Skip to main content

Kosovari: Nuk doja ta vrisja boshnjakun, revolja është shkrepur pa dashje Gazeta Tribuna

Kosovari: Nuk doja ta vrisja boshnjakun, revolja është shkrepur pa dashje Gazeta Tribuna


Kosovari: Nuk doja ta vrisja boshnjakun, revolja është shkrepur pa dashje

Posted: 19 Apr 2017 11:53 PM PDT

Lajmi për kosovarin i cili të dielën ka vrarë një boshnjak në Vjenë dhe është dorëzuar vetë në polici, për të cilin ka shkruar edhe albinfo.ch. vazhdon të jetë aktual edhe sot.
Siç shkruajnë mediat austriake, personi 26 vjeçar me rastin e marrjes në pyetje ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vriste viktimën. "Unë kam dashur vetëm ta godisja me revole në kokë por papritmas revolja ka shkrepur", shkruan orf.at.

Sipas një dëshmitari, dorasi dhe viktima kishin qenë së bashku në kafen "Blanco" ku kishin biseduar miqësisht dhe pa probleme. Por vetëm pasi kanë dalë nga lokali, ka shpërthyer zënka mes tyre. Ai beson se shkak për këtë konflikt ka qenë një femër që kanë njohur të dy. Sipas tij, ka qenë boshnjaku ai që e ka goditur me shuplakë kosovarin, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ai ia ka drejtuar atij dozën e sprejit por nuk ja ka qëlluar. Si reaksion, kosovari i cili ka punuar si truproje në një diskotekë e ka goditur me revole por revolja është shkrepur dhe ka ndodhur vrasja.

Sipas avokatit të kosovarit, vetë sjellja e tij pas krimit flet vet në të mirë të klientit të tij. Pra ai është paraqitur në polici dhe ka pranuar aktin e kryer. Veç kësaj shenjat e lëndimeve të pësuara në fytyrë tregojnë se ai ka qenë i sulmuar. Për më tepër, policia ka alarmuar autoambulancën pasi që kosvari ankohej nga dhembjet në kokë, si pasojë e goditjeve me grushte që kishte pësuar.

Sidoqoftë, prokuroria po i zhvillon hetimet për vrasje të rëndë. Lidhur me caktimin e paraburgimit do tëevndosë Gjykata e Landit të Vjenës, të mërkurën.

The post Kosovari: Nuk doja ta vrisja boshnjakun, revolja është shkrepur pa dashje appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more