Tirana Observer: “Dy kandidatë në Elbasan tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve” plus 9 more |
- Dy kandidatë në Elbasan tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve
- Deklarata surprizë e Palokës dy ditë para zgjedhjeve: Basha dhe Meta kanë rënë dakord…
- Lulzim Basha në Durrës: Vetëm një koalicion mund t’ia kthejë dinjitetin vendit
- Mesazhi i parë i Jorida Tabakut si nënë
- Xhinse, këmishë dhe syze: “Gylsereni” me imazh të ri duket joshëse
- Rama, Basha apo Meta? Analiza e Blendi Fevziut për 25 qershorin: Ja kush e fiton luftën
- Në fillim e fshehën dashurinë, por tani çifti i njohur i showbiz-it po planifikojnë dasmë
- Ivanka Trump kthehet në zemrat e publikut, fotot në piknikun e Shtëpisë së Bardhë janë mahnitëse
- Monitorimi i zgjedhjeve, KQZ nënshkruan kontratë me Ambasadën gjermane në Tiranë
- Blero dhe e dashura e tij martohen në fshehtësi?
Dy kandidatë në Elbasan tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve Posted: 23 Jun 2017 10:12 AM PDT Kandidatët e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Social Demokrate në qytetin e Elbasanit tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve. Mësohet se kandidatët që kanë vendosur të braktisin forcat politike me të cilat garonin janë Arben Hoxha kryesuesi i PAD dheTaulant Sinani i PSD në Elbasan. Ata deklarojnë se kanë vendosur të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit. |
Deklarata surprizë e Palokës dy ditë para zgjedhjeve: Basha dhe Meta kanë rënë dakord… Posted: 23 Jun 2017 10:08 AM PDT Deputeti i PD-së, Edi Paloka duke folur nga amfiteatri i qytetit të Durrësit në mbyllje të fushatës politike të kësaj force i habiti të gjithë me një deklaratë që bëri. Sipas tij, Rama dhe Basha kanë rënë dakord që kjo qeveri duhet shporrur, por nga ana tjetër Basha ka rënë dakord edhe me Metën për të njëjtën gjë. "Edi Rama ka rënë dakord me Lulzim Bashën, por edhe Meta ka rënë dakord me Lulzim Bashën se kjo qeveri është me e poshtra që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, ndaj duhet rrëzuar", tha Paloka. |
Lulzim Basha në Durrës: Vetëm një koalicion mund t’ia kthejë dinjitetin vendit Posted: 23 Jun 2017 10:05 AM PDT Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fushatën përmbyllëse në qytetin e Durrësit, tha se ka ardhur koha për të ndëshkuar me votë kryeministrin Rama për premtimet e pambajtura. "Ditën e dielë amfiteatri do të jetë mes përballjes së dy mundësive, mundësisë për të vazhduar me politikën e korruptuar të Edi Ramës, ose votën për Republikën e re, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë," tha Basha nga amfiteatri i qytetit bregdetar. Kreu i PD tha se i vetmi koalicion që mund t'i kthejë dinjitetin e humbur vendit është Partia Demokratike, Republika e Re. "Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas 4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s'i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t'i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re," tha Basha.
|
Mesazhi i parë i Jorida Tabakut si nënë Posted: 23 Jun 2017 08:51 AM PDT Jorida Tabaku është bërë nënë për herë të parë në 14 qershor kur ka lindur dy vajza binjake. Edhe pse vendin e saj në Parlament e zuri Gerti Bogdani, mamaja e re, në faqen e saj virtuale ka vazhduar të jetë njëlloj aktive gjatë këtyre ditëve të fushatës, siç ishte dhe më parë gjatë ditëve të Çadrës së Lirisë. Ndërkohë sot për herë të parë ka folur edhe si nënë. Sigurisht mesazhi është politik. Në fund të fushatës, kandidatja për deputete në Tiranë ka bërë një status të gjatë ku komenton pse qytetarët duhet të votojnë për PD. "Si një nënë e re, kam një thirrje për të gjitha nënat", thotë ajo duke iu kërkuar të votojnë PD për një të ardhme të sigurt për fëmijët, teksa përmend statusin e ri. Siç është mësuar, vajzat e Jorida Tabakut quhen Iris dhe Arba. |
Xhinse, këmishë dhe syze: “Gylsereni” me imazh të ri duket joshëse Posted: 23 Jun 2017 08:46 AM PDT Nurgul Yesilcay ka fituar zemrën e shumë shqiptarëve me rolin e Gylserenit në serialin "Fatet e Kryqëzuara". Ajo konsiderohet edhe një ndër femrat më të bukura në radhët e botës filmike turke. Kjo bën që të ndiqet nga shumë paparaci dhe të bëhet temë e medieve rozë, transmeton Telegrafi. I tillë ishte rasti edhe kur aktorja u fotografua në lagjen stambollase të Nissantasit, e cila ka marrë komente pozitive për dukjen. Ajo shihet e veshur në xhinse dhe një këmishë të kaltër dhe mban syze që i shkonin me veshjen. Ndryshe, bukuroshen do ta shohim edhe në shumë projekte filmike dhe seriale turke. |
Rama, Basha apo Meta? Analiza e Blendi Fevziut për 25 qershorin: Ja kush e fiton luftën Posted: 23 Jun 2017 08:37 AM PDT Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa në fokus të analizës së tij sjell tre emrat më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Fevziu thekson se këta tre personazhe janë në 'luftë' për fitore, ndërsa si kurrë më parë janë identikë. Nga: Blendi Fevziu |
Në fillim e fshehën dashurinë, por tani çifti i njohur i showbiz-it po planifikojnë dasmë Posted: 23 Jun 2017 08:32 AM PDT Kjo duket se është një verë e nxehtë jo vetëm për lidhjet e reja të showbiz-it, por edhe për dasmat e bujshme që priten. Pas Xhensilës dhe Besit, Turit dhe Orindës, që tanimë e kanë caktuar martesën, edhe një çift tjetër po planifikojnë të martohen. Prezantuesja e njohur, Elita Rudi dhe reperi Gjiko, edhe pse në fillim refuzuan ta bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë, me sa duket paskan pasur plane të mëdha përpara. Siç shkruajnë mediat kosovare, reperi i njohur nga Peja dhe prezantuesja simpatike e"Elite Zonë", sërish në fshehtësi, po planifikojnë të martohen brenda këtij sezoni veror. Sipas mediave të Kosovës, moderatorja po publikon vazhdimisht fotografi në rrjete sociale me fustane të bardha ceremoniale, duke dhënë sinjalet e para se kjo është vetëm prapaskena e një dasme të mundshme me Gjikon. E fundit foto nga Elita është ajo me një fustan në ngjyrë vjollcë, që konsiderohet një ngjyrë e pëlqyer në Pejë, vendlindjen e të dashurit. Elita po jeton një histori të bukur dashurie me reperin 25-vjeçar, që nga koha kur fotografët i kapën në aeroport për herë të parë, ndërsa udhëtonin drejt Stambollit. |
Ivanka Trump kthehet në zemrat e publikut, fotot në piknikun e Shtëpisë së Bardhë janë mahnitëse Posted: 23 Jun 2017 08:00 AM PDT Kongresmenët amerikanë kanë qenë të ftuar për një piknik në oborrin e shtëpisë së bardhë nga Donald Trump dhe familja e tij. Në një mjedis joformal, kemi parë sekretarin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë me arkë me birra, Melania-n që ngre në krahë, duke na kujtuar fotot nga fushata jonë elektorale, një vajzë të vogël, Donald Trump që bën selfie, por mbi të gjitha një Ivanka mahnitëse që duket si mamaja e përsosur e dalë nga një histori fiction. Përralla nis me fustanin e saj, ideali për një piknik mbi bar, me lule, plot ajër, me supe të rrëzuara, i lehtë…Si rrallë herë, Ivanka është përfshirë në lojëra, duke u rrotulluar me vajzën e madhe Arabella, që me siguri është kënaqur pa fund që e ka pasur mamanë, tashmë edhe këshilltare e Presidentit, aq shumë të përkushtuar ndaj saj në ato çaste. Shohim edhe foto familjare që ajo vetë ka postuar me bashkëshortin dhe dy djemtë, më i vogli tre vjeç.
Kaq elegante, e lirshme dhe pranë fëmijëve dhe familjes së saj, me siguri Ivanka ka rigjetur vendin në zemrat e amerikanëve, që, që kur i ati është bërë President, kanë nisur ta kritikojnë për çdo hap. Ndoshta sepse në këto foto arrijmë të shohim që dhe ajo është një nënë si gjithë të tjerat, që pëlqen të luajë me fëmijët e saj, të qëndrojë pranë familjes dhe një grua që, sado të rëndësishme të jenë takimet ku shkon me këpucë me taka, asgjë nuk i shijon si ulja mbi bar me fustanin e lehtë veror. |
Monitorimi i zgjedhjeve, KQZ nënshkruan kontratë me Ambasadën gjermane në Tiranë Posted: 23 Jun 2017 07:35 AM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet parlamentare të datës 25 qershor. Republika Federale e Gjermanisë po mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike për të rritur sigurinë dhe përformancën e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të KQZ-së. Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri e falënderoi Ambasadoren Schutz për mbështetjen që qeveria gjermane po jep për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira, demokratike, transparente dhe të gjithëpranuara. "Ndodhemi vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe rritja e sigurisë dhe performancës së sistemit të teknologjisë, ka një rëndësi të veçantë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pajisjet që merr KQZ nga projekti me Ambasadën Gjermane, ndihmojnë pikërisht për këtë, rritjen e sigurisë dhe performancës gjatë transmetimit të rezultateve paraprake", tha Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. "Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është një test i rëndësishëm dhe një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE", u shpreh Ambasadorja Schütz. "Për ne është kënaqësi të mund të mbështesim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike, për të garantuar vijimësinë pa probleme të procesit zgjedhor dhe – përtej vëzhgimit të këtij procesi nga OSBE/ODIHR – një mbikëqyrje të kujdesshme teknike të dhënies së votës dhe numërimit të saj", citohet Ambasdorja Schütz. Më tej Kryetari i KQZ-së, Zguri dhe Ambasadorja Schütz u bënë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Krahas kësaj, Qeveria Federale Gjermane ndjek me shumë vëmendje procesin zgjedhor dhe mbështet misionin e vëzhgimit të OSBE/ODIHR me 2 vëzhgues afatgjatë dhe 32 afatshkurtër.
|
Blero dhe e dashura e tij martohen në fshehtësi? Posted: 23 Jun 2017 07:20 AM PDT Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar Blero dhe Afrona Dika janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Dyshja simpatike kësaj radhe nuk janë zënë apo kanë fshirë çdo foto së bashku. Kësaj radhe dyshohet që çifti janë martuar në fshehtësi. Dyshimet kanë ardhur pas një fotoje të postuar nga Afrona, ku kjo e fundit i shkruan një poezi partnerit të saj, por në fund e mbyll duke i thënë burri im. Thua të jenë martuar çifti i njohur? Kjo nuk do ishte çudi pasi ata shpesh herë kanë shprehur dëshirën e madhe që të martohen së bashku. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: