të zgjedhjeve, dhe që kjo përfshirje të jetë efektive, raporti rekomandon pjesëmarrjen e opozitës 3-6 muaj para zgjedhjeve.

Por raporti final për zgjedhjet, i cili u është shpërndarë edhe partnerëve ndërkombëtarë, konsiderohet procedurialisht jo korrekt nga qeveria, sepse ai nuk është diskutuar dhe nuk është miratuar në mbledhjen e "Task Forcës" sipas parashikimeve të vendimit të qeverisë.

Një burim zyrtar qeveritar tha për Top Channel se, e konsideronte këtë vetëm një raport të ministrave teknikë, i pa votuar nga "Task Forca". I pyetur nga Top Channel se, në çdo rast ministrat teknikë kanë shumicën në "Task Forcë", burimi qeveritar tha se mosrespektimi i procedurave e bën raportin të paligjshëm.

Në raport nuk thuhet që ai të jetë miratuar nga "Task Forca" dhe se ai është firmosur vetëm nga Ledina Mandija, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe kryetares së "Task Forcës".

Cërrnica e Gjilanit përfshihet nga zjarri (Video)

Posted: 17 Aug 2017 06:57 AM PDT

Nga ky zjarr janë përfshirë kryesisht kullota dhe shkurre, raporton lajmi.net.

Ndërsa të rrezikuar kanë qenë banorët e fshatit. Zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.

Ende nuk dihet se nga kush është shkaktuar ky zjarr./Lajmi.net/

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more