Skip to main content

Lajmi.net: “Si të pajtohen shqiptarët dhe serbët e Kosovës?” plus 8 more

Lajmi.net: “Si të pajtohen shqiptarët dhe serbët e Kosovës?” plus 8 more


Si të pajtohen shqiptarët dhe serbët e Kosovës?

Posted: 22 Jun 2017 12:17 AM PDT

Besa Kabashi Ramaj – drejtoreshë, Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, tha se ky hulumtim, një vjeçar i bërë në tërë Kosovë, zbërthen konceptin e “pajtimit” në mes të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës nëpërmjet pikëpamjes autentike të qytetarëve të Kosovës, dhe i cili ngrit vëmendjen mbi çështje të cilat janë esencial për t’u arritur pajtimi.

"Ky projekt është dy vjeçar. Fatkeqësisht deri më tani të gjitha iniciativat që kanë qenë për këtë problem, nuk kanë pasur shumë sukses", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se ky është hulumtimi i parë i këtij lloji në Kosovë dhe rajon. "Ky hulumtim është bërë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ne kemi përdoru metodat kualitative dhe kuantitative", tha ajo. "Ne këtë hulumtim kanë marrë pjesë edhe banorët në veri të Kosovës", tha jo.

"Qëllimi i rezultateve të këtij hulumtimi është që të shërbejë si bazament i çfarëdo përpjekjeve vendore dhe ndërkombëtare për të arritur pajtimin, si dhe për t’i shtyrë vendet fqinje të aplikojnë një hulumtim të tillë me qëllim të arritjes së një qasje rajonale për pajtim", tha ajo.

Kabashi Ramaj, vlerësoi se pajtimi sipas respodentëve është ndryshe nga institucionet. Sipas saj ky hulumtimi është realizuar nga disa grupmosha. /RTKlive/

Madonna di çfarë zgjedh, hidhet në krahët e modelit 31-vjeçar (Foto)

Posted: 22 Jun 2017 12:15 AM PDT

Ikona e popit pasi u nda nga 26-vjeçari Aboubakar Soumahoro, i cili ishte 32 vite më i ri se ajo është hedhur një krahët e një djali tjetër shumë të pashëm.

Ai është modeli portugez Kevin Sampaio 31 –vjeç. Modeli është një nga ikonat e koopertinave të revistave  dhe është i njohur për trupin e tij të tonifikuar, raporton Daily Mirror.

Apeli ua vërteton dënimin nëntë të akuzuarve për terrorizëm

Posted: 22 Jun 2017 12:11 AM PDT

Në këtë mënyrë Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtëseve të të akuzuarve H.A.,N.A.,I.R.,A.B.,E.B.,S.S.,H.E.,H.L. dhe M.B., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29.04.2016.

"Sipas këtij aktgjykimi të akuzuarit N.A. dhe H.E. janë dënuar me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Me nga 4 vjet janë dënuar të akuzuarit I.R dhe E.B. I akuzuari A.B., me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa  të akuzuarit H.A.,S.S., H.L. dhe M.B me nga 3 vjet burgim", thuhet nw komunikatën pwr media tw Gjykastws.

Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejtë ligjin penal. Kjo, Gjykatë sa i përket dënimit ka vlerësuar se nuk qëndrojnë  pretendimet e Prokurorit për dënime me të ashpra dhe as ato të mbrojtësve për dënime më të buta me burgim./Lajmi.net/

Lamtumirë Chelsea, Costa zbulon klubin e ri (FOTO)

Posted: 22 Jun 2017 12:11 AM PDT

Diego Costa ka njoftuar Atletico Madridin se dëshiron të rikthehet në klub, raporton “Sky Sports News”.

Sulmuesi i Chelseas ka njoftuar se ka marrë një mesazh nga menaxheri i “Blues”, Antonio Conte duke e njohur se nuk zë vend në planet e tij në Stamford Bridge për sezonin e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Por, nëse Costa rikthehet në Atletico nuk do të ketë të drejtë të luajë deri në janar për shkak se FIFA ka bllokuar aktivitetet e klubit spanjoll deri më fillim të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/


Ilir Meta nuk ndalet: Edi Rama 4 vjet si kryeministër me bilancin më katastrofik

Posted: 22 Jun 2017 12:10 AM PDT

Lidhur me përshtypjen e tij për fushatën e zhvilluar, Meta tha se kanë munguar programet dhe bilancet. Sipas tij, 'kryeministri në largim' ka futur gjetje të reja në fushatë si timon e tepsi për shkak të mungesës së vizionit.

Meta është shprehur se ka qenë LSI ajo që nuk e ka lënë vendin të bjerë në greminë, ndërsa për Ramën shprehet se ka pasur një bilanc katastrofik në 4 vite.

"Është një fushatë, ku përgjegjësinë për uljen e nivelit e ka kryeministri në largim Edi Rama. Edhe marrëveshjen që bëri me zotin Basha, që e bëri kundër dëshirës së tij e bëri për të ulur standardin e zgjedhjeve.

Duket se ka një dakordësi për të keqpërdorur dhe dhunuar administratën nga këta dy kryetarë. Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për 4 vite për normalitet. Ka pasur përgjegjësi?

Po edhe ka pasur, por edhe ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë. Ai thotë reformë në administratë, por kush është drejtoresha e administruarës publike? Është një zonjë që e ka vendos vetë. Po pse e thotë ai këtë? E thotë që të mashtrojë socialistët.

Rama është me bilanc katastrofik në 4 vite. LSI ka arritur në 4 vite të garantojë stabilitet." – tha Meta./Syri.net

Evropianizimi taktik i Vuçiqit

Posted: 22 Jun 2017 12:09 AM PDT

Brnabiq u emërua nga Aleksandar Vuçiq, i cili liroi postin e kryeministrit për t'u bërë president.

Në shikim të parë, emërimi që bëri Vuciq duket i çuditshëm, sidomos në një vend si Serbia, i cili ka reputacion jo të mirë kur bëhet fjalë për të drejtat e homoseksualëve.

Por, Vuçiq – dikur ultranacionalist dhe anëtar i kabinetit të Sllobodan Millosheviqit – e ka proklamuar veten si reformator, i cili është i angazhuar në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Dhe, emërimi i Brnabiqit shihet nga disa si përpjekje për të qetësuar frikën nga pabarazia në shoqërinë serbe dhe nga lëvizja e mundshme e Serbisë larg Perëndimit, kah Rusia.

"Emërimi i Brnabiqit është vazhdim i politikës së Vuçiqit për evropianizim taktik", tha Koen Slootmaeckers, analist në Universitetin Queen Mary në Londër.

Brnabiq, pro-evropiane e vendosur, e shkolluar në Perëndim, i është bashkuar Qeverisë së Serbisë në vitin 2016 si ministre e Administratës Publike dhe e Vetëqeverisjes Lokale.

Emërimi i saj në qeveri është cilësuar si historik nga grupet e të drejtave të njeriut, pasi komuniteti homoseksual në Serbi rregullisht përballet me diskriminim, keqtrajtim dhe dhunë.

Por, vetë Brnabiq e ka minimizuar rëndësinë historike të ngritjes së saj në jetën publike.

"Nuk dua të identifikohem si ministre lezbike", ka thënë ajo.

Sipas Komisionarit për Mbrojtjen e Barazisë, një hulumtim i vitit 2012 ka treguar se 48% e serbëve besojnë se homoseksualiteti është sëmundje.

Në maj të vitit 2014, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se Serbia ka mungesë të theksuar të vullnetit për të trajtuar homofobinë.

Në paradën e homoseksualëve në Beograd, më 2010, 150 njerëz janë plagosur kur nacionalistët i kanë sulmuar marshuesit dhe janë përleshur me policinë. Dhuna ka bërë që parada të mos mbahet në tre vjetët pasues, për t'u rikthyer më pas nën masa të gjera të sigurisë.

Serbia ka rreth shtatë milionë banorë, shumica e të cilëve janë të krishterë ortodoksë me pikëpamje konservatore.

Por, qeveria ka qenë e etur për të treguar tolerancë për pakicat, përfshirë komunitetin homoseksual, prejse ka nisur bisedimet për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në vitin 2020.

Dhe, grupi opozitar i krahut të djathtë Dveri, i cili ka lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse Serbe, tha se emërimi i Brnabiqit është bërë nën presionin e Perëndimit.

Për më tepër, edhe partnerët e koalicionit të Vuçiqit kanë reaguar me zemërim.

Partia Përparimtare e Vuçiqit ka 102 ulëse në legjislaturën prej 250 vendesh. Ndonëse koalicioni qeverisës ka shumicën, disa ligjvënës janë revoltuar hapur, por Vuciq ka këmbëngulur se "gjithçka do të jetë në rregull".

"Kam vetëm një fjali: Ana Brnabiq nuk është kryeministrja ime", ka thënë kreu i Partisë Serbia e Bashkuar, Dragan Markoviq – Palma, për agjencinë Beta, duke shtuar se ai nuk do të miratojë dikë në postin e kryeministrit që nuk i ka së paku dy fëmijë.

Nuk ka ende datë zyrtare për votimin e Brnabiqit në Parlament dhe disa thonë se procesi do të shtyhet për javën e ardhshme, për t'i dhënë kohë Vuçiqit që të sigurojë mbështetje më të gjerë për të.

Nëse dështon miratimi i Brnabiqit, e cila nuk është anëtare e Partisë Përparimtare, por konsiderohet besnike e Vuçiqit, Serbia ka gjasa të shkojë në zgjedhjet e treta të parakohshme në pesë vjet. /REL/

Selimi: 50 milionë dollarë do të shfrytëzohen për dy vitet e ardhshme

Posted: 22 Jun 2017 12:07 AM PDT

Petrit Selimi, koordinator nacional i programit amerikan, “Sfidat e Mijëvjeçarit për Kosovë” (MCC), tha se kanë pritur se nuk do të aprovonin këtë shumë, pasi që do t mund të zvogëlohet.

"Këto mjete do të investohen në vitet e ardhshme në projekte të efiçiencës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit", tha Selimi sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij në efiçiencën energjetike, do të mund të përfitojnë të varfrit dhe kjo do të mund të ndihmojë ato familje kosovar.  "Këto mjet që janë  50 milionë dollarë, do të shfrytëzohen për dy vitet e ardhshme", tha Selimi.

Ai bëri me dije se ka pasur diskutuar të shumta me akterët në Kosovë, ku i kanë përgatitur projektet dhe i kanë dërguar atje.
"Vendimi i Bordit të MCC është një lajm i mirë për Kosovën, lajm i mirë për biznesin kosovar dhe për mijëra përfitues që do të përjetojnë impaktin e vërtetë të investimeve amerikane nga MCC. Institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar me shoqërinë civile, OJQ-të e shumta por edhe komunitetin e biznesit", tha ai.

Ndryshe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka kualifikuar vjet në dhjetor Kosovën për ndihma të programit "Threshold".

Qeveria e Kosovës ka themeluar njësitin e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për përpilimin e projekteve konform metodologjisë së përgatitur nga pala amerikane dhe tani pritet që Kosovës t'i derdhen 49.6 milionë dollarë mjete të pakthyeshme për të përforcuar reformat në fusha të rëndësishme si dhe për investime në projekte që përforcojnë kornizën energjetike të Kosovës, si dhe sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Europa po merr kthesën e duhur

Posted: 22 Jun 2017 12:03 AM PDT

Në ftesën që kreu i Këshillit të BE, Donad Tusk shkroi për 27 vendet anëtarë te BE-së dhe kryeministres britanike, Theresa May, nënvizohej se „zhvillimet e fundit në kontinent të bëjnë të mendosh se ngadalë po merret kthesa e duhur”. Arsyeja e optimizmit: Në të gjitha sondazhet e fundit po rritet miratimi për BE. Edhe rritja ekonomike të bën optimist. Rezistenca kundër presidentit amerikan, Donald Trump dhe Brexit duket se i kanë bashkuar më shumë vendet anëtare.

Hov për bashkëpunimin gjermano-francez

Pas votimeve në Francë edhe motori gjermano-francez është vënë sërish në lëvizje. Nga qarqet e Berlinit thuhet, se Berlini parashikon një bashkëpunim mjaft të ngushtë me presidentin Macron. Kancelarja gjermane, Angela Merkel duhet të gëzohet për këtë, sepse tani ajo ka një partner që mund të mbajë një pjesë të barrës europiane.

Në samit krerët europianë duan t’i japin hov edhe bashkëpunimit më të ngushtë në fushën e mbrojtjes. Por vendimet konkrete për financimin do të merren më vonë.

BE është po ashtu unike në qëndrimin e saj: Nuk do të ketë një rishshqyrtim të Marrëveshjes së Klimës në Paris. Një temë tjetër do të jetë edhe Brexit. Të enjten në mbrëmje, kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë konkretisht planet  e saj për daljen nga BE, për sa kohë ato janë të përpiluara konkretisht. BE pret një propozim konkret nga May, për të drejtat e qytetarëve të BE në Britaninë e Madhe pas Brexit. Kjo temë qëndron në prioritetet e negociatave për BE./DW

Fryma e 11 qershorit do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale

Posted: 22 Jun 2017 12:03 AM PDT

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të lërë gjurmë edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ndërrimi drastik i rangimit të blloqeve politike në vend pritet që të reflektojë jo pak edhe në zgjedhjet lokale.

Sipas njohësve të çështjeve politike në vend zinxhiri i ndryshimit, i filluar më 11 qershor, do të vazhdojë ta prekë vendin kronologjikisht deri në nivelin lokal, shkruan tutje gazeta “Zëri“.

Duke qenë kështu, politologët theksojnë se lëvizja "Vetëvendosje" mund të befasojë me rezultat, siç bëri në zgjedhjet qendrore.

Madje ata mendojnë se rritja e "Vetëvendosjes" mund ta qesë atë si partinë e parë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Megjithatë, analistët mbesin skeptikë sa i përket kapacitetit të qeverisjes lokale që "Vetëvendose" posedon, sepse, siç thonë ata, kjo parti ende ka deficit kapacitetesh njerëzore për t'i sfiduar seriozisht pushtetet lokale.

Përkundër kësaj, në partinë e Visar Ymert shprehen të gatshëm t'i marrin në dorë frerët e pushtetit lokal.

E përveç LVV-së, e bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale është edhe PDK-ja.

Sipas tyre bastionet e saj nuk do lëkunden jo vetëm në këto zgjedhje lokale, por as në 20 vjetët e ardhshme.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more