Skip to main content

INSAJDERI: “Mustafa merr meritat për tërheqjen e Z-Mobile nga dëmshpërblimi” plus 19 more

INSAJDERI: “Mustafa merr meritat për tërheqjen e Z-Mobile nga dëmshpërblimi” plus 19 more


Mustafa merr meritat për tërheqjen e Z-Mobile nga dëmshpërblimi

Posted: 24 May 2017 09:34 AM PDT

 

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se vendosmëria e tij për të mos paguar "me taksa të qytetarëve" gjobën e shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit ka rezultuar me tërheqjen e kompanisë Z-Mobile nga mundësia që të përfitojë nga dëmshpërblimi.

"Tërheqja e sotme nga kërkesa për shlyerjen e borxhit, është edhe një dëshmi shtesë se marrëveshja mes Telekomit, ish-PTK me Z-Mobile ka qenë e kundërligjshme dhe e dëmshme për Telekomin e Kosovës dhe për pasurinë nacionale të Kosovës. Po ashtu, është dëshmi tjetër se edhe prapa kontestit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit ka qëndruar një skemë e organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale të Kosovës", ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

"Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbrojtje të interesave të taksapaguesve kosovarë, punonjësve të Telekomit të Kosovës dhe pasurisë nacionale të Kosovës, ua bën të qartë nënshkruesve të kontratës, zbatuesve dhe mos-zbatuesve të saj si dhe strukturave që kanë qëndruar prapa këtij procesi zhvatës për vite të tëra, se asnjë aranzhim i ri nuk do të mund t'i shpëtojë nga përgjegjësia për dëmin që i kanë shkaktuar Telekomit".

"Çfarëdo aranzhimi i ri për të mbuluar këtë skandal të madh, nuk do të mund të amnistojë autorët e kësaj skeme mashtrimi", ka shkruar Mustafa./Insajderi.com

The post Mustafa merr meritat për tërheqjen e Z-Mobile nga dëmshpërblimi appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj: Haradinajn nuk e la Veseli të marr pjesë në debatin televiziv

Posted: 24 May 2017 09:15 AM PDT

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vendosur që të mos e lejojë Ramush Haradinajn të marrë pjesë në një debat me kandidatët për kryeministër.

"Mospjesëmarrja e Ramush Haradinajt në debat, është vendim i Kadri Veselit dhe ekipës së fushatës së PDK-së, të cilët janë të bindur që ky debat do ta dëmtonte koalicionin. Pra koalicioni PDK-AAK e di që kandidati i tyre është intelektualisht shumë i dobët për përballje televizive", ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Si mund të jetë kandidat i përshtatshëm për kryeministër, një kandidat i papërgatitur për ballafaqime televizive?! Çdo ditë po dëgjojmë për dorëzimin e koalicioneve të pazareve. Pra, çdo ditë po afrohet ngadhnjimi i Vetëvendosjes," ka shtuar ai.

 

 

The post Molliqaj: Haradinajn nuk e la Veseli të marr pjesë në debatin televiziv appeared first on INSAJDERI.

Ish-lojtari i kombëtares akuzohet për mashtrim 150 mijë eurosh

Posted: 24 May 2017 09:08 AM PDT

Ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Altin Rraklli akuzohet për mashtrim për një shumë prej 150 mijë eurosh, nga prokuroria e Tiranës. Edhe pse i njoftuar për akuzën, ish-futbollisti kuqezi , nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe as avokatët e tij.

"Altin Rraklli i akuzuar për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda në dëm të shtetasit Ilir Nasto me shumën 150 mijë euro", prezantoi akuzën gjyqtari Sokol Tona.

Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare duke mbajtur vetëm atë gjermane.

Prokurori pas vendimit të shtyrjes së seancës për datën 7 prill, ka bërë të ditur se do të marrin edhe informacion nga sistemi TIMS, për të parë lëvizjet e Rrakllit dhe për ta njoftuar sërish nëse do të kërkojë të jetë vetë i pranishëm në seancën tjetër apo do të përfaqësohet sërish nga avokatët të cilët ka autorizuar./TCH

Ish-lojtari i kombëtares akuzohet për mashtrim 150 mijë eurosh

The post Ish-lojtari i kombëtares akuzohet për mashtrim 150 mijë eurosh appeared first on INSAJDERI.

Veseli premton rritje pagash për 30%

Posted: 24 May 2017 09:06 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë në një tubim me udhëheqës të bizneseve në Kosovë, se do të ketë rritje pagash prej 30 për qind në sektorin publik

Veseli ka folur edhe për sektorin privat dhe prodhimet e kompanive në sektorin privat të cilat tha se duhet të mbështeten.

"I gjithë koncepti i 'Fillimit të Ri' ka të bëjë me ndërmarrësi, ka ardhur koha që të mbushet vendi me fabrika, të cilat prodhojnë Made in Kosova", pohoi Veseli.

Ai ka shtuar se bashkë me partnerin e tij në koalicion dhe kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinajn, do të lëvizin drejt zhvillimit, njofton klan kosova.

"Së bashku me Ramushin kryeministër të Kosovës dhe me partneritetin tonë të përbashkët, do t'i lëvizim gjërat, unë dhe ai, bashkërisht, do t'i lëvizim gjërat për mirë".

 

The post Veseli premton rritje pagash për 30% appeared first on INSAJDERI.

Yjet që nuk ua kanë frikën terroristëve

Posted: 24 May 2017 08:55 AM PDT

Katy Perry, Lorde, Lana Del Rey, Imagine Dragons, Shawn Mendes dhe grupi The Chainsmokers nuk po përkulën ballë terroristëve. Ata nuk ua kanë frikën dhe janë plotësisht të angazhuar për të performuar këtë fundjavë në Angli.

Të gjithë artistët do të performojnë në Big Weekend në BBC 1 Radio, ditën e shtunë dhe të diele.

Ata kanë premtuar se do të dalin në skenë të mbajnë koncertet e tyre, ashtu edhe siç është planifikuar.

Ekipet e ndryshme që përfaqësojnë artistët po punojnë drejt forcimit të sigurisë në një mënyrë të madhe, raporton TMZ.

Nuk ka asnjë artist që ka anuluar koncertet e ardhshme për shkak të shqetësimeve të sigurisë – përveç Ariana Grande, e cila ka shtyre shfaqjet e saj për shkak se ajo ende është e tronditur nga bombardimi që ndodhi në sallën e koncertit të saj.

The post Yjet që nuk ua kanë frikën terroristëve appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Do t’ia japim vendit një qeveri që merr vendime të mëdha

Posted: 24 May 2017 08:54 AM PDT

Ramush Haradinaj po thotë se me Kadri Veselin u bashkuan për vendime të mëdha për Kosovën. Mandatari për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradianj ka folur për një fillim të ri për vendin, duke e cilësuar kandidaturën e tij për shef të ekzekutivit projekt serioz.

"Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin", ka shkruar kreu i AAK'së në facebook, derisa ka treguar për një vizitë që bashkë me kryetarin e PDK'së Kadri Veseli kanë bërë në një kompani farmaceutike.

"PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz", thotë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

"Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë", shkruan i nominuari për kryeministër, që vendin e kishte drejtuar për vetëm 100 ditë në vitin 2004.

Ramush Haradinaj ka dalë si kandidat i koalicionit PDK-AAK-NISMA pasi këto parti arritën javën që shkojë marrëveshje për koalicionin parazgjedhorë për votimet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen në Kosovë më 11 qershor.

Marrëveshja u arrit në orën e fundit të afatit të KQZ për regjistrimin e koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhjet e muajt të ardhshëm, pasi kryetari i PDK'së Kadri Veseli tërhoqi kandidaturën për t'ia ofruar këtë post Ramush Haradinajt.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u shpallen pasi Qeveria e Isa Mustafës u shkarkua në Kuvend me anë të një mocioni që e kishin iniciuar deputetët e opozitës, por që u votua edhe nga grupi parlamentar i PDK'së.

The post Haradinaj: Do t'ia japim vendit një qeveri që merr vendime të mëdha appeared first on INSAJDERI.

Xavi Hernandez nuk kursen lëvdatat për mesfushorin e Realit

Posted: 24 May 2017 08:45 AM PDT

Xavi Hernadez është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës dhe si i tillë mbetet një nga mbështetësit më të zjarrtë të stilit tiki-taka të blaugranave.

Pavarësisht lidhjes së ngushtë me klubit katalan, 37-vjecari nuk e ka problem të lavdërojë lojtarë të Realit të Madridit, vecanërisht gjermanin Toni Kroos, për të cilin mendon se do të jetë protagonist kryesor në finalen e Championsit.

"Kroos është motori i lojës së Realit. Nga mënyra sesi luan, me kujton veten. Është pasuesi im në atë pozicion. Si mbështetës i Barcelonës nuk më lejohet të jem me Realin. Sepse nëse Reali shkon mirë, do të ishte keq për Barcën dhe anasjelltas. Kështu ka qenë gjithmonë. I uroj fat Juventusit, e meriton trofeun për puën që ka bërë vitet e fundit."

Xavi vlerësoi shumë edhe Khediran, për punën ndoshta ta pdukshme që bën te Juventusit në të gjithë sektorët e fushës. Ndërsa për sezonin e vështirë të Guardiolës në stolin e Manchester Cityt, komentoi, njofton supersport.

"Për fat të keq puna e Guardiolës matet gjithmonë me trofetë që fiton. Mirëpo suksesi nuk mund të planifikohet. Jam i bindur se do të dalë edhe më i fortë nga kjo situatë."

The post Xavi Hernandez nuk kursen lëvdatat për mesfushorin e Realit appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet edhe vëllai i terroristit të Manchesterit

Posted: 24 May 2017 08:33 AM PDT

Pasi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May deklaroi se Abedi nuk kishte vepruar i vetëm, 3 arrestime të tjera janë kryer në vazhdën e hetimeve mbi sulmin terrorist në "Manchester Arena", fokusi i të cilave është pikërisht nëse Salman Abedi veproi vet, apo nën ndikimin e xhihadistëve të tjerëve.

Mes të arrestuarve është edhe vëllai 23-vjeçar i Abedit. Terroristi 22-vjeçar vrau 22 persona dhe shkaktoi plagosjen e 64 të tjerëve, kur hodhi veten në erë në mjediset e jashtme të koncertit të Ariana Grande, orët e vona të së hënës. Mes viktimave ishte edhe një oficere policie, jashtë detyrës.

Alarmi nga kërcënimi terrorist në Britani është rritur në nivelin "kritik", që do të thotë se sulme të tjera të së njëjtës natyrë janë të pritshme në shtetin ishullor.

May shtoi gjithashtu se personel ushtarak do të dërgohen për mbrojtjen e  zonave kyçe, ku rrezikshmëria mund të jetë më e lartë. Ushtarët, sipas saj, do të vendosen në vende publike në mbështetje të forcave policore, të angazhuara për mbrojtjen e publikut. Trupa ushtarake do të shihen tani edhe gjatë shfaqjeve të ndryshme, si për shembull koncerte. Ata do të jenë nën komandën e oficerëve të policisë.

Edhe ndërtesa e Parlamentit është mbyllur për publikun, pas këshillave të policisë, e nuk do të hapet deri në një njoftim të dytë, siç njoftohet në një deklaratë në faqen zyrtare të "Westminster", transmeton tch.

Sekretarja e Brendshme, Amber Rudd tha se "sulmi i së hënës ishte më i sofistikuari nga sulmet e tjera që kemi parë deri më sot, e duket tejet e mundur që ai të mos e ketë kryer atë i vetëm". Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse Abedi është stërvitur në një kamp ekstremistësh në vendin nga ku vinte familja e tij, e ku ISIS dhe al-Qaeda kanë lidhur aleancë për të luftuar forcat qeveritare.

Salman Abedi nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Libia, ku kishte qëndruar 3 javë. 22-vjeçari mund ta ketë përgatitur sulmin nën drejtimin e një apo më shumë xhihadistëve.

The post Arrestohet edhe vëllai i terroristit të Manchesterit appeared first on INSAJDERI.

Fundoset anija me 500 refugjatë, së paku 31 të vdekur

Posted: 24 May 2017 08:27 AM PDT

Të paktën 31 persona raportohet se kanë humbur jetën pas fundosjes së një anije me 500 refugjatë.

Mediat italiane raportojnë se incidenti ndodhi rreth 30 milje larg bregdetit të Libisë. Anija ishte nisur drejt Italisë. 200 prej persona kanë rënë në det. Viktimat janë kryesisht fëmijë.

Rojet bregdetare kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, duke angazhuar 14 anije.

 

The post Fundoset anija me 500 refugjatë, së paku 31 të vdekur appeared first on INSAJDERI.

Gjuriq: Nuk pëkrahim formimin e ushtrisë as pas zgjedhjeve

Posted: 24 May 2017 08:14 AM PDT

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë, të planifikuara për 11 qershor, varet nga shkalla në të cilën Serbia do të jetë në gjendje për të siguruar mbështetje efektive për serbët.

"Institucionet e Serbisë do të vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë pavarësisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 11 qershorit dhe pavarësisht nga përpjekjet të rrëmbimit të sistemit tonë", ka thënë Gjuriq, shkruan agjencia e lajmeve Beta.

Gjuriq ka thënë se "partitë politike shqiptare po synojnë që përmes zgjedhjeve të vendosin kontrollin e plotë të krahinës", me ndihmën e "përfaqësuesve besnik të Serbisë", por thotë se anjë pyetje thelbësore nuk do të ketë përgjigje pa votat e pakicave.

Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës ishte "kërcënim i madh i sigurisë në rajon", por për këtë është e domosdoshme edhe përkrahja e shumicës së serbëve të përfaqësuar në Kuvend.

Gjuriq, më pas ka thënë se për realizimin e këtij plani, shqiptarët duhet të "blejnë" së paku katër nga dhjetë deputetët, sa i kanë të garantuar serbët në Kuvendin e Kosovës.

Gjuriq ka thënë se shqiptarët po vazhdojnë përpjekjen e tyre për të ndaluar ndikimin e Serbisë në Kosovë, por një gjë e tillë as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të arrihet, përcjell lajmi.net

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë akademike që të përfshihen në luftën e Serbisë për Kosovën.

 

The post Gjuriq: Nuk pëkrahim formimin e ushtrisë as pas zgjedhjeve appeared first on INSAJDERI.

“Bileta” për garat evropiane mund t’i kalojë Prishtinës

Posted: 24 May 2017 08:06 AM PDT

Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet më datë 31 maj në orën 16:30 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë. Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar agjendën e këtij takimi ku Llapi i Podujevës dhe Besa e Pejës do të kërkojnë të fitojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend i cili mbart dhe një biletë pjesëmarrjeje në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.

Por sipas licencimit të klubeve, vetëm Llapi mund të luajë në Ligën e Europës nëse fiton Kupën. Ky klub e ka përfituar licencën e pjesëmarrjes, ndërsa Besa në rast suksesi në Kupë nuk mund të luajë në Europë sepse nuk është pajisur me licencë. Në rast se Kupën e fiton Besa, në Ligën e Europës do të shkojë skuadra e renditur e dyta në Superligë, Prishtina.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të përfitojë gjithashtu 20 mijë euro shpërblim, ndërsa humbësi në finale do të marrë 10 mijë euro.(panorama sport)

The post "Bileta” për garat evropiane mund t'i kalojë Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Pas sulmeve terroriste, ushtria zbarkon në rrugët e Anglisë

Posted: 24 May 2017 07:54 AM PDT

Pas sulmit të fundi terrorist në Britani, ushtria ka zbarkuar në Londër për të ruajtur "Buckingham Palace" dhe pikë të tjera kyçe të kryeqytetit anglez.

Afro 1.000 trupa ushtarake do të dislokohen në rrugët e Britanisë si kundërpërgjigje e sulmit më të rëndë terrorist në mbi një dekadë.

Kjo është hera e para që pas vitit 2003 që ushtria ka zaptuar rrugët e Britanisë, kohë kur Tony Blair mori vendimin ekstrem pas një tjetër kërcënimi terrorist.

Tre persona të tjerë janë arrestuar ndërsa policia thotë se po heton për një rrjet të përfshirë në sulmin në Manchester arena, të kryer nga 22 vjeçari Salman Abedi.

Abedi vrau 22 persona dhe plagosi 64 të tjerë ndërsa hodhi veten në erë në koncertin e Ariana Grandes mbrëmjen e të hënës.

Niveli i kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe tani është në nivelin më të lartë të tij, atë kritik, çka do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin.

The post Pas sulmeve terroriste, ushtria zbarkon në rrugët e Anglisë appeared first on INSAJDERI.

Supremja konfirmon pafajsinë e të akuzuarve në rastin Kleçka

Posted: 24 May 2017 07:39 AM PDT

Gjykata Supreme e Kosovës, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë në rastin Kleçka, pasi nuk ka  gjetur shkelje në aktgjykimin e shkallës së parë dhe Apelit për këtë rast ku ndër të akuzuarit është kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Insajderi merr vesh se vendimi është marrë nga Supremja me 12 maj të këtij viti.

"Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë që është parashtruar nga zyra e prokurorit të shtetit, me datë 12 gusht 2016 e parashtruar ndaj aktgjykimit të gjykatës së apelit i datës 26 janar, refuzohet si e pabazuar", thuhet në këtë vendim që e ka siguruar Insajderi.

Avokati Florim Vertopi ka thënë për Insajderin, se me kaq “merr fund rasti Kleçka”

Në rastin Kleçka ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj ishin akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari "X".

Vitin e kaluar Gjykata e Apelit pati shpallur të pafajshëm Limajn. /Insajderi.com

The post Supremja konfirmon pafajsinë e të akuzuarve në rastin Kleçka appeared first on INSAJDERI.

Hoti premton luftë të pakompromis kundër korrupsionit

Posted: 24 May 2017 07:08 AM PDT

Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën në Gjilan se do të jetë i pakompromis për luftimin e korrupsionit.

"Nuk ka prioritet më të madh të shtetit dhe qytetarëve sesa krijimi i vendeve të reja të punës, krijimi i të ardhurave, stabiliteti i nevojshëm, sundimi i rendit dhe ligjit dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, ashtu siç e kemi dëshmuar gjatë këtyre viteve. Do t’i plotësojmë të gjitha kushtet për integrim në familjen evropiane, në BE dhe në NATO", ka thënë Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me fermerët e Gjilanit, ku shoqërohej nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Hoti ka thënë se do të jetë i pakompromis edhe ndaj atyre që kanë keqpërdorur fondet e dedikuara për sektorin e bujqësisë.

Ai ka thënë se do të bëjë një reformë në menaxhimin e subvencioneve në fushën e bujqësisë, ku rolin primar do ta ketë pushteti lokal.

"Do t’i japim rol shumë të madh komunave në administrimin e fondeve për bujqësinë sepse pushteti lokal e dinë shumë më mirë se kush i punon tokat dhe jo të vendoset për fondet e bujqësisë nga burokratët në Prishtinë", ka thënë Hoti.

Ai ka paralajmëruar miratimin e një ligji që do t’i kompensojë dëmet që ndodhin në bujqësi.

"Si kryeministër i ardhshëm nuk ka gjë më të rëndësishme sesa t'ju krijojmë njerëzve mundësi për punë për të ardhura të dinjitetshme dhe jetë të qetë në familje. Unë jam i sigurt se pas datës 11 qershor me partnerët e koalicionit do t’i kthejmë shtetit dhe qytetarëve qetësinë e nevojshme për të jetuar në këtë vend", ka thënë Hoti në Gjilan, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ai ka shtuar se në dy vitet e kaluara e kanë dyfishuar buxhetin për bujqësinë, ndërsa premton se nën qeverisjen e tij, do t’i trefishojë subvencionet për sektorin e bujqësisë.

Kryetari i Gjilanit dhe i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK dhe partnerët e koalicionit kanë plane konkrete për zhvillimin e bujqësisë.

"Po rikthehet tradita e punës bujqësore në Gjilan. Punimi i tokave bujqësore në Gjilan po shkon drejt rritjes. LDK dhe partnerët e koalicionit kanë një program detaj dhe politika të qarta buxhetore se si mund të ndihmohet nxitja e kultivimit të kulturave bujqësore në tokat e pëlleshme të Anamoravës", ka thënë Haziri./Insajderi.com

The post Hoti premton luftë të pakompromis kundër korrupsionit appeared first on INSAJDERI.

Kritiku i demarkacionit nuk brengosët që LDK e la jashtë listës për deputet

Posted: 24 May 2017 06:48 AM PDT

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku i cili ka mbetur pa u përfshi në listën e kandidatëve për deputet nga subjekti i tij nuk i ka mbetur aspak hatri.

Baxhaku gjatë kohës sa ka qenë deputet ka qenë njëri nga ata deputetet e kësaj partie që ka pasur dilemat e tij lidhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Baxhaku në llogarinë e tij në Facebook ka treguar qëndrimin e tij rreth pyetjeve dhe dilemave të shumta në medie nëse ai është larguar nga LDK-ja për shkak të mos dhënies së hapësirës për të kandiduar për deputet të Kosovës.

Ai ka thënë se në LDK është qysh nga themelimi i kësaj partie dhe nuk është anëtarësuar me pazar por për të dhënë kontributin e tij.

"Në LDK nuk jam anëtarësua me pazar: po vij në LDK nëse më bëni deputet, ministër, këshilltarë… Asnjëherë nuk jam udhëhequr nga interesi personal. Në LDK jam inkuadruar që nga themelimi i saj dhe kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të mbajtur në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Arsyeja e vetme ishte që të jap kontributin tim për popullin dhe shtetin e Kosovës në ato rrethana jashtëzakonisht të rënda dhe vendimtare për shqiptarët", ka shkruar Baxhaku.

Më tutje Baxhaku ka rrëfyer se në familjen e tij ka tetë të rinj vajza dhe djem të cilët e kanë kryer fakultetin madje disa prej tyre kanë përfunduar edhe nivelin Master, por asnjëri prej tyre nuk është i punësuar.

"Kam një familje nga babai dhe nëna, ndjesë pacin, që numëron 40 anëtarë. Në këtë familje kam 8 të rijë, vajza dhe djem të mrekullueshëm, të gjithë me fakultete të kryera, bile edhe Master dhe asnjëri nuk është i punësuar.  Asnjëherë po e përsërisë asnjëherë nuk kam trokitur në parti ose në institucione për ti punësuar “me të njohshëm”, ka shkruar Baxhaku.

Baxhaku në fund ka konfirmuar se ai është dhe do të mbesë anëtar i devotshëm dhe besnik i LDK-së, duke thënë se do të i mbështes të gjithë deputet për kandidat.

"Hatim Baxhaku ka qenë, është dhe do të mbetet anëtar shumë i devotshëm dhe besnik i LD K-së sepse unë punoj për këtë dhe besoj në LDK", ka shkruar Baxhaku./Insajderi.com

The post Kritiku i demarkacionit nuk brengosët që LDK e la jashtë listës për deputet appeared first on INSAJDERI.

Erdogan: T’i shërojmë shpirtrat me leximin e Kur’anit

Posted: 24 May 2017 06:38 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot në Ankara se detyrë e myslimanëve është ta mbajnë të fortë lidhjen me librin e shenjtë, Kur’anin, dhe t’i shërojnë shpirtrat duke e lexuar atë.

Erdogan mori pjesë në finalen e Garës Ndërkombëtare të Bukurleximit të Kur’anit të organizuar në Ankara. Ai përshëndeti të gjithë mysafirët e ardhur nga 62 shtete, duke i përgëzuar garuesit e kualifikuar.

“Në kaptinën Muzemil, Zoti ynë na urdhëron ta lexojmë Kur’anin me vëmendje. Ta lexosh me vëmendje, do të thotë ta lexosh sipas rregullave të shqiptimit, në mënyrë të qartë dhe duke ia dhënë hakun çdo tingulli, vargu dhe kuptimi. Kur’ani duhet lexuar me zemër të pastër, me gojë të pastër dhe, më e rëndësishmja, me respekt dhe përshpirtëshmëri”, tha Erdogan, duke shtuar se zëri i bukur që Zoti ia fali njeriut, më së shumti i ngjan Kur’anit, raporton Anadolu Agency.

Erdogan më tej tha se myslimanët me shekuj japin përpjekje që nga njëra anë ta kuptojnë dhe ta praktikojnë Kur’anin, kurse nga ana tjetër ta lexojnë atë me zë të bukur. Ai shtoi se detyrë e muslimanëve është t’i mbajnë të forta lidhjet me këtë libër të shenjtë.

“Ajo që kemi përsipër është që gjithmonë t’i mbajmë të forta lidhjet me Kur’anin, i cili është burim i dijes së pashtershme, urtësisë dhe lumturisë. Detyra jonë si myslimanë është që t’i shërojmë me leximin e Kur’anin shpirtrat tonë që zbehen dhe gremisen në jetën e përditshme”, theksoi Erdogan.

Erdogan vlerësoi se aktivitetet e këtilla janë mundësi e mirë që myslimanët të bëjnë llogari rreth egos së tyre dhe për t’i forcuar lidhjet me Kur’anin. “Zoti na e mundësoftë të gjithëve të jetojmë me Kur’an, të ndriçohemi me dritën e tij dhe ta japim frymën e fundit me të”, shtoi Erdoğan.

Megjithatë, Erdogan foli me theks të veçantë mbi rëndësinë e saj që Kur’ani jo vetëm të varet brenda mureve të shtëpisë, por të lexohet, kuptohet dhe praktikohet. “Pra, besoj se të kuptuarit e tij do të na e pasurojë jetën edhe më shumë”, tha Erdogan.

Ndryshe, gara e bukurleximit të Kur’anit këtë vit organizohet për herë të pestë. Aktiviteti i sivjetmë i dedikohet dëshmorëve që humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi nga organizata terroriste FETO.

The post Erdogan: T’i shërojmë shpirtrat me leximin e Kur’anit appeared first on INSAJDERI.

Nokia fillon shitjet e 3310-ës 17 vite pas modelit origjinal

Posted: 24 May 2017 06:36 AM PDT

Nokia 3310-ta e re doli në shitje 17 vite pas debutimit të origjinalit. Telefoni i cili ka dy kamera 2 megapiksel dhe konektivitet 2.5G do të kushtojë 49 Euro.

Telefoni premton një jetëgjatësi baterie prej 22 orësh bisedë dhe deri në 1 muaj nëse përdoret në mënyrë të kufizuar.

Ekspertët thonë se suksesi i telefonit varet nga ata që janë të gatshëm të paguajnë thjeshtë nga nostalgjia.

Nokia 3310 u prezantua në Kongresin Mobil Botëror gjatë muajit Shkurt. Aktualisht është një produkt i licencuar tek HMD Global nga vetë Nokia, firmë e cila do të prodhojë telefonët Android me markën ikonike.

Modeli origjinal është prodhuar në mbi 126 milion njësi përgjatë viteve 2000 deri në 2005. Ndërkaq Nokia nuk ka prodhuar telefon që nga 2013-ta kur Microsoft bleu biznesin e harduerit të kompanisë. /PCWorld Albanian

 

The post Nokia fillon shitjet e 3310-ës 17 vite pas modelit origjinal appeared first on INSAJDERI.

Dogana konfiskon lojëra të fatit në vlerë 18 mijë euro

Posted: 24 May 2017 06:28 AM PDT

Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot në tri objekte të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, aparate për lojëra fati dhe pajisje të tjera të ndryshme në vlerë të 18 mijë euro.

Njësitet doganore kanë kontrolluar në tri lokale të ndryshme të dyshuara ku më pas edhe janë gjetur të pa licencuara 10 copë aparate për lojëra fati, 7 copa pajisje elektronike për lojëra të ndaluara dhe një pikë basti që po vepronte ilegalisht në vend.

Dogana fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime./Insajderi.com

The post Dogana konfiskon lojëra të fatit në vlerë 18 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

A ka lindur paranjeriu në Ballkan?

Posted: 24 May 2017 06:26 AM PDT

Shumë ekspertë mendojnë se ndarja e njeriut nga majmuni ka ndodhur në Afrikë. Por djepi i njerëzimit mund të ketë qenë edhe Ballkani.

Lidhjet mes shimpanzeve të sotme dhe njerëzve me sa duket janë ndarë në Evropë dhe jo – sikurse supozohet shpesh – në Afrikë. Këtë ide prezantoi  në revistën “PLoS One” një ekip studiesish nga Qendra Senckenberg për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP) në Tybingen (Tübingen). Po ashtu ky hap evolucioni mund të ketë ndodhur disa qindra mijëra vjet më parë se sa mendohej deri tani.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme shqyrtoi dy të vetmet mbetje nga hominidi “Graecopithecus freybergi”, i cili prej shkencëtarëve quhet me humor “El greko”. Ndër hominidët bëjnë pjesë njeriu dhe të afërmit e tij të zhdukur si dhe majmunët. Fjala është për dy fosile, një nofullë e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i gjetur në Bullgari.

Rrënja e dhëmbëve si tregues

Sipas studiuesve Graecopithecus është një specie paranjerëzore deri tani e panjohur. Tregues për këtë janë rrënjët e dhëmbëve. Specie të tilla paranjerëzore deri tani njiheshin vetëm nga Afrika dhe Saharaja jugore.

Nga analizat e fosileve studjuesit mendojnë se nofulla e poshtme është rreth 7,175 milionë vjeçare kurse dhëmbi 7,24 vjeçar. Pra këto fosile janë edhe më të vjetra se Sahelanthropusi, specia me e vjetër e gjetur në Afrikë që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeçare.

Afrika Lindore apo Evropa?

Nisur prej këtyre fosileve shkencëtarët mendojnë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorikë dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej deri sot dhe me sa duket jo në Afrikë për në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme mendon se njerëzit prehistorikë duhet të kenë lindur jo në Afrikë, por në Iran, Irak apo Liban. Si shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni duhet të kenë qenë ndryshimet e forta klimatike.

Bashkë me fosilet e Graecopithecusit studiuesit gjetën edhe fosile të paraardhësve të gjirafave, gazelave, rinocerontëve apo antilopave të sotme. Po ashtu u gjetën edhe gjurmë rëre dhe sedimente që duhet të jenë përhapur nga shkretëtirat deri në brigjet veriore të Detit Mesdhe.

Shumë, shumë të panjohura

Studiuesit thonë se ata nuk mund ta dinë ende me saktësi se ç’pamje mund të ketë pasur paranjeriu Graecopithecus dhe nëse ai ecte në pozicion me trup të drejtë. Në bazë të madhësisë së nofullës supozohet se El Graeco peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër.

The post A ka lindur paranjeriu në Ballkan? appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi i djalit të Escobar për arratisjen dhe përqafimin me të afërmit e viktimave

Posted: 24 May 2017 06:22 AM PDT

“Kur babai im vdiq, isha 16 vjeç. Reagimi i parë ishte një dëshirë për hakmarrje. I thashë gazetarit që më telefonoi për të më thënë se Pablo Escobari kishte vdekur. I thashë se do të hakmerrem. Por e mendova vetëm për disa minuta. Shpejt e kuptova se, nëse doja që të mbijetoja, së bashku me nënën time Maria Victoria dhe motrën time më të vogël Manuela, do të duhej të sillesha si e kundërta e babait tim. Unë nuk njoh Narcos të lumtur, që jetojnë në paqe. Kam parë vetëm Narcos të vdekur ose të mbyllur përgjithmonë në burg. Kjo nuk ishte jeta që doja".

Pas vdekjes së babait të tij – një prej narkotrafikantëve më mizorë të historisë, i cili për një dekadë (1983-93) shkaktoi një luftë që shkaktoi qindra të vdekur në Kolumbi – Juan Pablo, i dënuar me vdekje si bir i bosit, nga kartelet rivale, u largua me një identitet të ri, fillimisht në Mozambik, më pas në Argjentinë.

Në Buenos Aires ai studioi arkitekturë dhe filloi punë, deri kur vendosi të rilidhet me të kaluarën e tij dhe zgjodhi një udhëtim shpengimi, që shtyu të takojë dhe të kërkojnë falje për viktimat e babait të tij. Dhe për të shkruar dy libra, mes investigimit dhe kujtesës, i dyti nga të cilët (Pablo Escobar, sekretet e fundit të Narcos thënë nga djali i tij) është botuar kohët e fundit.

Kishit zgjedhur si emër të ri, Sebastián Marroquin. Kur dhe pse vendosët të rimerrni emrin Escobar?

Në fakt ndodhi rastësisht. Një kontabilist që kisha takuar në Buenos Aires për të blerë një apartament, na mashtroi dhe për të mos na kthyer paratë, u zbuloi gazetave se cilët ishim me të vërtetë. Në Argjentinë na arrestuan dhe na nxorrën në gjyq. Një histori që përfundoi vetëm në vitin 2007, kur Gjykata e Lartë njohu pafajësinë tonë. Mund të kisha vazhduar të jetoja në anonimitet, duke refuzua të gjitha propozimet për të të treguar historinë time, dhe të merrja pjesë në filma për babanë tim. Por doli si një shans për të bërë llogaritë me të kaluarën time. Fillova të kërkoja bijtë e viktimave të tim eti,  dhe të përballesha me të gjithë të keqen që ai kishte bërë.

I pari ishte Rodrigo, djali i Ministres së Drejtësisë Lara Bonillo, që u vra në atentat nga ushtarët e babait tuaj?

Po, porositi vrasjen sepse kishte denoncuar që ishte narkotrafikant, kur ende e gjithë Kolumbia i besonte përrallës që im atë ishte thjesht një sipërmarrës i pasur e fatlum. Me Rodrigon u përqafuam e ai më tha: "Pranova të të takoj, sepse jemi të dy jetimë dhe duhet të dënojmë bashkë kulturën e dhunës, Kolumbia ka nevojë për një kulturë paqeje". Më pas takova dhe përqafova katër bijtë e Luis Carlos Galan, udhëheqësi i partisë liberale që u vra me urdhër të babait tim, gjatë një mitingu në 1989. Dhe më pas Aaron Seal, djali i pilotit që tradhëtoi tim atë dhe denoncoi tek CIA se po organizonte dërgesa kokaine në SHBA nga Nikaragua, me mbrojtjen e qeverisë sandiniste të Daniel Ortegës. Pablo Escobari pagoi mijëra dollarë për ta vrarë në Luizianë në fillim të 1986.

A u kthye pothuaj në fiksim ky kërkim pajtimi me prindërit e viktimave të babait tuaj?

Nuk programova asgjë, shumë persona i takova kur prezantova librat e mi. Dhe e vërteta është se sot kam marrëdhënia shumë të mira me ata që pësuan dhunën e babait tim, më shumë se sa me ata që u pasuruan dhe përfituan nga bujaria e tij. Si famija ime nga babai, gjyshja ime dhe xhaxhai Roberto që e tradhëtuan.

I cili fitoi miliarda…

Pablo Escobari i groposte paratë, me narkotrafikun kish gjetur formulën magjike për të bërë miliarda dhe sillej sikur s'kish pushuar asnjëherë së bëri. Dëshironte që kolumbianit ta imagjinonin si Robin Hoodin e tyre. në Medellin thuhet se "i peshonte portofoli…". Kur isha fëmijë, bleu një fabrikë 2 mijë hektarë për 2 milion e gjusmë dollarë, Hacienda Nápolés, që e mbushi duke blerë qindra kafshë ekzotike, që nga papagallët tek xhirafat, elefantët dhe e transformoi në një Luna Park, ku ftonte mijëra njerëz. Më pas, shumë para i investoi në luftën kundër shtetit, kundër ekstradimit të narcos-ëve në SHBA, armiqtë e tij të Kartelit Cali, grupet ushtarake dhe Pepes, brigadat e armatosura të "viktimave të Escobarit" që donin ta vrisnin. Në fund kur vdiq, në 2 dhjetor 1993, unë dhe ime më ia dorëzuam gjithë sa mbetej, që nga pikturat e Fernando Boteros, tek pasuritë e paluajtshme, tek bosët e Kartelit Cali, si dhe armiqve të tjerë, me qëllim që të mos na vrisnin dhe të la linim të largoheshim në mërgim.

Kishte dhe një pikturë të famshme të Salvador Dalí?

Po, "Rock and roll". Vlente 3 milion dollarë. Mamaja ia dhuroi, si gjest paqeje, kreut të paramilitarëve, Carlos Castano. Nga Kolumbia u larguam me autobus dhe pothuaj me asgjë me vete.

Pse e kritikuat "Narcos", serinë televizive të Netflix, e frymëzuar nga historia e babait tuaj?

Ata kanë ngatërruar deri edhe ekipin kolumbian të futbollit për të cilin Escobari bënte tifozllëk! Në një kapitull pastaj shfaqet nëna ime që qëllon me armë, një detaj i gënjeshtërt, sepse ajo kurrë nuk ka përdorur një armë në jetën e saj. Skenat dhe situatat e sajuara janë shumë, por nuk është vetëm kjo. Narcos është një seri që bën apologji për kriminelët. Nuk e imagjinoni se sa shumë njerëz më shkruajnë në rrjetet sociale, nga e gjithë bota, për të më thënë se ata kanë parë filmin dhe të më thonë se e adhurojnë shumë babain tim, se do të donin shumë të ishin si ai.

Si luftohet narkotrafiku?

Me legalizimin e drogave. Pa ndalimin e tyre, im atë nuk do të kish ekzistuar. Ishte një keqbërës që në adoleshencë, por pa trafikun e paligjshëm të kokainës, nuk do të kish fituar asnjëherë aq shumë pushtet. Endërronte të bëhej president i Republikës dhe i kish paratë për ta bërë. Sa kohë që do të ketë konsumatorë të kokainës, problemi mund të zgjidhet vetëm duke autorizuar dhe rregulluar shitjen. Të ardhurat unë do i kanalizoja për promovimin e artit, kulturës, arsimit.

Ju shkruani se babai juaj nuk u vra, por u vetëvra kur kuptoi se ishte rrethuar.

Vdiq nga një goditje në kokë në lartësinë e veshit, që shpërtheu pak centimetra nga kafka. Kur isha i vogël më thoshte një mijë herë se të gjallë nuk do ta kapnin.

Do të ktheheshit të jetonit në Kolumbi?

Më mirë jo. U ktheva në Medellin vetëm për pak kohë.

Keni nënshtetësi argjentinase?

Jo, e kërkova shumë kohë më parë, por nuk më janë përgjigjur.

Në varrin e babait tuaj, në varrezën e Medellin, çdo mëngjes admirues të tij sjellin lule të freskëta. Por dëshira e tij e fundit ishte të varrosej nën një hije peme në Hacienda Nápolés. Do të donit ta përmbushnit?

Nëse do ta bëja nuk do ta tregoja.

E keni falur babanë tuaj?

Nuk mund të jem unë që ta gjykoj. Kjo nuk do të thotë se veprimet e tij nuk ishin kriminale e të pamëshirshme, por unë e kam dashur dhe kam jetuar deri në fund kontradiktën që ekzistonte mes një babai të ëmbël e të dashur dhe një narcosi vrasës brutal.

Ka dhe nga ata që ju akuzojnë se shfrytëzoni historinë e tij.

Jam djali i tij dhe jam një nga të paktët dëshmitarë ende gjallë, të asaj dekade tragjike. Ndoshta jam dhe i vetmi që ka të drejtën ta bëjë, apo jo? "Venerdi" – Në shqip nga bota.al

The post Rrëfimi i djalit të Escobar për arratisjen dhe përqafimin me të afërmit e viktimave appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more