Lajmi.net: “Lamtumirë Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO)” plus 8 more |
- Lamtumirë Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO)
- Këto ushqime pastrojnë enët e gjakut, nëse i përdorni çdo ditë
- “Tana” në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet urgjent në spital (Foto)
- 11 shenja që lidhja juaj po shkon drejt fundit
- Nënkryetari i AKR-së: S’ka koalicion me PDK-në në asnjë variant
- Duel ‘kryeministrash’
- Edhe Samir Ujkani i jep fund beqarisë (Foto)
- Kafe me ujë mineral
- Ndërron jetë reperi Prodigy
Lamtumirë Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO) Posted: 20 Jun 2017 11:58 PM PDT Arda Turan pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde. Gazeta sportive madrilene “Marca” shkruan se ish anëtari i Atletico Madridit dhe Galatasarayt pritet të që karrierën ta vazhdojë në Arsenal. Thuhet se klubi nga 'Emirates' ka bërë gati 30 milionë euro për transferimin e ish reprezentuesit të Turqisë. /Lajmi.net/ |
Këto ushqime pastrojnë enët e gjakut, nëse i përdorni çdo ditë Posted: 20 Jun 2017 11:56 PM PDT Roli i enëve të gjakut është që të mbajnë oksigjen dhe lëndë ushqyese nga zemra në krahëror. Kur enët e gjakut janë të shëndetshme, janë elastike, fleksibile, të fuqishme. Megjithatë, ato shpesh bllokohen, ngushtohen për shkak të akumulimit të yndyrës, kolesterolit dhe substancave të tjera, transmeton lajmi.net Sidoqoftë, ju mund të parandaloni sëmundjet e ndryshme që mund të vijnë, duke marrë lëndë ushqyese të shëndetshme, duke përfshirë edhe ushqimet në listën më poshtë: Brokoli Çaj i gjelbër Fara liri Spinaç Shegë Boronicë e kuqe Avokado Shafran i Indisë Mollë Hudhër /Lajmi.net/
|
“Tana” në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet urgjent në spital (Foto) Posted: 20 Jun 2017 11:55 PM PDT Gjendja e saj është përkeqësuar ditën e djeshme dhe Rondo është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një tjetër operacioni. Lajmin e bëri publik vajza e saj, Klea Ikonomi, e cila deklaroi se aktorja prej 10 ditësh nuk ndihej mirë dhe kështu vendosi të bënte një skaner. "Fatkeqësisht kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje tjetër",- shprehet e bija. Sipas vajzës së saj, aktorja ka dalë me sukses nga operacioni por ndodhet ende në spital. Aktorja Hajrie Rondo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film. Një nga rolet më të spikatur të aktores është ai i Tanës, mamasë së Gjinos në filmin "Përrallë nga e Kaluara".
|
11 shenja që lidhja juaj po shkon drejt fundit Posted: 20 Jun 2017 11:44 PM PDT
Cilado të jetë arsyeja, çështja është që nuk mund të ngjallni diçka që vdekur. Nëse lidhja juaj ka dështuar, nuk ka mënyrë për ta rregulluar atë. Ju duhet të vazhdoni të jetoni jetët tuaja, për të mirën tuaj, transmeton lajmi.net Por si kuptohet se lidhja po vjen drejt fundit? Nuk është gjithmonë e lehtë. Sidoqoftë, më poshtë janë disa shenja për ta kuptuar këtë: Nuk kënaqeni më bashkë: Është shumë e thjeshtë kjo. Kur ndiheni të mërzitur gjatë kohës që jeni pranë partnerit tuaj, kjo është një shenjë drastike se diçka është duke shkuar gabim. Ju mund të provoni gjëra të reja për të ndezur zjarrin përsëri, por shumicën e kohës kjo funksionon vetëm për një kohë të shkurtër. Nuk kërkoni me ngulm ta takoni partnerin tuaj. Nuk gjeni më diçka atraktive tek partneri juaj. Keni qëllime të ndryshme në jetë. Nuk ndiheni e lirë. Nuk i besoni partnerit tuaj. Jeni me partnerin tuaj vetëm sepse nuk dëshironi të jeni vetëm. Partneri juaj është abuziv. Nuk komunikoni mes vete. Nuk keni më asgjë të përbashkëta. Nuk e ëndërroni të ardhmen tuaj bashkë. /Lajmi.net/
|
Nënkryetari i AKR-së: S’ka koalicion me PDK-në në asnjë variant Posted: 20 Jun 2017 11:43 PM PDT Madje në një intervistë dhënë "Zërit" Sejdiu ka shprehur haptas se partia e tij do të mundohet të shërbejë si urë lidhëse për përafrim dhe një koalicion mes LAA-së dhe "Vetëvendosjes". |
Posted: 20 Jun 2017 11:26 PM PDT Se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është pyetja të cilën po provon që t'i përgjigjet secili qytetar i këtyre ditëve. E cili duhet të jetë ai këtë po provojnë ta dëshmojnë dy akterët kryesorë në këtë duel kryeministrash, Ramush Haradinaj si i nominuar nga koalicioni PAN për këtë pozitë dhe Albin Kurti nga lëvizja "Vetëvendosje", shkruan Zeri. Që të dy tashmë kanë nisur edhe haptazi ballafaqimin e tyre, duke thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe përmes intervistave të ndryshme nëpër mediumet kosovare. Në AAK thonë se Ramush Haradinaj edhe ligjërisht është i vetmi i cili ka të drejtë ta formojë Qeverinë. Ndërkohë në lëvizjen "Vetëvendosje" janë të bindur se Republikës së Kosovës i kthehet dinjiteti vetëm me Albinin si kryeministër. Analistët kosovarë vlerësojnë se përballja Haradinaj-Kurti do të intensifikohet edhe më tej me kalimin e ditëve. Sipas tyre, të dy kandidatët nuk do ta kursejnë as gjuhën e ashpër deri në momentin që në lojë do të hyjë presidenti Thaçi. |
Edhe Samir Ujkani i jep fund beqarisë (Foto) Posted: 20 Jun 2017 11:23 PM PDT Por, nëse deri para pak muajsh, ishin këngëtarët ata që i dhanë fund masivisht beqarisë, duket se në 2017-tën, primatin do e marrin sportistët. Pas Përparim Hetemajt, një tjetër sportist do kurorëzojë dashurinë. Fjala është për portierin e përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkanin i cili pas një lidhje të gjatë këtë verë do martohet me personin e zemrës, Efnanin. Prive ka mësuar që çifti tashmë vetëm se ka nisur shpërndarjen e ftesave për ceremoninë e madhe. Dasma mendohet të zhvillohet pas disa javësh. |
Posted: 20 Jun 2017 11:22 PM PDT Kafe Ujë mineral Çokollatë
|
Posted: 20 Jun 2017 11:07 PM PDT Reperi i famshëm i grupit "Mobb Deep", ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas TMZ, reperi i famshëm vuante prej vitesh me shëndetin nga një sëmundje qelizash. Prodigy ndodhej në Las Vegas gjatë fundjavës për të performuar në turin e Mobb Deep. Pavarësisht se ishte i sëmurë, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij të papritur. Vdekja e tij ka shokuar miliona fansa në të gjithë botën.
|
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: