Skip to main content

Tirana Observer: “Blushi: Nëse PD nuk futet në zgjedhje, LSI kalon në opozitë” plus 9 more

Tirana Observer: “Blushi: Nëse PD nuk futet në zgjedhje, LSI kalon në opozitë” plus 9 more


Blushi: Nëse PD nuk futet në zgjedhje, LSI kalon në opozitë

Posted: 20 Apr 2017 09:20 AM PDT

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka shpjeguar sot arsyet që e pengojnë LSI-në, sipas tij, që të hyjë në koalicion me PS për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në rubrikën "Opinion" në "News24", deputeti Blushi tha se LSI i druhet një procesi zgjedhor në të cilin nuk merr pjesë PD, pasi në këtë mënyrë do të ishin automatikisht të humbur.

Sipas Blushit, nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, atëherë LSI ose detyrohet të jetë opozita, ose nuk i duhet Rilindjes për qeverinë, pasi kjo e fundit do t'i ketë mandatet e nevojshme, që vijnë si rezultat i mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje.

Pse mendoni ju se Meta do të bëhet president?

Unë nuk e kam thënë këtë gjë, sepse nuk e di. Por kam lexuar veprime amatoreske të Ramës dhe Metës. Dhe më keqa, se kaq, brutale dhe arbitrare. Këto janë në dëm të procesit. Raundi i parë i presidentit u dogj. Po kështu edhe raundi i sotëm u zgjodh. As solemnitet dhe prestigj nuk i dhanë këtij momenti. Kur një president zgjidhjet njëherë në 5 vite. As nuk shkova fare. Një shumicë që thotë se ka votat nuk ka aftësinë t'i japë prestigj çështjes së presidentit.

Të prezantojnë një kandidat e t'ia paraqesin njerëzve. Jo se nuk kanë një kandidat, po kërkojnë këtë ta lidhin me krizën e zgjedhjeve, gjejnë argumenti banal se po presin opozitën. dhe në këtë mënyrë, heqim mundësinë që kërkesa e PD të bjerë. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme s'ka vlerë kërkesa e PD. E gjithë kjo krizë është e brendshme në mazhorancë. Ato nuk po merren vesh për koalicionin.

Kush i pengonte të regjistroheshin dje. Nëse i kërkojnë PD të respektojë kushtetutën dhe kodin zgjedhor, le ta respektojnë vetë. E kanë shkelur me konsensus ligjin. LSI druan, apo ka frikë të hyjë në zgjedhje në kushtet që PD nuk hyn, se është në opozitë vetë. Rilindja është më e madhe se LSI. Në kushtet ku mungon PD, mandatet e tyre do jenë më shumë. LSI druan se nëse hyn pa PD do të jetë vetë në opozitë, ose do të jetë totalisht e panevojshme se Rilindja do t'i ketë votat vetë.

Blendi Fevziu: Flitet për një kompromis që Meta të zgjidhet President pas zgjedhjeve

Posted: 20 Apr 2017 07:56 AM PDT

Gazetari, Blendi Fevziu në një shkrim të titulluar "Ç'po ndodh me zgjedhjen e Presidentit" ka analizuar skenarët politikë që po ndjek mazhoranca për daljen e vendit nga kriza politike.

Sipas tij, "në Tiranën e politikës informale, flitet se ka një kompromis që Meta të shkojë në krye të shtetit, por kjo të ndodhë pas zgjedhjeve. Nëse është e vërtetë, kjo është mënyra më e mira për ta realizuar këtë, edhe pse, vetë loja ka shumë të panjohura".

Nga Blendi Fevziu

I pyetur nëse Presidenti i ardhshëm i Republikës do të ishte produkt i një konsensusi të gjëra, pra i negocimit me opozitën apo do të zgjidhej nga koalicioni PS – LSI, i ftuar në studion e Opinion në Shtator, Edi Rama u përgjigj:

– Kjo nuk ka më asnjë diskutim, Presidenti i ri i takon koalicionit të mazhorancës dhe do të zgjidhet prej tij!

Kjo pyetje e përsëritur sërish në Janar gjatë një interviste në Tv Klan mori thuajse të njëjtën përgjigje: Presidenti i takon mazhorancës.

Në ditët në vijim, as Rama dhe as Meta nuk e mohuan faktin që Presidenti do t'i takonte kësaj mazhorance madje u fol edhe për një kompromis që ky të vinte nga LSI.

Që nga kjo situatë nuk ka ndodhur asgjë, por befas, PS, LSI dhe PDIU konsumuan në 2 ditë dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit dhe kanë fiksuar të tretin të enjten. Në dy raundet e para nuk u prezantua asnjë emër. Kjo duket absurde nga ana e procedurës. Madje këto parti së bashku i bëjnë votat për zgjedhjen e Presidentit.

I pyetur për këtë manovër politike, Meta u përgjigj se mazhoranca është duke pritur opozitën për një marrëveshje dhe një konsensus më të gjerë dhe se ai shpreson që kjo të ndodhë gjatë kësaj jave.

Në fakt zgjedhja e Presidentit nuk ka qenë asnjë moment shqetësim i PD. Kjo e fundit ka mohuar çdo zë se presidenti i ardhshëm mund të ishte objekt i një marrëveshje të mundshme dhe as mjet shkëmbimi për zgjedhjen e krizës. Megjithëse nga mazhoranca janë përmendur në takime me Ambasadorë emrat e 2 personazheve nga opozita që mund të merrnin konsensus, kjo ngjan më shumë një lloj tallavaje politike në kohën e krizës së krijuar nga ngërçi i zgjedhjeve. Pra të presësh PD që të japë konsensus për një gjë që as e ka kërkuar dhe as e kushtëzon dot, duket më shumë se absurde. Aq më tepër që vetë PS, nuk ka deklaruar që ka ndonjë ndryshim nga deklaratat e dikurshme të Ramës. Deklarata se Presidenti i takon mazhorancës mbetet. Ndërkohë vetë PD vështirë se do kthehet në parlament për të diskutuar për Presidentin. Pra, i gjithë qëndrimi ngjan i çuditshëm.

Por me datë 27 është votimi i 3–të. Pas tij mbeten edhe 2 të tjerë. Nëse mazhoranca zbaton afatet maksimale ligjore, me datën 11 Maj është afati i fundit. Dhe në këtë rast, mos prezantimi i një kandidati e çon vendin automatikisht në zgjedhje. Nëse zbaton afate më të afërta, atëherë i bie të shkojmë në zgjedhje të parakohshme diku në datën 11 Qershor. Pra një javë përpara zgjedhjeve të vendosura. Në këtë rast, kushtetuta nuk lë ekuivoke. PS dhe LSI mund të përfitojnë nga procedura e re. Ato mund të shpërfillin vendimin e sotëm të KQZ që nuk mori parasysh shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve. Në situatën e re ato mund të riregjistrohen sërish si koalicion, mund të justifikohen se PD nuk hyri në zgjedhje dhe mund të shkojnë përpara. Edhe pse kjo nuk është rruga më e mirë, ajo është përdorur edhe më parë për të dalë nga ngërçi. Ka ndodhur në Kosovë, kur PDK e Hashim Thaçit rrëzoi vetveten dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në Tiranën e politikës informale, flitet se ka një kompromis që Meta të shkojë në krye të shtetit, por kjo të ndodhë pas zgjedhjeve. Nëse është e vërtetë, kjo është mënyra më e mira për ta realizuar këtë, edhe pse, vetë loja ka shumë të panjohura!

Gjithsesi, këto dy javë deri në zgjedhjet e Kavajës do të jenë javët deçizive të politikës shqiptare!

 

A po digjen raundet e Presidentit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme? Ilir Meta zbardh “skenarin”

Posted: 20 Apr 2017 06:55 AM PDT

Ezaurimi i dy raundeve të para për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës e ka përforcuar në media por edhe në korridoret e politikës, teorinë sipas të cilës, PS-LSI do i djegin pa kandidat të gjitha raundet për zgjedhjen e Presidentit të ri, me qëllimin e vetëm që ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas kësaj teorie, me ezaurimin me shpejtësi të 5 raundeve pa kandidat për president, fabula apo kauza e opozitës për qeveri teknike do të bjerë, sëbashku me qeverinë "Rama" ç'ka do t'i detyrojë të gjitha palët të hyjnë në zgjedhje.

Por zyrtarisht kjo teori është rrëzuar publikisht nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili në një dalje për mediat pas djegies edhe të raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, deklaroi se "këto raunde nuk do digjen, por po i jepet mundësi opozitës për t'iu bashkuar procesit për zgjedhjen e Presidentit".

Meta përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, që sipas tij nuk janë varianti i duhur për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

"Zgjedhjet e parakohshme nuk i shikoj si një variant konstruktiv dhe të dobishëm. Nuk është ky qëllimi për zgjedhje të parakohshme. Synohet përfshirja e opozitës në zgjedhje dhe për zgjidhjen e presidentit të ri", – sqaroi Meta.

Teksa ka komentuar kërkesën e dorëzuar në KQZ nga PS dhe LSI për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Meta tha se synimi kryesor është që t'i jepet kohë dialogut me opozitën.

"Çështja kryesore nuk është e koalicionit PS-LSI. Çështja kryesore është e dhënies së një mundësie në kohë PD-së dhe partive opozitare që ende nuk janë regjistruar as si subjekte politike për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative. Sa i takon vendimit që do marrin institucionet, është çështje e tyre", tha Meta.

Duke theksuar rëndësinë e dialogut opozitë-mazhorancë, Meta tha se është me rëndësi që partitë opozitare t'i bashkohen zgjedhjeve të qershorit dhe të garantohen se ato do jenë të lira e të ndershme.

"Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi tjetër për zgjedhjen e presidentit të zhvillohet të enjten e ardhshme në 15 :00. Besojmë se është një kohë e mjaftueshme edhe për të mundësuar një dialog të mundshëm me opozitën edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe për të tejkaluar çështjen e gjithë klimës për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Ne po këmbëngulim për bashkëpunim, dialog dhe konsensus me mazhorancën. Besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reagimit dhe gjykimin të opozitës. Besojmë se dhe ata duan një president që vjen përmes konsensusit. Shpresojmë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të garantohen se ato do jenë të lira e të ndershme", tha Meta.

Juventusi për histori, ka mbrojtjen më të mirë ndonjëherë në Champions

Posted: 20 Apr 2017 06:34 AM PDT

Të çash mbrojtjen e Juventusit është një mision i pamundur edhe për një skuadër si Barcelona që ka në arsenalin e saj një bombë sulmi si e famshmja MSN.

Në "Camp Nou", "Zonja e Vjetër" tregoi të gjitha aftësitë në çaktivizimin e kësaj bombe duke mos e lejuar në asnjë moment që të shënojë në portën e Buffon duke fituar me meritë të plotë kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.

Juventus në 10 ndeshje të evenimentit më të rëndësishëm europian ka pësuar vetëm 2 gola, shifra këto që tregojnë edhe njëherë për forcën që ka kjo skuadër në prapavijë. Të vetmit që kanë mundur të mposhtin legjendën Buffon janë Tolisso në Lion-Juventus që u mbyll 1-1 dhe Nico Pareja në Sevilla-Juventus e mbyllur 3-1 për bardhezinjtë.

Në "Camp Nou" sfida mes Barcelonës dhe Juventusit përfundoi 0-0 diçka e rrallë kjo për skuadrën katalanase. Në fakt kjo ishte hera e dytë në këtë sezon që skuadra e Luis Enriques nuk arriti dot të shënojë qoftë edhe 1 gol të vetëm, e para ishte sfida me Malagën në nëntor.

Ndërsa Juventusin ky rezultat e çoi drejt një rekordi me "Zonjën e Vjetër" që nuk pëson gol prej 531 minutash në Champions League, koha më e gjatë me portë të paprekur  për të deri në këtë moment.

Rekordi

Pas 10 ndeshjesh europiane (në Champions) të këtij sezoni, mbrojtja e Juventusit është më e mira në kontinent. Ajo ka pësuar vetëm dy gola, në fazën e grupeve: nga Tolisso i Lyon dhe Pareja i Sevilla. Në sfidat e tjera, porta e Buffon ka mbetur e pastër, e paprekshme.

Në këtë pikë të turneut, vetëm Ajax (1995-1996) dhe Arsenal (2005-2006) ishin të aftë për të pasur vetëm nga dy gola të pësuar, si Juventusi aktual. Të dyja skuadrat e marra për referim e krahasim arritën në finale dhe humbën. Natyrisht, bardhezinjtë janë duke shpresuar që në rastin e tyre gjërat mund të shkojnë shumë më mirë. Të besuarit e Allegrit janë ende në diskutim, për të shkruar një faqe historike në Ligën e Kampionëve, me mbrojtjen më të mirë të të gjitha kohërave.

Finalja

Historia është gati për t'u rishkruar, Juventusi mund ta bëjë këtë gjë, edicionin aktual të Ligës së Kampioneve.

Në mesditën e së premtes në Nyon do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve nga ku do të dalë edhe rivali i fundit i bardhezinjve në rrugëtimin drejt finales së 3 qershorit në "Millennium Stadium" të Cardiffit.

VIDEO/ Bonucci i kërkon fanellën Messit, Chiellini i bërtet

Posted: 20 Apr 2017 06:28 AM PDT

Bonucci ka marrë një vërejtje të vogël nga Chiellini në minutat e fundit të ndeshjes Barcelona-Juventus, e luajtur mbrëmë në "Camp Nou" dhe që përfundoi pa gola, 0-0.

Në kohën kur turma në "Camp Nou" po brohoriste ekipin e vet, fare pak minuta para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Kuipers, Bonucci i afrohet Messit për ti kërkuar fanellën pas ndeshjes.

Aty afrohet Chiellini, që duket se qorton bashkëlojtarin e vet sepse loja vazhdonte e ethshme.

Sipas ESPN, në imazhe Bonucci do të jetë duke i kërkuar fanellën sulmuesit të Barcelonës, një gjest që nuk i ka pëlqyer Chiellinit, në të nxehtit e lojës.

Në fund fanellën e pesë herë fituesit të "Topit të Artë" e mori Bonucci pas ndeshjes, duke e deklaruar këtë gjë si "dhuratën më të bukur për djalin e tij".

Nga ana tjetër, Chiellini e ndërroi fanellën me Luis Suarez, duke lënë të kuptohet se kafshimi në "Botërorin 2014" është diçka krejtësisht e harruar mes tyre.

 

Aksident i përgjakshëm në “Rrugën e Kombit”, ka disa të plagosur

Posted: 20 Apr 2017 06:22 AM PDT

Një aksident i përgjakshëm ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Thirrë. Nga të dhënat paraprake raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Golf" dhe 3 pasagjerë. Në incident u përfshinë mjetet Kamion tip Benz me targa AA 471 BP me drejtues shtetasin S.P banues në Mirditë me mjetin tip  Volkswagen Golf me targe AA 411 OU me drejtues shtetasin S. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen të cilët 3 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse njëri nga të dëmtuarit ndodhet në Spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e duhur mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

 

Në djall koalicioni e zgjedhjet, këta po na vrasin!

Posted: 20 Apr 2017 06:15 AM PDT

Nga Mentor Kika

Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet.

Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me hormone. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga qumështi pluhur. Më foli për kosin e “lopës” me qumësht pluhur. Më foli për djathin e “deles” e të “dhisë” që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve që bëhen me 3-4 fishin e kimikateve për ti zgjatur jetën sallamit.

Bisedova me një tjetër njeri, ekspert i sigurisë ushqimore dhe më foli për miellin që përdoret për bukë, me nivel proteine shumë të ulët. Më foli për bukën e "zezë' që nxihet vetëm nga solucione kimike dhe shitet si bio. Më foli edhe për verën, një shishe e të cilës kushton sa një kg rrush, që prodhohet me ujë, alkol dhe ngjyrues artificial.

Pastaj edhe domatet me hormone që piqen për 24 orë, kastraveci që rritet për 48 orë, shalqini që peshon 15 kg e qe mban aromë kungulli…

Lexova edhe fjalimin e djeshëm te Albin Kurtit në parlamentin e Kosovës, që fliste fiks për të njëjtat gjëra. Që akuzonte një grup tregtarësh vrasës që importonin krundet e Serbisë e i shesin për miell buke në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Që fliste për prodhuesit e bulmetit që nuk ua blejnë qumështin fermerëve, por produktet i bëjnë me qumësht pluhur…

Mjeku që takova këtë mëngjes më tha se këta jo po e vrasin popullin, por po i ndryshojnë edhe genin me këto që po i fusin në trup.

Por ku flitet për këto probleme? Kush ngre zërin? Askush. Të gjithë flasin për politikë. Të gjithë e kanë mendjen tek koalicioni. Po na vrasin o njerëz, po na shkatërrojnë organizimin, po na deformojnë fëmijët fizikisht dhe mendërisht.

Në djall vaftë koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin. Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, sëbashku me ata që duhet ti kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare.

Zbardhet skenari i PS, ja deri kur kërkon shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve

Posted: 20 Apr 2017 05:58 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr sot në shqyrtim kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive dhe koalicioneve zgjedhore që ka skaduar zyrtarisht më 19 prill. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji ka sqaruar këtë kërkesë të maxhorancës duke e lidhur me situatën jo normale politike. Ai tha se PS dhe LSI nuk kërkojnë shtyrje të zgjedhjeve por vetëm disa ditë kohë që t'i jepet mundësia të regjistrohet edhe opozita e në këtë mënyrë të respektohet Kushtetuta. Vija e kuqe sipas Salianjit do të ishte 28 prill.

Eridian Salianji: Është një kërkesë që është bërë nga PS mbështetur nga LSI. Vjen në një kohë jo normale për një proces zgjedhor. Këtu në KQZ po përgatitet procesi zgjedhor për 18 qershorin por situata politike nuk është e mire që do të thotë se kemi opozitën të regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit. PS dhe LSI në mënyrë të vazhdueshme opozita si institucion të bëhet pjesë e zgjedhjeve të datës 18 qershor. Gjatë kësaj kohe dhe në ditët në vazhdim janë negociatat që t'i bëjnë të mundur opozitës të hyjë në zgjedhje. Ne kërkojmë një qëndrim nga ana juaj në lidhje me koalicionet zgjedhore. Kemi bërë një kërkesë ku kemi kërkuar të mbani një qëndrim. për ne më e rëndësishme procesi zgjedhor, 18 qershori dhe hyrja e opozitës në zgjedhje se afatet. Afatet janë caktuar të bëjnë të mundur zhvillimin e çdo procedure ligjore deri më 18 qershor. Ne kmi kërkuar shtyrjen me disa ditë. Shtyrja me disa ditë nuk e cenon procesin ligjor. Afati për ne nuk është i ngurtë, jo prekluziv, në një situatë normale duhet të respektohej nga palët, por sot nuk është situata normale. për ne më e rëndësishme është zbatimi i Kushtetutës që në 18 qershor të jenë të gjitha palët. Me shtyrjen e afatit ne i referohemi sërish moscenimit të procesit zgjedhor. Deri në datën 28 prill nuk cenohet procesi zgjedhor. Është një kufi ligjor. Ligji thoshte që jo më vonë se 60 ditë para zgjedhjeve të regjistroheshin por edhe Kushtetuta iu jep të drejtë të gjithëve të garojnë. Ne kërkojmë që t'u japim mundësi një javë.

Ivi Kaso: Kisha shumë gjëra për të thënë. Qëndrimi i opozitës së bashkuar është bërë i ditur me një material për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur. Që ditën e diel i është bërë i ditur KQZ. Fjala e Salinajit nuk ishte për tu mbajtur në KQZ, por në sallën e Kuvendit, apo në një ambient tjetër. Shpreh mirënjohje dhe për pranimin e krizës së thellë politike që i bëri përfaqësuesi socialist.

Denar Biba: Edhe këto janë fjali për Kuvend.

Ivi Kaso: Janë shqetësime të prekura. I kërkohet mirëkuptim KQZ që të garantohen të drejtat e opozitës. Të drejtat kushtetuese të partive i garanton Kushtetuta. Duhet të bëjmë shumë kujdes kur sjellim këto argumente. Kushtet e opozitës ia krijon Kushtetua dhe ligjet e vendit. Opozita vetëm ato që i garanton Kushtetua, merr. Ajo që mund t'i jepet krizës institucionale, është dialogu dhe gjithë përfshirja politike. Kjo është një kërkesë, (Për shtyrjen e afatit të regjistrimit) që nuk di të qeshësh apo të qash, apo frymë të ligjit që e mbështet. Ligji thotë se nuk mund të pranohet kur paraqitet më vonë, si pas 60 apo 70 ditësh. KQZ më herët i ka konsideruar këto shkelje. KQZ nuk ka kompetencë për të marrë vendim tjetër. Kjo është shkelje e qartë dhe e pastër e ligjit dhe akrobaci zgjedhore. Refuzoni të zgjidhni problematika që nuk i keni krijuar më parë dhe nuk keni kompetencë.

Eridian Salianji: Ju si organ partiak a jua cënon procesin zgjedhor? A jeni të aftë që të siguroni zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Ivi Kaso: Cënohet besueshmëria, s'ka cënim më të rëndë. E vetmja gjë që ju mban ju është dispozita ligjore që është shkruar të zezë mbi të bardhë. Kjo është shkelje.

Presidenti i ri, digjet edhe raundi II

Posted: 20 Apr 2017 05:57 AM PDT

Komisioni i Ligjeve u mblodh sërish sot për të verifikuar nëse në më pak se 12 orë nga raundi i parë i votimit në Kuvend, kishte ardhur ndonjë kandidaturë për President.

Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë pro 84 deputetë.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama duke folur për Presidentin, tha se mazhoranca i ka numrat, por nuk synon që të zgjedhë e vetme pa opozitën kreun e ri të shtetit: "Ne duam sërish t'i japim mundësi atyre që mungojnë në Parlament. Duam një President të paanshëm. Një President që të jetë në gjendje që, kur ka nevojë vendi, të ulë në një tryezë partitë politike".

De Biazi vë bast: Champions-in e fiton Juventusi, bravo Alegri!

Posted: 20 Apr 2017 05:35 AM PDT

Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka dhënë mendimin e tij pas triumfit të Juventusit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Këto janë fjalët e teknikut italian në studion e Radiotelevizionit Zviceran Italian:

"Juventusi ka bërë investime të mëdha në merkato që nga finalja e Berlinit dhe ka arritur t'u japë një mentalitet të caktuar disa futbollistëve: së pari Manxhukiçit, një lojtar me karakteristika sulmuese, gjithmonë i gatshëm të sakrifikohet. Këtë herë ishte lojtari i gjashtë që rreshtohej në vijën e mbrojtjes bashkë me Kuadradon nga ana tjetër. Kjo – shpirti i sakrificës – mendoj se është një meritë e madhe. Lojtarët e mëdhenj janë të tillë pasi arrijnë të tregohen të përulur gjatë ndeshjeve.

Diferencën mes dy skuadrave e bëri Mesi, i cili ishte jashtëzakonshëm për sa i përket sasisë së topave të luajtur dhe gjuajtjeve në portë, por me një pasaktësi të pazakontë për një futbollist të cilësisë së tij.

Koncepti i skuadrës bën diferencën. Ekipi i madh lind nga klubi që arrin të bëjë ndryshime pavarësisht faktit se gjërat po shkojnë mirë. Ndryshime që sjellin të ardhura në arkë dhe në nivelin teknik, lojtarë që janë funksionalë për projektin dhe për trajnerin. Pastaj aftësia e trajnerit është ajo që u lejon lojtarëve të shprehen në mënyrën më të mirë, kjo është një meritë e madhe e Alegrit.

Kur ke një lojtar si Manxhukiç, e merr si qendërsulmues dhe pastaj e bën të luajë në krah të sulmit dhe të mbrojë i tërhequr, kjo tregon sa shumë punë ka bërë trajneri. Një punë e bërë çdo ditë, duke rënë dakord me lojtarët dhe duke përcaktuar me ta disa raporte. Mendoj se Alegri ishte shumë i aftë të kalibronte ngarkesat për lojtarë të ndryshëm, ka bërë rotacion kur duhej, ka përdorur të gjithë ekipin kur mendonte se ishte koha e duhur për të pushuar. Janë të gjitha gjëra që bëjnë diferencën. Nuk duken edhe aq shumë nga jashtë, gjëra të tilla nuk vihen re.

Kundërshtarët në gjysmëfinale? Nuk di kë të zgjedh, kur arrin në këtë pikë është e vështirë të përballosh cilëndo skuadër. Juventusi duhet ta ruajë këtë status. Është mirë nga pikëpamja fizike dhe psikologjike. Nëse do të vija bast te një ekip për fitoren përfundimtare, do të ishte Juventusi, pasi mendoj se në këtë moment është skuadra që pëson më pak gola".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more