Skip to main content

“Ekskluzive: Çka po zien Grabovci me Krasniqin? (Foto lajm)” plus 5 more Ferizaj Press

“Ekskluzive: Çka po zien Grabovci me Krasniqin? (Foto lajm)” plus 5 more Ferizaj Press


Ekskluzive: Çka po zien Grabovci me Krasniqin? (Foto lajm)

Posted: 23 Apr 2017 04:16 AM PDT

Në një hotel të bregdetit të Durrësit që nga mbrëmë po qëndrojnë Kryesia e NISMA-s për Kosovën me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin.
Por për qudi në të njëjtin hotel po pushon edhe Adem Grabovci nga PDK.
Edhe pse një natë më parë ky takim dukej i rastësishëm Grabovci me Krasniqin sot në mëngjes u “çmallën” për një kohë të gjatë.
Se a ishte takim i rastit apo diçka po ndodh mes këtyre subjekteve politike pritet të shihet më vonë, transmeton FerizajPress.

Keni telefon Samsung? Instagram ka një lajm të mirë për ju

Posted: 22 Apr 2017 01:13 PM PDT

Instagram ka njoftuar se aplikacioni i tyre për Android tani do të ketë mundësi të punojë offline, duke i mundësuar përdoruesve të kërkojnë dhe të shikojnë foto edhe kur janë në një zonë pa internet.

Kështu, me rritjen e përdoruesve mujorë aktivë, Instagram ka vendosur të marrë rrugën e Facebook duke ofruar një shërbim të rregullt të kërkimit 'offline'.

Kur përdordni Instagram pa internet, ju mund të shikoni materiale të cilat janë shkarkuar më parë, mund të bëni komente, pëlqeni dhe ruani postime dhe po ashtu të ndaloni së ndjekuri një llogari. Ende nuk dihet nëse Story-et nga Instagram do të punojnë po ashtu offline.

Zuckerberg nënshkruan vdekjen e celularëve të mençur

Posted: 22 Apr 2017 01:07 PM PDT

Nuk është sekret se Mark Zuckerberg po zhvendosë qëllimet e Facebook drejt realitetit virtual – një teknologji që sjellë imazhet digjitale në botën reale.

Në konferencën F8 të këtij viti, Zuckerberg tregoi planin ambicioz 10-vjeçar të kompanisë, i cili ishte zbuluar për herë të parë më 2016.

Sipas këtij plani, Facebook pret që t'i kthehet inteligjencës artificiale, lidhjes së internetit dhe realitetit virtual dhe të zmadhuar në pjesë të ndryshme të bizneseve gjatë dekadës së ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Për të shënuar ngritjen e realitetit të zmadhuar, një pjesë e madhe e planit, Zuckerberg zbuloi platformën "Efektet e Kamerës" – një set veglash për zhvilluesit që të ndërtojnë aplikacione të realitetit të zmadhuar të cilat mund të qasen nga aplikacioni ekzistues i kamerës në Facebook.

Kjo teorikisht do të hapte derën që Facebook të ketë fenomenin e ardhshëm si "Pokemon Go". Duke folur për këto plane në konferencë, Zuckerberg tregoi se si mund të keni një ekran virtual në dhomën tuaj, më të madh se TV.

"Nuk kemi nevojë për një televizor fizik. Mund të blejmë një aplikacion 'TV' për 1 dollar dhe ta vendosim atë në mur dhe ta shikojmë", tha Zuckerberg për USA Today para kësaj konference.

"Është mahnitëse kur mendon se sa shumë gjëra fizike të cilat i kemi, nuk kanë nevojë të jenë fizike", tha ai.

Nuk është vetëm TV-të. Kjo filozofi mund të zgjerohet edhe tek celularët e mençur, orët e mençura, tabletët, gjurmuesit e fitnesit ose çdo gjë tjetër që ka ekran.

“Galaxy S8” thyen rekord

Posted: 22 Apr 2017 01:03 PM PDT

Më shumë se një milion telefona të rinj "Galaxy S8" janë porositur përpara kohe në Korenë e Jugut, duke vendosur një rekord të ri për tregun e brendshëm të Samsungut.

Shifra përbën një lajm të mirëpritur për Samsungun, kjo edhe pas fiaskos që regjistroi kompania me "Galaxy Note 7", që ishte shumë vulnerabël ndaj shpërthimit të baterive.

Tërheqja e "Note 7" nga tregu i kushtoi kompanisë më shumë se 5 miliardë dollarë dhe ajo u detyrua më pas ta anulonte tërësisht produktin.

Tani, analistët thonë se Samsungu ka nevojë për një lançim të mirë të "S8"-s. Javën e kaluar, Samsung tha se mekanizmi i inteligjencës artificiale, i quajtur "Bixby", që konsiderohet si rival i "Siri"-t te Apple, nuk do të jetë plotësisht operacional në kohë për daljen e "Galaxy S8" në tregjet amerikane.

Telefoni më i ri i Samsungut ka nisur të porositet në SHBA që nga fundi i marsit, ndërkohë që "Galaxy S8" do të dalë në shitje në Korenë e Jugut, SHBA dhe Kanada, të premten.

Samsung, ndërkohë, nuk ka bërë të ditur numrin e porosive në SHBA, por vetëm ka nënvizuar se porositë kanë qenë më të shumta nga sa pritej, dhe se reagimi në shkallë globale ka qenë i mirë nëse bëhet krahasim me "Galaxy S7".

Klientët që porosisin telefonat "S8", si rregull i marrin ata para daljes në dyqane.

Prezantohet vetura fluturuese 1 milion dollarëshe (Foto)

Posted: 22 Apr 2017 01:02 PM PDT

Një kompani me bazë në Sllovaki ka bërë hapin e saj të parë në veturat fluturuese, transmeton koha.net.

AeroMobil ka zbuluar dizajnin final komercial të veturës së saj fluturuese në panairin e super veturave në Top Marques Monaco.

Kjo makinë, Aero Mobil thotë se do të kushtojë në mes të 1.2 milionë e 1.5 milionë euro, ndërsa dërgesat e para do të fillojnë të dërgohen në fillim të vitit 2020.

Ky zbulim vjen në kohën kur disa kompani kanë shprehur interesimin e tyre për të zhvilluar veturat fluturuese, si Uber e Zee.Aero, e cila është një kompani sekrete e themeluar nga pronari i Google, Larry Page.

Por, ndryshe nga Uber e Zee.Aero, AeroMobile është duke lansuar një veturë të vërtetë fluturuese, e cila më t'i bëjë të dyja, edhe të ecë në rrugë edhe të fluturojë.

AeroMobile tashmë ka filluar që të pranojë porosi, por që do të prodhojë vetëm 500 njësi.

AeroMobile ka thënë se vetura mund të transformohet në modalitetin e fluturimit për vetëm 3 minuta.

Si veturë mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 160 kilometra në orë ndërsa duke fluturuar mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 360 kilometra në orë dhe mund të fluturojë për 750 kilometra, pohon kjo kompani.


Si të shmanget ankthi?

Posted: 22 Apr 2017 12:54 PM PDT

Ankthi nuk duhet parë vetëm negativisht, por bëhet i tillë nëse situatat përsëriten çdo ditë.

Përtej rasteve ekstreme, ankthi mund të përfaqësojë edhe diçka pozitive.

Megjithatë, ata që e ndiejnë doza të rënda në përditshmëri duhet patjetër të ndryshojnë disa zakone:

1. Të kuptojnë se kur duhet të jenë gati për 'problemin'.

2. Të vendosin përparësitë

3. Të çlirohen nga ideja për të kontrolluar gjithçka

4. Të reagojnë në vend që ta shtyjnë përballimin me problemin

5. Të bëjnë dallimin mes realitetit dhe frikës

6. Të njohin dhe pranojnë pasiguritë e tyre.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more