Skip to main content

“Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?” plus 3 more Qysh me

“Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?” plus 3 more Qysh me


Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?

Posted: 19 Apr 2017 01:35 PM PDT

Njeriu është një qenie biopsikosociale.

Funksionimi i rregullt i sistemit të mendimit dhe ndjenjave kërkon një zhvillim të shëndetshëm biologjik.

Ky individ mbrohet me anë të përkujdesjes dhe një ambienti të pastër.

Mbrojtja e anës biologjike kërkon mund dhe ndonjëherë të bën viktimë të stresit.

Prishja e sistemit të mendimit dhe ndjenjave i hap rrugë çrregullimeve në sjellje , shfaqen reagime të çrregullta dhe personi nuk arrin të ndjejë plotësisht ndjenjat e dhembshurisë dhe ndërgjegjes.

A është i rëndësishëm komunikimi mes prindërve?

Në rastin kur mungojnë ndjenja e dhembshurisë dhe ndërgjegjja çrregullime si personalitet psikopatik( çrregullimi i një personaliteti antisocial) , çrregullimi paranoid( një person i cili dyshon në çdo gjë) mund të vëzhgohen që në barkun e nënës.

Shëndeti i nënës është i lidhur me dashurinë dhe respektin e babait , me një dyshe të harmonizuar.

Tek personat të cilët nuk mirëkuptohen me bashkëshortët e tyre veçanërisht gratë shfaqet shpesh depresioni.

Prandaj për të zhvilluar ndjenjën e dhembshurisë dhe ndërgjegjes tek fëmija përpiquni të shmangni konfliktet dhe situatat e pakëndshme.

Çfarë lloj mangësish shfaqen tek fëmija nëse nëna dhe babai janë në depresion?

Plotësimi i nevojave themelore në kohën e duhur mundëson krijimin e një individi të ndjeshëm ndaj vuajtjeve , dhimbjeve.

Duke e bërë këtë ai vazhdimisht përpiqet të kuptojë gjuhën e nënës dhe babait dhe në këtë mënyrë zhvillon dhe gjuhën e tij të trupit.

Kështu bashkë me  zgjuarsinë akademike zhvillohet dhe zgjuarsia emocionale.

Nëse nëna dhe babai kalojnë në depresion fëmija mund të zhytet në mendime të thella dhe në këtë mënyrë krijohet një komunikim i mangët ose i cunguar i cili është shprehje e një çrregullimi serioz.

A është i mundur riparimi i mangësive?

Gjatë periudhës së zhvillimit ë fëmijës ka disa faza shumë të rëndësishme , nëse mangësitë shfaqen gjatë këtyre fazave riparimi është i pamundur.

Mungesën e nënës mund ta plotësojë pjesërisht vetëm dashuria e njerëzve të cilët e kanë dashur e mbështetur atë.

Por përsëri nëna dhe babai mund të quhen të fituar nëse pas shërimit të plotë e kapin situatën aty ku e kanë lënë më parë.

Sëmundjet psikologjike ndonjëherë shkaktohen nga nervozizmi i nënës apo babait ose nga teprimi në dhënien e dënimit ndaj fëmijës.

Dhe kjo i hap rrugën shfaqjes së traumave tek fëmija dhe ndikon negativisht tek ndjenjat e dhembshurisë dhe ndërgjegjes.

Çfarë duhet të bëjmë në komunikimin me ambientin përreth?

Rritja e fëmijës në një ambient të pastër, natyral dhe të shëndetshëm është shumë e rëndësishme.

Duhet të analizohen mirë shkaqet e ndonjë problemi të fëmijëve në marrëdhëniet me kafshët, nëse fëmija ka shumë frikë apo nëse sillet në mënyrë brutale ndaj tyre.

Përsëri gjatë proceseve të zhvillimit rrethi social dhe marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol të rëndësishëm.

Nëse fëmija reagon ashpër ndaj shokëve apo motrës, vëllait atëherë duhet të rishikohen dhe një herë nevojat e paplotësuara dhe traumat e kaluara.

The post Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e largu stresin me përbërës natyral?

Posted: 19 Apr 2017 01:08 PM PDT

Shkencëtarët e universitetit të Edimburgut kanë zbuluar se shega ndihmon për të luftuar stresin duke qenë një burim i pasur antioksidantësh.

Nëse ju konsumoni 500 ml lëng shege çdo ditë për dy javë rresht, humori juaj do të përmirësohet dhe stresi do të pakësohet.

Është mirë që njerëzit të konsumojnë lëng shege, pasi ajo iu heq stresin dhe iu jep energji.

The post Qysh me e largu stresin me përbërës natyral? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji jeshil?

Posted: 19 Apr 2017 01:00 PM PDT

1.Për qetësimin e djegieve nga dielli.

Çaji jeshil neutralizon dëmet e shkaktuara nga rrezet ultravioletë, parandalon inflamacionin dhe ndihmon për rigjenerimin e lëkurës së djegur.

2.Për shpëlarjen e flokëve.

Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve dhe vitaminat E dhe C i bëjnë ata më me shkëlqim.

Hidhni 3-4  lugë çaji jeshil në gjysmë-litri ujë dhe shpëlajini flokët pas larjes me shampo.

3.Për forcimin e thonjve.

Për të evituar zverdhjen e thonjve, futini ata një herë në javë në çaj jeshil.

Ata bëhen më të fortë dhe me më shumë shkëlqim brenda një kohe të shkurtër.
4. Maskë për fytyrën me mjaltë dhe çaj jeshil.

Pasi keni pirë çajin jeshil, merrni gjethet dhe përzjejini me mjaltë, për të bërë një maskë, e cila e bën lëkurën shumë të butë.
5. Për dhëmbët.

Transformoheni çajin jeshil në pastë dhëmbësh, duke i lënë gjethet të ziejnë 30 minuta në ujë.

Pastaj, kullojini gjethet dhe përziejini me sodë buke.

Kjo masë e pëftuar parandalon erën e pakëndshme dhe mikrobet që shkaktojnë pllakën dentare.

The post Qysh me i ditë përfitimet nga çaji jeshil? appeared first on Qysh Me.

Qysh me largu plastikën e shkrirë nga shporeti?

Posted: 19 Apr 2017 12:26 PM PDT

Ndodhë që rastësisht të harrojmë pllakën e shporetit lëshuar, e të vendosim ndonjë gjë plastike mbi të.

Për të larguar plastikën lehtësisht, ndiqni këto këshilla.

1.Mos tentoni ta largoni plastikën gjatë kohës që pllaka është ende e ngrohtë, pasi që vetëm do ta përkeqësoni gjendjen.

2.Pasi të jetë ftohur, mbuloni sipërfaqen e plastikës së shkrirë me sodë bikarboni.

3.Pastaj, spërkatni mbi sodë me uthull të bardhë.

4.Lejoni të veprojë për 1 minutë, dhe me pjesën e fortë të sfungjerit largoni plastikën e mbetur.

The post Qysh me largu plastikën e shkrirë nga shporeti? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more