Skip to main content

“Subjektet politike nuk respektojnë thirrjet për lista “të pastra”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Subjektet politike nuk respektojnë thirrjet për lista “të pastra”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Subjektet politike nuk respektojnë thirrjet për lista “të pastra”

Posted: 24 May 2017 09:34 AM PDT

Subjektet politike të cilat janë certifikuar të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, kanë respektuar vetëm pjesërisht thirrjet ose sugjerimet e faktorit ndërkombëtar dhe të shoqërisë civile, që listat e tyre zgjedhore të mos përmbajnë emra të personave të inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata, thonë njohësit e zhvillimeve në vend. Valmir Ismajli nga organizata joqeveritare Demokraci plus, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se në krahasim me zgjedhjet e kaluara, të vitit 2010 dhe të vitit 2014, për zgjedhjet e tashme parlamentare mund të vërehet përparim në, siç e quan ai, "pastrimin e listave" nga personat e inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata. Por, megjithatë, sipas tij, persona të tillë, figurojnë edhe në listat e subjekteve politike që tashmë janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. "Në asnjërin subjekt nuk mund të gjesh lista plotësisht të pastra. Prandaj, mund të them që ndoshta pjesërisht është respektuar ajo kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ose e shoqërisë civile. Megjithatë, nuk e di nëse përjashtimi i këtyre personave nga këto lista, ka ndodhur për shkak se me të vërtetë ata kanë dashur t'i respektojnë miqtë ndërkombëtarë ose shoqërinë civile, apo sepse edhe vet janë frikësuar se prania e njerëzve të tillë në lista do të shkaktonte humbje të votave". Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike në Kosovë, fatkeqësisht nuk iu kanë përgjigjur si duhet thirrjeve të shoqërisë civile dhe faktorit ndërkombëtar që të kenë lista "të pastra". "Partitë politike, në listat e tyre ende vazhdojnë të kenë emra ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, madje edhe për korrupsion. Fatkeqësisht nga kjo nuk shpëtojnë asnjë prej partive politike, që janë si blloqe të mëdha, në fakt, te Lëvizja Vetëvendosje kemi të akuzuar për vepra tjera, por jo për korrupsion. Ky është një mesazh i keq që partitë politike, thjeshtë, vazhdojnë të mbështeten te këta individë, të cilët kanë fuqi shumë të madhe dhe që mund t'ju sjellin vota". Por, sa mund t'i sjellin dëm partive politike, por edhe institucioneve të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi, personat të përfolur për korrupsion dhe që kanë dosje të hapura nëpër gjykata, në rast se ata eventualisht fitojnë mandatin e deputetit dhe më pas eventualisht edhe shpallen të fajshëm nga gjykatat? Ismajli thekson se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë imunitet vetëm për punën që e bëjnë brenda Kuvendit, por jo edhe për çështje të korrupsionit apo krimeve tjera. "Nëse, ta zëmë, ndonjëri prej tyre zgjidhet si deputet ose më vonë kalon në poste ekzekutive, atëherë mund t'i kushtojë institucionit, partisë politike e më së shumti i kushton qytetarëve të Kosovës, nëse personat e tillë do të përballen me drejtësinë dhe gjasat janë shumë të mëdha për këtë, sepse i kemi parë aty disa individë që janë në procese gjyqësore". Musliu thotë se secili individ, përfshirë edhe kandidatët për deputet në listat e subjekteve politike, të cilët janë të dyshuar ose kanë dosje të hapura nëpër gjykata për vepra të dyshuara për korrupsion dhe vepra të tjera penale, janë të pafajshëm derisa nuk dëshmohet e kundërta me vendim të plotfuqishëm të gjykatës. "Por, të njëjtit, meqë janë subjekte të procedurave gjyqësore, mund të shpallen të fajshëm potencialisht dhe mund të krijojnë probleme në legjislaturën e ardhshme. Natyrisht që zëvendësimi i tyre është mundësuar, por që në njëfarë forme është mesazh i keq nëse kjo ndodhë, sepse qytetari e humb besimin tek ata, të cilët i zgjedh". Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, me 11 qershor, do të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare, me mbi 900 kandidatë që garojnë për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës. Shtetet anëtare të QUINT-it u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos i votojnë personat e lidhur me krimin dhe për të cilët ka dyshime për afera korrupsioni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Trump arrin në Bruksel

Posted: 24 May 2017 09:08 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Bruksel, ku pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Në këtë takim ai pritet të kërkojë nga anëtarët e aleancës që të përmbushin obligimet e tyre të shpenzimeve për mbrojtje dhe të bëjnë më shumë në luftën kundër terrorizmit. Lufta kundër terrorizmit do të jetë tema kryesore në takimin e 25 majit. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u ka thënë gazetarëve se presidenti dëshiron që anëtarët e NATO-s "të bëjnë më shumë për të përmbushur obligimet e tyre" në shpenzimin e 2 për qind të GDP-së në mbrojtje. "Besoj se mund të presim që presidenti të jetë i vështirë ndaj tyre duke iu thënë: Shikoni, SHBA shpenzon 4 për qind. Ne po bëjmë shumë. Populli amerikan është duke bërë shumë për sigurinë tuaj dhe për sigurinë tonë të përbashkët. Ju duhet të siguroheni që edhe ju të përmbushni obligimet tuaja", ka thënë Tillerson. "Ky besoj se do të jetë mesazhi i tij kryesor për NATO-n", ka thënë tutje Sekretari Tillerson. Pas takimit me anëtarët e NATO-s, Trump do të niset për në Sicili, ku do të marrë pjesë në samitin e G7-ës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkëpunimi me FMN-në do të vazhdojë

Posted: 24 May 2017 08:29 AM PDT

Një marrëveshje në mes Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pritet të përmbyllet me sukses në muajin gusht të këtij viti, thotë ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, përderisa thotë se edhe pas krijimit të Qeverisë se re, duhet të vazhdojë bashkëpunimi më këtë institucion. Republika e Kosovës kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015, në vlerë prej rreth 185 milionë eurosh, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, afati i së cilës skadon në gusht të këtij viti. Kjo kredi, thotë Hoti është huazuar për realizimin e disa projekteve, të cilat ndikojnë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ministri në largim Avdullah Hoti, thotë se ky program përveç mbështetjes se 185 milionë eurosh, Kosovës i ka ndihmuar që të marrë kredi me kushte shumë të volitshme, si nga Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, vlera e të cilave ka arritur në 400 milionë euro. "Unë mendojse ky program do të përmbyllet suksesshëm në gusht të këtij viti, në fillim të mandatit të Qeverisë se ardhshme. Nuk ka asnjë arsye që mos përmbyllet suksesshëm. Është program që është dizajnuar jo për shkak të ndonjë krize financiare apo fiskale në Kosovë, por është dizajnuar për t'i ndihmuar Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë reforma për përmirësimin e ambientin të të bërit biznesit dhe të fuqizojë pozitën e saj fiskale", tha Hoti për Radion Evropa e Lirë. Edhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe krijimit të Qeverisë se re, shteti i Kosovës, thotë Hoti, duhet të vazhdojë që të mbajë relacione të mira dhe kredibile me Fondin Monetar Ndërkombëtar, sepse si shtet i ri, thotë ai, Republika e Kosovës ka nevojë që të jetë në program me këtë Fond. "Gjatë këtij mandati e kemi pasur shumë lehtë të qasemi tek institucionet financiare ndërkombëtare, për shkak se kemi qenë brenda programit të FMN-së. Shtuar kësaj që programi është zbatuar shumë suksesshëm duke i tejkaluar të gjitha afatet që kanë qenë të parapara", thotë ministri Hoti. Rënia e Qeverisë "dëmton" projektet kapitale Edhe ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë pohojnë se Qeveria e re, që do të formohet pas zgjedhjeve të qershorit, duhet të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare. Skënder Krasniqi, ish-drejtor i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e re duhet të rinegociojë kushtet e afatit të kredive, në mënyrë që të investohet në projekte që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. "Kosova ka nevojë për investime, pavarësisht që është investuar shumë në infrastrukturë, mirëpo në këtë drejtim duhet pasur investime marrë parasysh projektet madhore që kanë filluar, si rrjetet në hekurudha, pastaj investimet në bujqësi, por edhe investime tilla, të cilat mund të shtyjnë zhvillimin ekonomik, e në veçanti stimulimi i bizneseve private". A janë të sigurt investitorët e huaj në Kosovë? Ndryshe, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një deklaratë për media javën e kaluar kanë thënë se "duke pasur parasysh zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për muajin e ardhshëm, Fondi vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës gjatë mandatit të tij, si dhe është i gatshëm të angazhohet me Qeverinë e re pas zgjedhjeve". Kosova, në vitin 2009 është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar, kurse në muajin qershor po të këtij viti, është anëtarësuar edhe në Bankën Botërore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri

Posted: 24 May 2017 08:06 AM PDT

Familja Smajli nga fshati Tunel i Parë në Mitrovicë ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime. Dush Smajli, rreth 30 vjeç, nga kjo familje është vrarë në Siri. Policia ka thënë se ka informacione se një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Shfuqizimi i testimit të nxënësve, i varur nga formimi i Qeverisë

Posted: 24 May 2017 07:58 AM PDT

Ndryshimi i Ligjit për arsim, me të cilin shfuqizohet mbajtja e testimit ekstern në shkollat fillore dhe ato të mesme, është një nga detyrimet për të cilat është zotuar mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev. Nxënësit e shkollave të mesme thonë se heqja e testimit ekstern, paraqet për ta një lehtësim. Kjo veçanërisht për shkak të presionit të vazhdueshëm që kanë nga mësimdhënësit që notat e tyre të përputhen me rezultatet që ata do të tregojnë gjatë nënshtrimit të vlerësimit të dijes brenda një ore, nga i gjithë materiali që është zhvilluar brenda vitit. "Testimi ekstern mendoj se duhet të hiqet patjetër, sepse me vite kemi ngritur zërin se ky testim përcillet me gabime të mëdha si në përpilimin e pyetjeve por edhe gjatë vlerësimit. Njëherësh të gjithë nxënësit, por edhe unë personalisht ndjej shumë stres sa herë që vjen koha e testimit". "Në shkollën ku mësoj, një nxënëse e dalluar nuk arriti të shpallet nxënëse e gjeneratës për shkak të një note më të ulët që kishte marrë në testimin eksetrn, ndërkohë që ishte e para gjatë të gjitha garave. Ne si nxënës kemi ngritur zërin kundër testimit ekstern edhe në protesta", thotë për Radion Evropa e Lirë, Anjeza Gorenca, nxënës në gjimnazin, "Zef Lush Marku" në Shkup. Përderisa kryetarja e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe, Majlina Cilafi thotë se testimi ekstern, i cili po zhvillohet disa vite me radhë, që nga viti 2011, nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë në ngritjen e cilësisë së arsimit. Ndërkaq ekspertët e arsimit thonë se në Maqedoni nevojiten reforma thelbësore në arsim sepse pjesa më e madhe e gjeneratave më të reja, pavarësisht kryerjes së shkollimit të mesëm dhe atij sipëror, nuk janë konkurrent në tregun e punës. "Askund në botë nuk parashihen sanksione për mësimdhënësit bazuar në rezultatet që tregojnë nxënësit gjatë një testimi brenda një ore. Gjithsesi, ka shumë nevojë për përmirësimin e cilësisë së arsimit, sepse shumica e nxënësve pasi të kenë kryer shkollën, me njohuritë që posedojnë, shumë vështirë arrijnë të gjinden në tregun e punës", thekson ish- ministri i Arsimit, Nenad Novkovski. Ndryshe, në Lidhjen Social Demokrate, e cila drejtohet nga mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev kanë theksuar se dënimet dhe sanksionet për punonjësit nuk paraqesin në asnjë mënyrë mekanizma për ngritjen e cilësisë së arsimit. Përderisa nga VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, vendimin për shfuqizimin e mbajtjes së testimit ekstern e kanë cilësuar si vendim populist në dëm të gjeneratave të reja.  Drejtorët e shkollave fillore dhe atyre të mesme kanë shpallur listën e mbi 180 mijë nxënësve si dhe datat për mbajtjen e testimit ekstern në fillim të muajit qershor, konform ligjit aktual për arsim. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stoltenberg: NATO duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit

Posted: 24 May 2017 07:45 AM PDT

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se sulmi "brutal" në Mançester tregon se aleanca duhet të pajtohet gjatë takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, se duhet bërë më shumë për të luftuar terrorizmin. Lufta kundër terrorizmit do të jetë tema kryesore në takimin e 25 majit në Bruksel. "Pres që aleatët e NATO-s të pajtohen që të bëjnë më shumë në luftën kundër terrorizmit", ka thënë Stoltenberg. Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e 22 majit, ku një sulmues i dyshuar vetëvrasës detonoi një mjet shpërthyes, teksa njerëzit ishin duke dalë nga një sallë koncertesh në Mançester. Në këtë sulm u vranë 22 persona dhe u plagosën 60 të tjerë. Shumica e viktimave ishin fëmijë, përfshirë edhe një vajzë 8-vjeçare. Stoltenberg tha se "sulmi brutal" ka treguar se kërcënimi nga terrorizmi është prezent. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me aleatët e NATO-s më 25 maj. Ndalesa e Trumpit në Bruksel, bëhet në kuadër të turneut të tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini fton në darkë pune gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Posted: 24 May 2017 06:40 AM PDT

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini do të takojë sonte për një darkë pune në Bruksel, gjashtë kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Para kësaj darke, Mogherini do t'i takojë ndaras kryeministrat në takime bilaterale. Dy prej kryeministrave, ai i Kosovës, Isa Mustafa dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiq, janë në largim e sipër, ndërsa nga Maqedonia në takim është ftuar lideri Socialdemokrat, Zoran Zaev në cilësinë e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të këtij vendi. Mogherini ka thënë se i ka ftuar gjashtë kryeministrat, që janë në detyrë apo edhe të mandatuar, nga 6 vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar me ta për gjendjen aktuale në rajon, pastaj për të diskutuar se si ky rajon të ecë përpara dhe si mundet Bashkimi Evropian të forcojë perspektivën e normalizimit të raporteve dhe fqinjësisë së mirë në rajon. Në prag të këtij takimi, Përfaqësuesja e lartë e BE-së tha se duhet të rritet bashkëpunimi mes këtyre vendeve, e po ashtu edhe bashkëpunimi me Bashkimit Evropian. Po ashtu, u shpreh ajo, duhet konsoliduar atë që shpesh i referohen si "fuqia transformuese e perspektivës së BE-së", përkatësisht për qeverisjen e mirë, përfshirjen e shoqërisë civile dhe krijimin e një ekonomie dinamike. "Ballkani Perëndimor është me të vërtetë një rajon i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, kur bëhet fjalë për sigurinë, për forcimin e parandalimit të radikalizmit, ku kemi një bashkëpunim të fortë me to (vendet ballkanike). Për menaxhimin e fluksit të refugjatëve, për forcimin e kufijve tanë", ka thënë Mogherini. Shefja e Politikës së jashtme të BE-së ka deklaruar po ashtu se jo vetëm nga ajo, por edhe nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Hahn, si dhe tre presidentët e institucioneve të BE-së, presidenti i Këshillit Donald Tusk, ai i Komisionit Jean-Claude Juncker dhe Parlamentit Antonio Tajani, ka angazhim të fortë për të punuar së bashku me të gjashtë vendet e Ballkanit. "Fuqia bindëse e BE-së i bën ata që të takohen këtu dhe i inkurajon për të punuar së bashku për mirëqenien e përbashkët dhe të rajonit në vete", ka deklaruar ajo. "I kemi parë zhvillimet e fundit, vështirësitë por dhe disa hapa inkurajues dhe është mirë gjithmonë që të takohemi për të diskutuar të gjithë së bashku për hapat që mund të ndërmarrim për të ardhmen për të ndërtuar një rajon me një nivel më të mirë mirëkuptimi dhe se si mund të ecim së bashku në rrugën Evropiane", ka thënë Mogherini në prag të takimit me Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim ka për qëllim edhe përgatitjen e Samitit për Ballkanin Perëndimore që do të zhvillohet në Trieste të Italisë në fillim të muajt korrik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banka Botërore miraton kornizën e partneritetit me Kosovën

Posted: 24 May 2017 05:58 AM PDT

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka aprovuar kornizën për partneritet ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore për periudhën 2017-2021, ka bërë të ditur përmes një komunikatë për media Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës. Gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare, Banka Botërore, thuhet se do të investojë në Kosovë mbi 210 milionë dollarë.  "Korniza për Partneritet ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore ka nëntë objektiva kryesore të cilat janë të grupuara në tre fusha kryesore: përmirësimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe punësimit, forcimi i dhënies së shërbimeve publike si dhe menaxhimi makro-fiskal, dhe promovimi i energjisë së qëndrueshme dhe mbrojtja e ambienti", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave. Korniza për partneritet ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, thuhet se do mbështes prioritetet ekonomike dhe sociale të Qeverisë së Kosovës, të paraqitura në Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës 2016-2021, si dhe Programin e Reformave Ekonomike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtarët rusë kanë shqetësime lidhur me protestuesit e rinj

Posted: 24 May 2017 05:02 AM PDT

Djaloshi 17-vjeçar Matvei i kishte ngritur supet kur ai dhe shokët e tij ishin marrë nga klasa, javën e kaluar, dhe ishin dërguar në sallën e shkollës së tyre në qytetin Tolati, në pjesën qendrore të Rusisë. "Ne e dinim se ata e kishin shfaqur atë film në shkollat e tjera", i tha Radios Evropa e Lirë gjatë bisedës telefonike, ky nxënës i klasës së 11-të, i cili ka kërkuar që të shfrytëzohet vetëm emri i tij. Kur u bë e qartë se doli se dyshimi i tij ishte korrekt, ata e kishin shfaqur një film, me të cilin opozita politike në Rusi ndërlidhej me fashistët dhe terroristët. Në atë moment, ai veproi sikur shumë nxënës të tjerë në këtë vend aktualisht në rrethana të ngjashme: e xhiroi këtë ngjarje në telefonin e tij mobil për të pasur dëshmi. "Mendoj se është propagandë... propagandë e fshehtë, por megjithatë propagandë", tha Mavei dhe ka shtuar se "kjo është e ndaluar në shkolla". Matvei dhe shokët e tij të klasës më vonë i postuan fotografitë në Internet, së bashku me diskutimin me drejtorin e shkollës, që ishte videoja e fundit në vargun e xhirimeve ku shiheshin nxënësit duke shprehur mospajtime me mësuesit e tyre lidhur me politikën opozitare dhe mençurinë e protestave në rrugë. Videot në YouTube kanë hasur në interesim në gjithë Rusinë, duke e theksuar përleshjen e gjeneratave lidhur me kursin politik të Rusisë nën presidentin, Vladimir Putin, dhe përpjekjet e autoriteteve për ta forcuar besnikërinë e të rinjëve ndaj Kremlinit. Zyrtarët mendojnë se si ta kufizojnë rininë Pjesëmarrja substanciale e të rinjëve në protestat kundër korrupsionit në gjithë Rusinë, të organizuara nga lideri opozitar, Aleksei Navalny, në muajin mars të këtij viti, e ka tronditur ambientin politik në Rusi, duke i detyruar zyrtarët që të mendojnë se në çfarë mënyre efektive ta kufizojnë rininë, për të cilën një studim i ri thotë se thellësisht nuk i beson klasës sunduese politike. "Qasja protestuese ekziston dhe ne duhet të punojmë me këta fëmijë protestues", tha ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Olga Vasilyeva, në një forum në Moskë më 17 maj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS. Ajo, mëtutje ka theksuar se njerëzit e rinj nuk duhet të lejohet që të "përfshihen brenda aksioneve antisociale" ose "t'i nënshtrohen ndikimit të tmerrshëm të radikalizmit". Këto komente të ministres u bënë disa javë para protestave të reja në gjithë Rusinë, të paralajmëruara për muajin e ardhshëm nga lideri opozitar, Aleksei Navalny, 40-vjeçar, që është edhe një luftëtar i paepur kundër korrupsionit, i cili ka paralajmëruar se do të garojë për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Gjërësisht pritet që me këto zgjedhje presidentit Putin, 64-vjeçar, do t'i jepet edhe një mandat gjashtë vjeçar. Të rinjtë i besojnë Navalnyt, Kremlini e cilëson si ekstremist Stili i ri medial dhe mendjeprehtë i Navalnyt, dhe retorika e tij luftarake, së bashku me hetimet e ashpra për elitën sunduese në Rusi, e kanë bërë atë të besueshëm në mesin e të rinjëve, të cilët tregojnë pak interes për dogmat e Kremlinit, që reflektohen nga televizioni i kontrolluar nga shteti. Zyrtarët rusë, mediat shtetërore dhe lojalistët e Kremlinit, synojnë ta portrezitojnë Navalnyn si ekstremist të rrezikshëm, duke e cituar bashkëpunimin e tij të mëhershëm me grupet e krahut të djathtë, përfshirë paraqitjen e tij në një miting ultarnacionalist, para disa viteve. Në këtë kuadër, para protestave të 12 qershorit, janë paraqitur disa video në Internet, të cilësisë së mirë por me financim të mjegulluar, në të cilat nga të rinjtë kërkohet që të qëndrojnë larg nga protestat. Në një video të postuar këtë javë, këngëtarja e pop muzikës, Alisa Voks, e përfundon një këngë me fjalët: "qëndro jashtë politikës, bejbi, shko kryej detyrat e shtëpisë". Në një tjetër video, gjendet një referencë e një këngëtari ku pretendohet ajo që sugjerojnë kundërshtarët e Navalnyt, se ai dhe kritikët e tjerë të Kremlinit, janë kukulla të Shteteve të Bashkuara. Navalny e ka akuzuar Kremlinin për shfrytëzim të parave të taksapaguesve për t'i financuar videot, që së bashku i kanë siguruar afro 3 milionë shikime. Por aktorët në video i kanë hedhur poshtë këto akuza. Në raportet e dy kompanive të mediave në Rusi, sugjerohet se ato ishin urdhëruar nga zyrtarët aktualë ose të dikurshëm të Rusisë. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungesa e kushteve, lë shumë fëmijë me nevoja të veçanta pa shkollim

Posted: 24 May 2017 04:17 AM PDT

Ndonëse Kosova nuk ka statistika të sakta se sa është numri i fëmijëve me nevoja të veçanta, sfidë për këta fëmijë mbetet qasja e tyre në shkollim. Nazim Dragusha, është prind i vajzës 11-vjeçare e cila është e diagnostikuar me sëmundjen mikrocefali, e cila është e lidhur me defektet në zhvillim dhe reduktimin e masës së trurit. Ndonëse vajza e tij ka ndjekur fillimisht mësimin në shkollën fillore, ''Nexhmi Mustafa'' në Prugovc të Komunës së Prishtinës, aktualisht, sipas Dragushës, vajza e tij është detyruar ta ndërpres mësimin për shkak se shkolla nuk ofron kushte për këta fëmijë. "Në shkollë ka shkuar në ciklin e ulët. Kohëve të fundit nuk e kam dërguar, pasi pesha e vajzës është rritur, dhe nuk po kam mundësi. Më herët e kam mbajtur në duar dhe e kam dërguar deri në klasë. Tash nuk po mundem, pasi nuk mund ta mbajë në shkallë, sepse vajza, por edhe karroca, janë shumë të rënda. Shkolla nuk po i plotëson kushtet për këso nevoja", thotë Dragusha. Fëmijët me nevoja të veçanta nuk kanë as asistent në klasë, e që sipas prindërve, është shumë e nevojshme. "Ne kemi kërkuar, por po thonë që ka mungesë të asistentëve. Vajzën e ka mësuar mësuesja, por është vështirë, sepse ka shumë nxënës me një klasë, e këta fëmijë kërkojnë një trajtim më të veçantë", thotë Dragusha. Në organizatën, ''Hendikos'', Ilmije Hyseni edukatore psiko- sociale i tha Radios Evropa e Lirë se fëmijët me aftësi të kufizuara duhet jenë pjesë e barabartë e shoqërisë dhe të kenë të drejtë të shkollohen. "Fëmijët më aftësi të kufizuara kanë vështirësi për regjistrim në shkolla të rregullta. Ndonëse janë të mbrojtur me ligj, prapë vështirësitë në shkollim janë të shumta, pasi u duhen mësues mbështetës, të cilët mungojnë". "Problemet janë të shumta, pasi edhe prindërit ndonjëherë hezitojnë, pasi kushtet nuk i lejojnë ata që t'i bartin me karroca fëmijët. Por, nëse nuk regjistrohen në shkollë, atëherë këta fëmijë mbesin në shtëpi. Statistika nuk kemi se sa fëmijë vijojnë mësimin", tha Hyseni. Edhe një tjetër prind, flet për vështirësitë që hasin fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta. Miradije Salihu, e ka djalin e saj me nevoja të veçanta. Ai vijon klasën e katërt. Për vështirësitë në të cilat has fëmija i saj i shpjegon vetë zonja Salihu. "Na mungon asistenti personal për fëmijët me nevoja të veçanta. Por, unë kam shumë mirëkuptim me të gjithë. Në fillim ka qenë shumë vështirë, por me kohë djali ka arrit suksese me ndihmën e mësueses dhe ndihmën time". "Djali ka paralizë cerebrale, dhe me këtë diagnozë ka arritur mjaft. Unë jam një nënë e sfidave, e ballafaqimeve, por jam nënë që lufton për të drejtat e fëmijës tim dhe të gjithë fëmijëve me nevoja të veçanta", thotë Salihu. Ndryshe, nga Koalicioni i Organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve "KOMF", kanë thënë se ndonëse qasja e fëmijëve me nevoja të veçanta është e përfshirë brenda legjislacionit, ekziston mungesa e vullnetit institucional në planifikimin buxhetor, për zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me gjithë përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor. Ata disa herë kanë potencuar faktin se prioritetet orientohen në projekte kapitale, ndërsa asistentët për këta fëmijë të regjistruar në sistemin e rregullt, si dhe transporti për ta, nuk janë përcaktuar dhe nuk janë zotuar fondet e nevojshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Edhe tre të arrestuar për sulmin në Mançester

Posted: 24 May 2017 03:46 AM PDT

Policia britanike i ka arrestuar edhe tre njerëz të dyshuar për lidhje me sulmuesin vetëvrasës, i cili i ka vrarë 22 vetë në qytetin Mançester. Policia në këtë qytet ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar sot në pjesën jugore të qytetit, por nuk ka dhënë më tepër detaje. Dje, policia e ka arrestuar një person 23 vjeçar dhe tha se sulmuesi vetëvrasës, 22 vjeçari Salman Abedi, ishte vrarë gjatë sulmit të pardjeshëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump takon Papën në Vatikan

Posted: 24 May 2017 02:36 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u takua të mërkurën me Papa Françeskun në Vatikan. Takimi i tyre privat zgjati vetëm gjysmë ore. Trump dhe Papa nuk janë pajtuar publikisht mbi temat që variojnë nga migrimi deri te ndryshimet klimatike. (AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahrejn: Pesë të vrarë dhe qindra të arrestuar nga ndërhyrja e policisë

Posted: 24 May 2017 02:02 AM PDT

Së paku pesë vetë janë vrarë dhe qindra vetë janë arrestuar, pasi policia ka ndërhyrë në një protestë në mbështetje të një kleriku të lartë shiitë, ka njoftuar Ministria e brendshme e këtij vendi. Kjo mbretëri sundohet nga sunitët. Policia tha se i ka arrestuar 286 vetë në protestën në Diraz, afër kryeqytetit Manama, derisa ata demonstronin afër shtëpisë së klerikut, Isa Qassim, lider shpirtëror i shumicës shiite në Bahrejn. Sipas ministrisë, disa të dënuar, që kishin ikur nga burgu në Jau, ishin në mesin e njerëzve të arrestuar në protestë dhe ka vlerësuar se disa persona "jashtëligjit" kishin pasur granata dore dhe thika. "Grupet për të drejtat e njeriut e kanë dënuar këtë goditje kundër protestuesve paqësorë. Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, këtë veprim të autoriteteve të Bahrejnit, e ka cilësuar si "rezultatin e parë konkret" të asaj që ai e ka përshkruar si "dhënie e komoditetit për despotët", nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, para dy ditësh në Arabinë Saudite, që ishte referencë për samitin e liderëve të disa vendeve kryesore myslimane, në të cilin ka marrë pjesë zoti Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri

Posted: 24 May 2017 01:54 AM PDT

Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Disa republikanë nuk janë të kënaqur me propozimet për buxhet të Trumpit

Posted: 24 May 2017 01:43 AM PDT

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e ndihmës së jashtme ka hasur në pritje të ftohtë nga disa republikanë kryesorë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. "Ky buxhet nuk do të shkoj askund", tha Lindsey Graham, kryesues i një nënkomiteti të Senatit, i cili i mbikëqyrë shpenzimet në diplomaci dhe ndihma të jashtme. "Nëse ne e implementojmë këtë buxhet, atëherë ju do të duhet të tërhiqeni nga bota ose ju do ta vëni në rrezik një numër të madh të njerëzve", tha Graham. "Duke pasur parasysh kërcënimet në rritje me të cilat ne ballafaqohemi, ne duhet të jemi mbështetës, e jo zvogëlues të programeve kundër terrorit, zbatimit të ligjit dhe atyre humanitare", tha kryesuesi i Komitetit të punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Edward Royce. Lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell, e ka lavdëruar propozimin e buxhetit, i cili sipas tij, mund të jetë i balancuar, por republikani tjetër, John Corbyn, vlerësoi se ai është "në themel i vdekur me të arritur". Kundër këtij propozimi është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka sugjeruar se këto shkurtime nuk do të kalojnë në Kongres. Meqë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara, sipas Kushtetutës, i ka nën kontroll shpenzimet, vërejtjet nga ligjvënësit e lartë mund të ndikojnë që të mos miratohen propozimet për shkurtime të thella.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vatikan: Papa dhe Trump e përfunduan takimin e tyre

Posted: 24 May 2017 01:17 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Papa Françesk, e kanë mbajtur sot takimin e tyre të parë. Papa e ka pranuar presidentin Trump në Vatikan, për një audiencë të zgjeruar, që ka zgjatur më tepër se 30 minuta. Pas audiencës private me Papën, Donald Trump, bashkëshortja e tij Melania, dhe anëtarët e tjerë të familjes, janë mbledhur për fotografime me Papën. Gjatë fotografimit ishte i pranishëm edhe sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson. Pritet që në Romë, presidenti Trump do të takohet me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe kryeministrin, Poalo Gentiloni. Presidenti Trump arriti sot në Itali nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, ku ai u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të arrijnë kompromis për paqe. Më herët në Arabinë Saudite, presidenti amerikaan ka marrë pjesë në një samit të liderëve të vendeve kryesisht myslimane. Në kuadër të turneut të tij të parë të jashtëm si president amerikan, Donald Trump nesër merr pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, e pastaj do të jetë njëri nga pjesmarrësit në samitin G-7 në Sicili, më 26 dhe 27 të këtij muaji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina kërkon vazhdim të bisedimeve me Korenë Veriore

Posted: 24 May 2017 01:06 AM PDT

Kina ka kërkuar vazhdim të bisedimeve me Korenë Veriore dhe i ka hedhur poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Uashingtonit, për të imponuar sanksione të ashpra të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë Veriore, për shkak të testeve atomike të saj. Secili hap kah ulja e tensioneve në gadishullin Korean ishte arritur nëpërmjet dialogut, u tha mbrëmë gazetarëve në Nju Jork, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Liu Jieyi. "Nevoja për dialog është shumë e fuqishme", tha Liu dhe ka shtuar se "nuk ka arsye që dialogui të mos mbahet në situatën e tashme. Kërkohet vullnet politik". Ambasadorja amerikan në OKB, Nikki Haley, ka thënë se bisedimet nuk janë më aktuale, derisa Koreja Veriore të mos i ndalë testet atomike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vatikan: Takim i Papës me Trumpin

Posted: 24 May 2017 12:27 AM PDT

Papa Françes dhe presidenti amerikan, Donald Trump, e kanë filluar takimin e tyre në Vatikan. Pasi mori pjesë në një takim të zgjeruar privat me Papën, presidenti Trump në Romë do të takohet me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe me kryeministrin, Paolo Gentiloni. Presidenti Trump arriti sot në Itali nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, ku ai u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të arrijnë kompromis për paqe. Më herët në Arabinë Saudite, presidenti amerikaan ka marrë pjesë në një samit të liderëve të vendeve kryesisht myslimane. Në kuadër të turneut të tij të parë të jashtëm si president amerikan, Donald Trump nesër merr pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, e pastaj do të jetë njëri nga pjesmarrësit në samitin G-7 në Sicili, më 26 dhe 27 të këtij muaji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e ka angazhuar një avokat lidhur me hetimin për Rusinë

Posted: 23 May 2017 11:29 PM PDT

Presidenti ameirkan, Donald Trump, e ka angazhuar këshilltarin e tij juridik, Marc Kasowitz, si avokat të tij, në çështjet ku involvohen hetimet lidhur me lidhjet e Rusisë me fushatën e tij zgjedhore të vitit 2016, kanë raportuar mbrëmë mediat. Fox Business News dhe ABC raportuan se Trump e ka angazhuar zotin Kasowitz nga Nju Jorku, që është jurist me përvojë, për ta përfaqësuar atë në hetimin e udhëhequr nga këshilltari special i Departamentit amerikan të drejtësisë, Robert Mueller. Avokati Kasowitz e ka përfaqësuar Donald Trumpin për më tepër se 15 vjet, por konsiderohet se nuk është i njohur si avokat për çështje penale. Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Marc Kasowitz ishte kërëcnuar për ta paditur të përditshmen, New York Times, nëse nuk tërhiqet shkrimi për një grua që e kishte akuzuar Trumpin se e kishte prekur në mënyrë jopërkatëse. Por, gazeta nuk e kishte tërhequr artikullin. Kasowitz, po ashtu, ka ndihmuar në mbrojtje lidhur me pretendimet për mashtrime kundër Universitetit Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Një i kërkuar për masakrën e Srebrenicës dërgohet në Serbi

Posted: 23 May 2017 11:15 PM PDT

Një person i kërkuar lidhur me masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, gjatë luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë, është kthyer në vendin e tij të lindjes, Serbi, për tu ballafaquar me akuza. Zyrtarë të Agjencisë së Imigrimit dhe Doganave (ICE) thanë mrbëmë vonë se personi, Sërgjan Billiq, 44 vjeçar, është dërguar në Beograd, nga aeroporti ndërkombëtar në Majami të Shteteve të Bashkuara. Agjentët e kësaj agjencie amerikane e dorëzuan atë tek autoritetet e Serbisë. Agjencia e Imigrimit dhe Doganave thotë se Billiq ishte anëtar i një brigade të ushtrisë serbe të Bosnjës e implikuar në gjenocid, i cili ndodhi në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Afro 8 mijë burra e djem myslimanë ishin ekzekutuar, ndërsa 30 mijë femra dhe fëmijë ishin përzënë nga ky territor. Një gjykatë ndërkombëtare në vitin 2001 ka vlerësuar se në Srebrenicë kishte ndodhur gjenocid. "Individët sikur Billiqi duhet të ballafaqohen me drejtësinë", tha Marc J. Moore, nga Agjemcia e Imigrimit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët nuk kanë thënë se ku kishte jetuar Billiq dhe se sa gjatë ai ishte në Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more