Skip to main content

Koha.net: “Policia vret 4-5 terroristë afër Barcelonës” plus 29 more

Koha.net: “Policia vret 4-5 terroristë afër Barcelonës” plus 29 more


Policia vret 4-5 terroristë afër Barcelonës

Posted: 17 Aug 2017 05:16 PM PDT

Një operacion i madh i Policisë katalunase është zhvilluar pas orës 1 të mëngjesit të së premtes, në zonën e plazhit, Cambrils, raporton koha.net. Sipas raporteve të mediave lokale, policia ka arritur të vrasë 4-5 terroristë, duke parandaluar një sulm të ri terrorist në këtë qytet. Disa policë janë lënduar në operacion. Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të rrinë larg zonës, teksa operacioni vazhdon.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Më ndaluan për një emër të ngjashëm në Spanjë

Posted: 17 Aug 2017 05:03 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë të jetë ndaluar në Milano për shkak të një emri të ngjashëm si me dikë në Spanjë. Ai ka sqaruar se është vonuar në aeroportin milanez për një verifikim më të gjatë për shkak të emrit. “Miq të dashur, nuk jam arrestuar. Nuk kam pasur për çka. Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti u ndalua në Milano për verifikim të emrit

Posted: 17 Aug 2017 04:30 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka mundur ta shohë në stadium ndeshjen ndërmjet Milanos dhe Shkëndijës.  Vetë kryetari i Prishtinës, ka konfirmuar për KTV-në se ai është ndaluar për pak kohë nga autoritetet italiane.  “Më kanë vonuar për lojë duke verifikuar një emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse italianët nuk shihnin ndonjë problem, autoritetet spanjolle nuk përgjigjeshin. Më pas situata u sqarua, por ndeshjen nuk kam arritur ta shohë në stadium”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet Shpend Ahmeti në Milano 

Posted: 17 Aug 2017 03:52 PM PDT

Kryetari i Prishtinës dhe zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje, Shpend Ahmeti është arrestuar sontë në Milano nga policia italian, mëson Koha.net.  Arsyet e arrestimit të tij ende nuk dihen.  Ai kishte shkuar në Milano për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buja nuk do të kandidojë për kryetar të Komunës së Lipjanit

Posted: 17 Aug 2017 03:03 PM PDT

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se nuk do të kandidojë për kryetar komune në këto zgjedhje. “Nuk do të kandidojë për kryetar të Lipjanit nga Nisma, do të punoj sa më shumë në strukturim e rritje të Nismës. Më pas në zgjedhjet tjera do shoh nëse ka zgjerim”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së. Buja ka thënës se Lipjani këtë vit ka kandidat që njihen mjaft mirë dhe kanë peshë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Demiraj bën bilancin e punës tremujore në prag të dorëheqjes

Posted: 17 Aug 2017 02:57 PM PDT

Ndërsa pritet të zyrtarizohen dorëheqjet e ministrave teknikë të opozitës, ministri i brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të 12 javëve të tij në këtë detyrë. Në një postim në Fejsbuk zoti Demiraj është shprehur për përballimin e një sërë sfidash të mëdha siç ishin mbarëvajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të qënieve njerëzore, lufta kundër terrorizmit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buja tregon pse zgjodhi Nismën

Posted: 17 Aug 2017 02:56 PM PDT

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se ka vendosur të aderojë në Nisma për Kosovën, sepse e sheh si subjekt politik me program më të mirë se ai i PDK-së. “Kam vepruar bukur gjatë me Fatmir Limajn. I kam njohur të gjithë mirë në punë e veprim. Nisma ka një program më të mirë, është parti simpatike dhe subjekt i cili po rritet ngadalë E përcaktova vetën në NISMA me kualitet”, ka thënë Buja. Buja thotë se kur ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatorja e ekstremit të djathtë në Australi ironizon burkan

Posted: 17 Aug 2017 02:56 PM PDT

Kryetarja e “One Nation”, parti e ekstremit të djathtë në Australi, është paraqitur në parlament e veshur me burka. Paraqitja e Polin Henson në sallën e seancave ka tronditur senatorët, ndërsa partia e saj ka kërkuar që të ndalohet kjo veshje islame në territorin e vendit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Henson shkroi se nevoja për të ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës në publik është një çështje e rëndësishme me të cilën po përballet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Montella: Ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës nuk e marrim të garantuar

Posted: 17 Aug 2017 02:53 PM PDT

Përkundër fitore prej 6 me 0 në përballjen e parë ndaj Shkëndijës sonte në San Siro, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella pas takimit është shprehur se nuk e merr të garantuar ndeshjen e kthimit. Milani demoloi sonte Shkëndijën 6 me 0 në play-offin e Ligës së Evropës, duke i siguruar pothuajse kualifikimin në fazën e grupeve, transmeton Koha.net. “Kam parë disa nga ndeshjet e tyre dhe ato janë të mirëorganizuara, por studiuam mënyrat se si të krijojmë hapësirat. Loja normalisht u vendos në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buja thotë se nuk ka qenë kandidimi për kryetar arsyeja e largimit nga PDK-ja

Posted: 17 Aug 2017 02:41 PM PDT

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, tani i Nismës për Kosovën, Shukri Buja, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kalimin e tij në këtë subjektet politik e ka bërë meqë iu mbyllen shtigjet, e një shteg të hapur e gjeti te ish-bashkëluftëtarët e tij. Shukri Buja, ka thënë se nuk është çështja e kandidimit për kryetar që e bëri të largohej nga PDK, ashtu siç është raportuar. “Unë kam qenë kundër të kandidohem,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi vrasjen në mes të shqiptarëve në xhami

Posted: 17 Aug 2017 02:33 PM PDT

Pas rastit të një vrasjeje që kishte ndodhur në një xhami në St. Gallen, ai në rrjetet sociale kishte shkruar kështu: “Ne duam më shumë nga këto” Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim racor. Pas rastit të një vrasjeje që kishte ndodhur në një xhami në St. Gallen, ai në rrjetet sociale kishte shkruar kështu: “Ne duam më shumë nga këto”. Vrasja kishte ndodhur në muajin gusht të vitit 2014. albinfo.ch ka shkruar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Boksit të Kosovës i shtohen 15 trajnerë

Posted: 17 Aug 2017 02:31 PM PDT

Boksit kosovar nga dita e sotme iu shtuan edhe 15 trajnerë të rinj, të cilët u licencuan sot nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, vlerësoi lart kursin teknik shtatëditor që është mbajtur në Prishtinë, në të cilin ligjëratat i mbajti eksperti ndërkombëtar, Mihail Takov. Bogujevci tha se kjo është hera e dytë që federata në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar organizon seminar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermanët përcjellin me lot familjen e dëbuar shqiptare

Posted: 17 Aug 2017 02:26 PM PDT

Skena është shumë prekëse. Përveç fëmijëve shqiptarë kjo ngjarje ka përlotur edhe disa fëmijë gjermanë, që kishin dalë për t’u dhënë lamtumirën atyre, transmeton albinfo shkrimin e medieve gjermane. Televizioni gjerman NDR ka raportuar për kthimin e një familjeje shqiptare nga Gjermania, një rrëfim ky që ka prekur shumë kënd. Në mbrëmjen e së hënës është dhënë reportazhi në emisionin “Schleswig-Holstein”, që paraqet policët derisa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Emina Çunmulaj në veshje kombëtare

Posted: 17 Aug 2017 02:21 PM PDT

Emina Çunmulaj, modelja e njohur në SHBA, por me origjinë shqiptare, ka publikuar gjatë ditës së sotme një sërë fotosh me veshje tradicionale shqiptare, transmeton Syri. Në këtë mënyrë ajo ka treguar se vijon të jetë mjaft e afërt me rrënjët e saj, fakt që e ka dëshmuar edhe më herët me publikimet e saj. {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa ngushëllon popullin spanjoll pas sulmit terrorist në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 02:19 PM PDT

Kryeministri Isa Mustafa, ka dënuar sulmin terrorist në Barcelonë, duke shprehur ngushëllime për popullin spanjoll dhe të prekurit nga aktet e sotme. Mustafa, me këtë rast ka shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës. “Kosova qëndron pranë popullit spanjoll dhe të prekurve nga aktet terroriste, në këto çaste të vështira”, ka shkruar kryeministri Mustafa. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daja paralajmëron Dinamo Zagrebin: Në shtëpi do jemi edhe më të mirë

Posted: 17 Aug 2017 02:19 PM PDT

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka cilësuar një hap të madh barazimin 1-1 në fushën e Dinamos së Zagrebit, pavarësisht mënyrës se si rrodhën ngjarjet në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Evropës. Pas takimit, trajneri i Skënderbeut, nuk ka ngurruar të paralajmërojë rivalët se në takimin e kthimit në Elbasan, do të kenë përballë një ekip edhe më të fortë, të mbështetur nga një tifozeri e zjarrtë. “Mund të them se ne morëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KE i kërkon Apple të paguajë taksa në shuma marramendëse

Posted: 17 Aug 2017 02:09 PM PDT

Ministri irlandez i Financave tha se kërkesa e Komisionit Evropian për grumbullimin e 13 miliardë dollarëve taksa të papaguara nga Apple është një absurditet, shprehet ai për gazetën gjermane Frankfuerter Allgemeine. Komisioni Evropian urdhëroi Apple të ripaguante taksat Irlandës pasi arriti në konkluzionin e gjiganti amerikan kishte paguar shuma minimale këtij vendi. Gjatë intervistës, Paschal Donohoe tha se rregullorja e taksave kishte qenë në fuqi për të gjithë dhe jo vetëm për Apple. Ata nuk kanë shkelur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS merr përgjegjësinë për aktin terrorist në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 02:06 PM PDT

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Las Ramblas të Barcelonës. Sipas policisë spanjolle autori i dyshuar që përplasi turmën e njerëzve me furgon duke lënë 13 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur është marokeni me banim në Spanjë, Driss Okabir. Njoftimi u bë në agjencinë e lajmeve të ISIS, Amaq. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Tiranë dy burra i japin fund jetës

Posted: 17 Aug 2017 02:05 PM PDT

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Tiranë, ku dy burra i kanë dhënë fund jetës në mënyra të ndryshme. Syri citon burime nga policia sipas të cilave ngjarjet kanë ndodhur një ditë më parë. Kështu, një ditë më parë në rrugën “Zydi Herri”, në banesë, është vetëvarur 35-vjeçari me inicialet E. K., banues në Tiranë. Pritet akti ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Po dje në QSUT, në repartin e toksikologjisë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Terroristi i Barcelonës ndiqte Noizyn në facebook

Posted: 17 Aug 2017 02:04 PM PDT

Policia spanjolle ka identifikuar dhe ndaluar të riun që mori me qera një furgon për të kryera aktin terrorist në Barcelonë ku u vranë 13 persona dhe u plagosën 50 të tjerë. Driss Oukabir me origjinë marokene lindur në Marsejë, por që jetonte në Spanjë. Për momentin nuk është e qartë nëse ishte ai në drejtim të furgonit. Policia ka ndaluar edhe një tjetër person emri të cilit nuk bëhet i ditur. Në faqen e tij në Facebook, Driss Oukabir postonte mbi të gjitha video muzkore të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si të votojë diaspora në zgjedhjet lokale?

Posted: 17 Aug 2017 01:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpresa reale që Kosova të pranohet në Interpol

Posted: 17 Aug 2017 01:48 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk i kishte prerë flokët me vite, flokarët e ndryshojnë totalisht në ditën e martesës

Posted: 17 Aug 2017 01:46 PM PDT

Holly jeton në Destin, Florida, dhe ende nuk ka mbushur 30 vjet. Ajo nuk kishte shkuar në floktore me vite të tëra, pasi ajo i adhuronte flokët e saj të gjata dhe stilin e thjeshtë, transmeton Koha.net. “Babai im njëherë më ka thënë; “Gratë me flokët e gjata janë gjithmonë më të bukura”, prandaj kurrë nuk doja t’i preja, s’i kam harruar kurrë ato fjalë”, ka thënë Holly. Por pasi i erdhi dita e martesës së saj, ajo vendosi që më në fund ka nevojë për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëndija pëson thellë ndaj Milanit

Posted: 17 Aug 2017 01:35 PM PDT

Shkëndija ka pësuar humbje të thellë nga Milani në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Evropës. Gjashtë me zero ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net. Nga dy gola në këtë takim shënuan Andre Silva e Ricardo Montolivo, kurse nga një herë shënuan Borini e Antonelli. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maqedoni. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cili do të jetë kodi për vdekjen e Mbretëreshës britanike: “Ura e Londrës ra”

Posted: 17 Aug 2017 01:31 PM PDT

Planet e përgatitura në rastin e vdekjes së Mbretereshës Elizabeth që nga frymëmarrja e fundit e Mbretëreshës deri në kurorëzimin në mëngjes të djalit të saj Charles. Kështu do të përballojë zinë e kësaj humbjeje njerëzore Mbreteria e Bashkuar. Dhe dilema e Camilla, bashkëshorte e Charles, Mbretëreshë. Theresa May, kryeministrja britanike, do të zgjohet dhe një zyrtar në një linjë telefonike të rezervuar do të shqiptojë fjalët: “Ura e Londrës ra”. Kjo shprehje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dënon sulmin terrorist të Barcelonës

Posted: 17 Aug 2017 01:26 PM PDT

Uashington, 17 gusht – Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi sot sulmin terrorist në Barcelonë që shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën, duke premtuar ndihmën e SHBA-së për autoritetet spanjolle. “SHBA-ja dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për ta ndihmuar”, shkruan Trump në “Twitter”. “Jini të guximshëm dhe të fortë, ne ju duam!”, shtoi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deri në 3.000 xhihadistë të ISIS-it mund të rikthehen në Evropë

Posted: 17 Aug 2017 01:23 PM PDT

Paris, 17 gusht – Mes shifrës 1,200 dhe 3,000 evropianë që kanë jetuar apo luftuar me organizatën xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri mund të rikthehen në Evropë, sipas një raporti të ekspertëve që i bëjnë thirrje vendeve të përfshira për t’u përgatitur në mënyrë të detajuar për menaxhimin e rasteve të rikthimeve me rrezikshmëri të lartë. “Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian presin për një rritje të ngadaltë por......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Foto e ditës: Kolonel Dauti i lidh shallin shqiptar kolonelit amerikan Ellis

Posted: 17 Aug 2017 01:22 PM PDT

Tiranë, 17 gusht – Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përzgjedhur sot si foto të ditës, Kolonel Leitnantin shqiptar, Ekland Dauti, komandant i trupave Shqiponja V të Forcave Speciale Shqiptare, duke i lidhur shallin shqiptar Kolonel Leitnantes se ushtrisë amerikane, Deborah Ellis, në Batalionin e Inteligjencës Ushtarake të 502-të. Nëpërmjet një postimi në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet: “Foto e Ditës: Kolonel Leitnanti shqiptar, Ekland Dauti, komandant i trupave Shqiponja V të Forcave Speciale......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani shënon edhe dy herë ndaj Shkëndijes

Posted: 17 Aug 2017 01:16 PM PDT

Milani është duke udhëhequr tani pesë me zero ndaj Shkëndijës në Ligën e Evropës. Në pjesën e dytë shënuan edhe Borini e Antonelli në minutat 67 dhe 69, transmeton Koha.net. Në pjesën e parë golat i kishin shënuar Montolivo dhe dy herë Silva. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëria dënon aktin terrorist në Spanjë

Posted: 17 Aug 2017 01:04 PM PDT

Tiranë, 17 gusht - Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, si dhe u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more