Skip to main content

“Sot, Luboteni zhvillon ndeshjen për titullin e Kampionit” plus 9 more Ferizaj Press

“Sot, Luboteni zhvillon ndeshjen për titullin e Kampionit” plus 9 more Ferizaj Press


Sot, Luboteni zhvillon ndeshjen për titullin e Kampionit

Posted: 20 Apr 2017 06:48 AM PDT

Sonte në orën 20 përcaktohet fituesi i titullit të Kampionit në volejboll në konkurrencën e meshkujve. Në takimin e tretë final takohen KV "Luboteni" dhe KV "Peja". Takimi do të jet shumë interesant sepse nuk ka më lojë të kthimit.

Takimi fillon ne oren 20 ne palstren e sporteve "Bill Klinton".

Kryesia e KV "Lubotenit" ftonë të gjithë tifozet që të jenë në palestër dhe të përkrahin klubin Luboteni edhe drejte një titulli.

Myftiu Tërnava mori pjesë në manifestimin e javës së ditëlindjes së Muhamedit a.s.

Posted: 20 Apr 2017 06:40 AM PDT

Myftiu Tërnava mori pjesë në manifestimin e javës së ditëlindjes së Muhamedit a.s.

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe DIYANET-it të Turqisë, në Sallën e konferencave në Fakultetin e Studimeve Islame u mbajt manifestimi i javës së ditëlindjes së Muhamedit a.s. Në këtë eveniment morën pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava,ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, dekani i FSI-së prof.dr. Fahrush Rexhepi, përfaqësues nga DIYANET-I, z.Mustafa Bodur, komandanti i KFOR-it turk si dhe personalitete të jetës fetare e kulturore të vendit. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Dekani prof. Dr.Fahrush Rexhepi ju dëshiroi mirëseardhje mysafirëve duke kujtuar se dita në të cilën lindi Muhamedi a.s ishte ditë historike për botën dhe njerëzimin. Kurse Mustafa Bodur nga DIYANET-i i Turqisë tha se java e manifestimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s. është javë që shpjegohet dhe jetohet këshilla e tij që ne si shoqëri kemi nevojë shumë e sidomos për siguri të duhur, duke ven theksin në epokën të cilën po e jetojmë është epoka e komunikimit dhe e gjithësisë e shkencës. Ai kujtoi se Muhamedi a.s. u quajt El Emin (i besueshëm) edhe para se të ishte pejgamber. Nga ana e saj ambasadorja Kivilcim Kiliç theksoi se ditëlindja e profetit Muhamed është drejtësi e siguri e afrim mes njerëzve. "Feja islame është fe e sigurisë dhe e bukur që e donë paqen dhe është paqësore e s'ka të bëjë asgjë me dhunën dhe me egërsinë. Jeta e Muhamedit a.s. reflektoi siguri dhe dritë në jetë. Ne duhet të mundohemi ta bëjmë botën më të lumtur dhe të krijojmë më shumë siguri"-shtoi ajo

Ligjëratën qendrore e mbajti myfti i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava i cili para të pranishmëve theksoi se kur bota mbytej në errësirë dhe tirani Allahu i dhuroi njerëzimit mbarë dritën e cila shndriti këtë univers,pasi që e kishte kapluar errësira. Allahu i Madhëruar e dërgoi Muhamedin mëshirë të pafund për tërë krijesat e gjalla dhe jo të gjalla, dheun e gurin, lumin e detin, qiejt e tokën, kohën dhe hapësirën, e në veçanti për njeriun. E bëri atë pretekst të begatisë, udhëzimit, mëshirës, butësisë dhe shpëtimit.
Muhamedi a.s. me paraqitjen e tij bëri një kthesë vendimtare në tri kontinente:në Azi,Afrikë dhe Evropë. Me vrullin e fuqishëm të përhapjes së mësimeve të tij u lëkundën dhe shkatërruan nga themelet e tyre dy perandori të mëdha:Bizanti dhe Persia.
Ai u paraqit në vendin më të shkatërruar më të prapambetur e në mesin e adhuruesve më të mëdhenj të idhujve. Ai me urdhrin e Allahut xh.sh. gjeti forcën,dijen e kurajën dhe pa hezitim shpalli Islamin fe të vetme të Allahut xh.sh., e cila urdhëron besimin në një Zot të vetëm dhe largim nga besimet e kota besimi në idhuj e puta. Ai me punën e tij dhe misionin e marrë nga Zoti xh.sh., vuri themelet e një shoqërie të qytetëruar e kulturuar,ky besim e qytetërim i ri në mesin e atij populli i cili jetonte në errësirën mesjetare e rilindi atë për një jetë të re e të begatë.

Në vazhdim Myftiu Tërnava theksoi se i Dërguari i Allahut xh.sh., ngrihej pra një të vjetri,i ndihmonte dhe i vizitonte të sëmurit,i mëshironte dhe i donte të varfrit,u kushtonte kujdes të veçantë të mjerëve dhe të braktisurve,e ngushëllonte të dobëtin,ishte tolerant dhe i afërt me të gjithë,ai ulej në rërë dhe flinte në tokë,tek ai nuk kishin rëndësi të madhe statusi,fama,fuqia dhe gjërat materiale të kësaj bote,ai fliste butë dhe me një tonë ku shprehte dashuri dhe mëshirë."Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë".(Sebeë-28)".

Muhamedi a.s. ishte një burrë i cili me karakterin e vet e fitoi respektin universal të gjithë atyre që e njihnin edhe para shpalljes së Kur'anit por edhe pas shpalljes së Kura'anit, Muhamedi a.s., nuk lakmonte në thesaret,pallatet e as pozita të kësaj jete të përkohshme. Ai synonte atë për të cilin Allahu edhe e kishte dërguar pejgamber që ai dhe të gjithë ata që e besojnë thirrjen e tij të kenë për qëllim xhenetin shpërblimin më të madh që Allahu xh.sh., ka përgatitur për ata të cilët e besojnë dhe praktikojnë fjalën e Zotit xh.sh.Pejgamberët kishin karakter të kulluar,shpirt sublim dhe ndjenja krejtësisht të dëlira. Gjithë reflektimi i së vërtetës që ka ardhur nga Allahu xh.sh.,kristalizohet te ata ashtu sikur transmetohet,përjetohet e ndjehet prej tyre në të gjitha përmasat e saj. Ata janë si një burim i kristaltë,si një pikë uji e kulluar,që reflekton e pasqyron të gjitha rrezet e diellit,në zemrat e tyre as drita nuk përthyhet dhe as spektri i saj nuk pëson humbje.

Ty O Muhamed të bënë keq,kurse t'i mbete i durueshëm,ata të lënduan ndërsa t'i i fale,ata të mallkuan dhe t'i nuk ua more për të madhe,ata ishin të pa sjellshëm me ty por t'i nuk u ndale në të metat e tyre.
T'i je O Muhamed ashtu siç të përshkroi Allahu xh.sh. në shkallën më të lartë të moralit.
T'i O Muhamed je njeriu më i mençur,më i urti më i dituri më fisniku dhe më inteligjenti në mesin e njerëzve. T'i ke ardhur me shpallje e cila largon gënjeshtrën e shlyen injorancën dhe e udhëzon mendjen,ngase t'i je i udhëzuar nga Zoti.
T'i O Muhamed mbushe botën me urtësi udhëzim të drejt e drejtësi,paqe e mëshirë,vendose rendin e ri shoqëror,konsolidove shtetin e parë Islam në Medinë,t'i thirre botën mbarë në respektimin e të drejtave njerëzore dhe ishe i pari i cili i respektove ato.Nuk ka mundësi assesi të gjejmë shembull a model tjetër që mund të krahasohet me ju,andaj edhe mbetesh model e shëmbëlltyrë e pajisur me virtytet më të larta njerëzore që shoqëria jonë duhet ndjekur.
Në fund mund të themi me plot përgjegjësi se një pjesë e madhe e botës asnjëherë, as në të kaluarën e as sot nuk qe në gjendje të vlerësoi pothuajse asgjë pozitive në raport me islamin dhe shëmbëlltyrën e ndritshme e të pakrahasueshme të Muhamedit a.s. Deri në shekullin e 19 një pjesë e mirë e botës në të shprehurit e mendimin ndaj Islamit dhe Muhamedit a.s. ka qëndruar jashtë çdo norme dhe jashtë çdo kriteri shkencorë. Por edhe pas këtij shekulli i cili konsiderohet si shekulli i kritikës shkencore,ajo nuk mundi e të lirohej plotësisht nga paragjykimet dhe akuzat mesjetare.
Detyra jonë parësore është që, në kuadër të mundësive tona, të bëhemi ura të cilat do të bartnin mëshirën dhe paqen e Tij që përfshin të gjitha botërat. E kemi për obligim që, në kuadër të aftësive tona,këtë personalitet që qëndron në lartasin më të lartë t'ia prezantojmë gjithë njerëzimit në formën sa më të bukur.
Në fund të ligjëratës së tij Muftiu Tërnava nënvizoi se Muhamedi a.s. është shembull butësie dhe dhembshurie ndaj anëtarëve të familjes. Është shembull me mëshirën e tij ndaj të dobëtëve, të vetmuarve, robërve e skllevërve, është shembull me faljen dhe mirëkuptimin ndaj mëkatarëve dhe gabimtarëve.
Në fund u dha edhe një program artistik të përgatitur nga nxënësit e Medresesë Alauddin.

Kryetari Svarqa takohet me klubet e bodybuildingut

Posted: 20 Apr 2017 05:20 AM PDT

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e kulturës, rinisë dhe sportit Naim Feratin, të enjten ka pritur në një takim klubet e bodybuildingut "Pit bull gym",klubin "Roni", "Kristal gym" dhe "Olimpia".

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se ndjehet tepër i kënaqur që gjendet ne mesin e tyre, duke uruar këta të fundit edhe për sukseset e shumta që kanë arritur. Ai tha se Komuna e Ferizajt, këtë sport do ta përkrah në vazhdimësi, duke e konsideruar si njërin ndër sportet jo edhe shumë të lehtë, por edhe i kushtueshëm.

E këta sportistë u shprehen tejet mirënjohës ndaj kryetarit Svarqa për pritjen e bërë duke theksuar se do të sjellin suksese të vazhdueshme në qytetin e Ferizajt.

Në fund të këtij takimi këto klube janë nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, në shenjë respekti për rezultatet e arritura në këtë sport.

Ilazi: Në realizim e sipër projekte të shumta infrastrukturore

Posted: 20 Apr 2017 05:15 AM PDT

Drejtoria e Infrastrukturës në Ferizaj, tash për tash ka filluar punimet në 16 projekte të ndryshme infrastrukturore.

Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie, Gafurr Ilazit deri tash janë iniciuar 14 procedura të tenderimit, 30 kontrata janë nga viti i kaluar, ndërsa po punohet në 16 projekte infrastrukturore.

"Po punohet në projektin e sheshit, në fshatin Komogllavë, asfaltimi i rrugicave në fshatin Lloshkobare, po punohet në rrugicat e fshatit Bibaj, asfaltimi i rrugicave në Talinovc të Muhaxherëve, në fshatin Gaçke, në lagjen Cakaj në Mirosalë, në fshatin Koshare, asfaltimin i rrugicave në Rahovicë, si dhe asfaltimi përgjatë rrugës së hekurudhës në Ferizaj", tha drejtori Ilazi.

U bë e ditur se komuna e Ferizajt, tashmë ka përfituar edhe shumë projekte nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. U tha se me mjete të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, është duke u bërë asfaltimi i rrugicave në fshatin Dubravë, ndërsa me mjete të Ministrisë së Infrastrukturës, po realizohen edhe disa projekte të tjera.

"Me mjete të Ministrisë së Infrastrukturës është paraparë që të realizohen edhe këto projekte: asfaltimi i rrugicave në Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve, ndërtimi i rrugës në fshatin Bibaj kyçja e rrugës N6 në rrugën "Driton Islami", asfaltimi i rrugës Sojeve-Mirosale-Pojatë-Softaj –Ferizaj, asfaltimi i rrugës Rahovicë-Kishnapole, asfaltimi i rrugës Pleshinë-Kashtanjeve dhe asfaltimi i rrugës Talinovc i Muhaxherëve-Ferizaj, rrugë kjo që shkon në drejtim të rrugës "Kadri Zeka"", ka potencuar drejtori Ilazi.

U bë e ditur se buxheti i Drejtorisë së Infrastrukturës për këtë vit është ,mbi 4 milion euro, si dhe mbi 1 milion euro mjete të bartura nga viti i kaluar.

Haradinaj porosit nga Franca: Vendi të shkojë në zgjedhje, gjendja është e rëndë

Posted: 20 Apr 2017 03:08 AM PDT

Ai ka vlerësuar se gjendja ekzistuese çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është pjekuri politike. 

"Mbajtja e gjendjes ekzistuese po bëhet e rëndë dhe e vështirë për institucionet dhe për vendin, sidomos për qytetarin. Duhet t'ia kthejmë vendimin qytetarit, pra sovranit. Në këtë situatë kjo është legjitime dhe shprehje e një pjekurie politike, e një vetëdije të lartë. Nuk bën të testohet deri në pafundësi një gjendje e tillë. Mënyra më e mirë për t'u riparuar kjo gjendje që e ka rënduar Kosovën është për t'ia kthyer vendimin sovranit. Kjo besoj se do të ishte e mirë për gjithë spektrin politik dhe për qytetarët", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë që disa muaj, në bazë të një fletarrestimi serb, është shprehur i bindur se Gjykata e Colmarit më 27 prill do ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe do ta lirojë atë.

Ai ka thënë se kërkesa e palës serbe është e padrejtë dhe e motivuar politikisht. "Kjo kërkesë është thjesht përndjekje ndaj meje dhe nuk ka të bëjë asgjë me ligjin", ka thënë Haradinaj.

Nuk do të ketë më PIN për kartelat bankare

Posted: 20 Apr 2017 03:08 AM PDT

"DailyMirror" shkruan se "MasterCard" duket se ka menduar dhe për këtë. Ajo ka krijuar një lloj karte të re bankare me gjurmë gishtash biometrike. Këtë lloj karte kompania po e teston në Afrikën e Jugut dhe thotë se shpreson ta bëjë të plotë procesin në të gjithë botën brenda vitit.

Por para se kjo të adoptohet, bankat duhet të kenë teknologjinë e re. Sipas Engadget, që ka testuar këto karta, ndoshta do ju kërkohet nëse e dëshironi këtë teknologji të re para se të shkoni në një filial banke dhe të skanoni gjurmët e gishtave.

Gjurmët digjitale ruhen në një çip brenda kartës. Dhe shitësit duhet të përditësojnë makineritë e tyre për të përdorur këtë teknologji të re.

"Konsumatorët kanë gjithnjë e më shumë siguri dhe lehtësi me të dhënat biometrike", thotë Ajay Bhalla, kreu i sigurisë së Mastercard.

Bora mbulon Ferizajn (Foto)

Posted: 20 Apr 2017 02:22 AM PDT

Parashikimet e meteorologëve se këto ditë do të ketë reshje bore dolën të vërteta.

Bora në mëngjesin e sotëm ka arritur edhe në Ferizaj dhe qytetit i ka dhënë një pamje dimërore.

Të reshurat ende po vazhdojnë edhe pse rreth mesditës shtresat e borës  që kishte rënë gjatë natës janë shkrirë.

Salihu: Për qytetin e Ferizajt do të ishte nderë që një shesh kryesor ta ketë emrin e Adem Gllavices

Posted: 19 Apr 2017 03:52 PM PDT

Kur mbanë në dorë librin "Adem Gllavica (Selimi) tregon". Kureshtja nuk të lë të qetë, sepse ke bindjen se përmes letrave dhe ngjarjeve që përshkruhen aty, mund të kuptosh sfidën dhe përpjekjet njerëzore të figurave kyçe që e përbëjnë atë periudhë tashmë historike dhe personalisht rrugëtimin dhe qëndresën e Adem Gllavicës , vizionin e tij, humanizmin dhe ndjenjën e shqiptarizmës mbi të gjitha ideologjitë. Është më se e natyrshme e njerëzore, kur kujtojmë ëndrrën dhe jetësimin e saj gjatë gjithë jetës së tij për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Në çdo referencë ku ndeshet emri i tij, me të gjitha ngjarjet që e përbëjnë, padyshim se lidhet edhe edukim arsimimi, për të vetëdijesuar popullin shqiptar për një përgatitje, për një të ardhme çfarëdo qoftë. Duhet vëmendje e madhe për të qenë gjithnjë i gatshëm për të dhënë, pra vëmendje që brumoset në shpirt për kauza që janë mbi njerëzore, siç ishte ajo e Adem Gllavicës me shokë, një rrugëtim që vetëm një herë në jetë ndodhë, tek njerëzit që vetëm rrallë në histori mund t'i gjejmë sikurse emri i Adem Gllavicës, ku Libri përshkruan rezistencën e nacionalistëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1941-1945 përmes letrave të vetë protagonistit.

Janë faktet historike dhe datat ato që e fuqizojnë gjithë natyrën e problemit të shqiptarëve nëpër botë e ngjarje, sikurse kjo që kemi sot, pra Librin Adem Gllavica. Nga gjithë ato letra mund të kuptohet shumëçka, dua të shkëpus vetëm një cope të vogël të gjithë asaj arkive kujtese që ishte vetë protagonist i saj, por që të mbushë me ndjenjën e përgjegjësisë se ; ta duash atdheun, duhet më shumë se vetën t'ia kushtosh atij frymëmarrjen, shëndetin, po që se është nevoja edhe familjen. Gjithnjë i vetëdijshëm për çdo veprim, gjithnjë i qetë para çdo sfide, dhe kur shikohet historia e tij si fëmijë, si nxënës, studentë e ushtarë e deri tek ajo pjekuria të themi, "për ta shtyrë çështjen", për ta lëvizur" asnjëherë nuk është ndalur ;dhe gjatë gjithë jetës e ka bartur në supe, e asnjëherë nuk ka ndryshuar,pra ka mbetur i njëjtë si Njeri…. një ndjenjë dhe raport që prapë rrallë mund ta hasësh nëpër periudhat historike. Dhe gjithë ky përkushtim për ta radhitur këtë kujtesë, këto fakte këtë histori është bërë i mundur nga prof Bardhyl Selimi, që besojmë se nuk ka qenë edhe i lehtë për një gjë që më duket mua interesante pra Ngjarjet e përjetuara nën shkrimin e ndjesinë e gjuhës shqipe që ekziston. Pra kjo i jep kuptim edhe më shumë. Sikur jetën e ka shikuar në sy, pa u trembur asnjëherë nga stina nga koha dhe nga njerëzit qoftë ditën e natën. Jeta e tij, rrugëtimi përbënë qartësinë e mprehtë të kuptimit të konceptit të Durimit, Dashurisë, dhe Atdhedashurisë për njeriun tokën dhe familjen . Luftëtari i Shqipëris Etnike -Adem Gllavica

Për qytetin e Ferizajit do të ishte nderë që një shesh kryesor ta ketë emrin e Adem Gllavices

Hyzri Salihu Koordinator i FBKSH.së

/Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqipëtar/

Reçica: Demarkacioni tash asht “gur prove” për koalicionin (video)

Posted: 19 Apr 2017 03:39 PM PDT

Deputeti i PDK's Elmi Reçica ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum ka fole gjere e gjate per shume çashtje te aktualitetit politik ne vend, si per koalicionin ne mes te PDK's dhe LDK's, per temen e nxete te Demarkacionit ne mes Malit te Zi dhe Kosoves, por edhe per sondazhet e fundit dhe themelimin se kush e ka themelue Vetevendosjen.

Reçica ka theksue se koalicioni ne mes te PDK's dhe LDK's nuk po perputhet ne shume çashtje dhe qysh ata e kane mendue, por simbas tij ende nuk kane mbrri te fundi i rruges dhe ndamja e tij.

Ai ka shtue se ata e kane ba analizen si partner te kaolaicionit por edhe si PDK, tue thane se me kete koalicin asgja muk ka levize.

Perderisa kur ka fole per deputetet dhe punen e tyne, ai ka thane se kjo legjislature nuk ka nise mare dhe si e tille edhe ka vazhdue.

Ky deputet i PDK's ka fole edhe per Demarkacionin i cili simbas tij duhet me kalue me konsensus te gjane politik.

Ai nder te tjera ka shtue se ky proces duhet me kalue permes nji konsensusi te gjane politik dhe njiher e mire me marre fund.

"Duhet me ardhe deri ne nji moment qe partneret e koalicionit me u ule edhe me bisedue se çka duhet me ba tutje", ka theksue ai.

Ai ka thane se per programin e Qeverise jane marre per baze edhe programi i LDK's por edhe i PDK's.

Simbas tij, ky koalicion e ka gur prove demarkacionin ngase po lidhet per liberalizimin e vizave.

Kurse tue fole per Vetevendosjen dhe sondazhet e saj, ai ka thane se ne sondazhet kredibile nderkombetare PDK asht e para, derisa LDK del e dyta, kurse te tjerat vijne mbas.

Ky deputet i PDK's ka thane se Shpend Ahmetin ne Prishtine e ka zgjedh PDK.

Derisa per krijimin e VV's, Reçica ka mohue zanat se ka dore PDK.

Ai ka thane se kjo levizje asht formue ne momentet e paknaqesise se bisedimeve te Vjenes.

Reçica ka fole edhe per shume çashte te tjera keto komente i ka ba ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Per ma shume shihne videon e plote. /RROKUM.TV/

Sindikata e Arsimit në Ferizaj mirëpret nënshkrimin e kontratës kolektive

Posted: 19 Apr 2017 10:00 AM PDT

Nënshkrimin e kontratës së re kolektive të Arsimit në Kosovë, e ka mirëpritur edhe Sindikata e Arsimit në Ferizaj. Kryetari i kësaj sindikate, Rexhep Sadiku, tregoi se çka përmban kjo kontratë.

"Derisa më parë pagat jubilare janë dhënë dhe ka qenë e përcaktuar që t'u jepen mësimdhënësve pas daljes në pension, tani e veçanta e saj është se për çdo 10 vite obligohet Ministria dhe Komuna që të japin këto paga të cilat shkojnë me përqindje, ai i cili ka 10 vite përvojë pune i takon 50 % të pagës bazë, ata që kanë 20 vite 75% të pagës bazë, 30 vite një pagë dhe 40 vite një pagë e gjysmë apo 150%", theksoi Sadiku.

Sadiku tha se nëse kjo kontratë nuk zbatohet  SBASHK-u do ta padis Ministrinë e Arsimit dhe komunat.

"Sipas fjalëve të Ministrit tashmë komunat do të kenë grante më të mëdha dhe këto grante u krijojnë hapësira dhe mundësi më të mëdha për t'i realizuar siç është udhëtimi, tri pagat dhe pagat jubilare. Mospërmbushja e këtyre kërkesave të nënshkruara në kontratën kolektive pason pjesën tjetër juridike ligjore ku ne do t'i padisim, tashmë kemi një numër të madh të kërkesave të arsimtarëve që i kanë paditur për mosdhënien e tri pagave dhe pjesës tjetër të pagave jubilare, dhe shpresojmë, sipas të gjitha indikacioneve, se procesi gjyqësor do të jetë në favor të mësimdhënësve", u shpreh Sadiku.

Televizioni Tema ka kontaktuar me drejtorin e Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halilin, i cili përmes telefonit tha se nuk është në dijeni se çka është nënshkruar pasi që ende nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare nga Ministria, transmeton Televizioni Tema.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more