Skip to main content

Mesazhi.com: “Messi hesht Santiago Bernabeun, Barcelona merr kreun” plus 9 more

Mesazhi.com: “Messi hesht Santiago Bernabeun, Barcelona merr kreun” plus 9 more


Messi hesht Santiago Bernabeun, Barcelona merr kreun

Posted: 23 Apr 2017 01:54 PM PDT

Barcelona ka mposhtur Realin në Santiago Bernabeu me rezultat 3-2.

Real Madrid kaluan të parët në epërsi me anë të Casemiros në minutën e 28-të.

Messi fillimisht barazoi në minutën e 33-të, e më pas Rakitic kaloi në epërsi në minutën e 73-të.

Punët u bënë keq për Realin në minutën e 77-të, kur Ramos u largua me të kuq, mirëpo edhe për kundër disavantazhit numerik, James barazoi rezultatin në minutën e 86-të.

heroi i kësaj ndeshje padyshim që është Lionel Messi, ku në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Barcelona është e para me 75 pikë, aq sa ka edhe Reali, mirëpo ndeshjet direkte e vënë në krye skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.

The post Messi hesht Santiago Bernabeun, Barcelona merr kreun appeared first on Mesazhi.com.

Sipas Gjuriqit, serbët janë tmerruar prej deklaratave të Ramës

Posted: 23 Apr 2017 10:26 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, se serbët që jetojnë në Kosovë janë tmerruar kur kanë dëgjuar deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për Shqipërinë e Madhe dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

Por, Gjuriq, në këtë deklaratë të tij për Sputnik – agjenci lajmesh e afërt me Vladimir Putin – shtoi se një gjë të tillë nuk do ta lejonte kurrë Serbia dhe se ndërmarrja për një Shqipëri të Madhe është një ide qëkur nazistët kishin pushtuar Jugosllavinë.

I pyetur nëse deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, ishte një lëvizjes taktike, apo një pretendim serioz, Gjuriq tha se nëse deklarata e tij do të përkthehej në një aksion konkret kjo do të përbënte thyerje të ligjit ndërkombëtar.

"Për ne dhe për një pjesë të madhe të komunitetit ndërkombëtar; përfshirë dhe OKB-në, Kosova dhe Metohija janë pjesë integrale të Serbisë. S'ka pasur kurrfarë lloj procedure demokratike të ndarjes së Kosovës nga Serbia", pohoi Gjuriq, njofton Klan Kosova.

Gjuriq është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se askush nga BE-ja s'po reagon për këto deklarata të Ramës.

"Fatkeqësisht, kemi parë heshtje edhe kur Prishtina vendosi ta ndërpresë dialogun, dhe ne nuk shohim as për këto pretendime reagim të mjaftueshëm të BE-së".

Në një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, ai tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë "por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin".

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Europian e mbyll derën për Kosovën, "atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme".

The post Sipas Gjuriqit, serbët janë tmerruar prej deklaratave të Ramës appeared first on Mesazhi.com.

Akademiku francez ben thirrje per vrasjen e Erdoganit

Posted: 23 Apr 2017 06:39 AM PDT

PARIS (AA) – Akademiku dhe analisti politik francez, Philippe Moreau Defarges, ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të një deklarate për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkohë që merrte pjesë në një program në BFM Business TV, raporton Anadolu Agency (AA).

Philippe Moreau Defarges ishte pjesë e programit “7 ditë në Botë” i zhvilluar në televizionin e lajmeve me profil ekonominë, BFM Business. Specialisti i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Francës ka thënë se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) nuk do të jetë i mundur dhe se edhe nëse pranohet nga BE-ja, rikujtoi se ky vendim duhet të miratohet nga 27 vende të këtij unioni.

Ndërsa lidhur me referendumin popullor të mbajtur në Turqi, Defarges ka pretenduar se janë mbyllur rrugët ligjore për ankimimin dhe ka pretenduar gjithashtu se ankimimet do të jenë pa rezultat. “Ajo që mbetet është ose luftë e brendshme ose edhe pse është e vështirë të thuhet, vrasja e tij (Erdoğanit)”, ka thënë ai.

Ndërsa pas kritikës së drejtuesit të emisionit i cili ka pohuar se “nuk mund të legjitimojë një vrasje”, Defarges, ka thënë se kjo gjë është diçka e diskutueshme dhe prej shumë kohësh dhe madje edhe në fetë e mëdha.

Pas programit shumë qytetarë kanë kritikuar televizionin BFM Business, duke thënë se ky televizion ka bërë thirrje për vrasje.

Ndërsa shumë qytetarë turq që jetojnë në Francë kanë thënë se një deklaratë e tillë kundër Presidentit të Turqisë, Erdoğan, është e papranueshme dhe duke publikuar mesazhe të shkurtra në rrjetet sociale, i kanë bërë thirrje Këshillit të Lartë të Auditit të Mediave të Francës të dënojë këtë televizion për deklaratat.

Qytetarët kanë rikujtuar se në vend ekziston gjendja e jashtëzakonshme. Ata kanë dënuar deklaratën dhe kanë theksuar se do të ngrenë padi kundër Defarges-it.

Qytetarët kanë bërë thirrje gjithashtu institutit dhe televizionit ku Defarges punon, që të kërkojë falje në lidhje me deklaratat e tij.

The post Akademiku francez ben thirrje per vrasjen e Erdoganit appeared first on Mesazhi.com.

Dy mijë të sëmurë kërkojnë shërim jashtë vendit

Posted: 23 Apr 2017 06:21 AM PDT

Numri i atyre që kërkojnë shërim jashtë vendit vazhdon të jetë i madh. Ky numër rritet akoma më shumë me mungesën e banave dhe të aparaturave të nevojshme brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Rreth dy mijë qytetarë me sëmundje të rënda kanë aplikuar në Ministrinë e Shëndetësisë për shërim jashtë vendit.

Zyrtarë të MSH-së thonë se numri i atyre që aplikojnë për këto përfitime është i madh, por siç thonë ata numri i përfituesve është rritur me rritjen e buxhetit për shërim jashtë vendit.

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2016 kanë aplikuar mijëra qytetarë dhe tha se disa kanë përfituar shumat e nevojshme për shërim jashtë vendit dhe disa raste të tjera janë bartur për vitin 2017.

"Sipas Zyrës së Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, gjatë vitit 2016 ka pasur 1958 aplikime për marrje të shërbimit shëndetësor. Përfitues kanë qenë rreth 1.100, raste; disa raste janë bartur për vitin 2017, disa të tjera kanë qenë në procedura të kompletimit të dokumentacionit, kurse ka edhe raste që mund të trajtohen në Kosovë dhe ato refuzohen për trajtim jashtë QKUK-së", kanë thënë ai për "Zërin". Siç thanë ata, shuma e harxhuar për trajtimin e pacientëve jashtë vendit arrin mbi 8 milionë euro. Sipas tyre, numri i përfituesve është trefishuar për shkak të rritjes së buxhetit për trajtim jashtë vendit. "Shuma e shpenzuar për trajtimin e këtyre rasteve për të gjitha moshat dhe sëmundjet për të cilat është aplikuar është rreth 8.130.000 euro. Numri i kërkesave ndër vite është afërsisht i njëjtë, ndërsa numri i përfituesve është trefishuar për shkak edhe të rritjes së buxhetit për trajtim jashtë vendit", tha ai, transmeton zeri.info.

Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, ka thënë së çdo klinikë brenda QKUK-së ka një konsilium prej tre anëtarësh që në rast të pamundësisë së shërimit të sëmundjeve të rënda nënshkruajnë rekomandimet për shërim jashtë vendit. "Secila klinikë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka një konsilium të mjekëve në përbërje të tre anëtarëve, që nënshkruajnë në një formular për pacientët në rastet kur rekomandohet shërimi jashtë institucioneve publike shëndetësore. I njëjti formular nënshkruhet nga drejtori i klinikës përkatëse", ka deklaruar Fazliu. Ai tha se një numër i madh i rasteve trajtohen në QKUK, me përjashtim të rasteve të rënda dhe transplantim të organeve për shkak të mungesës së legjislacionit.

Fazliu tha se kohët e fundit është reduktuar numri i rasteve kardiokirurgjike. Por, siç tha ai, akoma ka nevojë për staf dhe buxhet në mënyrë që të reduktohen akoma më shumë këto raste. "Shumica e sëmundjeve trajtohen brenda klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke përjashtuar rastet e rënda të lëmit hemato-onkologjisë. Po ashtu dhe të transplantimeve të ndryshme të organeve për shkak të mungesës së legjislacionit. Po ashtu, së fundmi është reduktuar dukshëm referimi i rasteve kardiokirurgjike dhe kardiologjisë invazive, meqë Kardiologjia Invazive po punon nga 12 orë në ditë, përderisa edhe Kardiokirurgjia ka shtuar numrin e të operuarve. Në këto dy fusha ende nuk po arrihet të mbulohen 24 orë për shkak të limiteve në kuadro dhe atyre buxhetore, por dukshëm ka rënë numri i të referuarve", ka thënë Fazliu.

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Time Kadrijaj, ka thënë se implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore duhet të jetë prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo gjithashtu tha se kanë kërkuar investim në institucionet tona shëndetësore në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë për trajtim jashtë vendit. Ndryshe, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, kohë më parë ka thënë se në mungesë të sigurimeve shëndetësore pacientët që udhëtojnë jashtë vendit, por edhe gjithë qytetarët, do t'i blejnë sigurimet shëndetësore siç i kanë paguar deri më tani.

The post Dy mijë të sëmurë kërkojnë shërim jashtë vendit appeared first on Mesazhi.com.

Fëmijët sirianë ikin nëpër gërmadhat e shtëpive të shkatërruara nga aeroplanët rusë (Video)

Posted: 23 Apr 2017 05:57 AM PDT

Janë duke bërë xhiron e botës pamjet e një fëmije që ikën i tmerruar nga shtëpia e shkatërruar prej bombave të hedhura nga aeroplanët rus në zonën e provincës Hama në Siri.
Daily Mail raporton se aeroplanët rus në përkrahhje të diktatorit sirian Bashar Al-Assad bombarduan me bomba-parashutë zonat e mbajtura nga rrebelët në Hama duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme edhe në civilë, përcjell Albeu.com.

Në video dëgjohet një burrë që filmon momentin e hedhjes së bombave si edhe tmerrin e fëmijëve duke u larguar nga zona e bombarduar.

Bombat parashutë përdoren kryesisht kundër tuneleve të rrebelëve pasi konsiderohen si më precize krahasuar me të tjerat. Rusia po i përdor ato prej dy vitesh gjatë ndihmës që po i jep Assadit kundër forcave opozitare.

The post Fëmijët sirianë ikin nëpër gërmadhat e shtëpive të shkatërruara nga aeroplanët rusë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Volkswagen dënohet me 2.8 miliardë dollarë për mashtrim

Posted: 23 Apr 2017 12:36 AM PDT

Volkswagen është urdhëruar të paguajë një dënim penal prej 2.8 miliardë dollarësh në SHBA për mashtrim në testet e emisioneve të naftës.

Gjyqtari federal Sean Cox në Detroit ndoqi marrëveshjen e negociuar nga VW dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

"Ky është një mashtrim i madh dhe i qëllimshëm i kryer nga menaxhmenti i VW-së", tha Cox.

"Ky rast përfshin gjithashtu edhe një dështim të bordit mbikëqyrës të VW, që është qeveria dhe aksionarët", shtoi ai.

Dënimi u urdhërua të premten, gjashtë javë pasi prodhuesi gjerman i veturave u deklarua fajtor për komplot dhe pengim të drejtësisë.

The post Volkswagen dënohet me 2.8 miliardë dollarë për mashtrim appeared first on Mesazhi.com.

Nën masa të rrepta sigurie, Franca voton sot për president

Posted: 23 Apr 2017 12:25 AM PDT

Votuesit në Francë sot janë drejtuar drejt kutive për të votuar për presidentin tyre të ardhshëm, ku policia ka marr masat e sigurisë tri ditë para zgjedhjeve.

Rreth 50,000 policë dhe 7,000 ushtarë janë shpërndarë anembanë vendit për të siguruar votimin e qytetarëve, shkruan BBC.

Njëmbëdhjetë kandidatë konkurrojnë për të qenë president të ardhshëm të vendit, me kandidatët kryesorë që mbulojnë spektrin politik nga e majta në të djathtën ekstreme.

Të dy me më shumë vota do të shkojnë në një raund të balotazhit në dy javë.

Vendet e votimit në Francë u hapën në ora 08:00 sipas kohës sonë lokale, edhe pse disa territor filluan votimet të shtunën. Votimi mbaron në orën 20:00, me sondazhin e daljes që pritet menjëherë më pas.

Katër kandidatë janë parë si pretendent për presidencë, konservatori François Fillon, kreu i ekstremit të djathtë Marine Le Pen, qendra liberale Emmanuel Macron dhe Jean-Luc Mélenchon i ekstremit të majtë.

The post Nën masa të rrepta sigurie, Franca voton sot për president appeared first on Mesazhi.com.

Haxhi Krasniqi mposhtet nga Arthur Abraham

Posted: 23 Apr 2017 12:23 AM PDT

Robin Krasniqi ka humbur përballjen e vitit ndaj boksierit tjetër armen me nënshtetësi gjermane, Arthur Abraham.

Duhej pritur 12 runde që të shpallej fituesi, i cili ishte Abram.

Krasniqi me këtë humbje ka humbur mundësine për meçin kualifikues për gjerdanin prestigjioz WBO, që aktualisht e mban meksikani Gilbero Ramirez.

The post Haxhi Krasniqi mposhtet nga Arthur Abraham appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria, pa sinjale për procedim të Demarkacionit në Kuvend

Posted: 23 Apr 2017 12:09 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë sinjale që marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi do të procedohet në Kuvendin e Kosovës gjatë javës që vjen, ashtu siç ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Nëpërmjet një komunikate për medie të Kuvendit të Kosovës, ditën e premte, pas një bisede telefonike që Veseli ka pasur me zëvendësndihmëssekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ka thënë se janë pajtuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, thotë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deri në ditën e enjte të javës së ardhshme do të jetë në Bruksel. Sipas tij, kryeministri Mustafa, do të përpiqet t'i bindë zyrtarët e Brukselit që Bashkimi Evropian t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

Kërkesa e kryeministrit Mustafa, sipas Abdullahut, do të jetë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbush këtë kriter, asaj t'i merret sërish liberalizimi dhe t'i kthehet regjimi i vizave. Abdullahu thotë se vetëm pas kthimit të kryeministrit nga Brukseli, mund të sqarohet se a do të procedohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

"Janë çështje procedurale, ligjore, të përcaktuara qartë. Duhet që ne si Qeveri, kryeministri Mustafa, si udhëheqës i Qeverisë, ta riprocedojë tutje, ta vazhdojë procedurën e dërgimit të projektligjit nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm atëherë Kuvendi mund ta marrë në shqyrtim çështjen në fjalë".

"Pra, duhet të presim që të kthehet dhe të shohim se si ka kaluar kryeministri Mustafa në Bruksel lidhur me çështjen në fjalë, do të thotë, për sa i përket çështjes tjetër, pra, të kësaj që po mundohet ta shtyjë tutje, që të kemi hapësirë më të madhe për ta proceduar në të ardhmen çështjen e demarkacionit", thotë Abdullahu.

Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës, që përfaqësojnë partitë në pushtet dhe në opozitë, i vlerësojnë si mjaft kundërthënëse deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe të atyre të Kuvendit të Kosovës lidhur me procedimin e mundshëm të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në legjislativ.

Nait Hasani, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se deklaratat e tilla janë rezultat i presioneve që kanë Qeveria dhe Kuvendi lidhur me çështjen e demarkacionit.

"Nuk ka një harmonizim dhe jepen vetëm deklarata. Kështu që edhe kryeministri ka dhënë deklarata se do ta procedojë dhe tani është tërhequr, edhe kryeparlamentari dhe të tjerët, edhe presidenti. Do të thotë, nuk ka një harmonizim rreth kësaj. Prandaj, një ofertë që do të ofrohet, që të jepet një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit dhe në anën tjetër, të vihet një ofertë tjetër për afat të liberalizimit për një dyvjeçar, është një ofertë mjaft interesante, mjaft e mirë, që çështja të zgjidhet", shprehet Hasani.

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh mendimin se deklaratat kundërthënëse të Qeverisë dhe Kuvendit lidhur me procedimin e mundshëm të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në Kuvend, janë shenjë se po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Sido që të jetë, edhe nëse procedohet për ratifikim marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, mendoj se do të jetë dështim i radhës dhe në këtë drejtim, vendi përsëri do të shkojë në zgjedhje. Këto deklarata kundërthënëse njëra me tjetrën, janë për të prishur koalicionin dhe ne mund të themi se tashmë nuk funksionon koalicioni qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, si dhe që vendi do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme", thotë Lekaj.

Sidoqoftë, këta deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se, marrë parasysh gjenden aktuale politike, që ndërlidhet me çështje e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, është vështirë të kërkohet nga deputetët, të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, që të votohet ajo.

Zyrtarët e partive politike në pushtet edhe më herët kanë deklaruar se ende nuk është siguruar numri i mjaftueshëm i votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ta kaluar marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi.

The post Qeveria, pa sinjale për procedim të Demarkacionit në Kuvend appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria hesht për thirrjen e BE-së rreth tokës së Manastirit

Posted: 23 Apr 2017 12:07 AM PDT

Autoritetet në Prishtinë kanë heshtur pasi BE-ja bëri thirrje për zbatim të një vendimi gjyqësor që mbështeti pretendimin e manastirit ortodoks Serb për pronësinë e tokës, duke zemëruar disa shqiptarë të Kosovës.

Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar t'i përgjigjet një apeli nga Zyra e BE-së në Prishtinë për të vënë në zbatim një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me një mosmarrëveshje pronësie që përfshin manastirin Ortodoks serb në Deçan në Kosovën Perëndimore.

Vendimi i dhënë në maj 2016 thoshte se toka në mosmarrëveshje i përkiste manastirit dhe jo dy kompanive shoqërore.

Zyra e Kryeministrit Isa Mustafa nuk i është përgjigjur pyetjes së BIRN në lidhje me thirrjen e BE-së.

Por burimet pranë Zyrës së kryeministrit kanë thënë për BIRN në kushte anonimiteti se qeveria ka në plan të mos i kushtojë vëmendje vendimit, i cili s'është aspak i mirëpritur midis shqiptarëve të Kosovës.

Të enjten, Zyra e BE-së shprehu shqetësim në lidhje me "mungesën e vazhdueshme të zbatimit të këtij vendimi" dhe dënoi "çdo veprim për të bllokuar qasjen apo penguar jetesën në manastirin e Deçanit".

"BE-ja u bën thirrje autoriteteve të të gjitha niveleve të tregojnë respekt për sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë", thuhet në reagimin e zyrës.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili kundërshton të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe për pronësinë e tokës, tha se ndërsa sundimi i ligjit duhet të respektohet, komuna nuk kishte ndërmend të respektonte "vendime të ndikuara dhe të paligjshme".

"Ne mbetemi të gatshëm për marrëdhënie të mira me manastirin, por jo për dhënien e pronave që pengojnë zhvillimin ekonomik të Deçanit," tha Selmanaj.

Zyra e Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan gjithashtu dënoi deklaratën e Zyrës së BE-së, duke thënë se vendimet mbi pronësinë e tokës në epokën e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1989 në 1999 ishin "të pazbatueshme në vendin tonë".

Toka ishte fokus i demonstratave të mëparshme në vitin 2012, pasi Gjykata Supreme vendosi se 24 hektarët i përkisnin manastirit dhe jo dy kompanive nga Kosova që e kishin pretenduar atë tokë që prej përfundimit të konfliktit të vitit 1999.

Pas 16 vjetësh përballjeje gjyqësore, Gjykata Kushtetuese më 20 maj konfirmoi të drejtën e manastirit për 24 hektarët e tokës të barabartë me 59 akra.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shkaktoi protesta të shqiptarëve në të cilat disa nga protestuesit mbanin banderola ku shkruhej "Gjykata Kushtetuese Shkeli Drejtësinë".

The post Qeveria hesht për thirrjen e BE-së rreth tokës së Manastirit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more