Lajmi.net: “Ngjyrat më të kërkuara për flokët këtë pranverë/verë” plus 8 more |
- Ngjyrat më të kërkuara për flokët këtë pranverë/verë
- SHBA: Një i kërkuar për masakrën e Srebrenicës dërgohet në Serbi
- Tuna apo Teuta, ja cila shpenzon më shumë për fëmijën (Foto)
- QUINT-i: Serioziteti i partive shihet në lista
- Pjeshka, simboli i jetëgjatësisë në Kinë
- BB9, dënime për banorët që i imituan personat me aftësi të kufizuar
- Britani: Kërcënimi për terror është ngritur në nivelin më të lartë
- KDI lanson promovimin e integritetit në sistemin e drejtësisë
- KEK përuron parkun e qytetit në Komunën e Obiliqit
Ngjyrat më të kërkuara për flokët këtë pranverë/verë Posted: 23 May 2017 11:30 PM PDT Ngjyra juaj natyrale e flokëve në sezonin pranverë/verë 2017 le të jetë më e shkëlqyer. Flokët me ngjyrë të gështenjtë dhe të kaltër janë super – trendë të kësaj pranvere, transmeton Telegrafi. Mirëpo, nëse mendoni të zgjidhni ngjyrën e zezë të flokëve, atëherë kujdesuni ta harmonizoni me ngjyrën e syve tuaj dhe me tenin e lëkurës. Për dukje ekstravagante, mund të eksperimentoni butë me pastel ngjyrën e flokëve. |
SHBA: Një i kërkuar për masakrën e Srebrenicës dërgohet në Serbi Posted: 23 May 2017 11:30 PM PDT Zyrtarë të Agjencisë së Imigrimit dhe Doganave (ICE) thanë mrbëmë vonë se personi, Sërgjan Billiq, 44 vjeçar, është dërguar në Beograd, nga aeroporti ndërkombëtar në Majami të Shteteve të Bashkuara. Agjentët e kësaj agjencie amerikane e dorëzuan atë tek autoritetet e Serbisë. Agjencia e Imigrimit dhe Doganave thotë se Billiq ishte anëtar i një brigade të ushtrisë serbe të Bosnjës e implikuar në gjenocid, i cili ndodhi në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Afro 8 mijë burra e djem myslimanë ishin ekzekutuar, ndërsa 30 mijë femra dhe fëmijë ishin përzënë nga ky territor. Një gjykatë ndërkombëtare në vitin 2001 ka vlerësuar se në Srebrenicë kishte ndodhur gjenocid. "Individët sikur Billiqi duhet të ballafaqohen me drejtësinë", tha Marc J. Moore, nga Agjemcia e Imigrimit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët nuk kanë thënë se ku kishte jetuar Billiq dhe se sa gjatë ai ishte në Shtetet e Bashkuara. |
Tuna apo Teuta, ja cila shpenzon më shumë për fëmijën (Foto) Posted: 23 May 2017 11:22 PM PDT Rolet që ajo ka interpretuar gjithmonë kanë qenë më të përfolurat. Ndërsa Tuna është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptare. Teuta dhe Tuna kanë një të përbashkët, ato fëmijëve të tyre ju kanë blerë karroca me shifra enorme, shkruan Sovrani.infoPor a e keni ditur se cila mban rekordin. Karroca e vajzës së Teuta Krasniqit kushton hiç me pak se 1mijë e 459 dollar, ndërsa e Tunës 2.398.9. |
QUINT-i: Serioziteti i partive shihet në lista Posted: 23 May 2017 11:21 PM PDT Shtetet anëtare të QUINT-it në Kosovë edhe njëherë me radhë u kanë dërguar mesazh partive politike dhe qytetarëve të Kosovës që të mos votohen personat e lidhur me krimin dhe të cilët janë njollosur me procese korruptive. Duke mos dashur të përzihen në punët e brendshme të partive, ambasadat megjithatë kanë thënë se është përgjegjësi e votuesve të vendosin nëse dëshirojnë të përfaqësohen nga kandidatë të cilët janë të njollosur nga korrupsioni dhe kriminaliteti. E sipas tyre, premtimet e partive për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë nuk kanë qenë serioze dhe kjo është dëshmuar edhe në përpilimin e listave të kandidatëve të tyre. Pavarësisht kësaj, ato kanë thënë se do të ju duhet të bashkëpunojnë më këdo që qytetarët e Kosovës zgjedhin për udhëheqës të tyre, duke shpresuar se pas zgjedhjeve do të krijohet shpejt një qeveri e re, në mënyrë që puna rreth temave të rëndësishme për Kosovën të mund të vazhdohet menjëherë./zeri.info/
|
Pjeshka, simboli i jetëgjatësisë në Kinë Posted: 23 May 2017 11:20 PM PDT Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të "qimeve", merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë. Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to. Pse duhen konsumuar? Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë. Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore), mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit. Nëse hani pjeshkë rregullisht, do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2. Nuk duhet harruar as që pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitamins E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës. Mund të jenë një vakt i lehtë Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen. Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi "përzierja" e qumështit dhe karbohidrateve mund t'i shkaktojë parehati zorrëve. Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë. |
BB9, dënime për banorët që i imituan personat me aftësi të kufizuar Posted: 23 May 2017 11:10 PM PDT Disa e morën si shaka dhe qeshën e disa të tjerë u prekën dhe kritikuan gjestet duke shkaktuar debate në shtëpi. Edhe përse të gjithë banorët e shtëpisë e kanë të qartë se ajo çfarë bënë ishte një veprim dhe ata që i bënë këto veprime janë penduar, "Vëllai i Madh" ka vendosur të ndëshkojë të gjithë banorët pa përjashtim. Këtë vendim është udhëzuar Musa që t'ua komunikojë banorëve të tjerë, transmeton TCH. "Jam pak në siklet të them këtë gjë. Çfarë ka ndodhur para ca ditësh është e madhe nuk mund të fshihet. Shakatë që kemi bërë me njerëzit me aftësi të kufizuara janë shumë të rënda. Vëllai i Madh do marrë dënim për të tërë. Që nga ata që e kanë parë, si ata që e bënë. Sepse ata që e panë nuk duhet të prisnin e të bënin më vonë debatet, por duhet të reagonin menjëherë. Do dënohemi të tërë, të shtunën në darkë Vëllai i Madh do japë dënim për të tërë. Dënim i rëndë, se ajo që po ndodh jashtë është shumë e madhe, të bësh gjëra me këtë është shumë e madhe'. Nuk mund të bëhet sikur s'ka ndodhur. Ka ndodhur është e vërtetë, e kanë parë", u ka shpjeguar Musa banorëve. Tashmë mbetet për t'u parë se cili do të jetë ndëshkimi që do të japë "Vëllai i Madh" për banorët, vendim që do t'u komunikohet gjatë spektaklit këtë shtunë. |
Britani: Kërcënimi për terror është ngritur në nivelin më të lartë Posted: 23 May 2017 11:08 PM PDT Kjo ngritje u bë pas sulmit vetëvrasës pas një koncerti në qyetin Mançester, me ç'rast janë vrarë 22 vetë. I dyshuari për këtë sulm, Salman Abedi, mund të ketë qenë pjesë e një rrjeti më të madh, tha mbrëmë vonë kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe ka theksuar se ky person kishte lindur dhe ishte rritur në Britani. Ajo, po ashtu, ka njoftuar se qeveria e ka aktivizuar të ashtuquajturin, Operation Temperer, që është një plan emergjent për t'i vendosur ushtarët në vendet kryesore publike në mbështetje të policisë. Policia e Mançesterit ka njoftuar se e ka arrestuar një person 23 vjeçar me lidhje me sulmin në këtë qytet. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojmë këtë pretendim të militantëve të Shtetit Islamik. |
KDI lanson promovimin e integritetit në sistemin e drejtësisë Posted: 23 May 2017 10:56 PM PDT Ky projekt cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, ka për synim rritjen e integritetit dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorit të shtetit, me qëllim të krijimit të një sistemi të fortë të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. |
KEK përuron parkun e qytetit në Komunën e Obiliqit Posted: 23 May 2017 10:45 PM PDT Përurimi do të bëhet nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Drejtorit Operativë i KEK-ut, Nijazi Thaqi. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: