Skip to main content

INSAJDERI: “Xharra-Ahmetit: Ti je financues i huliganizmit në Prishtinë” plus 19 more

INSAJDERI: “Xharra-Ahmetit: Ti je financues i huliganizmit në Prishtinë” plus 19 more


Xharra-Ahmetit: Ti je financues i huliganizmit në Prishtinë

Posted: 19 Aug 2017 09:31 AM PDT

Ish-gazetarja, Arbana Xharra, tash anëtare e PDK-së, e ka sulmuar ashpër Shpend Ahmetin për huliganizmin në Komunën e Prishtinës.

Xharra ka thënë se dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe Shpend Ahmeti është njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre.

"Shpend Ahmeti me trup je i madh, por vogëlsia dhe shpirtngushtësia jote çdo ditë po vërehet. Dje paske provuar të përfitosh prej huliganizmave të të rinjve nëpër parqet e mjerueshme të Prishtinës".

"Dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe ti je njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre. Madje, i ke grumbulluar në institucionet e Prishtinës prej anembanë Kosovës dhe për huliganizmin e tyre po i shpërblen edhe me "kontrata për shërbime të veçanta", duke u dhënë paga mujore prej taksave të prishtinasve. Definitivisht s'ka ku degradon më poshtë ky, kur edhe sjelljet i ka fëmijërore", ka shkruar Xharra.

 

 

 

The post Xharra-Ahmetit: Ti je financues i huliganizmit në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

I riu i kthen pronarit portofolin me 1400 euro

Posted: 19 Aug 2017 09:22 AM PDT

Ditën e djeshme, një djalë gjeti në një nga plazhet e Sarandës një portofol të mbushur me para dhe bëri ç'bëri, ia dorëzoi të zotit. Ai tregoi se portofolin e kishte gjetur pranë një shkurreje në Ksamil dhe se nuk u mendua dy herë, por ia dh pronarit, edhe pse brenda në të ndodhej një shumë e konsiderueshme parash.

Ndërkaq, surpriza ishte e madhe edhe për vetë djalin që bëri veprimin për t'u marrë shembull. Ishte i zoti i portofolit ai që e shpërbleu më së miri, duke fituar kështu jo vetëm një mik më shumë, por edhe disa para, falë gjestit që kreu.

"Ky është shpërblimi që mora nga zotëria. Janë plot 650 euro, 100 franga dhe 50 mijë lekë shqiptare. Dmth zotëria me dha gjysmat e shumës së gjetur dhe në fund të fundit bëra një mik të mirë. Nuk më intereson shumë shpërblimi që ai më dha, se të isha keq për ato lekë, nuk ia kisha kthyer. Doja tu bëja thirrje të gjithë shqiptarëve nëse do u vijë një rast i tillë në dorë, mos u nxitoni ti mbani lekët për vete, sepse aq lekë nuk u bëjnë të pasur".

"Mund të fitoni një mik të mirë që mund t'ju hapë dyert për çdo problem që të keni, siç ndodhi në rastin im. Zotëria më dha një mundësi të mirë për të punuar në Zvicër në kompaninë e tij, në një pozicion shumë të mirë pune, vetëm prej gjestit që bëra", – tregon djali./Shekulli.

The post I riu i kthen pronarit portofolin me 1400 euro appeared first on INSAJDERI.

Reali bëhet gati të “burgosë” Asension, klauzolë 500 milionë euro

Posted: 19 Aug 2017 09:22 AM PDT

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, Reali i Madridit është gati të blindojë një nga talentet më të spikatura që ka në përbërje, Marko Asension.

21-vjeçari firmosi në sezonin e shkuar një kontratë deri në 2022-shin me klauzolë 350 milionë euro.

Por duke parë blerjen e Nejmarit nga ana e PSG-së, presidenti Florentino Perez nuk ndihet i qetë dhe dëshiron ta rritë klauzolën e mesfushorit të avancuar.

Reali pritet që t'i ofrojë Asensios një kontratë të re deri në vitin 2023 duke i vendosur një klauzolë prej 500 milionë eurosh. Rroga vjetore e futbollistit do të rritet nga 3.5 në 4.5 milionë.

The post Reali bëhet gati të "burgosë" Asension, klauzolë 500 milionë euro appeared first on INSAJDERI.

I cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh, komentatori kroat kërkon falje

Posted: 19 Aug 2017 09:12 AM PDT

Komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh.

Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë situatën duke i dërguar një email klubit të Skënderbeut.

Ky email është bërë publik nga KF Skënderbeu në faqen zyrtare në Facebook:

"Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar. I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë. Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare. Ju falenderoj për mirëkuptimin."

The post I cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh, komentatori kroat kërkon falje appeared first on INSAJDERI.

Çifti nga Vjena grabitet në Shqipëria

Posted: 19 Aug 2017 09:08 AM PDT

Një çift turistësh nga Vjena janë grabitur nga dy persona ende të paidentifikuar në fshatin Fierzë, të bashkisë Fushë Arrëz.

Policia e Pukës bën me dije se janë njoftuar nga kolegët e tyre të komisariatit Tropojë se "në orën 08:30 të datës 19.08.2017, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkëshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallëzim".

Nga hetimet paraprake të kryera, ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth orës 23:30, këta shtetas kanë qenë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u kanë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 euro dhe një telefon celular.

Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia kanë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga ana e policisë po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes./Oranews.tv /

The post Çifti nga Vjena grabitet në Shqipëria appeared first on INSAJDERI.

A është ky i dashuri i ri i Dua Lipës?

Posted: 19 Aug 2017 09:06 AM PDT

Kohë më parë këngëtarja Dua Lipa u përfol se ka shkëputur lidhjen me Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje të gjatë për një kohë.

Megjithatë, ajo para disa muajve ka postuar përsëri një foto me të, duke shtuar dyshimet rreth ribashkimit të tyre, shkruan Lajmi.net.

Së fundi, ajo ka publikuar një foto bashkë me një tjetër mashkull i cili e puthte në faqe teksa ecnin rrugëve.

Ajo po qëndron gjatë një turneu në Japoni dhe djaloshi misterioz po e përcjellte atë në këtë vend.

The post A është ky i dashuri i ri i Dua Lipës? appeared first on INSAJDERI.

Tre shqiptarë nga minuta e parë në ndeshjen Stoke City – Arsenal

Posted: 19 Aug 2017 08:54 AM PDT

Arsenali do të zhvilloj sot ndeshjen e dytë në Premier Ligë kundër Stoke City me fillim nga ora 18:30.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave.

Formacioni zyrtar i Stoke Cityt: Butland; Zouma, Shaëcross, Cameron; Diouf, Allen, Fletcher, Pieters; Shaqiri, Jese; Choupo-Moting.

Formacioni zyrtar i Arsenalit: Cech; Mustafi, Monreal, Kolasinac; Bellerin, Ramsey, Xhaka, Oxlade-Chamberlain; Ozil, Welbeck; Lacazette.

The post Tre shqiptarë nga minuta e parë në ndeshjen Stoke City – Arsenal appeared first on INSAJDERI.

Nga burgu në dasmë

Posted: 19 Aug 2017 08:47 AM PDT

Pasi u mbajt një muaj në paraburgim, më në fund Arvis Muça jo vetëm që është i lirë, por edhe do të martohet.

Prokuroria u tërhoq nga qëndrimi dyshues se ai ishte i implikuar në tentativën për të trafikuar 1.3 ton hashash. Për shkak të mungesës së provave, i njëjti prokuror që më herët këmbënguli për arrest me burg, i kërkoi gjykatës të jepte masën detyrim paraqitjeje ndaj 24-vjeçarit.

Por, më herët, vlonjati kishte njoftuar gjykatën se do të martohej në 27 gusht dhe se po i shkatërronin jetën, ndërsa këmbënguli mes lotëve se nuk ishte i përfshirë në historinë e drogës që u gjet e braktisur në Kavajë në dy automjete.

Për njërin nga mjetet që dyshohej se i përkiste Arvis Muçajt, i dyshuari kundërshtoi duke rrëfyer se makinën e kishte shitur tek Erges Sina, i cili nuk pranonte të përpilonin dokumenat. Pavarësisht këtij qëndrimi dhe faktit që Sina është në kërkim, përveç Muçajt, prokuroria çoi në burg edhe pronarin e mëparshëm të makinës, Artistotel Kasajn.

Avokati Saimir Visha tha: "Do t'i nënshtrohemi vendimit të pushimit të çështjes dhe me pas do të marrim kompensimin për kohën e vuajtur padrejtësisht. Unë mendoj se në raste të tilla, organi i akuzës dhe gjykata nuk duhet të nxitohen me masat e arrestit në burg".

Ndërkohë, pritet që edhe për Aristotel Kasajn avokatët të kërkojnë lirimin e menjëhershëm, pasi për të njëjtin konflikt edhe ky i dyshuar pretendon të ketë depozituar në muajin maj një kallzim penal.

Ngarkesa e drogës u zbulua nga një postbllok policor që kishte tentuar të ndalonte dy automjete. Pas ndjekjes, makinat u gjetën të braktisura dhe të ngarkuara me drogë, ndërsa më pas u arrestuan si transportues të hashashit shtetasit Kejvi Jadari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj. Ky i fundit është i afërm i personit të shpallur në kërkim, Erges Sina.

The post Nga burgu në dasmë appeared first on INSAJDERI.

Haziri beson se AKR-ja nuk do të lëvizë nga koalicioni me 24 gusht

Posted: 19 Aug 2017 08:39 AM PDT

Njëri prej udhëheqësve kryesor të LDK-së, Lufti Haziri, beson se Behgjet Pacolli nuk do të kalojë në krahun e PAN-it për të formuar Qeverinë e Kosovës. Po thotë se AKR-ja ende ka çka të japë në koalicionin e ndërtuar para zgjedhjeve.

Ai thotë se Pacolli dhe AKR duhet të presin dështimin e PAN-it për t'i ardhur rendi LDK-së bashkë me Vetëvendosjen për ndërtimin e Qeverisë.

Në një intervistë për Express, Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje për shkak të bllokadave politike. I ka bërë thirrje PAN-it të shkojë në seancë dhe të japë propozimin për Kryetar të Parlamentit.

"Në fakt, unë, besoj shumë që AKR-ja si parti politike dhe partner i koalicionit me LDK-në dhe Alternativën ende është duke e ruajtur qëllimin e ndërtimit të koalicionit të Kosovës për me pru shpresë për ndryshim në këtë vend. Kushtetuta na e ka dhënë mundësinë që herën e dytë të ndërtojmë institucionet e shtetit".

"Nuk po pres që më 24 gusht AKR të bëjë lëvizje politike radikale sa i përket ndryshimit të qëllimeve  dhe misionit politik që e ka edhe më tutje në kuadër të koalicionit që ka me LDK-në", ka thënë ai.

Ai më tutje ka thënë se beson se marrëveshja e arritur mes AKR-së dhe LDK-së nuk do të ndryshojë me 24 gusht.

"E di që ky qëllim nuk do të ndryshohet dhe nuk besoj që kjo marrëveshje strategjike  në mes të LDK-së dhe AKR-së mund të ndryshojë me datë 24. Dhe në fund të ditës krejt këto procese politike secili ka të drejtë t'i vlerësojë vetë. Por, unë besoj që edhe më tutje  qëllimi dhe përmbajtja është  e njëjta sa i përket LDK-AKR-Alternativa", ka thënë Haziri.

 

 

 

 

The post Haziri beson se AKR-ja nuk do të lëvizë nga koalicioni me 24 gusht appeared first on INSAJDERI.

Driton Selmanaj propozohet për kryetar të Prizrenit nga LDK

Posted: 19 Aug 2017 08:27 AM PDT

Driton Selmanaj është propozuar për kandidat të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, ka thënë sot nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Në një intervistë për Express, Haziri ka thënë se dy emra janë propozuar brenda degës së LDK-së në Prizren, sa i përket të nominuarit të kësaj partie për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Në Prizren i kemi dy kandidatura, që janë pjesë e propozimeve në Prizren: janë Hatim Bashaku dhe Driton Selmanajm; në çdo komunë ka më shumë se një propozim. Besojmë që propozimet e LDK-së të jenë më të mirat më të pranueshmet dhe nominime që garantojnë sukses”, ka deklaruar Haziri.

Kryetar aktual i Komunës së Prizrenit është Ramadan Muja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com

The post Driton Selmanaj propozohet për kryetar të Prizrenit nga LDK appeared first on INSAJDERI.

Katër emrat që LDK i ka propozuar për t’i kandiduar në Prishtinë

Posted: 19 Aug 2017 08:23 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar katër emra për të kandiduar në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor.

Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri janë kandidatët e mundshëm në Prishtinë, ka thënë sot nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në një intervistë me Gazetën Express, Haziri ka thënë se dega e LDK-së në Prishtinë ka diskutuar rreth kandidatit për Komunën e Prishtinës.

“Në Prishtinë janë katër emra të propozuar nga struktura në kuadër të debatit të brendshëm që LDK e ka diskutuar. Janë katër emra, pra Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri që janë dalë nga debati i pesë degëve të Prishtinës dhe grupmoshave tjera që janë pjesë e debatit të brendshëm e që përfshinë nëndegë degë dhe forumet e LDK-së”, deklaroi Haziri për Gazetën Express. /Insajderi.com

The post Katër emrat që LDK i ka propozuar për t’i kandiduar në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Holanda kërcënon Shqipërinë me rikthimin e regjimit të vizave

Posted: 19 Aug 2017 08:10 AM PDT

Policia dhe prokuroria në Amsterdam i propozojnë qeverisë rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.

Përmes një memorandumi të brendshëm qeverisë i kërkohet të ndërrmarrë veprime lidhur me këtë çështje, ka thënë një zëdhënës i policisë së Amsterdamit e cila ka konfirmuar memorandumin për The Telegraap.nl

Në shkrim thuhet se vitet e fundit, shqiptarët kanë rritur rolin e tyre si aktorë kryesorë të trafikut të drogës, vitet e fundit.

Që prej 2016, 36 hetime janë ndërmarrë për të dyshuarit nga Shqipëria.

"Zëdhënësi i policisë flet për një "përparim të shpejtë" të shqiptarëve në rrethin kriminal holandez. Duke vendosur vizat policia dhe drejtësia duan të ndalojnë shqiptarët për "rrënjosjen në shoqërinë hollandeze" shkruan The Telegraap.nl

Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim. Raporti së shpejti do t'i dorëzohet Ministrit të Sigurisë dhe Drejtësisë, raporton Ora.

Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim.

The post Holanda kërcënon Shqipërinë me rikthimin e regjimit të vizave appeared first on INSAJDERI.

VIDEO: Futbollisti i Kosovës realizon supergol në Gjermani

Posted: 19 Aug 2017 07:55 AM PDT

Leart Paqarada ka shënuar gol të bukur në Bundesliga 2. Mbrojtësi i përfaqësueses kosovare realizoi gol për ndeshjen e skuadrës së tij Sandhausen ndaj Dynamo Dresden.

Sandhausen e mposhti me rezultat 4 me 0 Dynamon e Dresdenit, raporton Insajderi.

The post VIDEO: Futbollisti i Kosovës realizon supergol në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Pacolli demanton Ramush Haradinajn se AKR do ta votojë PAN-in

Posted: 19 Aug 2017 07:54 AM PDT

Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga Behgjet Pacolli nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket krijimit të institucioneve, apo daljes së mundshme nga koalicioni LAA. Këtë e ka thënë deputeti në parlament i kësaj partie, Islam Pacolli.

"AKR nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj të mëhershëm", ka pohuar Pacolli, njofton Klan Kosova.

I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka thënë këtë të shtunë në një konferencë se ata moti kanë mundur të kthehen në parlament me 61 numra, por që kanë dashur qeveri më të gjerë.

AKR është tash e një kohë subjekti i përfolur se mund të ndërrojë krah për tu bashkuar me PAN. Por sipas deputetit Pacolli kjo nuk pritet të ndodhë.

"Ramush Haradinaj mund të flas çka të do, ato janë qëndrime të tij. Por ai nuk mund të flas për AKR-në", ka thënë Pacolli.

"Për AKR-në mund të flasin vetëm njerëzit e saj dhe vendimet merren nga kryesia e AKR-së". Ne nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare apo ndonjë bisedë me askënd", ka përfunduar ai.

The post Pacolli demanton Ramush Haradinajn se AKR do ta votojë PAN-in appeared first on INSAJDERI.

Arsyeja e vërtetë përse Trumpi largoi kryestrategun e tij

Posted: 19 Aug 2017 07:43 AM PDT

Steve Bannon ishte këshilltari më kontradiktor i Donald Trumpit. Para zgjedhjeve, kur ishte drejtor ekzekutiv i faqes ksenofobe Breitbart, ai u quajt "operatori politik më i rrezikshëm në Amerikë".

Një vit më parë Trump e vuri në krye të fushatës zgjedhore dhe u konsiderua krijuesi i mesazhit populist, anti-imigracion dhe proteksionizmit ekonomik, që e çuan atë drejt fitores.

Shfaqja "Saturday Night Live" e paraqiste si djallin, i matur dhe i kudogjendur, prapa shpinës së Trumpit.

Rënia nga pozicioni i Eminencës Gri i Shtëpisë së Bardhë vjen më e heshtur se sa ngjitja e tij, me një shënim të shkurtër:

"Shefi i Shtabit John Kelly dhe Steve Bannon kanë rënë dakord reciprokisht, se sot do të jetë dita e fundit për Steve".

Bannon pretendon se ai ka dhënë dorëheqjen, por të gjithë thonë se ai u shkarkua pas presioneve të vetë Kellyt, i cili vendosi të vërë rregull në Shtëpinë e Bardhë. Thikat e armiqve të tij të shumtë ishin mprehur prej kohësh, dhe kundër tij luante dhe fakti që Trumpit kurrë nuk i pëlqeu që shtypi e quante: "Presidenti Bannon." Ai i vodhi skenën.

Që nga dita e parë, ai ishte përplasur me këshilltarin e dytë të Trump, Jared Kushner. Roli i tij fillestar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare shpejt iu hoq. Ai ishte në konflikt të hapur me gjeneralët: Mattis në Pentagon, McMaster në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ishte i dyshuar për dërgimin e informacioneve tek Breitbart për të diskredituar këtë të fundit. Në politikën e jashtme, mosmarrëveshja ishte totale: strategjia në Afganistan, dje e vënë në pyetje, gjeneralët që donin më shumë trupa, dhe ai që sugjeronte privatizimin e luftës me mijëra kontraktorë.

Në një intervistë të pazakontë, tri ditë më parë, në revistën liberale American Prospect, Bannon kishte kritikuar ashpër Gary Cohn, ish drejtues në Goldman Sachs dhe ish-këshilltar ekonomik për Trumpin, i cili konsiderohet nga bota e biznesit e vetmja shpresë për të vazhduar uljen e taksave, liberalizimin, rifillimin e punimeve në infrastruktura. "Ata e bëjnë në brekë" tha ai për rivalët e tij, duke premtuar se do të vendoste fajkonj në vendin e tyre. Prioriteti për të ishte "lufta ekonomike me Kinën".

U tha se Bannon kishte këshilluar presidentin që të mos dënonte suprematistët e bardhë dhe të djathtën alternative, në fjalimin e tij për dhunën në Charlottesville, pasi ata janë pjesë e bazës së tij elektorale. Të tjerë argumentojnë se Trump mendon në të njëjtën mënyrë. Më e vështirë është të parashikosh se çfarë do të ndryshojë tani.

Bannon do të vazhdojë të punojë me Breitbart dhe gjithashtu me miliarderin Bob Mercer, huadhënësin e madh të Trump dhe të "Alt-Right". "Luftë!", kërcënonte në Tuiter faqja e Breitbart dje.

Por, luftë kundër kujt? Kundër "globalistëve" rivalë të Bannonit që qëndruan në Shtëpinë e Bardhë? Sigurisht, fuqia e tij do të mbetet e madhe dhe do të jetë në gjendje ta përdorë atë në favor apo kundër administratës. Nga ish bankier i Goldman Sachs në producent të Hollivudit, Bannon u bë filozof nacionalist i djathtë. Ai ka thënë gjithmonë se lëvizja do të vazhdojë, madje edhe pas Trumpit. 

The post Arsyeja e vërtetë përse Trumpi largoi kryestrategun e tij appeared first on INSAJDERI.

Aziz Salihu thotë se u mashtrua nga Labinot Tahiri

Posted: 19 Aug 2017 07:41 AM PDT

Ish-sportisti Aziz Salihu ka kërkuar publikisht nga deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, t'ia sigurojë banesën e premtuar. Ka thënë se premtim të njëjtë i kishte dhënë edhe karateisti Enver Idrizi.

Salihu është ankuar se s'po ka mundësi të shkojë në pushime pavarësisht se ka marrë rekomandim nga mjekët. Ka thënë se askush s'po e ndihmon.

"Jam njëri ndër themeluesit e sportit ju e mani mend atëherë, në vend që me shkua diku dhe me majtë një familje teme sot me qenë kundërshtar i familjes time. Kam menduar që kanë me më ndihmuar por jo. Aziz Salihu as në pushim nuk kam mundur të shkojë, mjeku ka thanë që duhet të shkojë në deti por as aty nuk kom mund", ka thënë Salihi, transmeton Gazeta Express.

Salihu ka thënë se shpejt do të dalë me fakte konkrete se si ka marrë premtime prej njerëzve kryesor të shtetit dhe asnjëherë s'i kanë plotësuar.

"Të gjithë më duan më përqafojnë , ka disa xhelozi nga sportistit më kanë thanë që do ta ndërtojmë një banesë për një muaj tash shkuan edhe gjashtë muaj dhe asgjë. Është në pyetje që Labi dhe Enver Idrizi që ju kam zanë besë por asgjë", ka thënë Salihu

The post Aziz Salihu thotë se u mashtrua nga Labinot Tahiri appeared first on INSAJDERI.

Xhaferi tregon se kur do të jetë në rend dite ligji për gjuhët

Posted: 19 Aug 2017 07:40 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në intervistë për TV Tellma, u shpreh se në gjysmën e parë të muajit shtator në rend dite të seancave plenare do të jenë Ligji për gjuhët, Ligji për pagë minimale si dhe Ligji për punëtorët e falimentuar.

Ai poashtu theksoi se do t'i përdorë të gjitha instrumentet e Rregullores për punë të Kuvendit për të mundësuar punë të pa penguar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në pyetjen se çka thotë për ankesat e OBRM-PDUKM-së opozitare se ai shumë shpesh thirr sigurimin e Kuvendit dhe ndal mikrofonat, Xhaferi u përgjigj se ata marrin përgjigjen që meritojnë gjatë gjithë kohës.

The post Xhaferi tregon se kur do të jetë në rend dite ligji për gjuhët appeared first on INSAJDERI.

Borussia Dortmundi – Barcelonës: Dembele largohet, me një kusht

Posted: 19 Aug 2017 07:38 AM PDT

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se Ousmane Dembele do të transferohet në Barcelonë brenda pak ditëve nëse klubi katalunas i përmbush kërkesat e tyre.

Duke folur për "Sky Sports" të Gjermanisë, Zorc konfirmoi se Dembele është i lirë të largohet, por vetëm nëse Barcelona paguan çmimin që kërkon Dormtundi.

"E dimë ku është dhe kemi kontakte me të dhe agjentin e tij. Ideja jonë është e qartë, Barcelona dhe lojtari e dinë këtë. Nëse përmbushen kërkesat tona, transferimi do të kryhet këtë verë", deklaroi ai.

"Duhet ta kemi të qartë se ky transferim nuk mund të ndodhë me 30 ose 31 gusht", shtoi mes tjerash drejtori sportiv i Dortmundit.

Raportohet se Dortmundi kërkon së paku 150 milionë euro për Dembele.

The post Borussia Dortmundi – Barcelonës: Dembele largohet, me një kusht appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Bayernit kritikon ashpër Barcelonën: Nuk kam më respekt për ta

Posted: 19 Aug 2017 07:34 AM PDT

Pasiguria rreth së ardhmes së futbollistit të Dortmundit, Ousmane Dembele, ka zemëruar presidentin e Bayern Munich Uli Hoeness, i cili kritikoi skuadrën e Barcelonës.

Dembele mungoi pa shpjegime në stërvitjet e Borussia Dortmundit kohët e fundit, teksa duket se po detyron klubin për ta shitur atë tek Barcelona. Por kjo ka shqetësuar Hoeness-in, i cili beson se Barcelona mund të ketë pasur një rol në këtë situatë.

“Unë nuk kam respekt për këtë klub [Barcelona], nëse ata janë prapa asaj që po ndodh me Dembelen”, tha Hoeness.

Barcelona është afër transferimit të Dembele, pasi futbollisti francez ka munguar edhe në ndeshjen e parë të Dortmundit në Bundesligë, kundër Wolfsburgut. /Insajderi.com

The post Presidenti i Bayernit kritikon ashpër Barcelonën: Nuk kam më respekt për ta appeared first on INSAJDERI.

“Terroristët s’do të fitojnë këtu” – kosovari rrëfen për sulmin në Finlandë

Posted: 19 Aug 2017 07:25 AM PDT

Një ditë pas sulmit në Turku të Finlandës ku mbetën të vdekur dy persona dhe u lënduan tetë persona të tjerë, qytetarët e Turkut kanë nderuar viktimat në vendin ku ndodhi sulmi.

Një grup i banorëve të qytetit finlandez vendosën kurora me lule dhe ndezën qirinj në nderë të viktimave që humbën jetën të premtën, njofton Insajderi.

Në një artikull të publikuar sot nga mediumi finlandez Svenska.fi, janë intervistuar edhe dy banorë të Turkut që kanë prejardhje nga Kosova.

Një shofer i autobusit i cili vjen nga Kosova dhe dëshiron të jetë anonim tregon për njerëzit që kanë lëvizur me të dje, pas sulmit që ndodhi.

“Njerëzit ishin ndryshe dje”, thotë ai, raporton Svenska.fi.

Isak Kelmendi, i cili gjithashtu vjen nga Kosova, kërkon që policia të jetë më e dukshme rrugët e Finlandës.

“Me më shumë policë, aktet terroriste nuk duhet të ndodhin, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, terroristët nuk do të fitojnë”, deklaroi Isak Kelmendi.

Sulmi në Turku ishte i dyti në Evropë, pas sulmit që ndodhi në Barcelonë të enjten.  /Insajderi.com

The post “Terroristët s’do të fitojnë këtu” – kosovari rrëfen për sulmin në Finlandë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more