Skip to main content

“Çfarë po bën Bebe Rexha me Lil Wayne? (FOTO)” plus 9 more GazetaBlic

“Çfarë po bën Bebe Rexha me Lil Wayne? (FOTO)” plus 9 more GazetaBlic


Çfarë po bën Bebe Rexha me Lil Wayne? (FOTO)

Posted: 19 Apr 2017 10:38 PM PDT

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka një sërë bashkëpunimesh me artistë të mëdhenj siç janë Nicki Minaj, G-Eazy etj.

Bebe duket se tash do të sjell një bashkëpunim tjetër dhe atë me reperin e famshëm amerikan, Lil Wayne, shkruan arbresh.info.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet duke ecur me reperin dhe me një person tjetër identiteti i të cilit nuk dihet.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

The post Çfarë po bën Bebe Rexha me Lil Wayne? (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Lumezi prezanton sot raportin e Prokurorit të Shtetit për 2016-tën

Posted: 19 Apr 2017 10:35 PM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë sot një konferencë për media, ku do ta prezantoj raportin e punës së Prokurorit të Shtetit, për vitin 2016.

Konferenca mbahet në ndërtesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit nga ora 10:00.

The post Lumezi prezanton sot raportin e Prokurorit të Shtetit për 2016-tën appeared first on GazetaBlic.

Mbahet mbledhja Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Posted: 19 Apr 2017 10:25 PM PDT

Sot dhe nesër mbahet mbledhja e tretë e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sesioni i parë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, do të nis nën kryesimin e përbashkët, nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së. Kurse, fjalimet e hapjes do të jenë nga Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm i Kosovës- kryetar i Këshillit për Stabilizim Asociim dhe Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së.

Komisioni vazhdon edhe të premten me sesionin e dytë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, kurse dy bashkëkryesuesit, do të mbajnë një konferencë për media.

The post Mbahet mbledhja Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Sot prezantohet peticioni për lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 19 Apr 2017 10:22 PM PDT

Sot bëhet prezantimi i peticionit të nënshkruar nga 600 intelektualë të Kosovës, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt.

Prezantimi bëhet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, me ç'rast përfaqësues të intelektualëve do të prezantojnë të dhëna rreth peticionit dhe kërkesave të tij.

The post Sot prezantohet peticioni për lirimin e Ramush Haradinajt appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi sot për disa shenja nuk ka lajme të mira! Lexo shenjën tënde

Posted: 19 Apr 2017 10:18 PM PDT

Lexo shenjën tënde

Dashi

Ju te dashuruarit keni për te pasur jetën qe keni ëndërruar gjithmonë gjate kësaj dite. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do dashuroheni me më shume pasion se me pare. Beqaret me ne fund do ndihen gati për te krijuar një familje dhe do i pranojnë propozimet qe do iu bëhen. Buxheti do jete gjithë kohës i mire, kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim apo te shlyeni ndonjë borxh.

Demi

Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera ata nuk do merren vesh dhe nuk do tolerojnë aspak. Beqaret do jene me te shoqërueshëm se me pare dhe ka mundësi qe me dike te afrohen goxha. Dielli do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja me ne fund do ekuilibrohet tej mase. Disa mund te marrin edhe paratë qe ua kishin kërkuar borxh.

Binjaket

Jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe do përjetoni kënaqësi pafund. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë asgjë ndryshe ne jetën e tyre sepse edhe ashtu si janë ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos prisni asnjë mrekulli sepse nuk ka për te ndodhur. Mundohuni vetëm ta mbani situatën nen kontroll.

Gaforrja

Për te gjithë ata qe kane qene ne vështirësi kohet e fundit sot do vije pajtimi. Te dy palët do jene me te logjikshëm dhe do i kuptojnë gabimet qe kane bere. Edhe beqareve do ju buzëqeshë fati dhe çdo gjë do ece ashtu si ata e kishin ëndërruar prej kohesh. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Marsi. Për pjesën me te madhe do vije stabilizimi e për disa do ketë edhe përmirësime.

Luani

Dite e shkëlqyer ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. As vete nuk do ju besohet se gjerat qe do ju ndodhin do jene reale dhe kënaqësitë nuk do kenë te mbaruar. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te bëjnë atë qe do ju duket me e arsyeshme. Nuk do mungojnë mundësitë për njohje te reja. Për financat mos ua vini veshin te gjitha këshillave të te afërmve.

Virgjeresha

Dite sharmante dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje me partnerin, përkundrazi atmosfera do jete gjithë kohës e ngrohte. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person, por nuk do arrijnë dot t'ia shprehin sa duhet ndjenjat. Nëse financat i lini pas dore gjendja ka rrezik te përkeqësohet me kalimin e kohës.

Peshorja

Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe për fat te keq do zhgënjeheni. Ne fakt ai nuk është zoti dhe nuk do mundet dot kurrë t'ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe zemra do ju rrahe me fort se asnjëherë. Buxhetin do ta menaxhoni me kujdes dhe për fat te mire nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

Akrepi

Do jeni te palogjikshëm dhe si ne ajër sot ju te dashuruarit. Ka rrezik te bëni gabime te pafalshme e me pasoja te renda për te ardhmen tuaj. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe do e takojnë rastësisht ne një ambient pune. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur e te kujdesshëm kjo do jete ne favorin tuaj.

Shigjetari

Dite harmonike dhe e veçante ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Pranë partnerin do përjetoni emocione te jashtëzakonshme. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe te kalojnë me shume kohe me miqtë e tyre. Buxheti mund te ketë disa tronditje për shkak te investimeve te nevojshme qe do ju duhet te bëni. Nëse dikush ju ofron ndihme, mos e refuzoni.

Bricjapi

Nëse doni qe lidhja juaj me partnerin te mbetet sa me e mire mundohuni te jeni sa me largpamës dhe me tolerante. Beqaret nuk do kenë asnjë dëshirë ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Me shpenzimet mos u tregoni asnjë moment impulsive sepse situata mund t'iu dale menjëherë jashtë kontrollit.

Ujori

Çdo gjë do ju ece për mrekulli gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni një ekip i forte dhe askush nuk do mund t'iu ndaje dot. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe do vazhdojnë ta kërkojnë me kot princin e kaltër. Buxheti nuk do jete i keq. Nëse do ju duhet te merrni kredi ne banke lexoni mire çdo gjë para se te firmosni.

Peshqit

Pas një periudhe te vështirë e te mbushur me mosmarrëveshje te shumta, sot do ndiheni me te qete ju te dashuruarit. Do e kuptoni me ne fund se me inat e kokëfortësi nuk mund te arrihet askund. Beqaret ka mundësi te takojnë personat e duhur gjate një ceremonie apo një feste çfarëdo. Financat do kenë ndryshime mjaft pozitive kështu qe do mundeni te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

The post Horoskopi sot për disa shenja nuk ka lajme të mira! Lexo shenjën tënde appeared first on GazetaBlic.

Mbahet konferenca ‘FSK dhe Partnerët’

Posted: 19 Apr 2017 10:15 PM PDT

Sot në ndërtesen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kazermen 'Adem Jashari' hap punimet e konferenca 'FSK dhe Partnerët'.

Në ceremoninë e hapjes nga një fjalë rasti do të mbajnë Ministri i MFSK-së, Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s(NALT), gjeneral brigade Dietmar Mosmann.

Konferenca 'FSK dhe Partnerët' është konferenca e gjashtë me radhë dhe e para për këtë vit, e cila organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku marrin pjesë atashetë ushtarak të vendeve partnere si nga SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, etj., pastaj atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.

The post Mbahet konferenca 'FSK dhe Partnerët' appeared first on GazetaBlic.

Keni probleme me pagjumësi, kjo është zgjidhja vetëm 60 sekondëshe!

Posted: 19 Apr 2017 10:10 PM PDT

Eksperti amerikan i gjumit dr. Andrew Weil ka zhvilluar teknikën e veçantë të frymëmarrjes e cila kur të aplikohet mund t'ju vërë në gjumë për 60 sekonda.

Teknikën 4 – 7 – 8 mund ta aplikoni dy herë në ditë gjatë periudhës prej 60 ditësh derisa ta perfeksiononi, ndërkaq ajo nuk kërkon kurrfarë pajisjeje.

Krahas problemit me pagjumësinë, kjo teknikë është e mirë edhe për zgjidhjen e problemit të hidhërimit, transmeton telegrafi.

Derisa jeni duke e aplikuar ulini drejt dhe zbatoni këto veprime:

– Merrni frymë nëpër gojë ashtu që ta dëgjoni

– Mbyllni gojën dhe nxirreni frymën nëpër hundë dhe numëroni deri në katër.

– Mbani frymën dhe numëroni deri në shtatë.

– Nxirreni frymën nëpër gojë ashtu që ta dëgjoni dhe numëroni deri në tetë.

– Kjo llogaritet si një frymëmarrje. Përsëriteni tërë ciklin edhe tri herë.

The post Keni probleme me pagjumësi, kjo është zgjidhja vetëm 60 sekondëshe! appeared first on GazetaBlic.

Kjo qeverisje ndali tenderomaninë

Posted: 19 Apr 2017 03:09 PM PDT

Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se kjo qeverisje e ka ndalë tenderomaninë në Kosovë.

"Ndalja e tenderomanisë ka ndodh sidomos gjatë vitit 2015- 2016", ka thënë Gërxhaliu.

Ai iu referua qeverisjes së kryeministrit Isa Mustafa, kur foli për çështjen e tenderomanisë në Kosovë.

Kryetari i Odës këto komente i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

The post Kjo qeverisje ndali tenderomaninë appeared first on GazetaBlic.

Gërxhaliu: Agjenda politike e mund atë ekonomike në Kosovë

Posted: 19 Apr 2017 03:03 PM PDT

Safet Gërxhaliu, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se Panairi i 18-të i pahur sot është ai më i madhi dhe më i vizituari në Kosovë.

"Kanë qenë të pranishme 150 kompani".

"Falënderimet më të mëdha i shkojnë bizneseve private".

Këto komente Gërxhaliu i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

"Një panair i tillë ka qenë i pamundur pa institucioneve vendore, kemi pas mbështetjen e ministrisë së Financave, asaj të Ekonomisë, ministrisë së Tregtisë dhe Arsimit".

Gërxhaliu ka thënë se megjithatë në Kosovë më shumë dominon agjenda politike sesa ajo ekonomike.

The post Gërxhaliu: Agjenda politike e mund atë ekonomike në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur pas ndeshjes mes Chiellinit e Suarezit (FOTO)

Posted: 19 Apr 2017 02:53 PM PDT

Luis Suarez dhe Georgio Chiellini kanë harruar incidentin që kishin në Kupën e Botës të vitit 2014

Sulmuesi Luis Suarez kishte kafshuar më dhemb Gerogio Chielliniin në Kupën e Botës të vitit 2014, ku uruguaiani ishte dënuar edhe me 4 muaj mos lojë.

Por, ky gjest është harruar nga të dy, pasi në fund të ndeshjes së sotme, Chiellini dhe Suarez kanë ndërruar edhe fanellat.

The post Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur pas ndeshjes mes Chiellinit e Suarezit (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more