Skip to main content

INSAJDERI: “Thaçi i bashkëngjitet Ramës – Kërcënon BE-në me bashkim kombëtar” plus 19 more

INSAJDERI: “Thaçi i bashkëngjitet Ramës – Kërcënon BE-në me bashkim kombëtar” plus 19 more


Thaçi i bashkëngjitet Ramës – Kërcënon BE-në me bashkim kombëtar

Posted: 19 Apr 2017 09:40 AM PDT

Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Reagimi i tij, pason deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

"Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerim me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor", ka thënë Thaçi.

"Këtë vonesë, këtë ngurtësi, e këtë jovizion për Ballkanin Perëndimor, për fat të keq janë duke e shfrytëzuar ideologji dhe vende joevropiane dhe të frymës dhe vizionit jo euroatlantik", ka theksuar ai.

"Natyrisht që qytetarët e Kosovës janë të frustruar me Bashkimin Evropian, me ngurtësinë e tyre, me bllokadën e tyre dhe padrejtësinë dhe ndëshkimin që po u bëhet qytetarëve të Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, sepse Kosova ka përmbyllur të gjitha kriteret e nevojshme dhe të domosdoshme dhe krejtësisht me të padrejtë e ka vënë edhe çështjen e demarkacionit", ka thënë tutje presidenti i Kosovës.

"Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t'u integruar pastaj tutje në familjen evropiane", është shprehur Thaçi.

Ditë më herët, në një intervistë për "Politico", Edi Rama ka paralajmëruar se "Evropa mund të përballet me një makth" nëse vendet e Ballkanit "çmenden" si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së BE-së.

Ai në plan të parë e ka vënë bashkimin e shqiptarëve në kuadër të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. Por, nëse kjo rrugë pamundësohet, ai ka paralajmëruar edhe mënyra tjera.

"Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin", ka thënë Rama.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i kishte cilësuar si populiste deklaratat e homologut të tij nga Tirana, Edi Rama.

Në një intervistë për "KTV", ai është shprehur se Kosova nuk synon bashkim tjetër veç BE-së.

"Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s'na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje", ka theksuar ai.(Rel)

The post Thaçi i bashkëngjitet Ramës – Kërcënon BE-në me bashkim kombëtar appeared first on INSAJDERI.

Edi Rama dhe Lulzim Basha ftohen të bëhen bashkë në paradën e LGBT-së

Posted: 19 Apr 2017 09:20 AM PDT

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT kanë njoftuar se kanë nisur një komunikim zyrtar me Policinë e Shtetit dhe Partinë Demokratike që po vazhdon protestën në bulevard, për të siguruar mbarëvajtjen e qetë dhe pa probleme të paradës së 6-të të Krenarisë në Tiranë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme dy organizatat i kanë dërguar një ftesë zyrtare për të mbështetur këtë paradë, kryeministrit të vendit njëherazi kryetar i partisë Socialiste, partia më e madhe e majtë, që të mbështesë këtë event.

Kujtojmë se dje, e njëjta kërkesë për mbështetje iu dërgua dhe z. Lulzim Basha.

Asnjë nga organizatat nuk ka për synim të provokojë kënd, por ne vazhdojmë të besojmë në drejtësinë e kauzës sonë që ka si mesazh ndalimin e diskriminimit të qytetarëve.

Besojmë se edhe zoti Rama, edhe zoti Basha mendojnë si ne: që nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

 Lexo edhe: 

Kryeministri i paguximshëm që shtiret si "akademik i pafajshëm"

Edi Rama dhe Lulzim Basha ftohen të bëhen bashkë në paradën e LGBT-së

 

Kandidati për lektor pretendon se Zyra e Kryeministrit ia falsifikoi testin me shkrim

Edi Rama dhe Lulzim Basha ftohen të bëhen bashkë në paradën e LGBT-së

Kadriu kërkon të hetohen “zhvatësit e shtetit”, Kurti i thotë se ajo është njëra prej tyre

Edi Rama dhe Lulzim Basha ftohen të bëhen bashkë në paradën e LGBT-së

The post Edi Rama dhe Lulzim Basha ftohen të bëhen bashkë në paradën e LGBT-së appeared first on INSAJDERI.

Bajram Rexhepi kalon me sukses operacionin – mjekët dalin në konferencë për media

Posted: 19 Apr 2017 09:11 AM PDT

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka lajmëruar përmes një njoftimi për konferencë për media, se operacioni i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, është kryer me sukses.

Për këtë arsye, ata kanë paralajmëruar një konferencë në orën 18:30 pas operacionit neurokirurgjik ndaj ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Në konferencë do paraqiten  drejtori i përgjithshëm dr. Curr Gjocaj, operatori kryesor, dr. Arsim Morina, dr. Eshref Osmani dhe zv. ministri i shëndetësisë, dr. Rrushtem Musa.

The post Bajram Rexhepi kalon me sukses operacionin – mjekët dalin në konferencë për media appeared first on INSAJDERI.

Interpelanca për kryeministrin shtyhet pasi deputetja që e thirri atë gjendet në udhëtim jashtë vendit

Posted: 19 Apr 2017 08:50 AM PDT

Interpelanca e kryeministrit, Isa Mustafa e thirrur nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika – Kadaj Bujupi është shtyrë me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca.

Sipas Konjufcës, kjo interpelancë shtyhet pasi që deputetja Bujupi është në një udhëtim zyrtar në Budapest.

Ndryshe, edhe javën e kaluar është shtyrë interpelanca e Mustafës për shkak se ky i fundit një udhëtim zyrtar.

Edhe interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci është shtyrë se ministri nuk është i pranishëm në seancë.

Lexo edhe:

Kryeministri i paguximshëm që shtiret si "akademik i pafajshëm"

Interpelanca për kryeministrin shtyhet pasi deputetja që e thirri atë gjendet në udhëtim jashtë vendit

Kandidati për lektor pretendon se Zyra e Kryeministrit ia falsifikoi testin me shkrim

Interpelanca për kryeministrin shtyhet pasi deputetja që e thirri atë gjendet në udhëtim jashtë vendit

Kadriu kërkon të hetohen “zhvatësit e shtetit”, Kurti i thotë se ajo është njëra prej tyre

Interpelanca për kryeministrin shtyhet pasi deputetja që e thirri atë gjendet në udhëtim jashtë vendit

The post Interpelanca për kryeministrin shtyhet pasi deputetja që e thirri atë gjendet në udhëtim jashtë vendit appeared first on INSAJDERI.

Dënohen të përfshirët  në videon e kurdisjeve

Posted: 19 Apr 2017 08:41 AM PDT

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka marrë vendimet definitive për akterët e video-skandalit të zbuluar ditë më parë, shkruan zeri.info.

Në fakt, trajneri Ismet Munishi është dënuar me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera për gjashtë muaj, ndërsa gjyqtari Bajram Gashi nuk do të ketë të drejt referimi për një vit.

Edmond Zeqiri, që po ashtu shihet në video, është dënuar me gjashtë muaj ndalesë referimi, e delegati Ali Ajeti, dënohet me dy vjet mosdelegim në futbollin kosovar.

Lexo edhe:

Kryeministri i paguximshëm që shtiret si "akademik i pafajshëm"

Dënohen të përfshirët  në videon e kurdisjeve

Kandidati për lektor pretendon se Zyra e Kryeministrit ia falsifikoi testin me shkrim

Dënohen të përfshirët  në videon e kurdisjeve

Kadriu kërkon të hetohen “zhvatësit e shtetit”, Kurti i thotë se ajo është njëra prej tyre

Dënohen të përfshirët  në videon e kurdisjeve

 

 

The post Dënohen të përfshirët  në videon e kurdisjeve appeared first on INSAJDERI.

Ministri, profesor i katër lëndëve në universitet

Posted: 19 Apr 2017 08:27 AM PDT

Në debatin parlamentar që po mbahet në Kuvend, deputetja e Nismës Valdete Bajrami ka kërkuar sqarim nga ministri i Arsimit Arsim Bajrami sesi kolegu i tij nga kabineti qeveritar ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili është edhe profesor i rregullt në Fakultet Ekonomik mban katër lëndë në këtë fakultet.

"Në Fakultetin Ekonomik ka pasur konkurs ku ka konkurruar një koleg juaj nga kabineti qeveritar. Ministër, në Fakultetin Ekonomik, Hoti ka marrë 4 lëndë të rregullta dhe në komision kanë qenë dy anëtar të partisë së tij që është konflikt interesi kjo, dhe si mundet ministri të kryej të gjitha punët", ka thënë deputetja Bajrami në pyetjen që ia ka adresuar ministrit të arsimit, raporton Zëri.

Ajo është shprehur se të jesh ministër i suksesshëm dhe profesor i rregullt në UP nuk do koment.

Ndërkaq ministri Arsim Bajrami është përgjigjur se ministri Hoti është mësimdhënës tash e sa vite në Fakultetin Ekonomik dhe bëhet fjalë për rizgjedhjen e tij.

“Është i barabartë si çdo kandidatë tjetër dhe trajtohet i barabartë", tha ministri Bajrami.

Bajrami madje ka sqaruar se sa i përket zgjedhjes së tij është çështje ligjore e fakultetit dhe universitetit dhe veç universiteti, sipas tij ka drejtë ligjore të kujdeset për zgjedhjen në njësitë akademike./Insajderi.com

Lexo edhe:

Kryeministri i paguximshëm që shtiret si "akademik i pafajshëm"

Ministri, profesor i katër lëndëve në universitet

 

Kandidati për lektor pretendon se Zyra e Kryeministrit ia falsifikoi testin me shkrim

Ministri, profesor i katër lëndëve në universitet

Kadriu kërkon të hetohen “zhvatësit e shtetit”, Kurti i thotë se është njëra prej tyre

Ministri, profesor i katër lëndëve në universitet

The post Ministri, profesor i katër lëndëve në universitet appeared first on INSAJDERI.

Kadriu kërkon të hetohen “zhvatësit e shtetit”, Kurti i thotë se ajo është njëra prej tyre

Posted: 19 Apr 2017 08:03 AM PDT

Deputetja Margarita Kadriu, në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga autoritetet shtetërore që të marrin masa ndaj personave përgjegjës për humbjet e Kosovës në arbitrazhe ndërkombëtare.

Në fjalimin e saj, ish-nënkryetarja e PDK-së, ka thënë se qysh para tetë muajve kishte ngritur alarmin se Kosova mund të pësojë në arbitrazhe porse ishte injoruar.

"Prej kërkesës time për aprovimin e rekomandimeve kaluan mbi 8 muaj, e fakti se tanimë shkuan edhe 40 milionë euro të tjera, siç duket, edhe sot për zyrtarët e lartë të shtetit nuk është ndonjë arsye për të marrë masa!," ka thënë ajo.

"Përgjegjësit, kushdo qofshin ata, duhet të përballen me pasojat ligjore. Kështu do të krijohej një precedent pozitiv, në mënyrë që askush të mos guxojë të synojë e të planifikojë ta dëmtojë buxhetin e shtetit, ose shtetin dhe qytetarët", ka thënë Kadriu.

"A do të mbajë ndonjëherë dikush në këtë shtet, jo vetëm përgjegjësi politike, por edhe juridike e penale për këto zhvatje që po i bëhen buxhetit të taksapaguesve kosovarë?!"

Por, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vetë deputetja Kadriu ka përfituar nga shteti i Kosovës.

"Terminalet doganore janë dorëzim i pastër i shtetit. Kur privatizohen doganat privatizohen edhe doganierët, shumë prej të cilëve tash më shumë punojnë për Devollët e Ramiz Kelmendin e Margarita Kadriun sesa për Republikën tonë", ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij para deputetëve.

Deputetja Kadriu, që dikur njihej si kritikuese e ashpër e kryeministrit Isa Mustafa, ka përfituar nga një vendim i qeverisë që drejton ai.

Kadriu ka arritur të marrë licencë për hapjen e një Terminali Doganor për kompaninë e babait të saj "City Park", nga qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet prej dy vitesh nga Isa Mustafa.

Insajderi kishte raportuar në muajin prill të vitit 2016, se licencën për hapjen e terminalit, Kadriut ia kishte nënshkruar Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

E këtë terminal ish-deputetja e PDK-së dyshohet se e kishte fituar, pas votës pro zgjedhjes së Hashim Thaçit President të Kosovës, në kuvend.

Insajderi kishte zbuluar se Qeveria e koalicionit PDK-LDK, vetëm dy muaj para se të votohej në Kuvendin e Kosoës për zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës, kishte ndryshuar bazën ligjore për t´iu përshtatur kompanisë "City Park"./Insajderi.com

The post Kadriu kërkon të hetohen “zhvatësit e shtetit”, Kurti i thotë se ajo është njëra prej tyre appeared first on INSAJDERI.

Kina shqetësohet për Korenë Veriore

Posted: 19 Apr 2017 07:56 AM PDT

Kina thotë se është e shqetësuar seriozisht për zhvillimet bërthamore në Korenë e Veriut. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang tha se Kina kundërshton deklaratat apo veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet.

E këto të fundit, mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, janë në nivelet më të larta të mundshme. Ka pasur retorika të nxehta nga të dyja palët ditët e fundit.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence paralajmëroi Veriun të mos testojë Uashingtonin dhe tha se durimi me Penianin kishte mbaruar. Koreja e Veriut, ndërkohë, shpalosi fuqinë e saj ushtarake në një paradë gjatë fundjavës dhe testoi një tjetër raketë të dielën, që Pentagoni tha se shpërtheu menjëherë pas lëshimit.

Peniani thotë se do të testojë raketa çdo javë dhe paralajmëroi luftë të plotë, nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime ushtarake.

Ndërkohë, flota e Marinës amerikane e kryesuar nga aeroplanmbajtësja "USS Carl Vinson", pjesë e së cilës janë edhe luftanije të tjera, është duke udhëtuar drejt Paqësorit perëndimor, tha të martën Komanda e Paqësorit, në zbatim të një urdhri të presidentit Donald Trump, javën e kaluar.

Tashmë është bërë e ditur se, kur u dha lajmërimi fillestar për lëvizjen e flotës, kjo e fundit po udhëtonte në drejtim të kundërt. Nuk është e qartë nëse ky ishte një keqkuptim, një ndryshim plani, apo thjesht problem komunikimi.

The post Kina shqetësohet për Korenë Veriore appeared first on INSAJDERI.

Vendet më të dhunshme në botë

Posted: 19 Apr 2017 07:53 AM PDT

Këshilli i sigurimit publik meksikanë ka bërë një renditje të shteteve më të dhunshme në botë, ku 50 prej tyre 43 janë nga Amerika Latine.

Kjo listë nuk përfshin qytetet në vendet ku ka luftë, por ato të cilat ka dhunë të shkaktuara nga jo stabiliteti politik, konflikti, droga, të cilët kanë më shumë se 300 mijë banorë.

Numri më i madh i qyteteve ku ka dhunë është Brazili, 8 në Meksiko dhe 7 në Venezuelë.

Më poshtë janë 10 vendet më të dhunshme në botë.

  1. Natal, Brazil.
  2. Valencia, Venezuelë
  3. Sijudad Guiana, Venezuela
  4. San Salvador, El Salvador6. Maturin, Venezuela
  5. Maturin, Venezuela
  6. Ciudad Victoria, Mexico
  7. Tegucigalpa, Honduras
  8. San Pedro Sula, Honduras
  9. Akapulko, Meksiko

1.Caracas, Venezuela

The post Vendet më të dhunshme në botë appeared first on INSAJDERI.

Nisma ende s’ka datë se kur do ta procedojë mocionin në Kuvend

Posted: 19 Apr 2017 07:30 AM PDT

Pavarësisht se është deklaruar që mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të dërgohet këtë javë në Kuvendin e Kosovës, iniciuesit e këtij mocioni ende nuk kanë datë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, tha të mërkurën për Express se janë në diskutime me të gjithë deputetët sa i përket mocionit, që ka qëllim shkarkimin e Qeverisë, ndërkaq nuk tregoi se kur ky mocion do të dërgohet për në Kuvend.

"Sa i përket mocionit ne jemi duke vazhduar konsultimet me të gjithë deputetët dhe shumë shpejt do të njoftoheni se kur do ta procedojmë tutje", tha Bajrami.

Megjithatë, ajo nuk dha detaje se sa ka shkuar numri i deputetëve që po e përkrahin këtë mocion, ashtu sikurse nuk tha se sa deputetë të koalicionit po e mbështesin rrëzimin e Qeverisë.

Ndërkohë, ka pothuajse gati dy javë qëkur partia opozitare Nisma për Kosovën ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e Kuvendit.

Që atëherë, asnjëherë nuk është treguar se sa nënshkrime janë mbledhur, përveçse është thënë se mocionin po e përkrahin edhe deputetë të koalicionit qeverisës, njofton Gazeta Express.

Nisma me nisjen e këtij mocioni kishte deklaruar se Qeveria aktuale ka dështuar në shumë fusha, andaj, sipas tyre, është koha që e njëjta të mos e qeverisë më vendin.

 

The post Nisma ende s'ka datë se kur do ta procedojë mocionin në Kuvend appeared first on INSAJDERI.

Shkaku i luftës fëmijët refugjatë të ikur në Çad mbesin të vetëm

Posted: 19 Apr 2017 07:16 AM PDT

Refugjatët që kanë ikur në Çad për shkak të incidenteve të dhunës dhe luftimeve në Republikën e Afrikës Qendrore, përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira.

Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara, rreth 3.500 refugjatë nga CAR, prej të cilëve 800 janë fëmijë, janë strehuar në kampin e qytetit Gore që gjendet në rajonin Logone në jug të shtetit fqinj, Çad.

Refugjatët kanë braktisur fshatrat e tyre për shkak të luftimeve në rritje në qytetin Bambari në pjesën qendrore të CAR-it mes Rezistencës së Afrikës Qendrore, të drejtuar nga Nureddine Adam që vepron nën ish-grupin e armatosur Seleka, dhe milicëve të Unionit për Paqe në CAR (UPC) të drejtuar nga Ali Ndarass.

Më të prekurit nga mjedisi jostabil në vend janë fëmijët.

Përfaqësuesi i UHCRS-së në Gore, Masdongar Elie, për AA tha se afër 100 fëmijë që kanë ardhur në Çad pa prindër kanë qenë të uritur dhe të etur kur kanë ardhur në kamp, teksa disa prej tyre kanë ecur me kilometra për të arritur aty, shkruan Anadolu Agency.

Duke tërhequr vëmendjen se furnizimet ushqimore janë të pamjaftueshme në kamp, Elie i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë UNHCR-në.

“Dua të kthehem në shtëpinë time”

Refugjatja tetëvjeçare Maimuna, tregon se është ndarë nga familja e saj për shkak të një grupi të armatosur. “Teksa po braktisnim fshatin për shkak të incidenteve të dhunës, humba nënë dhe babain në turmë. Personat që i njihja më ndihmuan dhe hipëm në autobus për të ardhur në Çad. Këtu nuk njoh askënd. Duka të kthehem në shtëpinë time. Kam mall për familjen time”, thotë Maimuna.

Ndërkaq, sociologu Cedubum Medard shprehet se është e nevojshme që të sigurohet mbështetje në mënyrë që fëmijët në kamp të përshtaten me jetën sociale.

“Nëse këta fëmijë kanë dokumente zyrtare, atëherë do të konsiderohen pa shtetësi, njëlloj siç ndodh me fëmijët sudanezë që erdhën nga Darfuri. Fëmijët sudanezë nuk njihen si shtetas në vendet ku kanë shkuar për shkak se nuk posedojnë dokumente zyrtare. Zyrtarët e Çadit duhet të marrin leksion nga kjo dhe sa më parë duhet të marrë masa”, tha Medard.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria e Çadit shpenzon 80 deri në 120 milionë dollarë në vit nga buxheti për t’u ndihmuar refugjatëve.

Çad strehon mbi 50 mijë refugjatë të ardhur nga CAR në periudhën mes vitit 2014 dhe 2017, më shumë se gjysma e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

The post Shkaku i luftës fëmijët refugjatë të ikur në Çad mbesin të vetëm appeared first on INSAJDERI.

Një koalicion i shoqërisë civile për mbrojtjen e universitetit

Posted: 19 Apr 2017 07:09 AM PDT

Dhjetë organizata të shoqërisë civile janë bashkuar për të themeluar një "koalicion" për siç kanë thënë, mbrojtjen e Universitetit të Prishtinës.

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet ka thënë se do të përpiqet të rikthejë "besimin të publikut ndaj Universitetit".

Kjo nismë ka thënë se zhvillimet në dekadën e fundit kanë treguar se mungesa e integritetit në arsimin e lartë paraqet pengesë për zhvillimin e këtij sektori dhe zënien e hapit me vendet tjera evropiane.

"Ndërhyrjet politike dhe klanore, korrupsioni akademik, punësimet dhe avancimet e paligjshme, plagjiarizmi dhe mashtrimi janë vetëm disa nga dukuritë që janë shpërfaqur kohëve të fundit në Universitetin e Prishtinës, duke zhvlerësuar edhe vet kontributin historik të këtij institucioni në zhvillimin e Kosovës dhe duke privuar gjeneratat e reja nga e drejta për një arsimim cilësor", thuhet në njoftimin e këtij koalicioni organizatash.

"Të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka Universiteti i Prishtinës për zhvillimin e Kosovës dhe duke vlerësuar gatishmërinë e qytetarëve të Kosovës që të vihen në mbrojtje të këtij institucioni, ne, organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, kemi vendosur të t'i bashkojmë përpjekjet tona për rikthimin e besimit të publikut ndaj Universitetit", thuhet tutje në njoftim.

Ndër tjerash, organizatat që janë pjesë e kësaj nisme do të bëjnë monitorimin e punës së organeve të universitetit, monitorimin e respektimit të orarit të mësimit e konsultimeve, hulumtimi dhe bërja publike e rasteve të shkeljeve standarde dhe etike, e të tjera.

"Në këtë rrugëtim do të bashkëpunojmë me organizata të shoqërisë civile, grupe të studentëve dhe profesorëve, mediat, si dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që duan një Universitet i cili mbështet funksionimin e vet në respektimin e standardeve akademike dhe etike".

Organizatat pjesë të  Koalicioni për Integritet dhe Transparencë janë:

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – Luan Shllaku
Qendra për Arsim e Kosovës – Dukagjin Pupovci
ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – Rron Gjinovci
Qendra ENCOMPASS – Jusuf Thaçi
Qendra për Kurajo Politike – Arben Hajrullahu
Organizata Çohu – Arton Demhasaj
Sbunker – Agon Maliqi
Demokracia për Zhvillim – Shpend Emini
OJQ Admovere – Shkelzen Gashi
Institutit EdGuard – Rinor Qehaja./Insajderi.com

 

The post Një koalicion i shoqërisë civile për mbrojtjen e universitetit appeared first on INSAJDERI.

Osmani: PDK po e mban koalicionin në presion

Posted: 19 Apr 2017 07:07 AM PDT

LDK-ja nuk ka nevojë të mbajë barrën e projekteve të gabuara të Hashim Thaçit, andaj, duhet që sot ta prish koalicionin me PDK-në, parti kjo që asnjëherë nuk e ka mbajtur premtimin, kështu ka thënë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani po thotë se koalicioni me PDK-në ka qenë hap i gabuar, andaj po kërkon që ky koalicion të përfundojë sa më parë.

"LDK-ja është ajo që duhet ta prish koalicionin sepse nuk ka nevojë që ta mbajë barrën e projekteve të gabuara të Hashim Thaçit. Unë mendoj që duhet ta prish që sot dhe është dashur edhe më herët, pra jemi vonë", ka thënë ajo për EO.

Osmani po thotë se PDK-ja po e mban LDK-në me shantazhe dhe kërcënime duke iniciuar mocione të pasinqerta.

"Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem kundër bashkimit të partisë sime me PDK-në dhe që nga momenti i parë dhe akoma vazhdoj të mendoj që LDK-ja është ajo që duhet ta prish koalicionin me PDK-në. Për shkak se është në koalicion me një partner që nuk e ka mbajt fjalën dhe me një partner që vazhdimisht e mban në presion LDK-në me kërcënime të ndryshme dhe me iniciativa të pasinqerta", ka thënë ajo.

Osmani mendon se edhe nëse nuk votohet Demarkacioni, për shkuarjen apo jo në zgjedhje duhet të vendosin 61 deputetë.

Ditëve të fundit janë shtuar zëra edhe nga radhët e PDK-së që dëshirojnë të prishin koalicionin me LDK-në dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Insajderi.com

The post Osmani: PDK po e mban koalicionin në presion appeared first on INSAJDERI.

12 vjet burgim për vrasjen në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë

Posted: 19 Apr 2017 07:06 AM PDT

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dënuar me 11 vjet burgim të akuzuarin G.S për vrasjen e të ndjerit L.B në klubin e natës "Amsterdam" në Prishtinë, gjatë vitit 2013.

Ndërkaq dy të akuzuarve tjerë të përfshirë në rrahje në këtë rast B.A dhe I.D u është caktuar masa e dënimit prej një viti dhe gjashtë muajsh.

Sipas njoftimit nga Gjykata, i akuzuari G.S është fajtor se me 30 mars në klubin e natës ''Amsterdam'' në Prishtinë, me qëllim që t`i shkaktoj lëndime të rënda trupore tani të ndjerit L.B gjatë përleshjes fizike, e kishte goditur viktimën me thikë në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda si pasojë e të cilave ka vdekur.

"Të akuzuarit G.Si është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012  dhe  të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur  koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 deri me dt.03.02.2014", thuhet në njoftimin e gjykatës. /Insajderi.com

The post 12 vjet burgim për vrasjen në klubin e natës "Amsterdam" në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Qytetet më të bukura në botë mes ujit dhe kanaleve

Posted: 19 Apr 2017 07:03 AM PDT

Ndodhen në të katër cepat e globit dhe kanë ngjashmëri jo të vogël me Venecian, që gjithsesi mbetet e veçantë dhe speciale

Venecia është gjithnjë Venecia, me një bukuri speciale dhe atmosferë të veçantë dhe të paimagjinueshme. Por janë të shumta qytetet në të gjithë botën, ku uji është padron i vërtetë, mes kanaleve dhe lumenjve dhe që shpesh shndërrohen në një oaz të vërtetë të dashurisë. Kemi përzgjedhur disa që adhurohen, pse jo, që duhen vizituar në rastin më të parë. Ja 10 prej tyre.

VENECIA – ITALI – Të gjithë e kanë zili dhe si ajo nuk ka në botë. Kaq e bukur dhe tërheqëse është, sa mund t'i falet çdo defekt i vogël, duke nisur që nga mbipopullimi i turistëve dhe deri te problemi i lëvizjes në ura dhe godina kur uji është në një lartësi të konsiderueshme. Pra, është e pamundur të mos dashurohesh me shikim të parë.

AMSTERDAM – HOLANDA – Është qyteti që në pjesën më të madhe të rasteve krahasohet me Venecian. Mes kanaleve tërheqëse të ujit dhe ndërtesave, qyteti holandez ofron skenarë të impakteve të mëdha dhe një bukuri shumë të veçantë në muajt e dimrit, kur uji ngrin dhe mund të patinohet në qendër.

STRASBURG – FRANCË – Qendra historike e qytetit duket si një ishull në krahët e ndryshme të lumit. Mbi lumë shfaqen shtëpitë me dru, me ngjyra të ndryshme dhe piktoreske. Nuk mund të humbet një shëtitje në lagjen më antike, Petite France dhe ndoshta një ndalesë për të konsumuar diçka në një nga kafetë që ndodhen shumë pranë ujit.

BIRMINGEM – BRITANI – Ky qytet anglez, multietnik dhe kozmopolit, është një ndalesë e përsosur për një fundjavë të gjatë. I përshkruar nga kanale të shumta, gjatë të cilit ndodhen lokale dhe pub-e me emër, Birmingemi ka disa shtëpi-muze të rëndësishme dhe karakterizohet nga një prej koleksioneve më të mëdha të artit kontemporan.

BRYZH – Belgjikë – Një nga qytetet më interesante të Belgjikës, ka qenë në të shkuarën një kryqëzim tregtar i një rëndësie të madhe në Europë falë portit të tij. Sot, edhe pse nuk ka peshën e dikurshme ekonomike si në të shkuarën, i ofron vizitorëve një qendër historike me ndërtesa të një bukurie të madhe dhe pamje piktoreske.

FORT LAUDERDALE – SHBA – E quajtur ndryshe si "Venecia e Amerikës", Fort Lauderdale është e ndërtuar mbi një rrjet kanalesh të gjatë prej më shumë se 270 km. Pak larg nga Majemi, është një qendër historike për pushimet e pranverës për studentët universitarë. Në të vërtetë, qyteti është binjakëzuar pikërisht me Venecian dhe me Riminin.

 

The post Qytetet më të bukura në botë mes ujit dhe kanaleve appeared first on INSAJDERI.

YouTube risi të reja për aplikacionin

Posted: 19 Apr 2017 06:58 AM PDT

Teksa Facebook është në qendër të polemikave mbi episodet e dhunës të shpërndara, pas vrasjes së Cleveland, YouTube zgjeron streaming nga telefoni për përdoruesit.

Deri tani mund të publikoje "live" nga smartphone për kanalet që kanë të paktën 10 mijë të regjistruar, ndërsa tani janë të vlefshme për këdo që ka 1 mijë të regjistruar.

Sipas Tech Crunch, kjo e re është specifikuar në faqen e shërbimeve  të platformës dhe është konfirmuar nga një zëdhënës.

Duke zgjeruar bazën e përdoruesve që mund të regjistrojnë direkt nga telefoni, YouTube synon të konkurrojë më mirë me rivalët, sidomos me Facebook që po vazhdon të përditësojë funksionin e saj Live. Por kjo lëvizje mund të jetë dhe një farë testi për ta bërë këtë opsion të mundur për këdo.

The post YouTube risi të reja për aplikacionin appeared first on INSAJDERI.

Enver Petrovci me “Biser Bojane” në kinematë e Serbisë

Posted: 19 Apr 2017 06:54 AM PDT

Që nga 16 shkurti ka filluar të prezantohet filmi i metrazhit të gjatë "Biser Bojane" me regji të Milan Karadzic, ku luan edhe aktori shqiptar Enver Petrovci, shkruan KultPlus.

Aktori shqiptar në këtë film të zhanrit aksion/komedi luan rolin e doktor Agronit.

Kurse me rolet kryesore në këtë film luajnë aktorët: Milutin MIma Karadzic, Slaven Doslo, Vanja Nenadic, Andrija Milosevic, Mira Banjac. Filmi është kooproduksion mes Malit të Zi dhe Serbisë dhe është filmi i parë që do të shfaqet nëpërmjet Cineplex edhe në kinematë e Gjermanisë.

Enver Petrovci me "Biser Bojane" në kinematë e Serbisë

The post Enver Petrovci me "Biser Bojane" në kinematë e Serbisë appeared first on INSAJDERI.

KMDLNj: Apostolova po përzihet në punët e Gjykatës Kushtetuese

Posted: 19 Apr 2017 06:46 AM PDT

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, e cila kërkonte që Kosova të themeloi sa më parë Asociacionin e Komunave të Kosovës, nëpërmjet një procesi të përshpejtuar duke anashkaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për media, KMDLNj thotë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovën është bërë një kërkesë e përbashkët e Serbisë dhe BE – së të cilat duan që ky proces të përmbyllet me një procedurë të përshpejtuar përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ka rekomanduar të mënjanohen këto shkelje.

"Serbët e instrumentalizuar nga Beogradi po kërkojnë që ky Asociacion i Komunave serbe, Asociacion i formuar sipas parimit ekskluzivisht etnik të formohet sa më shpejtë duke këmbëngulur që kjo të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit e jo sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Beogradi as që dojë të dëgjojë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin  e Komunave serbe por duket as ndërkombëtarët", konsideron KMDLNj.

Sipas KMDLNj-së, insistimi i Apostolovës për rishikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për formimin e Asociacionit është ndërhyrje flagrante në Gjykatën Kushtetuese.

"Insistimi i zonjës Apostolova për rishikim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave serbe është ndërhyrje flagrante në Gjykatën Kushtetuese dhe si e tillë është e papranueshme dhe paraqet presedan shumë të rrezikshëm që bënë përpjekje që Gjykatën Kushtetuese ta shndërrojë në një mekanizëm për zbatimin e projekteve të dëmshme politike për Kosovën në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën të cilën duhet ta mbrojë Gjykata Kushtetuese", thuhet në njoftimin e KMDLNj.

KMDLNj, konsideron se krijimi i Asociacioni vetëm nëse formohet në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ligjeve të Kosovës mund të vazhdohet me themelimin e saj.

"Ndryshe, nëse zbatohet Marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit në kundërshtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ligjeve të Kosovës, për çka duket se po angazhohet edhe zonja Apostolova si Shefe e Zyrës së BE – së në Kosovë e cila po kërkon rishikimin e Gjykatës Kushtetuese atëherë, pa dyshim po e lejojmë themelimin e një entiteti politik dhe etnik serb brenda Kosovës në vartësi të Beogradit e që do të jetë shumë më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi", thuhet në komunikatën e KMDLNj-së./Insajderi.com

The post KMDLNj: Apostolova po përzihet në punët e Gjykatës Kushtetuese appeared first on INSAJDERI.

Elvana në përgatitje të albumit në anglisht

Posted: 19 Apr 2017 06:44 AM PDT

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata përmes fotove të postuar në Instagram, ka treguar copëza nga projektet që pritet të sjellë për publikun jo vetëm shqiptar por edhe atë amerikanë.

Elvana Gjata është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po bën përpjekjet për t'u futur në tregun ndërkombëtar.

Ajo në këtë projekt të ri që po realizon po bashkëpunon me fotografen e njohur Sasha Samsonkva.

Misterin e ka zbuluar një nga bashkëpunëtoret e Elvanës në këtë projekt, artistja e grimit Kathy Jeung, e cila ka ripostuar në Instagramin e saj foton e Elvanës dhe nën të shkruan atë të cilën të gjithë po prisnim. "Elvana po përgatit albumin e saj të parë në anglisht".

The post Elvana në përgatitje të albumit në anglisht appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri i paguximshëm që shtiret si “akademik i pafajshëm”

Posted: 19 Apr 2017 06:31 AM PDT

A ju kujtohet se si kishte reaguar kryeministri Isa Mustafa kur në krye të Telekomi të Kosovës ishte emëruar Agron Mustafa?

Decidivisht thoshte kështu: Do të kërkoj sqarime nga Bordi i PTK-së lidhur me kriteret e zbatuara për zgjedhje të tilla dhe për eliminim të kandidatëve tjerë.

Ishte i etur për t'i dhënë sqarime dikush. Nuk e mori seriozisht askush. Për të heshtur mori pajtimin e partnerit të koalicionit për t'i mbushur me njerëz të tij bordet e ndërmarrjeve tjera publike. I ngufati ato me njerëz të LDK-së sa që u bë kryeministri i parë në historinë e shkurtër të shtetit të Kosovës që e pranon politizimin e ndërmarrjeve publike.

Deklarata e tij se "nuk ishte qëllimi jonë të politizojmë, por nuk kemi asnjë gjë apolitike në Kosovë", u bë shpejtë e famshme.

Aktualisht, bordet e ndërmarrjeve publike janë të mbushura me njerëz të partive në koalicion- LDK-së e PDK-së. Mbushja e tyre me njerëz partiakë është edhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit mes dy partive. Derisa për përfitime nga ndërmarrjet publike, kryeministri Isa Mustafa është në gjendje të shkaktojë konflikte me partnerin e koalicionit, ndryshe vepron kur bëhet fjalë për marrjen e përgjegjësive për menaxhimin e tyre.

Deklarata e tij e sotshme është skandaloze. Ai e shpalli sot të pavarur një ndërmarrje publike – Telekomin e Kosovës.

Këtë e bëri për t'i ikur përgjegjësisë pas vendimit të Arbitrazhit në favor të Z-Mobile, i cili e dëmton ndërmarrjen publike për 30 milionë euro.

"Unë mund të them se Qeveria nuk do ta marrë asnjë barrë të kësaj, sepse është kompania publike, e cila është e pavarur dhe e cila duhet ta merr përgjegjësinë për veprimet e saj", tha kryeministri, para deputetëve.

Në fakt, situata nuk është kaq e thjeshtë dhe nuk ka qenë asnjëherë.Telekomi i Kosovës dhe dhjetëra ndërmarrje tjera publike janë të pavarura në operim ditor, por jo edhe në dhënie të llogarisë. Ato nuk janë biznese private, por janë të shtetit. Qeveria e Kosovës është pronare e tyre.

Ligjërisht funksionon kështu zinxhiri i përgjegjësive. Kryeministri është përgjegjësi kryesor për menaxhimin e tyre.  Zyra e Kryeministri përzgjedh anëtarët e bordeve të një ndërmarrjeje publike. Bordet e ndërmarrjeve publike i raportojnë Njësisë për Menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike, e cila operon në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ministri i MZhE-së i raporton kryeministrit për mbarëvajtjen e ndërmarrjeve publike.Ky zinxhir i përgjegjësisë është i mjaftueshëm që kryeministri dhe Qeveria e tij të jenë përgjegjëse për dëmet që i shkaktohen një ndërmarrje publike. Po ashtu, që të dinë në detaje se çfarë po ndodh me padinë e Z-Mobile kundër Telekomit të Kosovës.

Por, kryeministri tha sot se nuk është në dijeni për asgjë.

"Është konstatuar se Kosova do të paguajë një dëm të madh nga paraja publike prej rreth 30 milionë euro, për shkak të disa procedurave, të cilat as për mua si kryeministër por as për Qeverinë nuk janë akoma të qarta, as vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit", tha kryeministri Mustafa, duke dëshmuar se nuk ka qenë kurrë i interesuar për marrjen e përgjegjësive.

Por, kryeministri duket se nuk ka qenë i interesuar për të marrë përgjegjësi.

Paska qenë i interesuar në diçka tjetër – shfrytëzimin e benefiteve që mundësojnë kompetencat ligjore të kontrollit mbi ndërmarrjet publike. Ka përfituar nga abuzimi me këto kompetenca, ngjashëm siç ka bërë paraardhësi i tij, Hashim Thaçi kur i jepte urdhra ish-ministrit Besim Beqaj që t'ia përcaktojë udhëheqëse të Telekomit të Kosovës se çfarë vendime duhet të marrin, gjatë kohës sa janë në poste të larta.

Ndërkaq, Isa Mustafa përveç që e njeh anën ligjore që i jep Qeverisë mandat për të kontrolluar ndërmarrjet publike, është i njoftuar gjatë tërë ditës për ndikimin e tij, të partisë dhe njerëzve të tij në bordet e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera.

Që në mëngjes kur del në punë në zyrën e tij, ai mund të shoh zyrtarët e prokurimit  të cilët patën nënshkruar dhënien e një tenderi për kompaninë e djalit të tij, Besnikut.

Kur futet në kabinet, do ta shoh Vlora Dumoshin. Mund t'i kujtohet se motra e saj është anëtare e bordit në ndërmarrjen publike "Ibër-Lepenc".

Pas takimit me Dumoshin, mund ta shoh këshilltarin tjetër Sokol Havollin. Mund t'i kujtohet se babai i tij është kryesues bordi në Trustin Pensional të Kosovës. Nëse ndodh që të jetë dita kur mbahet mbledhja e Qeverisë, atëherë do ta sheh ministrin Lutfi Zharku. Do t'i kujtohet se ministri i tij ka mundësuar që kompania e drejtuar nga djali i tij, Arbeni, të marrë licencë për të operuar si terminal i mallrave.

Vetëm një gjë nuk mund t'i kujtohet kurrë: pavarësia e ndërmarrjeve publike. Ajo i kujtohet vetëm si gjetje politike për t'iu shmangur përgjegjësisë para qytetarëve të Kosovës, siç ndodhi sot me rastin e Telekomit të Kosovës.

The post Kryeministri i paguximshëm që shtiret si "akademik i pafajshëm" appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more