Skip to main content

INSAJDERI: “Caktohet dita e varrimit të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi” plus 19 more

INSAJDERI: “Caktohet dita e varrimit të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi” plus 19 more


Caktohet dita e varrimit të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Posted: 21 Aug 2017 09:39 AM PDT

Këshilli organizativ për Varrimin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi kanë marrë vendim bashkë me familjen e të ndjerit që të martën të kryhet ceremonia e varrimit.

Kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi do të varroset në Mitrovicë në orën 16:30, njofton Klan Kosova.

Nga ora 10 deri në 11 do të bëhen homazhe në Kuvendin e Kosovës. Ai do të varroset me ceremoni shtetërore dhe gjithçka do të përcillet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami.

The post Caktohet dita e varrimit të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi appeared first on INSAJDERI.

Apeli e rrit në 17 vjet burgim dënimin ndaj vrasësit të Zejnepe Berishës

Posted: 21 Aug 2017 09:37 AM PDT

Gjykata e Apelit e ka ashpërsuar dënimin ndaj Nebih Berishës, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Zejnepe Berisha dhe për lëndim të lehtë trupor të vajzës së tij. Apeli, ndaj Berishës ka shqiptuar dënimin prej 17 vjetësh burgim.

Këtë vendim Gjykata e Apelit, e ka marr pasi ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, e cila më 12 prill 2017, e kishte dënuar Nebih Berishën me 12 vjet e gjashtë muaj burgim. Ndërsa, kolegji i Apelit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Esat Gutaj.

"Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, ka vërejtur se Gjykata e shkallës së parë në këtë çështje penalo- juridike, edhe pse drejtë i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat i ka gjetur tek i akuzuari, të njëjtat nuk i ka vlerësuar realisht dhe atë sidomos rrethanën lehtësuese "përgjegjësia esencialisht e zvogëluar", të cilën e ka mbiçmuar. Nuk janë vlerësuar po ashtu realisht, as rrethanat rënduese siç  është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta, tani të ndjerën Z. B., dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me  këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale. Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale. Nga e gjithë kjo  rezulton se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e shkallës së parë prej 12 vjet e 6 muaj  është shumë i butë, prandaj edhe vendosi t'i shqiptoj një dënim më të rëndë", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, e kishte dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burgim, Nebih Berishën, pasi i njëjti ishte shpallur fajtor për vrasje të bashkëshortes së tij dhe lëndimin e vajzës së tij.

Aktgjykimin e kishte shpallur kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, i cili kishte njoftuar se Berisha është gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe lëndimit të lehtë trupor. Për vrasjen ishte dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor është dënuar me 1 vit burgim.  Me këtë rast, Berishës i ishte shqiptuar dënimi unik prej 12 vjetësh e gjashtë muajsh burgim.

Por, ndaj këtij aktgjykimi të gjykatës së shkallës së parë, kishte pasur kundërshtime të shumta nga pala e dëmtuar, prokuroria si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, duke e vlerësuar si të butë dënimin ndaj tij.

Për këtë rast, edhe Rrjeti i Grave të Kosovës, disa herë kishte organizuar protesta për të kundërshtuar shkallën e dënimit, që sipas përfaqësuesve të këtij rrjeti, duhej të ishte më e lartë.

Nebih Berisha, akuzohej se për arsye xhelozie, ka vrarë bashkëshorten e tij, duke e goditur me thikë 21 herë. Po ashtu me këtë rast ka lënduar edhe vajzën e tij, e cila është munduar ta mbrojë nënën. /Betimipërdrejtësi.com

The post Apeli e rrit në 17 vjet burgim dënimin ndaj vrasësit të Zejnepe Berishës appeared first on INSAJDERI.

Miku i Bajram Rexhepit: Tri herë kam qenë para pushkatimit, por e kam pasur më lehtë se sot

Posted: 21 Aug 2017 09:29 AM PDT

Miku i ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit, kirurgu, Faik Bllata ka thënë se është shumë i pikëlluar kur ka marr lajmin për vdekjen e mikut të tij.

Në një intervistë për emisionin "Info Magazinë" në Klan Kosova Bllata ka treguar për bashkëpunimin që ka pas ai me Rexhepin gjatë luftës së fundit në Kosovë.

"Gjatë luftës kam qenë tri herë para pushkatimit, e kam pasur më të lehtë se sot kur morra lajmin për vdekjen e Bajram Rexhepit. E kam pas shok e kam pas vëlla, prej kur kemi filluar studimet më pas kemi bërë shumë intervenime të përbashkëta kirurgjike", ka pohuar ai.

Bllata është shprehur se për "Doktor Bajram Rexhepi, do të mësojnë fëmijët gjeneratë pas gjenerate", shkruan Insajderi.

"Është vështirë të gjenden fjalët e të flitet për burrërinë e tij, punën, patriotizmin, ai ka qenë njeri komplet i fjalës i besës, i dashur për popullatën".

Bllata po ashtu ka treguar edhe për punën që Rexhepi ka bërë gjatë viteve 89-90.

"Kemi pas të vrarë e të plagosur në vitet 89 e 90 dhe asnjëherë nuk jemi lodhur sepse e dinim se po punonim për popullin tonë", ka shtuar ai, derisa ka folur për punën e përbashkët që kanë bërë me Rexhepin.

"Kur e largua nga puna, i thashë se edhe unë po largohen pasi nuk punoj pa ty".Por ai më bindi që të kthehem në punë sepse më tha i duhemi popullit tonë", ka thënë Bllata. /Insajderi.com

The post Miku i Bajram Rexhepit: Tri herë kam qenë para pushkatimit, por e kam pasur më lehtë se sot appeared first on INSAJDERI.

Mbappe përleshet në stërvitjet e Monacos, përjashtohet nga skuadra dhe kërkon largimin

Posted: 21 Aug 2017 09:18 AM PDT

Ylli i talentuar francez nuk është duke luajtur me kampionët e Francës në këtë fillim sezoni në Ligue 1.

Gazeta prestigjioze franceze, L'Equipe ka raportuar se Mbappe është përleshur në stërvitje.

Gjithnjë sipas L'Equipe, reprezentuesi francez ka provokuar bashkëlojtarin e tij Andrea Raggi dhe pastaj është përleshur me të.

Kjo ka bërë që trajneri i Monacos, Leonardo Jardim ta përjashtojë yllin e skuadrës nga stërvitja.

Por 18-vjeçari refuzoi të largohet nga fusha dhe kjo detyroi trajnerin Jardim që ta marrë pjesën tjetër të ekipit dhe të stërvitin në një fushë tjetër.

Mbappe pritet të largohet nga Monaco pasi kampionët aktual të Francës kanë pranuar nisjen e negociatave me Paris Saint Germain për francezin.

Monaco nga shitja e xhevahirit të tyre pritet të fitojë rreth 200 milionë euro.

The post Mbappe përleshet në stërvitjet e Monacos, përjashtohet nga skuadra dhe kërkon largimin appeared first on INSAJDERI.

Labinot Tahiri i kundërpërgjigjet Fehmi Feratit për veprat e bamirësisë

Posted: 21 Aug 2017 09:12 AM PDT

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri i është kundërpërgjigjur të shumëpërfolurit këto ditë, për një kandidaturë për kryetar komune në Mitrovicë, Fehmi Feratit.

Ferati kishte ka dhënë një deklaratë në të cilën thuhet: "Ruajuni prej atyre që bamirësinë e bëjnë publike", kur ka dhënë një mendim se si të dilet nga kriza.

Për këtë është prekur deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.

"Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetëm se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundësi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarinë time ndër vite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!", ka shkruar Tahiri.

Ky është reagimi i plotë i Tahirit:

"Ju lutem publik e ju popull që keni ndihmuar, shikoni fotot që i kam publikuar, shkrimin e këtij Fehmiut dhe shkrimin tim!

Faleminderit Fehmi Ferati për këtë shkrim të pa vertetë!
Nëse e keni bërë për mua? Atëherë kam dy fjalë për ju!

Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetem se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundesi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarine time ndervite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!

O Femi shoku, po ta bëja me kompensim votën, atëherë ish dashtë me Miliona vota të marrë nga ata persona që kanë dhënë para dhe familje që kemi çliruar nga jeta e keqe që e bëjnë në këtë vend.
Unë nuk mund të jem asgje përveq një Shërbetor i tyre.

Ato bamiresite qe i kam bërē, i kam bërë publike se janë para të popullit e nuk janë para të Babes Islam! Ato qindraaaa mijera euro janë të gurbetçarëve nuk janë te miat!!! Qysh mos me i bo publike kur populli do llogari.

"Ah moj Kosova ime ishalla nuk ma sjellin diellin mbi krye, po ma rënduan kokën shumë, do më dhimsesh nëse të lë ty"" (sic), ka shkuar Tahiri.

The post Labinot Tahiri i kundërpërgjigjet Fehmi Feratit për veprat e bamirësisë appeared first on INSAJDERI.

“Ne jemi para një sfide” – AKR thotë se ka dy opsione para vetes

Posted: 21 Aug 2017 09:10 AM PDT

Kryetari i Komisioni Zgjedhor në AKR, Fatmir Matoshi ka thënë sot se Aleanca Kosova e Re (AKR) ndodhet para një sfide.

Matoshi ka thënë sot në një prononcim për Radio Evropën e Lirë se tani AKR-ja ose do t’i themelojë institucionet ose do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

"Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Matoshi.

“Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake", ka thënë ai.

Kohë më parë, lideri i AKR-së, Bengjet Pacolli, ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj. Matoshi, ka thënë se pas këtij takimi, Pacolli nuk ka pasur ndonjë takim tjetër me Haradinajn dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete. /Insajderi.com

The post “Ne jemi para një sfide” – AKR thotë se ka dy opsione para vetes appeared first on INSAJDERI.

Vetëzbulohet kosovari i paraqitur si slloven, ngacmonte udhëtarët në anije

Posted: 21 Aug 2017 09:08 AM PDT

Shëtita me anije në liqenin Bodensee ka marrë një përfundim jo të këndshëm për kosovarin 27 vjeçar. Ai ka përfunduar në burgun për hetime, pasi që mysafirët tjerë në këtë anije janë ankuar se janë ndjerë të ngacmuar nga ai. Sipas tyre ai i ka fotografuar ata pa i dhënë leje për një gjë të tillë.

Për këtë arsye ka ndërhyrë policia nga Lindau e cila e ka arrestuar të riun, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Me atë rast është konstatuar se 27 vjeçari, i prezantuar fillimisht si shtetas i Sllovenisë, ishte në fakt një azilkërkues kosovar, me kërkesë të refuzuar azili nga Gjermania, transmeton albinfo.ch.

Dokumentet e identifikimit ashtu sikurse edhe patentshoferin , i kishte të gjitha të falsifikuara, gjë që u konstatua përmes krahasimit të shenjave të gishtërinjve.

Pas refuzimit të azilit, personi në fjalë kishte kaluar në ilegalitet, ndërsa pas kësaj, sipas rrëfimit të tij, kishte shpenzuar 10 mijë euro për "ndryshimin e plotë të identitetit", përmes dokumenteve të rej sllovene

Pas burgut hetimor, ndaj 27 vjeçarit pritet të ushtrohet padi penale dhe të bëhet dëbimi në Kosovë.

The post Vetëzbulohet kosovari i paraqitur si slloven, ngacmonte udhëtarët në anije appeared first on INSAJDERI.

Peticion për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë

Posted: 21 Aug 2017 08:58 AM PDT

Dardania Sacra dhe projekti Njekomb.com kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit të kombit, Adem Jashari në Prishtinë, e cila tash e 18 vite i ka munguar kryeqytetit të Kosovës.

Për këtë qëllim ato kanë organizuar edhe një peticion, i cili do t'iu dorëzohet Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kësaj shtatoreje, e cila është detyrim moral për të nderuar veprën dhe kontributin e familjes Jashari për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Dardania Sacra dhe projekti Njekomb.com konsiderojnë mos vendosja e shtatores së heroit të kombit Adem Jashari në kryeqytet është mospërfillje e institucioneve gjegjëse, të cilat janë komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës.

"Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe komunës së Prishtinës që sa më parë të merret vendimi për vendosjen e shtatores së heroit, Adem Jashari!", thuhet në kërkesën e Dardania Sacra dhe projektit Njekomb.com

The post Peticion për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Valencia transferon futbollistin e Interit

Posted: 21 Aug 2017 08:57 AM PDT

Valencia ka kompletuar transferimin e Geoffrey Kondogbia në formë huazimi për një sezon me opsion të blerjes nga Interi.

Këtë e ka konfirmuar Valencia përmes faqes zyrtare, ndërsa raportohet se në verën e ardhshme do të blihet kartoni i tij i plotë për 25 milionë euro.

Interi kishte paguar për të 31 milionë euro në vitin 2015 kur e kishte transferuar nga Monaco.

Në drejtim të kundërt do të lëvizë mbrojtësi Joao Cancelo, i cili të hënën kaloi testet mjekësore tek Interi.

The post Zyrtare: Valencia transferon futbollistin e Interit appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i LDK-së ende vazhdon t’i besojë marrëveshjes me AKR-në

Posted: 21 Aug 2017 08:51 AM PDT

Driton Selmanaj beson se marrëveshja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) e Alternativës me Aleancën Kosova e Re (AKR) do të respektohet nga të gjitha palët.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re.

"Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t'i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër", ka thënë Selmanaj.

Kuvendi i AKR-së ka marrë vendim të dielën që t’i japë të drejtë Presidentit Behgjet Pacolli që të bisedojë me subjektet e tjera politike për zgjidhjen e krizës. /Insajderi.com

The post Deputeti i LDK-së ende vazhdon t’i besojë marrëveshjes me AKR-në appeared first on INSAJDERI.

Skandali maqedonas, shfaqen pamjet kur polici bllokoi Skënderbeun në autobus

Posted: 21 Aug 2017 08:50 AM PDT

Nuk ka ende asnjë reagim nga Ambasada Shqiptare në Shkup për situatën e pakëndshme që i krijua në Maqedoni me ekipin e Skënderbeut, ku policia nuk lejonte futbollistët të dilnin nga autobusi. Por ndërsa autoritete ngrenë supet dhe bëjnë të paditurin për këtë skandal që ndodhi në shtetin fqinj, kanë dalë edhe pamjet filmike që tregojnë qartësisht se çfarë ka ndodhur.

Në videon e publikuar nga "Top ChanneL", shfaqet një moment kur autobusi i korçarëve ndalet në një pikë karburanti pasi lojtarët kishin udhëtuar për shumë orë dhe kishin nevojë të bënin pak pushim apo të pinin ujë.

Aty shfaqet menjëherë patrulla e policisë maqedonase dhe një prej tyre mundohet të bllokojë derën e autobusit, duke u bërë shenjë të gjithëve të qëndrojnë brenda e të vazhdojnë rrugën pa u ndalur në asnjë vend.

The post Skandali maqedonas, shfaqen pamjet kur polici bllokoi Skënderbeun në autobus appeared first on INSAJDERI.

AKR-ja drejt bashkimit me PDK-në, AAK-në e NISMA-n

Posted: 21 Aug 2017 08:44 AM PDT

Bllokada e formimit të institucioneve të Kosovës, e cila ka nisur që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive e Kuvendit të Kosovës, mund të shkojë drejt fundit, paralajmërojnë zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky politik brenda koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë pati thënë se një Qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për zhbllokimin e nyjës politike për formimin e institucioneve.

Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në rast se subjektet politike parlamentare, përfshirë edhe partnerët me të cilët është në koalicion AKR-ja, vazhdojnë të ngecin në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës, atëherë mundësitë e zgjidhjes do të kërkohen edhe jashtë koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, që nënkupton me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN.

"Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake".

Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, të dielën, ka autorizuar liderin e kësaj partie, Pacollin, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë, të shohë mundësi të gjetjes së daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Driton Selmanaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re.

"Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t'i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër".

Por, Matoshi thotë se e gjithë situata pritet të sqarohet brenda pak ditësh.

"Mendojmë që në këtë moment është më i rëndësishëm procesi dhe është më e rëndësishme Kosova, sesa interesi i një subjekti politik. Tashmë jemi shumë vonë. Unë besoj që kjo javë do të duhej të sqaronte gjithçka. Kemi mbetur shumë vonë, ne po hyjmë në shtator, ende pa institucione", thekson Matoshi.

Në anën tjetër, Selmanaj thotë se kriza politike është shqetësim i të gjitha subjekteve politike.

"Për të dalë nga kjo krizë politike, të shkaktuar nga koalicioni i PDK-së, ne duhet të kemi një pajtim që do të dalë si rezultat i bisedimeve të brendshme që mund t'i kemi ne si koalicion, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të marrë drejtim tjetër, të kemi institucione dhe më pas të fillojmë me kryerjen e obligimeve kushtetuese".

Kohë më parë, lideri i AKR-së, Bengjet Pacolli, ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj. Matoshi, ka thënë se pas këtij takimi, Pacolli nuk ka pasur ndonjë takim tjetër me Haradinajn dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete. /REL

The post AKR-ja drejt bashkimit me PDK-në, AAK-në e NISMA-n appeared first on INSAJDERI.

EULEX-i i shpreh ngushëllime familjes dhe popullit kosovar për vdekjen e Rexhepit

Posted: 21 Aug 2017 08:41 AM PDT

Përmes një postimi në Facebook EULEX-i, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

"EULEX-i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së ish-kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe popullit të Kosovës të cilëve ai u ka shërbyer me besnikëri", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në moshën 63 vjecare, pas një sëmundje të rëndë në një spital në Turqi. /Insajderi.com

The post EULEX-i i shpreh ngushëllime familjes dhe popullit kosovar për vdekjen e Rexhepit appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e “Demokraci Plus” për partitë politike para zgjedhjeve lokale

Posted: 21 Aug 2017 08:39 AM PDT

Organizata jo-qeveritare “Demokraci Plus” u ka bërë thirrje partive politike që të vendosin sa më shumë gra në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen më 22 tetor.

Sipas “Demokraci Plus”, partitë politike përfitojnë nga vendosja e grave në listat e kandidatëve.

“Në prag të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet komunale të vitit 2017, Democracy
Plus (D+) fton partitë politike që të nominojnë më shumë gra si kandidate për kryetar të komunave dhe
anëtare të kuvendeve komunale”, thuhet në njoftimin e “D+”.

“Demokraci Plus” po ashtu u ka bërë thirrje partive “që përveç vendosjes së më shumë grave në listat e kandidatëve”, të angazhohen në mënyrë afatgjatë për promovimin e grave në politikë përmes masave si:

1. Nominimi i grave në pozita udhëheqëse të subjektit politik, në borde dhe institucione publike, trupa
menaxhuese të zgjedhjeve, dhe pozita të tjera të nominuara nga subjektet politike.

2. Krijimi i ambientit për promovimin e gruas në parti përmes ndryshimeve potenciale të statuteve
partiake, krijimit të programeve që mbulojnë çështjet me interes për gratë, financimit të
aktiviteteve të fushatës për gratë kandidate dhe aplikimit të kuotave vullnetare.

3. Auditimi gjinor i anëtarësisë së partisë, përcaktimi numrit të burrave dhe grave në organet
udhëheqëse të partisë dhe në listën e kandidatëve, dhe rekrutimi i vazhdueshëm i grave në parti.

4. Promovomi dhe edukimi i vazhdueshëm i grave, ngritja e kapaciteteve të grave në menaxhim dhe
lidership, ofrimi i trajnimeve për komunikim me publikun, ofrimi i rrjetëzimit për gratë anëtare, dhe
edukimi i vazhdueshëm i grave votuesve. /Insajderi.com

The post Kërkesa e “Demokraci Plus” për partitë politike para zgjedhjeve lokale appeared first on INSAJDERI.

Hajnat sulmojnë Konsullatën e Kosovës në Zvicër

Posted: 21 Aug 2017 08:34 AM PDT

Natën në mes të të dielës dhe të hënës, persona të panjohur kanë depërtuar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.

Me këtë rast,  janë vjedhur pajisjet e videokontrollimit, të instaluara në ambientet e Konsullatës, shprehen zyrtarët e Konsullatës.

"Në mëngjes kur kemi filluar punën, kemi vënë re gjurmë të dyshimta në zyrë prandaj kemi alarmuar policinë. Pas ardhjes në vendin e ngjarjes, ajo ka ardhur në përfundimin se në lokalet tona ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Ajo që është konstatuar është se janë vjedhur pajisjet për video-kontrollim", thonë për albinfo.ch  zyrtarët e Konsullatës së Republikës së Kosovës.

The post Hajnat sulmojnë Konsullatën e Kosovës në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

Policia e vret një person në kërkim të të dyshuarit për sulmin në Barcelonë

Posted: 21 Aug 2017 08:21 AM PDT

Policia spanjolle, që është në kërkim të të dyshuarit kryesor për sulmin e së enjtes mbrëma në Barcelone, e ka vrarë një person në një zonë në perëndim të qytetit, i cili duket se mbante një rrip me eksploziv, raporton Associated Press.

Më herët, policia konfirmoi se është në kërkim të Younes Abouyaaqoub, 22-vjeçar, i cili dyshohet se ishte shoferi i sulmit me furgon në Las Ramblas, ku e shkeli turmën e njerëzve, duke i vrarë 15 veta.

Policia nuk e ka konfirmuar nëse personi i vrarë sot është Abouyaaqoub.

The post Policia e vret një person në kërkim të të dyshuarit për sulmin në Barcelonë appeared first on INSAJDERI.

Vetëm partitë minoritare kanë paguar gjobat në PZAP

Posted: 21 Aug 2017 08:18 AM PDT

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se deri më tani gjobat për thyerjen e mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore kanë paguar vetëm partitë minoritare që janë në Kosovë.

Gjithsej shuma e cila duhet të paguhet është 348,900.00 euro.

PZAP ka njoftuar se gjobën e tyre e kanë paguar, Lista Serbe, Partia e Ashkalive për Integrim, Koalicioni – VAKAT dhe Kosovo Demokratik Turk Partisi.

"Lista Serbe e ka paguar në tersi shumën e gjobave 35,600.00 euro,Partia e Ashkalive për Integrim –PAI, ka pagur ne tersi shumën e gjobave prej 1,200.00 euro, Koalicioni – VAKAT, ka pagur në tersi shumen e gjobave prej 1,200.000 euro,Kosovo Demokratik Turk Partisi – KDTP, ka paguar ne tersi shumën e gjobave prej 8,400.00 euro", thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ndërsa koalicioni PAN, koalicioni LAA, dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë paguar akoma gjobat.

Koalicioni – PDK,AAK,NISMA -158,000.00 euro, Koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA, 71,700.00 euro dhe LVV  62,600.00 euro, duhet të paguajnë në PZAP.

"Subjekti Politik Koalicioni PDK-AAK-NISMA, deri më tani ka paguar shumën prej 81,917.00 euro, ndërsa ka mbetur ende pa i pagur edhe 76,083.00 euro", ka njoftuar PZAP.

Afati për pagesën e Gjobave është deri me datën 22.08.2017. Nëse subjektet politike nuk i paguajnë gjobat nuk mund te certifikohen dhe te marrin pjese në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit 2017. /Insajderi.com

The post Vetëm partitë minoritare kanë paguar gjobat në PZAP appeared first on INSAJDERI.

9 gjёra qё ndoshta nuk i dini pёr Katarin

Posted: 21 Aug 2017 08:18 AM PDT

Sa ёshtё i pasur Katari? Pse "bёn shopping" nё botё? A ёshtё e vёrtetё qё tё dielёn punohet? Dhe mbi tё gjitha pse ёshtё nё krizё me vendet e tjera tё gjirit?

Dimensionet

Nuk llogariten. Katari ёshtё pak mё i madh se Abruzzo ( 11.437 kundёr 10.795 km kuadrat). Kjo e bёn tё 167-tin vend nё botё pёr nga sipёrfaqja. Por ёshtё mё i pasuri pёr tё ardhurat pёr frymё:  127.800 dollarё pёr banorё. Blen gjithcka. Tё bёsh listёn e blerjeve tё fundit nga fondet e investimeve qё rimbursohen nё Katar ёshtё e vёshtirё. Nё 2005 u krijua Autoriteti i investimeve nё Katar, jo me qёllimin "pёr tё bёrё shopping" nё tё gjithё botёn dhe redukton kёshtu ekspozimin e vendit nё cmimin e naftёs. Ndёrmjet mё tё famshmёve, skuadra e futbollit e Parisit Saint- Germain, 10% e shoqёrisё spanjolle El Corte Ingles (zinxhiri mё i madh tё depove mё tё mёdha tё Europёs Perёndimore) dhe depot e mёdhaja Harrods, gratacieli Shard dhe shumё ndёrtesa nё qytetin e Londrёs.

Ari i zi

Nga vjen gjithё kjo pasuri? Katari prodhon 620 mijё fuci naftё tё papёrpunuar nё ditё. Katari nuk ёshtё njё prodhues kryesor i naftёs, por ёshtё furnizuesi kryesor i gazit natyror tё shkrirё nё botё, (gnl) me eksportim pёr 77,2 milionё tonelata nё 2006, njё e treta e ofertёs totale.

Para zbulimit tё naftёs, u zhvillua rreth fillimit tё viteve '40, ishte njё vend, "nё zhvillim e sipёr" ku shumё jetonin duke fituar me peshq moluski nga perla. Vetёm nё 9 vitet e fundit, Pili i tij ёshtё rritur nё 12,4.

Ar ngjyrё mjalti

"Ari" i vёrtetё I Katarit pёr banorёt e tij ka njё ngjyrё tjetёr: ajo ngjyrё  mjalti, nё qendёr tё njё industrie tё lulёzuar dhe tё kulturёs ushqimore tё vendit. Ka njё traditё nё Katar qё tё hash njё lugё mjaltё gjatё natёs dhe nё mёngjes.

Filantropi

Nё qoftё se mendoni qё investimet e fondit Sovran tё Katarit janё mbyllur vetёm nё futboll, nё luks dhe nё financё, gaboheni. Bamirёsia e Katarit, formalisht organizatё joqeveritare, por ngushtёsisht e lidhur me anёtarёt e familjes reale, ka objektiva thjesht filantropike. Ndihma dhe pёrmirёsimi i kushteve tё jetёs nё komunat nё nevojё nё Katar dhe nё vendet e tjera; promovimi i kulturёs islamike

Akuzat pёr botёn e futbollit

Nё 2002 Katari priti botёn e futbollit dhe jo pa polemika. Tё parёt jkanё patrё rryshfete tё mundshme tё paguara delёgatёve tё Fifёs pёr tё fituar detyrёn; ka pasur pastaj ato relativet nё klimёn e  rrafshёt, nё tё cilёn do tё luanin skuadrat e futbollit; nё fund dhe mё tё rёnda, akuzat e shumё ONG, mbi kushtet gjysmё skllave, nё tё cilёn ishin vendosur punёtorёt, kryesiht tё ardhur nga lindja aziatike, tё angazhuar nё ndёrtimin e stadiumeve; tё detyruar tё jetojnё tё tubuar nё vende tё rrёnuara duke marrё paga shumё tё ulёta dhe nuk kanё mundёsi tё lёnё vendin sepse pasaportat e tyre janё konfiskuar nga punёdhёnёsit. Sipas shumё ONG do tё kishte mё shumё se njёqind mijё punёtorё tё vdekur pёr Botёrorin Fifa 2022.

Luku katariot

"Thobe" ёshtё kostumi tradicional i burrave nё Katar: njё tunikё e bardhё e gjatё qё vishet sipёr panatallonave tё shkurtra dhe tё gjata prej pambuku tё bardhё. Ndryshimi me stilet e tjera tё thobeve, tё ndryshёm nё vendet e tjera arabe, ёshtё tek kapelja, forma e tё cilёs tё kujton kokёn e njё kobre. Gratё nё Katar veshin njё mantel tё zi dhe tё gjatё, gtё njohur si Abaya qё lё tё zbuluar duart, kёmbёt dhe kokёn qё shpesh mbulohen me Shayla.

Stop gjёrave tё turpshme

Katari ёshtё ndoshta mё tolerant nga emirate, pёrsa i pёrket lookut: nё kuptimin qё nё 2012, njё shoqatё ka organizuar njё fushatё, duke mbajtur njё qёndrim mbi "turpin publik" sepse mendonin qё qeveria nuk kontrollonte shumё si visheshin tё huajt qё pёrbёnin shumicёn e popullit tё vendit.

Puna dhe televizioni

Java e punёs fillon tё dielёn. Fundi i javёs zgjat deri tё premten (dita e faljes pёr myslimanёt) dhe tё shtunёn. Zyrat qeveritare happen shpejt qё nё 6 tё mёngjesit dhe ato komerciale nё 7.30 (kjo vlen edhe pёr bankat). Al jazeira, rrjeti kryesor i botёs arabe, e ka bazёn nё Katar dhe financohet me pjesё nga familja e vёrtetё katariote.

Demokracia e re

Katari, sic e njohim sot, ёshtё pak mё shumё se maxhorene. Deri nё 1971, ihte b njё protektorat britanik. Pastaj me marrjen e pavarёsisё, pushteti I kthehet familjes reale Al Thani. Ekspertёt e lindjes sё mesme e kanё ngritur pavarёsinё e emirateve nё 1999, kur Katari nii zgjedhjet bashkiake, nё tё cilat patёn gtё drejtё vote edhe gratё.

Pas referendumit kushtetues nё 2003, emirate janё bёrё formalisht njё monarki kushtetuese qё parashikon zgjedhje tё drejtpёrdrejta me 30 nga 45 anёtarё tё Asamblesё kushtetuese ndёrkohё qё 15 zgjidheshin nga emiratet. Zgjedhjet e para shumё herё qenё shtyrё. Nё fakt pushteti ёhstё pёrqёndruar nё duart e emirateve. Nuk janё lejuar as edhe partitё politike.

The post 9 gjёra qё ndoshta nuk i dini pёr Katarin appeared first on INSAJDERI.

Seremb Gjergji tërhiqet nga gara për Klinën, arsyeja është sëmundja e bashkëshortes

Posted: 21 Aug 2017 08:08 AM PDT

Seremb Gjergji nga Partia Socialdemokrate bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të Klinës. Një problem familjar e ka detyruar atë të heqë dorë nga kandidimi.

Bëhet fjalë për sëmundjen e gruas së tij, shërimi i së cilës është gara kryesore e Gjergjit.

"Te nderuar banore te KK Kline. Kesaj radhe nuk do te garoj per Kryetar te KK Kline. Doktorret e kane diagnostifikuar nusen time me kancer dhe gara ime kryesore eshte sherimi i saj", ka shkruar ai në Facebook.

Gjergji ka shtuar se pas mposhtjes së kësaj sëmundjeje ai do të rikthehet në politikë.

The post Seremb Gjergji tërhiqet nga gara për Klinën, arsyeja është sëmundja e bashkëshortes appeared first on INSAJDERI.

Ultimatumi i Dortmundit për Barcelonën

Posted: 21 Aug 2017 08:06 AM PDT

“Ose ju pranoni të paguani shumën që ne kërkojmë për Dembelé deri të dielën, më 27 gusht, ose nuk ka transferim”.

Kjo është, sipas gazetës gjermane Bild, ultimatumi që Dortmund i ka dhënë Barcelonës në bisedimet më të fundit për transferimin e sulmuesit të ri francez, i cili nga ana tjetër është duke duke pritur për të përmbushur ëndrrën e tij për të veshur faenellën e Barcelonës.

Siç raportoi gazeta katalanase El Mundo Deportivo, Ousmane Dembele ka rënë dakord për pagën e tij me skuadrën e Barcelonës.

Tani, mbetet që të merren vesh Dortmundi dhe Barcelona për ta finalizuar transferimin. /Insajderi.com 

The post Ultimatumi i Dortmundit për Barcelonën appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more