Skip to main content

Lajmi.net: “Chiellini – Suarez, shikojeni çfarë ka ndodhur pas ndeshjes (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Chiellini – Suarez, shikojeni çfarë ka ndodhur pas ndeshjes (FOTO)” plus 8 more


Chiellini – Suarez, shikojeni çfarë ka ndodhur pas ndeshjes (FOTO)

Posted: 19 Apr 2017 11:37 PM PDT

Marko Caka rrëfen eksperiencën e të qenit pjesë e filmit “The Fate of the Furious” (Video)

Posted: 19 Apr 2017 11:36 PM PDT

Të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta nuk është e lehte.

Por për aktorin e ri kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme qe nga teknologjia e fundit e përdorur e deri tek puna me regjisorin F. Gary Gray (Grei) tre jave në sheshxhirim.

"Kam qenë 3 javë në shesh xhirim me Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham, Scott Eastwood. Ishte një kënaqësi e veçantë sepse isha tre javë në Atlanta dhe Clivenland", tha ndër të tjerash Caka.

Ndryshe, edhe tre dy aktorë të tjerë ishin pjesë e filmit hollivudian, Erand Hoxha dhe Eligerta Deda.

Këta dy futbollistë janë fajtorët për eliminimin e Barcelonës (FOTO)

Posted: 19 Apr 2017 11:32 PM PDT

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka identifikuar dy fajtorët për eliminimin e Barcelonës nga Juventus në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ivan Rakitic dhe Luis Suarez konsiderohen si dy futbollistët më të dobët të gjigantit katalan në ndeshjen e kthimit ndaj “Bianconerëve” të mbyllur me rezultat 0:0, përcjell “lajmi.net”.

Juventus u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë në Torino me rezultat 3:0. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

PDK-LDK s’i kanë votat për Demarkacionin

Posted: 19 Apr 2017 11:29 PM PDT

Kuvendi i Kosovës

Jo vetëm opozita, kundër Marrëveshjes së Demarkacionit janë edhe një numër jo i vogël i deputetëve të koalicionit, të cilët thonë se nuk do të ndërrojnë mendje.

Nait Hasani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë vetëm disa nga deputetët të cilët bindshëm kanë ritheksuar se nuk do ta votojnë versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Ndërkohë Hatim Baxhaku, Anton Quni e Shukri Buja nuk kanë preferuar ta publikojnë qëndrimin e tyre, sado që disa herë janë zotuar se do të veprojnë në mënyrën më të duhur, shkruan “Zëri”.

Pos këtyre, deputetët Shaip Muja, Vjosa Osmani, Melihate Tërmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi e Raif Qela janë disa emra të tjerë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth Demarkacionit.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Demarkacionit po që se ajo shkon në Kuvend.

"I kam deklaruar qe dy vjet këto gjëra, pse nuk e votoj dhe as nuk kam ndërruar qëndrim. Pa konsensus nuk e votoj asnjë demarkacion", ka deklaruar Hasani për "Zërin"

 

Në Serbi vazhdojnë protestat kundër “diktaturës”

Posted: 19 Apr 2017 11:23 PM PDT

Demonstratat kundër, siç thuhet, "diktaturës" kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale.

Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçiq, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”.

Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë mbrëmjen e sotme.

UEFA zbulon orën për shortin e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Posted: 19 Apr 2017 11:18 PM PDT

Real Madrid, Juventus, Atletico Madrid e Monaco janë katër skuadrat gjysmëfinaliste Ligën e Kampionëve.

UEFA ka bërë të ditur orarin për shortin e fazës së ardhshme të garës, përcjell “lajmi.net”.

Çiftet do të caktohen të premten nga ora 12:00. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Barcelona – Juventus, nuk do ta besoni kush u largua i fundit nga fusha në Camp Nou (FOTO)

Posted: 19 Apr 2017 11:12 PM PDT

DASH, thirrje autoriteteve të Maqedonisë të formojnë qeverinë e re

Posted: 19 Apr 2017 11:09 PM PDT

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në parlament dhe se qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme që vendi të rifillojë reformat e duhura për t'u anëtarësuar në familjen euro-atlantike.

Politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e qeverisë, tha zyrtari amerikan, po minojnë shtetin ligjor, procesin demokratik, stabilitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.

Shtetet e Bashkuara, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, do të punojnë me partnerët evropianë, për t'i nxitur politkkanët të heqin dorë nga pengesat, si dhe t'i mbajnë ata përgjegjës për veprimet e tyre.

Që prej zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, në Maqedoni po vazhdon ngërçi politik me zvarritjen e transferimit të pushtetit te shumica e re e deklaruar parlamentare.

Sekretari amerikan i shtetit thotë se marrëveshja bërthamore me Iranin “ka dështuar”

Posted: 19 Apr 2017 10:58 PM PDT

Tillerson tha se rishikimi 90-ditësh i marrëveshjes nga administrata Trump do të përcaktojë nëse Irani po përmbush marrëveshjen dhe nëse sjellja e tij në rajon vazhdon të minojë interesat e SHBA-së.

"Marrëveshja nuk arrin objektivin e një Irani bërthamor", tha Tillerson në një konferencë për media.

Derisa Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk synon të zhvillojë armë bërthamore, Tillerson tha se "ambiciet bërthamore të Iranit janë kërcënim për paqen dhe sigurinë në botë".

"Një Iran i pakontrolluar ka potencial për të udhëtuar në të njëjtën rrugë si Koreja e Veriut", tha Tillerson.

Marrëveshja midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, përfshirë SHBA-në, ka imponuar kufizime të aktiviteteve bërthamore të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Tillerson tha se ka qenë gabim "korruptimi i një fuqie që ka ambicie bërthamore", për kohë të shkurtër, dhe më pas "problemi i është lënë gjeneratave të ardhshme për t'u zgjidhur".

Ai tha se administrata Trump nuk e ka ndërmend ta kalojë çështjen e Iranit te një administratë e ardhshme.

"Një politikë gjithëpërfshirëse për Iranin kërkon që ne t'i adresojmë të gjitha kërcënimet që paraqet ai dhe është e qartë se ka shumë të tilla", tha Tillerson.

"Duhet ta shohim Iranin në një mënyrë gjithëpërfshirëse sa i përket kërcënimit që paraqet në të gjitha fushat e rajonit dhe botës", shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar marrëveshjen bërthamore si ujdinë "më të keqe" të bërë ndonjëherë.

Gjatë një vizite në Riad, edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, e kritikoi fuqishëm Iranin.

"Kudo që shihni se ka probleme në rajon, e gjeni Iranin", tha Mattis.

Edhe mbështetësit e marrëveshjes bërthamore kanë pranuar se ajo ka kufizime. Për shembull, me marrëveshje, pasurimi i uraniumit në Iran, që mund të përdoret për bomba bërthamore, është paraparë të përfundojë brenda një dekade.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili e ka cilësuar marrëveshjen si një nga arritjet e mëdha të tij, ka pranuar se ajo nuk i adreson shqetësimet në lidhje me rolin e Iranit në luftërat rajonale në Siri dhe Jemen apo zhvillimin e vazhdueshëm të raketave balistike.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Irani do të hakmerret nëse SHBA shkel marrëveshjen bërthamore.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more