Skip to main content

Mesazhi.com: “Sulm ndaj policisë në Paris, nje polic dhe sulmuesi te vdekur” plus 9 more

Mesazhi.com: “Sulm ndaj policisë në Paris, nje polic dhe sulmuesi te vdekur” plus 9 more


Sulm ndaj policisë në Paris, nje polic dhe sulmuesi te vdekur

Posted: 20 Apr 2017 01:05 PM PDT

Një sulm është kryer kundër policisë në një prej bulevardeve kryesore në Champs Elysees, në kryeqytetin e Francës, Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit BFM mësohet se nga sulmi janë plagosur rëndë dy policë, si dhe sulmuesi është vrarë në ngjarje.

Ndër të tjera është vënë në dukje se bulevardi është mbyllur për qarkullimin e automjeteve, si dhe policia ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë larg rajonit.

The post Sulm ndaj policisë në Paris, nje polic dhe sulmuesi te vdekur appeared first on Mesazhi.com.

“Tapet me tulipanë” në Xhaminë Blu në Stamboll

Posted: 20 Apr 2017 08:48 AM PDT

Për të përkujtuar çlirimin e Stambollit, në sheshin e Xhamisë Blu në këtë qytet është përgatitur një “tapet me tulipanë” 1.453 metra katrorë, numër ky që përkon me vitin e çlirimit të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të festës së tulipanëve në Stamboll, një nga sheshet e zbukuruara me këtë lule është edhe sheshi i Xhamisë Blu, ku në këtë kuadër është ndërtuar edhe “tapeti më i madh i tulipanëve në botë”.

Për ndërtimin e tapetit i cili përkujton edhe vitin e çlirimit të Stambollit dhe si rrjedhojë përbëhet nga 1.453 metra katrorë, janë përdorur 564 mijë tulipanë të ngjyrave të ndryshme, me qëllim ndërtimin e motiveve të një tapeti të vërtetë.

Tapeti i tulipanëve i ndërtuar për herë të tretë, ka tërhequr si çdo vit turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

Ceremonia zyrtare për hapjen e këtij tapeti do të zhvillohet më 22 prill, me pjesëmarrjen e kryetarit të Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş.

The post “Tapet me tulipanë” në Xhaminë Blu në Stamboll appeared first on Mesazhi.com.

Sulmohet një xhami në Gjermani

Posted: 20 Apr 2017 08:45 AM PDT

Një sulm është ndërmarrë këtë mëngjes nga persona të pa identifikuar ndaj xhamisë Eyüp Sultan, në qytetin Leipzig të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i shoqatës së xhamisë İsmail Özgan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se imami i cili kishte mbërritur në xhami rreth orës 04.30 për namazin e sabahut ka vënë re dëmtimin e fasadës së jashtme të xhamisë.

“Murin e kanë lyer me bojë të zezë dhe kanë shkruar fjalë ofenduese. Kanë dëmtuar edhe tabelat e reja që sapo i kishim bërë”, është shprehur Özgan.

Ndër të tjera Özgan ka njoftuar se i kanë dorëzuar pamjet filmike të kamerave policisë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim.

Bëhet e ditur se edhe javën e kaluar në Gjermani ka patur një sulm ndaj një shoqate turke në Berlin, si dhe ditën e djeshme ishte vizatuar një kryq nazist në një xhami në qytetin Freiburg.

The post Sulmohet një xhami në Gjermani appeared first on Mesazhi.com.

Mbetet ende e pazgjidhur enigma e vdekjes së gjykatëses së parë muslimane në SHBA

Posted: 20 Apr 2017 08:44 AM PDT

Pak më tepër se një javë që prej gjetjes së trupit të Sheila Abdus-Salaam-it në bregun e lumit Hudson në Nju-Jork, vdekja e saj mbetet ende një enigmë.

Policia amerikane dhe bashkëshorti i së ndjerës 65-vjeçare, gjykatëses së parë muslimane në SHBA, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve në përpjekje për të gjetur arsyet e vdekjes së saj.

Rasti është trajtuar si një vetëvrasje, edhe pse policia u deklaroi gazetarëve më 13 prill se në trupin e së vdekurës nuk kishte shenja lëndimi apo traume, ashtu siç u shpreh më 18 prill se nuk kishte shenja vetëvrasjeje.

Një riklasifikim i vdekjes së gjykatëses e përcakton atë si një vdekje të dyshimtë. Vetë bashkëshorti i saj, Gregory Jacobs, nuk pranon që të bëhet fjalë për një vetëvrasje.

"Ata nga ne që e deshën Sheila-n dhe e njihnin mirë atë nuk besojnë se këto përfundime të pambështetura kanë ndonjë bazë në realitet," lexohej në një deklaratë të shkruar prej tij.

Trupi i gjykatëses Sheila Abdus-Salaam u gjet më 12 prill në bregun e lumit pranë shtëpisë së saj në Manhatan vetëm një ditë pasi u deklarua e humbur.

The post Mbetet ende e pazgjidhur enigma e vdekjes së gjykatëses së parë muslimane në SHBA appeared first on Mesazhi.com.

Në qytetet e Kanadasë rriten ndjenjat anti-muslimane

Posted: 20 Apr 2017 07:01 AM PDT

Një imam në Kanada tha se ka marrë kërcënim me vdekje, ndërkohë që në një tjetër kërcënim tha ai, është bërë thirrje për djegien e xhamisë në afërsi të Torontos ku imami është i angazhuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kërcënime ka patur edhe në kryeqytetin Otava, ku të mërkurën u zbulua një letër me porosi të urrejtjes e vendosur nën derën e Qendrës së Kujdesit Islamik, në të njëjtën ditë kur godina u përfshi nga një zjarr i cili shpërtheu në pjesën anësore të ndërtesës.

Imami Ibrahim Hindy i tha të përdishmes kanadeze "Globe and Mail", se kishte pranuar një e-mail në të cilin është kërcënuar me jetë, ndërkohë që të njëjtit i ishte bashkangjitur një fotografi e një njeriu të varur në litar.

Hindy është anëtar i këshillit shkollor të një grupi multi-fetar në Mississauga, qytet ky shumë afër Torontos.

Muajin e kaluar, mbledhja e Këshillit ishte shndëruar në një protestë të dhunshme kundër vendimit të shkollës e cila lejon nxënësit muslimanë të vijojnë namazin e xhumasë.

Gjatë protestës janë grisur faqet e Kur’anit dhe të njëjtat u hodhën në dysheme.

Hindy ka folur në mbrojtje të bordit të shkollës, por tha se kurrë nuk priste që ai të shndërrohet në objekt të një urrejtjeje të tillë.

“Ka qenë e paimagjinueshme për mua se njerëzit do të më sulmojnë me një urrejtje të tillë”, tha Hindy për Global News, duke shtuar se është sulmuar edhe përmes internetit ku ka marrë kërcënim me vdekje.

“Kërcënime ka patur edhe në mediat sociale, ku njerëzit flisnin hapur për djegien e xhamisë ku punoj”, tha Hindy sipas të cilit policia ka shpeshtuar patrullimet rreth xhamisë.

Ndërkohë në Ottawa, policia tha se dikush i vuri zjarrin mbeturinave të grumbulluara pranë portës së Qendrës së Kujdesit Islamik, por nuk zbuloi përmbajtjen e letrës së vendosur nën derën e saj.

"Jemi duke e trajtuar si krim nga urrejtja", deklaroi drejtori ekzekutiv i Qendrës, Omar Mahfoudhi.

Javën e kaluar, Qendrës iu thyen dritaret si dhe një xhamie të Otavës.

The post Në qytetet e Kanadasë rriten ndjenjat anti-muslimane appeared first on Mesazhi.com.

Ushtria izraelite përdor plumba dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë

Posted: 20 Apr 2017 05:55 AM PDT

Në rajonin Ebu Dis të Jerusalemit, të rinjtë palestinezë mbajtën protestë në mbështetje të të burgosurve palestinezë të cilët kanë hyrë në grevë urie. Ndërkaq, në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë në protestë, njoftohet se janë plagosur shtatë protestues palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit, në protestën e mbajtur në rajonin Ebu Dis për mbështetje të të burgosurve palestinezë të cilët ndodhen në grevë urie, kanë ndërhyrë ushtarët izraelitë.

Gjatë ndërhyrjes në protestë, thuhet se të rinjtë iu kundërvënë duke hedhur gurë ndaj ushtarëve izraelitë të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba të vërtetë.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë, një palestinez është plagosur me plumb të vërtetë dhe 6 të tjerë me plumba gome kurse 11 protestues janë prekur nga gazi lotsjellës.

Ndryshe, rreth dy mijë palestinezë të hënën filluan grevë urie për t'i dhënë fund praktikave arbitrare dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli dhe për përmirësimin e kushteve në burgje.

The post Ushtria izraelite përdor plumba dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë appeared first on Mesazhi.com.

Ngrihet aktakuzë kundër Murat Mehës

Posted: 20 Apr 2017 05:38 AM PDT

Një vendim i aplikuar për herë të parë vetëm ndaj 'Marigona Rezidenc', ka bërë që Murat Mehës në cilësinë e Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës, t'i ngritet aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përveç Murat Mehës, në këtë aktakuzë përfshihen edhe Ismet Kryeziu, drejtor ligjor në Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Nemanja Spasic, shef i zyrës Kadastrale në komunën e Graçanicës.

 

Në këtë proces, pala e dëmtuar është 'Marigona Rezidenc' që pëson një humbje prej rreth 5 milionë eurosh.

I ashtuquajturi 'mendim profesional' që kishte dalë nga Agjensioni Kadastral i Kosovës, kishte bërë që 'Marigona Rezidenc' të kishte telashe të mëdha në ushtrimin e veprimtarisë, përfshirë: marrjen e kredive, shitjen e shtëpive etj.

Aktakuza është ngritur më 7 nëntor 2016.

Murat Mehës, Ismet Kryeziut dhe Nemanja Spasicit, i është ngritur aktakuzë nga Departamenti për krime të rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas dokumentit që Periskopi e posedon të plotë, aktakuza është ngritur me arsyetimin se 'të pandehurit në bashkëkryerje duke filluar nga data 26.09.2014, në vazhdimësi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që Murat Meha, në cilësinë e Kryeshefit të Përgjithshëm të Agjensionit Kadastral të Kosovës, Ismet Kryeziu, në cilësinë e Drejtorit të Drejtoratit Ligjor në Agjenionin Kadastral të Kosovës e kanë penguar të dëmtuarën "Marigona Rezidenc' në ushtrimin e veprimtarisë së saj, ashtu që të dëmtuarën e kanë vënë në pozitë të pabarabarë në raport me ligjin e zbatueshëm'.

Sipas aktakuzës, "personat e pandehur nuk ia kanë lejuar të dëmtuarit që sipas ligjit të regjistrojë të drejtën e bartjes së pronësisë në regjistrin kadastral".

Murat Meha dhe Ismet Kryeziu, sipas aktakuzës, e kanë obliguar të pandehurin Nemanja Spasic, Shef i Zyrës Kadastrale në Graçanicë, që të veprojë në bazë të një mendimi professional që siç citon aktakuza, është nxjerrë "në kundërshtim me ligjin, me ç'rast 'Marigona Rezidenc' ia kanë cënuar barazinë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike dhe nga ajo periudhë të njëjtës i është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

Aktakuzon kumton se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Cënimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga neni 284 lidhur me nenin 31 të KPRK'së.

Si e aplikoi Agjensioni Kadastral i Kosovës për herë të parë të ashtuquajturin 'mendim professional' dhe pse pikërisht ndaj 'Marigona Rezidenc'?

Në bazë të dëshmisë të të pandehurit Nemanja Spasic, i cili ka mohuar të ketë kryer vepër penale, ai deklaron se 'deri në vitin 2014" kur edhe ndodh rasti me 'Marigona Rezidenc' nuk ka qenë praktike të kërkohen të ashtuquajtuar 'mendime profesionale', mirëpo atë kohë, atij i vjen një mendim i tillë nga AKK.

Sipas sqarimit që e citon aktakuza thuhet se 'ky mendim nuk ka pasur karakter obligativ por vetëm e ka sqaruar mënyrën e bartjes së pronave ku shfrytëzuesi i pronës konsdierohet qirambajtës 99 vite e të drejtën e dhënies së tjetrit mund t'ia bart si nënqiramarrës për 99 vite".

'Mendimi profesional' që dëmtoi veprimtarinë e 'Marigona Rezidenc' për rreth 5 milionë euro

Për Erold Belegun, që është palë e dëmtuar në këtë proces, ky 'mendim profesional' është paksa i habitshëm si formë, pasiqë është aplikuar për herë të parë vetëm ndaj 'Marigona Rezidenc'.

Njoftimi që u shkon atyre se të gjitha parcelat që i kanë si qirambajtje për 99 vite 'tani e tutje do të trajtohen si nënqirambajtje për 99 vite', do të ishte i befasishëm e njëherit edhe shumë dëmtues për ndërmarrjen.

Në arsyetimin e aktakuzës thuhet se 'Kjo për të dëmtuarën ka sjellë shumë problem dhe dëme të natyrave të ndryshme si material ashtu edhe morale rreth imazhit që ka pasur kjo veprimtari meqë është pamundësuar realizimi i projektit në tërësi dhe që ka sjellë deri tëe humbja e të drejtës së tyre për të marrë kredi nëpër banka për shkak të statusit të ri të krijuar nga mendimi professional dhe rekomandimi i AKK'së ku me këto kredi kishin pasur në plan të finalizojnë planin e tyre e në anën tjetër është dashur të bëjnë pagesën e kredive te vjetra gjë që ka vështirësuar dhe rrrezikuar veprimtarinë e tyere".

Dëmi i përllogaritur nga ky vendim që Agjencioni Kadastral e aplikon për herë të parë vetëm ndaj 'Marigona Reziden'c, sipas të dëmtuarve përllogaritet të jetë diku rreth 5 milionë euro.

Belegu: Murat Meha me vendime të tilla mund ta dëmtojë tërë Kosovën

Erold Belegu, përfaqësues i 'Mairgona Rezidenc', ka thënë për Periskopin se ky ka qenë një proces i gjatë gjyqësor, për të cilin, thotë se janë të lumtur se 'më në fund është ngritur aktakuzë'.

Ai i ka thënë Periskopit se një hap i tillë në formë ligjore, në vitin 2014 është marrë vetëm ndaj 'Marigona Rezidenc'.

"Që kur ka nisur ky problem ne në vazhdimësi kemi qenë në kontakte me të gjithë përfaqësuesit e Agjensionit Kadastral të Kosovës sepse jemi dëmtuar shumë. Kemi komunikuar në vazhdimësi me Murat Mehën, Ismet Kryeziun e Nemanja Spasicin, por të gjithë na thonin se ky hap është bërë në bazë të atij mendimi ligjor", thotë Belegu për Periskopin.

Ai thotë se nuk e di pse ka ndodhur kjo por se 'qëllimi ka qenë ta dëmtojnë Marigona Rezidenc'.

"Unë nuk e di pse ka ndodh kështu…por po, qëllimi ka qenë natyrisht që të dëmtohemi ne si palë', ka thënë Belegu.

Duke sqaruar në tërësi se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, Belegu ka sqaruar se ka qenë e habitshme se si për herë të parë kjo formë është aplikuar ndaj 'Marigona Rezidenc' dhe se ka qenë e jashtligjshme.

'Vetëm pas 5 muajsh pasi ndodh kjo me Marigona Rezidenc, Agjencia Kadastrale përmes një rekomandimi, shtyn që kjo formë të aplikohet jo vetëm në Prishtinë e Graçanicë, por edhe në komuna të tjera të Kosovës', thotë Belegu, duke shtuar se 'Murat Meha me vendime të tilla mund ta dëmtojë Kosovën".

Periskopi ka provuar të kontaktojë të pandehurit e kësaj aktakuze, përfshirë edhe Murat Mehën, por qasja ka qenë e pamundur.

The post Ngrihet aktakuzë kundër Murat Mehës appeared first on Mesazhi.com.

Aktakuzë për krime lufte kundër ish-rezervistit të policisë në Vushtrri

Posted: 20 Apr 2017 05:38 AM PDT

Sot, një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër të pandehurit Z.V, ish-rezervist policie në Vushtrri.

I pandehuri dyshohet për veprimet të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndërmjet fshatrave Shtudime e Epërme dhe Shtudime e Poshtme, Komuna e Vushtrrisë dhe objekteve të Kooperativës Bujqësore, Vushtrri më ose rreth datës 2 maj 1999, si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje.

I pandehuri akuzohet për: Krime lufte kundër popullatës civile siç parashihet dhe ndëshkohet me anë të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), dhe aktualisht i penalizuar me Kodin Penal të Kosovës (KPK), dhe kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë.

Këto krime përfshijnë vrasjet brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktimin e vuajtjeve të mëdha, aplikimin e masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimin e pasurisë, plaçkitjen dhe vjedhjen në shkallë të gjerë të pasurisë që ishte e pajustifikueshme.

Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori ndërkombëtar pas ekstradimit të pandehurit nga Mali i Zi.

The post Aktakuzë për krime lufte kundër ish-rezervistit të policisë në Vushtrri appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa në Bruksel do të kërkojë liberalizim me kusht për Kosovën

Posted: 20 Apr 2017 04:47 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet që të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme në Bruksel, ku do prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Mustafa, do të kërkojë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të Demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbushë këtë kriter, asaj t'i merret sërish liberalizimi dhe t'i kthehet regjimi i vizave.

Kryeministri Mustafa ka deklaruar së fundmi se këtë çështje e ka diskutuar me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ku sipas tij, ministri gjerman ka premtuar se kërkesa do të merret parasysh.

Mirëpo, njohësit e integrimeve evropiane dhe ata të zhvillimeve politike konsiderojnë se një kërkesë e tillë nga ana e Kosovë është e vonuar.

Ata thonë se edhe në rast se një kërkese e tillë pranohet, ajo mund të vonojë shumë derisa të miratohet nga Brukseli.

Besa Shahini, njohëse e integrimeve evropiane tha për Radion Evropa e Lirë se ka raste në të kaluarën kur Komisionit Evropian i janë drejtuar kërkesa që jo domosdoshmërish kanë qenë relevante për proceset integruese, dhe në disa raste, BE-ja ka pranuar t'i heq disa nga kriteret e përcaktuara.

Ajo ka përmendur si shembull rastin e Bosnjë dhe Hercegovinës, kur në vitin 2011, BE-ja kishte kërkuar që ta ndryshonte mënyrën e zgjedhjes së presidentit.

Megjithatë, në rastin e Kosovës Shahini thotë se ideja e kryeministrit Mustafa, në këtë moment, vështirë se mund të has në mirëkuptim, pasi që Komisioni Evropian dhe vendet anëtare e kanë vendosur gjithë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

"Nëse kryeministri kërkon një gjë të tillë kjo është e mirë, por kjo nuk do të thotë që Komisioni Evropian do të tërhiqet prej një kërkese edhe nëse nuk është kërkesë relevante për procesin e liberalizmit të vizave, siç nuk është ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi".

"Edhe në këtë rast ata do të merrnin shumë kohë derisa të tërhiqeshin nga kërkesa e tyre, që do të thotë se prapë se prapë kanë për të kaluar shumë vite", tha Shahini.

Kurse, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se marrë parasysh qëndrimin e deritashëm të BE-së, nuk beson se kjo çështje do të gjejë kompromis.

Ai pohon po ashtu se në ketë drejtim varet shumë edhe nga vullneti i Gjermanisë brenda BE-së, si shteti më me ndikim.

"Kryeministri Isa Mustafa është dashur ta kërkojë një gjë të tillë kohë më parë, e jo tash kur po e sheh se e ka të pamundur të sigurojë votat për kalimin e demarkacionit. Ai dhe partneri i tij i koalicionit, Kadri Veseli, e kanë përgjegjësinë që ta kalojnë këtë marrëveshje".

"Gjatë gjithë kohës Mustafa ka zgjedhur qasje përjashtuese, e jo gjithëpërfshirëse. Kokëfortësia e tij ka bërë që çështja të bllokohet dhe vetëm tash, kur është bërë vonë, t'i bie ndërmend që të kërkojë zgjidhje tjetër", tha Mushkolaj.

Çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, shihet si pengesa kryesore për procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, por Besa Shahini mendon se edhe nëse përmbushen kriteret e fundit në këtë proces, ku bëjnë pjesë kriteri për ratifikimin e Demarkacionit dhe ai për luftimin e krimit dhe korrupsionit, prapë liberalizimi, sipas saj, do të jetë problem.

"Nga ana e BE-se, duket se nuk ka disponim për liberalizimin e vizave për Kosovën edhe nëse kalon demarkimi i kufirit me Malin e Zi. Ka shtete anëtaret që janë duke kaluar në zgjedhje. Ato e shohin Kosovën si rrezik migrimi ,edhe nuk ka shumë disponim në shtetet e rëndësishme anëtare si Gjermania, Franca, Suedia, Belgjika, që Kosovës t'i lejohet liberalizimi i vizave shpejt", tha Shahini.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do ta paraqes kërkesën e tij në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai kishte paralajmëruar që këtë muaj ta procedojë për ratifikim në Kuvend, Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por në mungesë të votave, tani është vënë në kërkim të një zgjidhjeje alternative.

Marrëveshja aktuale, nuk po mbështetet jo vetëm nga partitë opozitare, të cilat po kërkojnë rinegociim me Malin e Zi, por as nga një numër i deputetëve të partive në pushtet.

The post Mustafa në Bruksel do të kërkojë liberalizim me kusht për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Lumezi: Po hetojmë të gjithë të përmendurit në rastin “Pronto”

Posted: 20 Apr 2017 02:37 AM PDT

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se prokuroria do të hetojë rastin në aferën "Pronto" dhe sapo të ketë prova të mjaftueshme do të fillojë me ngritjen e aktakuzave të para.

"Sa i përket rastit 'Pronto' kemi treguar se kemi vullnet t'i zbardhim të gjitha rastet që janë kontestuese. Në bazë të informacioneve ne kemi pasur guximin që të fillojmë hetimet dhe shumë persona që kanë qenë të përfshirë në rastin Pronto janë në fazën e hetimeve dhe sapo t'i mbledhim provat do të shohim a ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza për personat e përfshirë në këtë aferë", ka thënë Lumezi.

Këto komente kryeprokurori i shtetit i bëri në një konferencë për media ku ka prezantuar raportin e punës për vitin 2016, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se humbja e besimit në sistem të drejtësisë është bërë për shkak të mos efikasitetit në luftim të korrupsionit, por shtoi se prokuroria do t'i hetojë të gjitha rastet që raportohen.

Megjithatë ka thënë se secili prokuror e ka kryer punën e tij në mënyrë efikase

"Prokurorët kanë zgjedhur mbi 63 mijë lëndë gjatë vitit 2016", ka thënë ai.

Ai duke folur për këtë ka thënë se vlerëson punën e prokurorëve por këtë vit pret edhe më shumë punë.

"Para organit te akuzës mbesin shumë lëndë të pazgjidhura. Prokuroria është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar me seli në Holandë. Gjatë vitit të kaluar në bashkëpunim me Policinë kemi arritur që ti largojmë pronarët e pronave të uzurpuara. Ky aksion ka bërë që të lirohen shumë lokale", ka thënë ai.

"Gjatë vitit 2016 kemi zgjedh mbi 468 kallëzime penale", tha ai.

Vitin 2016 Lumezi e ka vlerësuar si vitin më të mirë deri më tani.

Prokuroria e shtetit sipas tij ka arritur sukses edhe në fushën e sekuestrimit për vepra penale.

E duke folur për sfidat ka thënë se Prokuroria është përballur me lëndë të trashëguara, mosbuxhet të mjaftueshëm e gjëra të tjera.

The post Lumezi: Po hetojmë të gjithë të përmendurit në rastin "Pronto" appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more